Anila Rezhda/

VDEKJA është një biletë e prerë me lindjen tonë dhe meqë të gjithë e kemi frikë vdekjen le te sillemi sa më me gjakftohtësi, me kulturë, me dije, me ngrohteësi, me dashuri dhe dhimbshuri me njerëzit tanë të sëmure siç do donim të gjithë ne të na silleshin në momentet e fundit të jetës tonë.
Betohem në perëndinë *Apollon, mjekun dhe perëndinë *Asklipio si dhe në shëndetin, tek *Panakeia dhe duke thirrur dëshmitë e gjithë Perëndive që do zbatoj sipas fuqisë dhe gjykimit tim këtë betim dhe dakortësi.
Të konsideroj mësuesin tim të artit mjekësor të barabartë me prindërit e mij dhe komunitetin e jetës time. Dhe kur të ketë nevojë për lekë të ndaj bashkë me Të të mijat. Të konsideroj familjen e tij vëllazërinë time dhe t’ju mësoj këtë art nëse duan ta mësojnë pa shpërblim mësimdhënie ose marrëveshje tjetër.

*Sipas Sokratit virtyti mësohet dhe përvehtësohet
Të transmetoj rregullat e etikës, mësimdhënien verbale dhe të gjitha njohuritë e tjera mjekësore për djemtë e mij, tek djemtë e mësuesit tim dhe tek studentët e regjistruar që dhanë betimin mjekësor, por askujt tjetër.
Do përdor terapinë për të ndihmuar pacientët sipas fuqisë dhe gjykimit tim, por kurrë nuk do dëmtoj ose të bëj padrejtësi. As do jap ilaç vdekjeprurës kujtdo që do ma kërkojë atë dhe as nuk do t’i bëj një sugjerim të tillë.
Njgjashmërisht, nuk do i besoj një agjenti shtatzanie që shkakton abort. Do ruaj safi dhe të panjollosur edhe jetën time edhe artin tim.Nuk do përdor bisturin as tek ata që vuajnë nga litiazë, por do të përcjell këtë proçes tek specialistët e këtij arti.
Në sa shtëpi që të shkoj, do hy që të ndihmoj pacientët dhe do abstenoj nga çdo lloj dëmi dhe rrënimi të qëllimshëm dhe kryesisht nga marrëdhëniet seksuale me burra dhe gra, të lirë dhe skllevër. Dhe çfarëdo që ndoshta do shoh ose dëgjoj gjatë periudhës së terapisë ose dhe përtej preokupimeve të mija profesionale në jetën time të përditshme, ato që nuk duhet të mësohen atje jashtë nuk do t’i njoftoj, duke konsideruar këto tema sekrete.
Nëse e ruaj betimin dhe nuk e shkel, le të gëzoj gjithmonë respektin midis njerëzve për jetën dhe artin tim. Por nëse e shkel dhe nuk e mbaj betimin, le të pësoj të kundërtat.

*Apollon një nga dymbëdhjetë Perënditë e Olimpit.
*Asklipio eshte Perëndia e Mjekësisë
*Panakei pretendohet se është vajza e Asklipio, e gërshetuar me konceptin e kurës (ose terapisë bimore) mbi çdo sëmundje.
Hipokrati eshte i njohur ndërkombetarisht si Babai i mjekësisë klinike n[ Lasht[si, at[here kur mjek[t Grek[ hodh[n bazat e filozofis[ mjekësore 2500 vjet më parë, të teorisë, praktikës dhe etikës mjekësore. Filozofia e Hipokratit bazohet në simptomat klinike, nxjerr perfundime racionale, konkrete dhe është Ai që ndau mjekësinë nga fenomenet metafizike ose fetare. Jeta e Hipokratit (460−377 p.Krishtit)
Hipokrati lindi në ishullin Grek Ko në një familje mjekësh ku supozohet se e kishin prejardhjen nga Asklipio, Perëndia e Mjekësisë, shpjegime të pakta për te cilin jap në paragrafin më lart. Kontributi i tij në mjekësinë praktike karakterizohet nga rregullat e etikës dhe sjelljes, vëzhgimi i kujdeëshëm i simptomave klinike dhe gadishmëria për të dhënë shpjegime mbi shkaqet e sëmundjeve. Hipokrati ishte luftetar i paepur i këndvështrimit filozofik të filozofit Pitagorian Empedokli (493−433 p. Krishtit) që Natyra përbëhet nga katër elemente themelore: ujë, tokë, ajër dhe zjarr.
