Kategori
Uncategorized

Pa dhënë drejtësi për revolucionin 3-gishtor të 97-ës ky vend nuk do gjejë qetësi e faktet po na e dëshmojnë këtë edhe sot .

MOS E HARRONI 97-tën!

Ka një vit që e kam në dorë librin e Koloniel Kostandin Koliqit ‘PRAPASKENA E VITIT 1997’!

E kam lexuar disa herë dhe kam hezituar deri sot t’i hedh disa fjalë për këtë dëshmi në vetë të parë të Kolonielit që i sherbeu shtetit, vendit dhe atdheut tonë në periudhën më të vështirë të shtetit shqiptar që nga krijimi i tij sepse doja që të mos gaboja me ndonjë fakt sepse të tilla janë shumë në libër.

Koloniel Koliqi na jep një dëshmi të sinqertë, pa dorashka duke i treguar publikut se çfarë ndodhi në atë pranverë të zezë të vitit 1997!
Ai na tregon rrethanat si u fermentua rebelimi i zi komunisto-kriminal i ndihmuar fort nga agjenturat greko-serbe.

Autori i shkrimit, Milahim Nela, me kolonelin e hekurt Kostadin Koliqin

Ai flet me emra, na tregon ngjarje që i ka përjetuar vetë, ngjarje që i ka parë me sytë e tij.


Shqiptarët sidomos ata të lindur pas vitit 1990 nuk besoj ta kenë dëgjuar emrin e Lekë Çokut oficerit të cilit ja copëtuan trupin banditët e rebelimit që drejtoheshin nga Sabit Brokaj, Skender Gjinushi e të tjerë e që direktivat i merrnin nga ai që sot shumë shqiptarë e quajnë të moderuar si Rexhep Mejdani.
Skenën e gruas që thithte gjakun e Lekë Çokut e me të cilin lyhej Luiza Hoxha pak shqiptarë e dinë. 

Po ashtu brezi i ri sot nuk e di që kjo kanibale do bëhej deputete e Kuvendit të Shqipërisë në të ashtquajturat zgjedhje të vitit 1997!
Sa herë e shihja Luiza Hoxhën në foltoren e parlamentit përfytyroja fytyrën dhe duart e saja të lyera me gjakun e shqiptarit Lekë Çoku krimi i vetëm i të cilit ishte që ishte zyrtar i shtetit të malokut Sali Berisha.

Rebelimi komunist i 97-es ka qenë ngjarja më e rëndë kombëtare të paktën në jetën time tani mbi gjysmë shekulli.

Shteti ynë i pas 90-tës pavarësisht një 5-vjeçari të jashtëzakonshëm zhvillimi të shkëlqyer të viteve 2005-2010 nuk ka arritur ta marrë veten nga shkallmimi që ju bë në këtë vit të zi.

Siç ju thashë unë e kam lexuar librin disa herë dhe e ndjej që këtë libër jo voluminoz por që ka informacion të ngjeshur ashtu si librin e At Zef Pllumit duhet ta ketë e ta lexojë çdo familje shqiptare!

Për 97-tën akoma nuk është dhënë drejtësi!

Duke qenë se unë kam një interes të rritur për historinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve më ka lënë shumë mbresë kapitulli: “GRABITJA NË MUZEUN ARKEOLOGJIK NË DURRËS”;


Unë nuk i kam marrë leje autorit Koliqi por do ta sjell një fragment nga kjo pjesë e librit..;

“…më datë 14 Mars (97) informohem se nga Muzeu Arkeologjik në Durrës ishin vjedhur objektet arkeologjike vetëm të periudhës Ilire, ndërsa ato të periudhës romake dhe helene ishin të paprekura

Dija që këto objekte ruheshin në vende tepër të sigurta, me kod sekret dhe këto i dinin dhe mund të hynin atje vetëm pesë veta, në shkallë vendi, duke filluar nga Kryeministri!

Këto mbetje arkeologjike kishin rëndësinë e madhe të provës që vërtetonin se në këto troje kanë jetuar paraardhësit tanë, ILIRËT.


Ky arkeologu i njohur e ndryshoi qëndrimin brenda disa ditëve edhe për aferën e Parkut Arkeologjik të Butrintit i cili ju dha për menaxhim një fondacioni antishqiptar e filogrek.

Sikur shtetarët e sotëm shqiptarë ta donin atdheun sa 30 % e Koloniel Koliqit Shqipëria nuk do shkatërrohej siç është shkatërruar e definitivisht do të ishte një vend më i mirë e më i begatë!

Koloneli i sherbimit informativ të ushtrisë për bregdetin, Kostadin Koliqi /

Këtë libër ju a rekomandoj fort të gjithë lexuesve të këtij statusi dhe autorit, Mikut tim Kosta Koliqit i uroj jetë të gjatë e prodhimtari të mëtejshme intelektuale.

Lini një koment