Kategori
Uncategorized

Masakrat serbe në Dibër, në vitin 1913 dhe 1912-1921

Masakrat serbe në Dibër, në vitin 1913 dhe 1912-1921

Në vitin 1913, në Kryengritjen e Përgjithshme të Dibrës kundër pushtuesve serbë dhe pas saj, deri më 1921, kur mbushen 9 vjet luftë heroike e dibranëve me krajla të 4 shteteve ballkanike, si: Serbia, Mali i Zi, bullgaria dhe Greqia, serbët bënë masakër e terror, një gjenocid të vërtetë në të gjithë Dibrën, në Dibër të Epërme e në Dibër të Poshtme, nga Golloborda deri në Reç, nga Bulqiza në Kala të Dodës .
Ka plot dokumente të kohës që e dëshmojnë një fakt të tillë dhe sjellin shifra rrëqethëse të masakrave serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare. Kudo që shkeli këmba e tyre dogjën e shkatërruan fshatra, të cilat i bënë shkrumb e hi, plaçkitën të gjithë fshatrat, plaçkitën të vdekur e të gjallë, ditën me diell vranë e therën me bajonetë burra e gra, edhe në sy të fëmijëve, në disa familje tre vëllezër e në të tjera dhe dy vëllezër, disa gra e disa fëmijë, hodhën të gjallë në zjarr burra, gra e fëmijë, si dhe hapur dhe pa e fshehur dorën vodhën gjithë bagëtinë dhe grabitën lira e para të tjera të fshatarëve dhe malësorëve.

Serbët, më 1913, bënë përvëlim në Dibër. Shkrumb e hi, kufoma e lot, tejpërtej Dibrës. Kudo rrënim e varfëri. Ja shifrat kryesore të masakrave serbe në Dibër, më 1913: -Në 88 fshatra, nga Bulqiza në Kala të Dodës u kryen masakra, barbarizma dhe dje-gie e plaçkitje

-U plaçkitën plotësisht 35 fshatra, si : Sopoti, Shupenza, Qyteti i Dibrës së Madhe, Homeshi, Okshatina, Topojani, Golevishti, Zogjaj, Çereneci, Maqellara, Bllaca, Kllobçishti, Oboku, Pesjaka, Erebara, Kovashica, Majtara, Trepça, Rabdishti, Staraveci, Tomini, Bellova, Muhurri, Cerjani, Pilafet, Pollozhani, Limjani, Luznia, Peshkopia, Trepça, Dipjaka, Dardha, Shullani, Cereni dhe Vasiet

– 35 fshatra u dogjën plotësisht, u bënë shkrumb e hi.

-Ndërtesa të djegura gjithsej 1.346 – U dogjën 1.278 shtëpi – U dogjën 68 kasolle. Të vrarë gjithsej 986 veta – U vranë me bajoneta 844 veta.

-U vrarë në sy të fëmijëve e të familjes 53 veta. -Në 12 raste u vranë dy vëllezër së bashku, pra, 24 veta. -Në 11 raste u vranë njëherësh babë e bir, pra, 22 veta. -U vranë 27 gra

-Fëmijë të vrarë gjithsej 16, prej të cilëve 9 u hodhën të gjallë në zjarr (prej tyre dy vajza të vogla) -4 gra u hodhën të gjallë në zjarr. -2 burra u hodhën të gjallë në zjarr. -1 grua u ther. -U mbytën poshtërsisht 4 veta -U varën 3 veta.

-Rreth 20.000 veta u shpërngulën për shkak të luftës e masakrave .
Bagëti të grabitura: -Dele 12. 496 krerë -Dhi 5. 899 krerë -Lopë 1. 466 krerë -Qe(buaj) 1. 256 krerë -Kuaj 702 -Gomarë 48 -Mushka 30 Gjithsej 21.897

Mizori të tmerrshme,therje me bajoneta, djegie të gjallë në zjarr, varje, vjedhje, djegie e plaçkitje të mëdha bënë në fshatrat dibrane nga Bulqiza në Kala të Dodës, nga Reka e Dibra e Madhe në Reç e Lurë.
E njëjta situatë u krijua edhe në Jugun e Shqipërisë nga grekët, të cilët në Gjirokastër e Kurvelesh 28 fshatra i shkatërruan plotësisht, në Tepelenë 29 fshatra i shkatërruan, në Përmet 26 i dogjën e i shkatërruan, në Korçë 14 i dogjën dhe i shkatërruan dhe në Kolonjë 19 fshatra i dogjën e i shkatërruan. Pra, grekët më 1913-1914, dogjën e shkatërruan 116 fshatra gjithsej. Ndërsa për ushtrinë pushtuese austriake dhe bullgare rezulton se rastet e ngjashme janë fare sporadike. Një nga burimet e shumta, të cilat paraqesin këta masakra, barbarizma dhe plaçkitje në Dibër, më i besueshëm është një raport special i përpiluar 8 muaj më pas, në përfundim të një hetimi të hollësishëm që ka kryer një i dërguar i një Fuqie të Evropës. Sipas këtij raporti të imtë, fshat më fshat, shifrat janë si më poshtë:

Në Resnje serbët vranë Shaqir Jege-nollin dhe i morën 30 lira, Sefedin Agës i morën 240 lira, Hafuz Beut i morën 60 lira dhe Sadullah Strazimirit i morën 15 lira. Në Resnje, Zavu e Bukovë të vrarët i kalojnë 500 a 600 vetët
Në Lukovë, fshat i Dibrës, serbët i morën dikujt 3 lira e dikujt 5 lira. Hasan Ademit nga Trebishti i morën edhe dhitë, ndërsa Hasan Memishit nga Trebishti i morën 70 napolona. Në Valikardhë, ditën, drekë herë, dhe përpara fshatrave që i mblodhën për me i tmerruar u shpuan me bajonetë :Ymer Halili, Osman Shira, Qerim Zeneli, Ismail Alushi dhe Sulë Hoxha. Shtëpitë e tyre pasi u plaçkitën, u dogjën. Në Peladhi, me shkakun e kërkimit të armëve u bënë rrëmujë disa shtëpi. Në shtëpi të Hasan Patës serbët vunë zjarrin dhe të zotin e therën në sy të s’ ëmës plakë, të së shoqes dhe të fëmijës. Në Krajkë, pasi e plaçkitën, i dhanë zjarrin shtëpisë së Muharrem Dervishit. Në Sopot, nuk mbet shtëpi pa u plaçkitë, ndërsa shumë prej tyre iu vu edhe zja-rri. Gjithë berrat e gjallë që ndodhën ndë kullotat përreth këtij fshati, u rrëmbyen pasi u vranë barinjtë me bajoneta. Me bajoneta u vranë edhe ndë sy të njerëzisë së tyre dhe Ali Kamberi me bujkun e vet, Hamza Disha dhe Salih Selimi. Në Shupenzë, pasi plaçkitën gjithë katandien dhe gjithë ushqimet të fshatit the-rën Ali Myslimin dhe të vëllanë Abedinin, Hasan Abazin dhe Dalip Elmazin. Në qytetin e Dibrës së Madhe, pak para e t’i turren malësorët e Dibrës, prefekti serb dhe komandanti i ushtrisë zunë 18 vetë nga paria, të cilët pa as formë gjyqi, arritën t’i vënë në pushkë: Ramiz Karamfilin, Sheh Hyseinin, Numan Hasanin dhe Sali Bejn. Të tjerët shpëtuan nga vdekja, se hynë malësorët në qytet dhe serbëve iu desh të bëjnë këmbë të lehta. Kur u kthyen serbët pas pak ditësh, plaçkitën tërë qytetin, duke rrëmbyer katandi për ma se një milion lira turke, u vunë zjarrin shtëpive të Ali Beut-Rakip Hatibit dhe Kurtish Agajt dhe vranë një shumicë njerëzish fare të pafajshëm, ndër të cilët më të qënur janë: Kurtish Agaj, Behxhet Efendiu, Haxhi Syrej Efendiu, Reshit Efendi Kuvari dhe Sadulla Strazimiri. Prandaj, qyteti i Dibrës u la i shkretë, njerëzia iku nëpër male dhe mezi gjende-shin brenda në qytet 200-300 njerëz, gra e burra. Në Gjoricë, të nesërmen, ditën që shkoj nga ky fshat, oficeri i dërguar nga qeveria austro-hungareze, për të parë në se e lëshuan vendin serbët, këta kanë dalë në të hyrë të fshatit dhe vranë një grua dhe një gocë 5 vjeçe, dhe plagosën një tjetër grua. Në Homesh (Grykë e Vogël), nga 150 shtëpitë e këtij fshati vetëm 3 shpëtuan pa u djegur. Pas plaçkitjes serbët vranë: Musa Ismailin, Shemshetin Bajramin dhe Halil Sulejmanin. Në kullotat e fshatit rrëmbyen një herë 1.000 bagëti, 150 shtazë me brirë dhe 40 kuaj dhe një herë tjetër 50 bagëti të leshta, 9 bagëti me brirë dhe 9 kuaj. Në Okshatinë, nga 74 shtëpitë e fshatit vetëm një shpëtoi nga zjarri. U vranë me bajonetë Ferhati dhe Nazifi dhe gjithë gjëja e gjallë u rrëmbye. Në