Pr/Shenasi Rama/ USA.
Njerezit po vdesin pa u marrë vesh se nga cfarë vuajnë por ky është i vetmi vend ku te ze virusi, ku i thua grip dhe te thone se vdes nga pleqeria dhe qeveria nuk pyet por genjen diten per diell se nuk ka te vdekur.

- Në vend që të ketë pasur spitale e mjekësinë gati, paria tregon dhëmbët dhe nxjerr ushtarët e armatosur dhe policët në rrugë… por në pak ditë nuk ka me para qe ti paguajë…
- kryeministri asmatik është i ndrymë në bunker dhe I terrorizuar por kjo sëmundje nuk gënjehet me propagandë dhe asmatikët i prek për vdekje. Për këtë arsye as lahet, dhe as takon njeri, as si Kryetari I OSBE-së… dhe ky virus do tw jetw dhe pwr shumw kohw me ne.
- në shtet ka vetëm 80 shtretër dhe vetëm 100 respiratorw (1540 dollare ben nje i ri) por thuajse asnjë prej tyre nuk punon si duhet… ska as tampona… shto ketu mjeket pa pajisje dhe qe po infektohen ne mase…
- zgjidhjet që propozohen nga qeveria janë që të dëgjoni muzikë hip hop, të duartrokisni në ballkone, dhe të këndoni këngë patriotike por nuk ka as ilace as ushqime dhe as ofron ndihmën e duhur as per spitalet…
- virusi nuk ka ilac por në Tiranë mendojne se do ta zgjidhin me hudhra, limon dhe raki dhe me banjo dielli.
- Njerezit po vdesin pa u marrë vesh se nga cfarë vuajnë por ky është i vetmi vend ku te ze virusi, ku i thua grip dhe te thone se vdes nga pleqeria dhe qeveria nuk pyet por genjen diten per diell se nuk ka te vdekur.
- vendi eshte ne shtetrrethim por paria ka gjetur menyren te forcoje kontrollin e vet mbi shtetin ndërsa nuk bën asgjë… as nje gjë për bukën e gojës të një mase të madhe të varfërish dhe të pazotësh qe jane shumica qe nuk dine as te kundershtojne. terrori eshte mjeti frikesues i te deshtuarve.
- ne cdo vend ekonomia ka rene keqas por ne kete vend hahet e pihet … si ne kohen e Dekameronit. Për një muaj që ekonomia do të rrijë mbyllur do të humbet 1.2 miliardë dollarë nga GDP dhe gropa në buxhetin e shtetit do të jetë më e pakta 300 milionë dollarë… dhe nuk ka ndihma per ne nga jashte…
- virusi ia ka nxjerre zgjyren nivelit mjeran te njerezve qe dalin si te marre e lypin vdekjen e tyre ne shetitje, me pirje e me gosti por ende, nen pretekstin e orareve te punes vazhdojne ecejaket ne motele dhe hotele… koha me pa fytyren tuaj te vertete.
- Kush mendon se kalon me një muaj e ka gabim… por do të shkohet nga kjo indiferenca e shtirur, tek pakënaqësia e thëelë tek cmenduria se pse si popull as nuk e keni ndërmend me u rebelue kundër gjendjes… por do te rebelohet gjendja kunder jush.