Grupi i Pitagorës është i njohur si një grup që përbëhej nga filozofë të shkëlqyer që besonin se Natyra bujare është e ndërtuar hyjnishëm mbi bazën e ligjeve muzikore harmonike të përcaktuara matematikisht. Ata besonin në rimishërimin dhe se shpirtrat e njeriut kishin si destinacion tjetërsimin e tyre në yje të pavdekshëm eterike. O Pitagoras mbante mënd jetët e tij të mëparshme. Respektonin hierarkine dhe mbanin zotimin e heshtjes duke besuar se vetëm disa të përzgjedhur duhet të kenë qasje në njohuritë e shenjta.Besonin gjithashtu se Drejtësia duhet të frymëzojë gjithë njerëzimin ashtu sikurse ligji hyjnor qeveris të gjitha fenomenet natyrore.

Hipokrati, në analogji me teorinë e katër elementëve të natyrës besonte se trupi i njeriut përbëhet nga katër lënjgje (biliare e zezë, biliare e verdhë, gëlbazë dhe gjak) dhe nga katër situata cilësore (i ftohtë, i nxehtë, i thatë, i lagësht). Si rezultat, në një trup të shëndetshëm lëngjet dhe cilësitë janë në harmoni të përsosur. Në rastin e sëmundjeve mjeku duhet të zbulojë ku është krijuar ky disekujlibër i lënjgjeve, të lehtësojë fuqinë shëruese të Natyrës dashamirëse duke shkaktuar hemoragji, vjellje, laksativëve ose dhe me ndërhyrje kirurgjikale. Në përputhje me Hipokratin, mjeku duhet të vizitojë pacientin, të përqeëndrohet vëmëndshëm në simptomat e sëmundjes, të konkludojë në diagnozë dhe të p[rparojë në terapi. Si konkluzion, o Hipokratis themeloi bazat e klinikës mjekësore siç aplikohen deri në ditët tona. Ai krijoi termat mjekësore themeltare si: siptoma, diagnozë, terapi, trauma dhe sipsemi (kalbëzim) të cilat përdoren pikërisht kështu ndërkombëtarisht edhe sot. Po ashtu përshkruajti një sërë sëmundjesh si diabeti, gastriti, enteriti, artriti, kanceri, eklampsia, koma, paraliza, mania, paniku, histeri, epilepsi dhe shumë te tjera. Epilepsia konsiderohej sëmundje “e shenjtë” ç’ka dhe une si Anila, në këtë epokë!!! atë besoj pasi pata 2 raste njerëzish dhe një të maçokut tim Çipolino. Kur Veterineri më tha që macoku im ka “epilepsy” “ u qetësova” dhe besova se do rrojë gjatë dhe se kjo sëmundje ka arsye të thella tek kush shfaqet!!! Nuk e analizoj dot më se Mjekët të mbytin por përvojën time me këto raste mjekëve ja’u kam lënë si përvojë me shumë vlerë!
Hipkrati thoshte: “”Epilepsia nuk është semundje më e shenjtë se te tjerat. Njerëzit e emërojnë kështu sepse nuk e kuptojnë atë. Por nëse të gjitha ato që nuk kuptojmë duhet t’i emërojmë “ të shenjta”, atëhere gjërat e shenjta do ishin të pafundme”.
Hipokrati ishte ftuar të vizitonte Ilirinë.
Ka shumë përmëndje që Hipokrati ishte ftuar nga Ilirët dhe Persianët për të kuruar të sëmurët me Murtajë por preferoi të luftojë epideminë në Greqi dhe posaçerisht në Thessali. Ishte e njëjta plagë që ishte shfaqur në Luftës Peloponeziane (429-426 para Krishtit) në Athinë duke dërmuar ¼ e popullsisë, duke përfshirë edhe udhëheqësin harizmatik Perikli. Kjo epidemi ishte ndoshta një ethe tifoide, siç kanë treguar studimet e fundit të biologjisë molekulare. Interesant është fakti që ethet tifoide ishin të njohura nga Hpokrati sepse kishte përshkruar me hollësi simptomat e kësaj sëmundje duke e emëruar “tifo” që në Greqisht do të thotë “stuhi” për shkak të karakterit rrëmbyes të kësaj sëmundjeje. Ka shumë dëshmi të mëvonshme që pozicionojnë Hipokratin në Athinë duke shpjeguar përpjekjet e tij për të përkufizuar epideminë duke pastruar ajrin me zjarr.
