
Mbyll llogaritë brenda natës:
Kush është i përzgjedhuri i Xhaçkës, për të mbushur baulet?’
Emir Shefitin, i përzgjedhuri i qeverisë Rama për blerjen e rezervave ushqimore nga Ministria e Mbrojtjes, një aferë kjo e konsideruar e rëndë dhe korruptive.
Emir Shefiti që u përmend sot për tenderin 1.5 milionë, brenda natës i mbylli llogaritë në rrjetet sociale. Po kush është Emir Shefiti, që u përmend në deklaratën e z.Enkelejd Alibeaj?
I lindur dhe rritur në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Emir Shefiti – pronar i një zinxhiri bastesh dhe kazinosh në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjërë, ndryshe eshte i njohur në Tetovë si narkoshteti i cili kontrabandon kokainën. Deri në vitin 2017 ka qënë një bashkëpunëtor biznesesh me famëkeqin Sasho Mijalkov, Drejtor i Agjensionit për Kundërzbulim në RMV.
Gjate vitit 2017 ka qënë i dyshuar për likudim të një personi të tij të afërt, i cili ka pasur vdekje misterioze dhe askush asnjëherë nuk ka guxuar që të ngrejë akuzë për hetim apo procedurë gjyqësore. Vet emri në emailin e tij të tregon për çfarë njeriu bëhet fjalë (ipashpirt@yahoo.com)
Përveç këtij biznesi që ju keni arritur të zbuloni, ai kontrollon zinxhir “bastesh online” në Shqipëri, prej muajit shkurt 2019 (në periudhën kur ka hapur edhe kompanine Eurovia) me mbështetje të strukturave të Partisë Socialiste.

Emir Shefiti është në moshë relativisht të re 36-37 vjeç, por ka një pasuri marramendëse



