
Kryeministri Edi Rama i ka kaluar pritshmërite me propozimin e ri në krye te ministrisë së Brendshme.
Kreu i qeverisë emëron në postin më të rëndësishëm, atë të ministrit të Brendshëm, Taulant Ballën, që cilësohet si miku i bandave dhe i lidhur me krimin.
Opozita e akuzon Ballën, si i lidhur me bandat e Elbasanit, mik e Edmond Begos i dënuar ne Itali për trafik droge si dhe sipas dëshmisë së ish-oficerit Nuhu, ka ndërhyrë në rastin Xhisiela për lirimin e Rexhep Rrajës.
Më poshtë po rendisim një pjesë të ‘CV’-së së tij personale:
“Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti I drogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.
• 10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan
• 1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
• 3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan
Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro”, denonconte Gazment Bardhi, në 24 gusht 2018.
Kompania “Beton Ekspres” në pronësi të biznesmenit Edmond Bego është sekuestruar nga Përmarimi. Prej një viti kompania në fjalë refuzonte të paguante një gjobë prej 20 milionë lekë të vendosur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Edmond Bego, është cilësuar shpesh dhe si mik i ngushtë i politikanit socialist Taulant Balla.
Më herët, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit në bazë të të cilit kompania e Mond Begos detyrohet të paguajë një gjobë prej 20 milionë lekë të vjetra, shkruante Syri.net në 25 nëntor 2021.
Në Maj të vitit 2020, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur ‘Beton Ekspres’. Sipas të dhënave zyrtare, kjo gjobë nuk është ankimuar nga subjekti tregtar, ndërkohë që ai ka refuzuar për të kryer pagesën.
Por Taulant Balla do të vijonte rritjen e fuqisë së tij brenda socialistëve duke emëruar baxhanakun e tij si drejtues të PS-së në Lushnjë.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një denoncim që njoftonte se baxhanaku i Edmond Begos, do bëhet kryetari i PS Lushnje me ndihmën e Taulant Ballës.
‘Baxhanaku i Edmond Begos do emërohet me ndihmën e Taulant Begos, Kryetar i PS në Lushnje’, shkruan Berisha në Facebook.
Gjithashtu miku i Taulant Ballës do të vijonte bizneset e tij edhe në Unazën e Madhe të Tiranë, duke devijuar edhe projektin fillestar.
Pjesëtarët e familjes Doçi kanë adresuar në Syri TV një problematikë që lidhet me pronën e tyre.
Ata pretendojnë se një sipërfaqe toke prej 2500 metrash u është marrë padrejtësisht nga i dënuari për trafik droge, sot biznesmen, Edmond Bego për të ndërtuar një kompleks pallatesh, ndërsa leja është dhënë nga Bashkia e Tiranës.
Kjo është vetëm një pjesë e aktivitetit kriminal të Taulant Ballës, tashmë të propozuar nga Edi Rama si Ministër i Brendshëm./ A.Zeneli