Hipokrati dhe dishepujt e tij kanë shkruan shumë libra të përfshira në Koleksionin e famshëm Hippokrat (Corpus), një sëri tekstesh mjekësore teorike dhe praktike.
Hipokrati vdiq në moshë të madhe dhe u varros nga djemtë e tij që ishin gjithashtu mjekë, diku afër qytetit Larisa. Trashigimia e tij shpirtërore është e vetmja mbizotëruese edhe pas 2500 vjetësh. Mjeku neoplatonik Galen në Pergamon në shekullin II (p. Krishtit), më pas ata të Krishtere, mjekët mesjetarë myslimanë, doreshkrime të perandorisë Romake lindore e njohin Hipokratin si Mjeku i Shënjtë i Krishterë i Ko.
Hipokrati kishte thënë shumë shprehje magjike si “jeta e shkurtër udha e artit (udha e mjekësisë) e gjatë”. Teksti : “Arti i mjekësisë përbëhet nga tre komponentë:sëmundje, pacient dhe mjek. Mjeku është shërbetor i ketij arti dhe pacienti duhet ta trajtojë sëmundjen bashkë me mjekun. Në disa dorëshkrime shprehja e mësiperme na vjen si “mjeku është shërbëtori i natyrës ”. Betimi i Hipokratit dhe thëniet e tij frymëzojnë deri më sot mjekët dhe shkencëtaret e Mjekësisë.
Teoria e Hipokratit mbi dietën dhe ushqimin “On Diet” (par. 2),
“Ilaçi juaj u beftë ushqimi dhe ushqimi juaj u beftë ilaçi juaj”. Ai thotë se “ nëse do të përcaktohej me përpikëri absolute për secilin individ proporcioni i duhur i të ushqyerit dhe i ushtrimeve pa tepricë që duhet të bëntë një person do kishim zbuluar edhe shëndetin e njeriut”. Ai beson se asnjë dietë Nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë njerëzit që kanë të njëjtën peshë trupore. Pesha nuk është vënë në mënyrë të njëjtë nga persona të ndryshëm. Dikush pi shumë pije, dikush ha shumë dikush është i shëndoshë dhe duhet ta ndihmojmë të jetë i shëndetshëm me shëndoshësinë e tij. Ai jep këshilla për ushqimin sipas stinëve dhe përgatitja e trupit para ç’do stine. Në stinën e Dimrit na këshillon të hamë sa më shumë dhe të pimë sa më pak. Pija duhet të jetë verë e holluar dhe ushqimi duhet të jetë kryesisht bukë dhe gatime të pjekura. Në Pranverë na këshillon të pinë verë më të holluar dhe të hanë më pak ushqim duke zëvendësuar bukën e grurit me elb. Në Verë duhet të pimë verë dhetë hamë bukë elbi si dhe shumë ushqime të ziera për ta mbajtur trupin të freskët, me lagështi. Në Vjeshtë ushqimet duhet të ri-rriten me ato të thata dhe vera të hollohet për të përgatitur trupin për ardhjen e dimrit.Në lidhje me konstruktin e trupit, Hipokrati këshillon njerëzit e shëndoshë në pjesën më të madhe të vitit të ndjekin një dietë të thatë sepse trupi i tyre është i lagësht, ndërsa njerëzit që kanë trup me shuml dhjame të ndjekin një dietë të lagësht sepse trupi i tyre është i thatë. Të moshuarit gjithashtu ndjekin një dietë të thatë kryesisht sepse trupi i tyre është i lagësht dhe i qetë.
Mbi dieten Hipokrati le testament këtë filoyofi: “”Unë mendoj se kushdo që do të shkruajë siç duhet për ushqimin e njeriut duhet para së gjithash ta njohë dhe dallojë natyrën njerëzore në përgjithësi, të jetë i vetëdijshëm për elementet nga të cilët njeriu është sintetizuar që në fillim. Nëse ai injoron përbërjen origjinale të jetës ai nuk do të jetë në gjëndje të kuptojë se çfarë shkaktojnë këta përbërës. Dikush duhet të dijë se si të zvogëlojë fuqinë që natyra u ka dhënë substancave të fuqishme dhe se si t’i shtojë energji të pafuqishme në përpunim, sipas rastit”. Prandaj, një projekt kaq i shkëlqyeshëm dietik si ai i Hipokratit na çon në përfundimin se një dietë është një përgjegjësi e madhe dhe nuk duhet të trajtohet rastësisht.

Ushqimi si metodë kuruese.
