

Nga Indrit Vokshi
Blerja e zgjedhjeve u bë normale dhe në vazhdim do të mësohemi me të. Do bashkëjetojmë. Sdo na bëjë përshtypje.
Të gjithë e dinë, të majtë e të djathtë, punonjës shteti dhe të papunë. E dinë sepse e kanë parë me sy dhe e kanë dëgjuar. E dinë çfarë kanë bërë dhe çfarë është bërë. Disa nuk flasin, heshtin. Sepse e dinë. Disa janë aq hipokritë saqë sillen e shtiren sikur nuk ndodhi asgjë.

Duan të bindin shqiptarët se ishin zgjedhje të lira, vota nuk u ble, milionat nuk vërshuan.
Dhe, pa dyshim, bëhen qesharakë.
Bëhen të neveritshëm kur mbrojnë të pambrojtshmen, kur duan të na imponojnë gënjeshtrën, duan që ne të besojmë se kemi zgjedhje pa blerje vote dhe pushtet të prodhuar nga liria e jo nga paratë e vjedhura.
Thellë në brendësi, janë të eksituar nga fitorja me blerje.
I lumtë Edi Ramës, thonë.


Një gjë ta dini.
Ata që kanë ndihmuar diktaturën, si duke e votuar, si duke ju shitur, si duke e mbrojtur ndërkombëtarisht, na kanë dënuar ne të tjerëve.
Nuk kanë dënuar vetëm demokratët duke mos i lejuar të ngjiten në qeverisje.
Ska lidhje.
Kanë dënuar Shqipërinë me diktaturë.
Me pabarazi sociale, me arrogancë pushteti.
Kanë pakësuar të drejtat.
E kanë bërë njeriun më të pambrojtur nga pushteti i sigurt i cili sipas rregullave botërore, sa më i betonuar, aq më i dhunshëm.

