Kategori
Uncategorized

Shqipëria po rrëshqet në diktaturë !Policia shoqeron ne komisariat ish deputetin e parlamentit Kastriot Islamin .

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e fundit në Tiranë.

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin Kastriot Islami.

Shkak për këtë shoqërim është bërë mosmbajtja e maskës.

Kastriot Islami raportohet se po mbahet në komisariatin nr.2.

Ish-deputeti Kastriot Islami ka qenë duke bërë ecje te Liqeni Artificial dhe në këtë kohë është ndaluar nga efektivë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 2 të cilët i kanë kërkuar arsyen e mos mbajtjes së maskës.

Pas kësaj oficerët e policisë kanë replikuar me ish deputetin dhe i kanë kërkuar edhe kartën e identitetit të cilën Kastriot Islami nuk e dispononte me vete, pasi kishte dalë për ecje në zonën e Liqenit Artificial.

Për këtë arsye patrulla e përgjithshme e ka shoqëruar në komisariat për të bërë verifikimet e duhura dhe pritet që pas verifikimeve Kastriot Islami të lihet i lirë

Lini një koment