
Dënimet me vdekje.
🌑 inxhinieri italian Leonardo Tomaso,
🌑 inxhinieri Njazi Pilku,
🌑 inxhinieri italian Andrea Taraconi,
🌑Dom Lazër Shantoja,
🌑 Dom Ndre Zadeja,
🌑 Sheh Qerim Hysen Shehu,
🌑 një minoritare, e një çame,
“Kam qenë i ashpër me armiqtë e popullit”/Krenar për dhënie dënimesh me vdekje
“Në dënimin e armiqve të popullit kam qenë shumë i ashpër dhe isha shpeshherë në kundërshtim me shokët e Gjykatës së Lartë (Ushtarake), që paraqiteshin më të butë në dënime, si shoku Gaqo Floqi, i cili ishte kryetar i gjyqit”.
🌑 Kështu shkruan në autobiografinë e datës 20.1.1951 anëtari i Partisë së Punës, Myftar Tare. Sepse këta krenoheshin me dhënie dënimesh me vdekje.
🌑 Si prokuror i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Myftar Tare mban rekordin më të zi të pushkatimeve përgjatë gjithë vitit 1945, vitit më të tmerrshëm të ekzekutimeve.
🌑 Emri i Tares gjendet në të gjitha pushkatimet e periudhës janar 1945 dhe janar 1946. Lista është shumë e gjatë, por po përmend disa prej tyre: inxhinieri italian Leonardo Tomaso, inxhinieri Njazi Pilku, inxhinieri italian Andrea Taraconi, Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Sheh Qerim Hysen Shehu, një minoritare e një çame, etj.
Një skedë e shkurtër e jetës së Mytar Tares (aq sa ka dosja e tij si komunist)
1921, u lind në Starje të Kolonjës
1932-1940, nxënës në normalet e Gjirokastrës dhe Elbasanit
1941-1942, punëtor krahu në një shoqëri italiane
1942 (7 nëntor), anëtar i PKSH-së
1942-1943, mësues në shkollë fillore
1943 (prill-nëntor) sekretar i PKSh-së në Kolonjë
1944 (janar-maj), zëvendëskomisari i batalionit “Hakmarrje”
1944 (qershor-nëntor) anëtar i seksionit politik të brigadës së 15 e më pas Divizionit të parë.
1944-1945, në seksionin politik të Divizionit të 1-rë në Gjirokastër
1945 (janar)-1946 (janar), prokuror i Gjykatës së Lartë Ushtarake
1946 (janar-prill), përgjegjës i Sigurimit të Shtetit në Qarkun e Durrësit.
1946-1948 (nëntor), sekretar dhe zëvendëssekretar i partisë në Drejtorinë e Sigurimin e Shtetit
1948 (nëntor)-1949 (maj), i paraburgosur si bashkëpunëtor i Koçi Xoxes
1949-1959, kryetar i Degës së Planit në Ministrinë e Grumbullimeve
1950-1954, nëndrejtor i Entit të Grumbullimeve
1954-1956, drejtor i Entit të Grumbullimeve
1956-1960, nëndrejtor i Komitetit Shtetëror të Grumbullimeve
1960-1966, drejtor i Entit të Grumbullimeve
Nga Kastriot Dervishi /