Sipas Hipokratit nga njëra anë ushqimi mund te kurojë një sëmundje por nga ana tjetër mund të ndodhë që pa hulumtuar natyrën njerëzore të secilit individ, nevojat e tij ose të saj të brëndshme, të zakoneve dhe mënyrës së tij të jetesës ta dëmtojnë. Shpirti, trupi dhe ushqimi janë të lidhura në mënyrë të përsosur.
*Shikoni fotografite e ushqimeve që rekomandohen për një shëndet të mirë me “ilac” ushqimin siç na mëson Hipokrati i vyer.
Në lashtësi njerëzit i përjetuan pandemitë si një ndëshkim të perëndive kundër mëkateve të tyre.
Pandemitë në mitologjine Greke si dhe në Testamentin e Vjetër janë emëruar si ndëshkime të hyjnorëve ku qytetari të tëra janë shfarrosur nga perënditë sepse njerëzit janë fajtorë, të mosbindur ose shkelës të moralit (Thebes, Edipi i Tiranit).
Dënimi mund të kishte qënë për një individ, fajtor, por e pamundur teë ketë patur nga Perënditë një pakënaqesi kaq të tmerrshme karshi njerëzve saqë të dënonin me vdekje miliona njerëz. Kështu kur plasën pandemitë si lebra dhe murtaja, pothuajse në të gjitha shoqëritë primitive ose të lashta, mashtruesit dhe të këqinjtë që përfaqësuan elementët e prishjes së rendit dhe u diktuan si njerëz që mbase ishin të privuar nga hyjnitë e tyre për te jetuar me rezultat që ata nuk mund të ishin më anëtarë të komunitetit si gjithë të tjerët. Vërehet që i dënonin duke ju bere gërvishje, tattoo, rakitje të njgjshme me vulat që ju vinin në kofshë prostitutave që ushtronin këtë profesion në portet detare. Herë të tjera dënimi ishte kolektiv dhe masiv.
Ata izoloheshin, vriteshin, digjeshin dhe vdisnin në mënyrë tragjike pa ndihmë, ilaçe, mes njerëzve të panjohur. Shoqërite nuk thoshin as vendet ku i çonin të sëmuret. Popullsi të tëra besonin se pandemia ishte zemërimi i perëndive!!!
Në epokën moderne çështja e sëmundjes është edhe më e rëndësishme. Në shekullin XIX dhe në fillim të viteve 20’ ishte kryesisht tuberkulozi dhe sifilizi, shkaqet dhe trajtimet e të cilave janë zbuluar shumë ngadalë. Pas tuberkulozit dhe sifilisit vijne sëmundjet psikiatrike, kanceri, SIDA dhe me së fundmi Koronavirusi.
Pandemitë janë sëmundje që shpërthejnë në një popullsi dhe marrin formën e një mohimi të individit dhe të një lufte të vërtetë në shoqëritë që jetojmë. Instikti për të jetuar na bën agresive dhe të këqinj karshi njerëzve të semurë, cënon marrëdhëniet socio-ekonomike, bëhet një syndrome e keqe masive që vetëm me masa shumë shtrënguese nga shteti, urdhëruese, penalizime financiare, deri në diktatoriale nuk mund ta frenojnë.
Armiku jot është kushdo që është i sëmurë. Kjo “neveri-frikë” përhapet si panik në popull me rezultat shoqëritë të humbasin busullën orientuese për të shpëtuar sa më shumë njerëz ose për të ndihmuar të vdesin sa më njerëzishëm ata që e patën këtë fat të zi. Qëndrimi stoik karshi këtij fenomeni përkufizon dhe shoqëritë e vërteta Demokratike. Asnjë justifikim në emër të lekut Nuk mund të bëhet i pranueshëm për rastet e keqtrajtimit ose të abandonimit të njeriut të sëmurë rëndë. VDEKJA është një biletë e prerë me lindjen tonë dhe meqë të gjithë e kemi frikë vdekjen le te sillemi sa më me gjakftohtësi, me kulturë, me dije, me ngrohteësi, me dashuri dhe dhimbshuri me njerëzit tanë të sëmure siç do donim të gjithë ne të na silleshin në momentet e fundit të jetës tonë.
Hipokrati thoshte se çdo sëmundje fillon së pari nga shpirti dhe përfundon në trup. Perpara se të vendosim se cilin trajtim duhet të japim për trupin duhet të shërojmë separi traumën e shpirtit. Vetëm në vitet e fundit mjekësia moderne ka filluar të studiojë dhe pranojë ndikimin e mendimeve në shëndetin tonë.

