
Po ç’ka të bëjë me nacionalizmin, respektimi i ligjeve tona?!
Përkundrazi, ka të bëjë me nacionalizmin qytetar, shqiptar sepse ti je njeri i ligjit, i Kushtetutës.
Se ti për një shqiptar ke shkuar në burg dhe ke dhënë mandatet dhe betimet, sepse ligji, po nuk qe i dënuar nuk e ndalon.
Shumë thjesht, një parim shekullor i prezumimit të pafajësisë.
Kurse këtij që do t'ia marrësh me çdo kusht mandatin për pronat e tua, të klanit tënd mafioz dhe klaneve të tjera mafioze,
këtij i thua se me thotë Policia dhe drejtësia e pavarur që nuk mund të betohet!!!
Ka gjë më të turpshm?!
Lideri i opozitës Sali Berisha e akuzoi Kryeministrin Edi Rama në veçanti për dëmin që po i shkakton interesave të vendit, arrestimi dhe burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredit . “Prevalon interesat mafioze të tij mbi interesat e vendit, – tha Berisha, në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së.
“Nuk u prit në Athinë, – vuri në dukje kreu demokrat. – Po sigurisht sepse samiti ishte për vlerat europiane që duhet të ndajnë vendet e Ballkanit, ishte për një deklaratë historike e cila përbën dokumentin legal të prespektivës europiane të vendeve të rajonit, me kusht që ata t’iu përmbahen vlerave europiane.
Greqia në asnjë rast që nga vitet ’90 e gjer dje asnjëherë nuk është bërë pengesë në proceset e integrimit evropian, euroatlantik të Shqipërisë.
Mund të ketë patur rezervat e veta,
Mund të ketë patur hezitimet, por nuk i ka lejuar vetes kurrë, asnjëherë.
Tani të kërkon të zbatosh ligjin tënd dhe i thua "po më ndërhyn!".
Çfarë po ndërhyn?!
Prevalon interesat mafioze të tij mbi interesat e vendit, mbi idealet demokratike të shqiptarëve dhe natyrisht e çon tjetrin drejt atyre qëndrimeve, që nuk i kanë pasur ndonjëherë.
Me fqinjët gjithmonë krijohen probleme, por problemet zgjidhen dhe nuk kanë shkuar ndonjëherë në atë që të na pengojnë apo lobojnë kundër, cilido që ka qenë në pushtet.
Por tani, me prevalimin e interesave mafioze të tij, do të na vijnë."