Në të dyja duart, shoku Nikollaj ka vënë ora dore femërore të dy berlinezkave.
Gojët e liga thonë se shoku Nikollaj ua ka plaçkitur orët berlinezkave, ndërsa lënë të dyshohen gjëra të liga për fatin e vetë berlinezkave.

Andej nga Avropi, fitorjen kundër fashizmës e kujtojnë më 8 maj, po në Rusinë e rilindur Sovjetike e kujtojnë me 9 maj, sepse me orën e Moskovit i binte një ditë më pas. Edhe na’, natyrisht, vazhdojmë traditën dhe e kujtojmë sipas sahatit të Moskovit, se ashtu na e ka lënë amanet themelonjësi i Partisë së lavdishme Socialiste, shoku Tarras dora vetë.
Po përpara se të lidhemi nesër drejtpërdrejt me Sheshin e Kuq për Paradën e Fitorjes, unë thom të kujtojmë nga pak çlirimtarët sovjetikë të Berlinit.
Siç më rrëfen shoku veteran Endrit Reka, ki këtu është shoku Nikollaj Kornejev, hero i Bashkimit Sovjetik, topçi pararojë i regjimentit 204 të artilerisë.
Në të dyja duart, shoku Nikollaj ka vënë ora dore femërore të dy berlinezkave.
Gojët e liga thonë se shoku Nikollaj ua ka plaçkitur orët berlinezkave, ndërsa lënë të dyshohen gjëra të liga për fatin e vetë berlinezkave.
Mirëpo shoku Nikollaj ka qenë çlirimtar e antifashist, prandaj nuk ka mundësi që të ketë bërë aso punërash të liga.
Berlinezkat thjesht duhet të kenë vlerësuar çlirimtarin që i ka çliruar nga fashizmi dhe ia kanë dhënë vetë e me dëshirë orat e gjithë ç’kanë pasur për t’i dhënë.
I urojmë shëndet shokut Nikollaj dhe, në qoftë vërtet ende me shëndet, shpresojmë që ta shohim nesër të marrë pjesë në paradë në Sheshin e Kuq.
Edvin Cami /