Eshtë vërtetuar tashmë se në varësi të llojit të mendimeve tona, trurin jonë bën bashkanjgjitje të ngjashme duke dërguar urdhërat përkatës në tru. Një person që është gjithmonë i pakënaqur ose depresiv trupi i tij është në mbrojtje të vazhdueshme dhe si rezultat ai sulmon qelizat e tij. Sëmundjet autoimune janë krijime të vetë trupit që përpiqet të luftojë mjerimin e vetvetes. Fëmijët janë gjithmonë shënjestra e lehtë për një prind problematik. Fëmijët janë gjithmonë të hapur dhe kanë besim të plotë tek prindi me rezultat ai të shkarkojë të gjitha problemet e tij psikologjike tek femija, pasiguritë dhe mjerimin e tij duke i shkaktuar femijës dëm tragjik psikologjik.
“Fajtori” tjetër i madh është stresi i cili ndikon negativisht tek ne duke shkaktuar sekrecion të tepruar të kortizolit në tru me rezultat të ndjejmë pasiguri te vetja, frikë se asgjë nuk do të shkojë mire. “Ligji i Murphy” është ligji vetëshkatërrues që ne i imponojmë vetes.
Shkaku i sëmundjes mund të jetë një tronditje emocionale shumë e fortë ose një ndjenjë shumë negative dhe në këto raste sëmundja është menjëherë e dukshme. Populli thotë për këto raste :” e hëngri meraku…”.
Vetëm ne mund të pezullojmë semundjen që i krijuam trupit.
Ç’do njeri q[ vendos të shërohet e arrin, nuk janë mbinjerëzorë këta njerëz, jetojnë mes nesh.
Bota ka ndryshuar dhe që të arrijë qëllimin e ri të saj që është një shoqëri pa sëmundje dhe që rron shumë gjatë, nuk mund të ndjekim më taktika të tipit dëgjova simptomat dhe i jap pacientit ilaçe.
Shënim.
Guxoj të zbërthej tekste të lashtësisë Greke, mesazhe të asaj epoke njerëzore që sot na vlejnë më shumë se kurrë. E quaj detyrë dhe kënaqësi të pasuroj gjuhen time Amtare Shqipe me shkrime të tilla. Filozofia është Shkenca e Mendimit e cila na jep dritë në tru dhe në shpirt dhe të gjitha mënyrat me të mira si të jetojmë bukur, qetë, të lumtur, si të zgjidhim hallet me durim dhe besim te vetja, si të ëndërrojmë me gjithë fuqinë e shpirtit dhe si te jemi njerëz me vlerë në shoqeri. Filozofia të bën njeri që kërkon thellë vetes dhe kurrë një konkurues qesharak që kërkon vërtetësi të jashtme dhe levdata të bujshme. Kur ben diçka që ka vlerë të gjithe e kuptojnë.
Këtë shkrim e përgatita posaçërisht për miqtë e mij të paktë dhe të dashur, sepse duket që une jam e mbyllur dhe kam vetëm FB, pasi lexova 1 javë rresht. Insistoj në idenë time se jemi ajo që mendojmë, ajo që duam, ajo që ëndërrojmë, jemi ai shpirt që mbarsim. Edhe kur jemi të bukur se kemi shpirt të tillë jemi. Ca më korrigjojnë që shkruaj gjatë. Keto shkrime nuk janë si supë me zarzavate që haen shpejt se mos ftohen, e di. Por unë nuk detyroj askënd të më lexojë.
E dyta është mirë ta ketë të kompletuar historikun e një Personaliteti, une ja dhurova, nuk paguhem për këtë. Ëndrra iime shkrimore: Përkthimi dhe Përshtatja Filozofike e të gjithë Filozofëve të Lashtësisë Greke në gjuhën tonë të bukur Shqipe.
Pse?-Sepse mes këtyre udhëtimeve në thellësi të kohës do gjejmë edhe gjurmët tona, gjurmë Iliriane ashtu sikurse në këtë shkrim ku Iliret ftuan Hipokratin. Jemi fqinjë me një popull me kaq lashtësi dhe duhet të hulumtojmë si udhëtuam historikisht sëbashku me ta. Sekreti i këtyre gjetjeve është lexoj, lexoj shumë, gjej gjurmë të bashkëkombësve te mij dhe rendis faktet. Vullneti dhe dëshira për vepra që NUK paguhesh është dashuri, pasion… them unë…❤️NilaR