Ja pse do jem neser ne shesh! 🇦🇱🇦🇱
Nga Ana Genta

DO MBROJ KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me
përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për
prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet
kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË:
Parime themelore:
Neni 1
- Shqipëria është Republikë parlamentare.
- Parlamenti shqiptar perbehet nga 140 deputete, aktualisht perbehet nga 122 deputete!
Pa i hyre detajeve se si u plotesua ky nr.nderkohe qe opozita la mandatet!
- Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
- Krm dhe shpura e tij ne mos de juro, de fakto me maniera nga me te ndryshmet deri dhe ne ato fyese, e ndajne Shqiperine ne ne dhe ata, ne jugore dhe maloke, pa i hyre ndarjes se fondeve apo parave.
- Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.
-Po dosjet 339 & 184 cfare na treguan?!
Po 30 Qershori 2019 si shkoi?!
Neni 2
- Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
- Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
- Kush jane perfaqesuesit e popullit?
Dako, Kajmaku, Veliaj, Alla, Bushi, Suli, Babani, Pjetri etj etj apo plot pseudodeputete?!
A jane vertete keta individe te lidhur me krimin ne menyra te ndryshme perfaqesues te ketij populli?
Nje populli nga i cili vetem 15 % votoi, qe eshte ne kushte ekstreme varferie, e qe po shenon kuotat me te larta te kerkesave per azil?!
Neni 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia
kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
A ndjehen sot shqiptaret te pavarur teksa ne kurriz te tij nga krm i vendit behen lloj lloj pazaresh?!
A e ndjeni veten se po iu respektohet dinjiteti?!
Po liria?
A ekziston drejtesia shoqerore?
A keni siguri per jeten dhe pronen teksa kushtetuta jua siguron rendin kushtetues?!
Identitetin kombetar a e gjeni me gjekundi?!
Po ndonje trashegimi kombetare a ka mbet pa u perdhosur, pa u shperfytyruar, pa u shembur, pa u kthyer ne “prone” shteteroro-oligarke a pa u kullezuar?!
A keni gjetur te drejtat tuaja ne gjykatat e ketij shteti? Sa kane zgjatur proceset e juaja civile, administrative? A sorollateni se nuk gjeni te drejten e nuk ndiqni dot gjithe shkallet e gjyqesorit sepse fale krm ato nuk ekzistojne?
Po drejtesia ndaj vrasesve e grabitesve?
A nuk i shihni rrugeve vrasesit pjese te bandave, a nuk i shihni se si dalin rrugeve pas krimeve te kryera ata qe kane leke? A mbajti ndonje pergjegjesi per vjedhjet shteterore?
Po ata qe kalben birucave per mungesen e lekeve per te paguar uje e drita, i kujtoni? Apo per nje doze veteperdorimi hashashi, nderkohe qe kalojne tonelatat pa teklif?
Po ata qe fitojne gjyqet po nuk e marrin kurre te drejten?! Qofte dhe ate vendin e punes!
Pa harruar qe paguhen 3 administrata me leket tona!
E sa e sa e sa te tjera, se halli hallit nuk i ngjan dmth…
Epo per keto dhe per te gjitha qe nuk i shkruaj dot, se mbaruan netet e gjata te dimrit, une neser do jem ne shesh!
Kaq di! E nese dhe ty te pikon diku catia!
Cohu rregulloje! Para se te te zere brenda per fare!

One reply on “AtdheuEshteNeRrezik #TeBashkuarIaDalim.”
Urim te falenderoj, ma eshte bllokuar fb deri me dt. 4 Mars.
Ne pamundesi komunikimi edhe nga inboxi, po te falenderoj ketu. 🙂
Gentiana Maçi
(Ana Genta) 🙂 Ju pershendes Gentiana.
PëlqejeniPëlqejeni