Kategori
Uncategorized

Partia ishte në film dhe kjo mjaftonte.

Sekretari shtoi i nxehur:

Dëgjo këtu ti more regjizor,

komunisti futet nga i do qefi, nga dritarja futet, nga dera futet. Ku të dojë ai futet.

Kjo që keni bërë ju është e turpshme!

Një histori e patreguar me Parti, kur xhirohej “Dimri i Fundit”
Nga Roland QAFOKU

Ka një histori reale në vitin 1976 nga xhirimet e filmit “Dimri i fundit” me temë Luftën e Dytë Botërore.
Pas tre muaj të bllokuar nga dëbora në Dardhë të Korçës me xhirime të qindra skenave, stafi prej me shumë se 200 personash, aktorë, regjizorë, figurantë, teknikë e deri ndihmës mbërritën në Tiranë. Disa muaj morën edhe xhirime në studio si dhe montazhi dhe rreth muajit korrik filmi ishte gati për transmetim.

Por një gjë e tillë nuk mund të bëhej pa lejen e Partisë së Punës. Një mbledhje enkas për këtë u zhvillua në Kinostudio dhe filmi ishte në dorën e të dërguarit të Komitetit Qendror. Pasi u shfaq vetëm për partinë, sekretari pyeti: Po partia ku është në film?
Regjizori i filmit, Ibrahim Muça iu përgjigj: Shoku sekretar, sipas skenarit fshati ishte rrethuar nga gjermanët dhe nuk kishim asnjë mundësi ku ta fusnim komunistin në film.

Sekretari shtoi i nxehur:

Dëgjo këtu ti more regjizor, komunisti futet nga i do qefi, nga dritarja futet, nga dera futet. Ku të dojë ai futet. Kjo që keni bërë ju është e turpshme!

Regjizori dhe stafi shtangën.

Filmi u ndalua të transmetohej pa patur komunistë dhe parti në të dhe u dha urdhri qe stafi të shkonte përsëri në Dardhë. Tani situata ishte absurde: Jo vetëm bora kishte shkrirë por ishte muaji më i nxehtë i vitit dhe për më tepër energjitë kishin shteruar.

Një Zot e dinte se si ata 200 njerëz mund ti dërgoje sërish atje për një punë që e kishin bërë njëherë. E megjithatë gjetja e regjizorit ishte gjeniale për kohën. Ka një sekuencë në film ku aktori Stavri Shkurti, i veshur partizan dhe me zë të dubluar, papritur shfaqet në një shtëpi pranë një oxhaku i rrethuar nga gratë e fshatit, të cilave u thotë se partia kishte vendosur që gratë e fshatit të ndihmonin partizanët e plagosur.

Është një skenë që nuk binte shumë në sy në atë kohë por nëse e shikon tani ka një stonaturë të dukshme, në mos një supegafë artistike. Regjizori realisht e kishte futur komunistin nga dritarja edhe pse fshati ishte rrethuar nga gjermanët cep e më cep. Filmi u pa për së dyti nga sekretari i partisë, i cili këtë herë e dha ok. Partia ishte në film dhe kjo mjaftonte.

Lini një koment