
Sedef Kabash një gazetare e njohur turke, u arrestua dje në Stamboll
Ajo u akuzua se është tallur me presidentin Erdogan.
Kabash ka shkruar në faqen e saj në Twitter ketë sentencë.
”Një buall mund të gjej rrugën për t’u futur në pallat, por kjo nuk e bën atë mbret. kjo bën pallatin një stallë”.
Simbas akuzës, ka aluduar për presidentin, apo tallet me ‘të. Dhe sipas kodit penal në Turqi, kur tallesh me Presidentin, të kap ligji, rrezikon burgun nga 1 deri në 4 vjet.
Ky ligj i është shtuar kodit penal turk në vitin 2014. kohë kur Rexhep Taip Erdogan, u zgjodh president i Turqisë.
https://www.bbc.com/news/world-europe-60099931
