Kategori
Uncategorized

Shtetrrethimi: Kjo do shtojë sulmet në zemër dhe goditjet në tru sepse njerëzit nuk do ishin në gjendje të përballen me të”.

https://www.syri.net/shendet/325015/a-duhet-ndaluar-dalja-e-njerezve-jashte-ja-cthone-ekspertet/

shqiptarët duhet të mësojnë se këto janë kostot që paguhen kur drejtohesh nga një kryeministër i paaftë.

Përveç korrupsionit, tani duhet të kuptojnë se edhe paaftësia është diçka po kaq e rëndë.

Si fillim, qytetarët shqiptarë u treguan si çdo popull normal europian, që ishte në luftë me një armik të padukshëm. Frika ishte e madhe, kurse reagimet ishin normale dhe distancimi social respektohej.

Por gjithçka ndryshoi kur nisi gjuha e helmuar e Edi Ramës, e mbushur me fjalor të tillë lufte si bomba, tradhtarë, varre, etj.

Atëherë u bë një zhvendosje e frikshme. Për qytetarët armiku nuk ishte virusi i padukshëm, por një virus më i dukshëm, me mjekër dhe i përçudnuar atje larg në një bunker në Surrel. I fshehur në bunker, prej andej nxirrte jo vetëm urdhra, por zbarkoi edhe ushtrinë në qytet.

Sjellja e qytetarëve nisi të ndryshojë. Teza e Ramës se dënohet kush hap panik, ishte bërë dënohet kush nuk përhap panik. Në Perëndim po mundohen me çdo kusht që të ruajnë shëndetin mendor të popullatës, duke përzgjedhur fjalët dhe vendimet. E para sepse ai është i rëndësishëm për në vazhdim, por edhe sepse me shëndetin mendor është i lidhur edhe sistemi imunitar i çdo njeriu, edhe në rast se do përballet me koronavirusin,

Rama e çoi në pikën e fundit shëndetin mendor të popullit të tij dhe zhvendosi krejt fushën e betejës.

Këto kosto janë të rënda dhe me pasoja afatgjatë. Viruset do vijnë dhe do të shkojnë, por ky është një virus tjetër. I cili përveçse ka tharë burimet dhe paratë e shqiptarëve bashkë me miqtë e tij miliarderë, tani po u shkatërron edhe shëndetin mendor atyre.

Më poshtë se kaq nuk shkon më.

Po çthonë Virologët???

Virologu Jonas Schmidt-Chanasit: “Unë përfundimisht them jo. Ndikimi në përhapjen e mëtejshme të virusit është minimal. Por ndikimi shëndetësor në popullatë është shumë i madh. Kjo do shtojë sulmet në zemër dhe goditjet në tru sepse njerëzit nuk do ishin në gjendje të përballen me të”

Lini një koment