Kategori
Uncategorized

S’ka negociata, qeveria injoroi kushtet .

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul , është shprehur i zhgënjyer dje kur tha se ka harxhuar mjaft energji në shtatorin e 2019 – ës për të bindur deputetët e Bundestagut , me qëllim që të pranonin hapjen e negociatave me Shqipërinë , mjaft që kjo të plotësonte vetëm dy kushte :

🌑Ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe 🌑Reformen Zgjedhore gjithëpërfshirëse .

Por megjithëse ka kaluar më shumë se një vit që atëherë , qeveria shqiptare jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë hap për plotësimin e tyre , madje në rastin e Kodit zgjedhor injoroi hapur kërkesat e partnerëve tanë në BE duke ndërmarrë ndryshime të njëanshme .

Wadephul tha se për Maqedoninë e Veriut dera eshte e hapur në fund të dhjetorit , por s’mund të thuhet e njejta gjë për Shqipërinë e cila duket se do e humbasë këtë shans …

Lini një koment