Topojan, ky fshat 68 shtëpish u plaçkit dhe u dogj i tërë. Serbët vranë: Abdulla Xhaferin, i cili nuk gjeti 5 lira turke që ia kërkoi oficeri serb, për mos me e vrarë. Ushtria vodhi gjithë gjënë e gjallë që gjendeshin në kullotat përreth fshatit. Në Kovashicë, u vranë me bajonetë përpara fëmijës së tyre: Malik Bajrami, Aziz Haxhiu, Ahmed Ramadan Lika, Destan Jashari, Sejfedin Elezi, Sulejman Ramadani. U rrëmbyen prej ushtrisë serbe: 150 shtazë me lesh, 41 shtazë me brirë dhe 13 kuaj. Reshit Rexhepi shpëtoi nga vdekja duke i paguar komandantit të serbëve një shumë 150 lirash turke. Në Gjuras (afër Topojanit), u therën përpara gjendjes 14 vetë, ndër të cilët është muhtar i fshatit. U vranë edhe dy gra: Nailja e Seferit dhe Zemanja e Ibrahimit, një djalë 8 vjeç-Bajram Elezi, një 7 vjeç: Rahmani edhe dy nga 12 vjeç: Hasan Alinë dhe Iljazin, si dhe të bijën e Hysen Çokës. Në Golevisht, fshati i tëri u plaçkat dhe 34 shtëpi u bënë hi. Vranë Halil Nimanin dhe Nuredin Mustafanë. Serbët morën një herë: 1.000 bagëti, 30 buaj dhe 35 kuaj dhe herën e dytë: 500 bagëti, 40 buaj dhe 23 kuaj. Në Kërçisht (katund i krishterë), dogjën dy shtëpi islame, të vetmet e këtij fshati dhe rrëmbyen 60 dele, 2 buaj dhe 4 lopë. Në Bllatë të Epërme u vranë Rexhep Lleshi me të vëllanë-Avdinë dhe të birin e Avdisë-Bajramin, të shoqen e Islam Guranës, si dhe rrëmbyen 90 dele dhe 50 buaj. Në Zogjej u plaçkit gjithë fshati, u dogjën 124 shtëpi dhe hodhën në zjarr Rihanen, dy vajza-Fazilen e Myslimen dhe Brahimin. Me bajonetë vranë: Haxhi Myslimin, Nezir Azizin, Halil Numanin, Zenel Hasanin, Mustafa Myslimin, Aziz Jusufin, Adem Shabanin dhe Emin Nurçen. Në Kërçishtë të Epërm plaçkitën shtëpinë e Mehmet Ejupit dhe këtë e therën në sy të fëmijëve. Në Çerenec plaçkitën gjithë fshatin, dogjën 23 shtëpi dhe vranë: Hasan Abazin me të shoqen, Ramadan Salihin dhe Rustem Sulejmanin. Në Maqellarë plaçkitën tërë fshatin, dogjën 10 shtëpi dhe vranë: Elmaz Selmanin me të birin, Malik Rexhepin me të birin-Muratin, Hasan Sulejmanin, Hasan Qehajanë, Hajrulla Hasanin dhe të bijtë: Ymerin, Ramizin dhe Tefikun, Tefikun dhe të atin-Hasanin, Ramadan Bajramin, Rustem Mehmetin, Niman Shemsedinin, Ejup Et’hemin dhe rrëmbyen 50 buaj, 113 dele dhe 2 gomerë. Në Pocest vranë Muharrem Muharremin dhe të birin-Bexhetin, si dhe rrëm-byen 100 shtazë leshi, 50 shtazë me brirë, ropën dhe kuletat e fshatarëve, që nuk mun-dën të iknin, 150 lira turke. Në Bllacë plaçkitën dhe dogjën gjithë fshatin fund e krye. Burra, gra dhe fëmijë i shkuan në bajonetë, si: Ismail Alinë, Bexhet Abdinë, Hajredin Demirin, Xhafer Halilin, Hasan Ademin, Bajram Hysenin me të ëmën, Hysen Sadikun, Mustafa Jusufin, Abas Metën, Ridvan Zenelin, Ridvan Rustemin, Sulejman Xhumalinë, Murat Nuredinin, Ymer Hasanin me të atin-Hasanin, të vëllanë –Seitin, Mersim Abdullahun me të ëmën, Aziz Ferhatin, Jusuf Ramadanin, Aziz Ismailin me të vëllanë-Shahinin, si dhe grabitën 250 dele, 37 shtazë me brirë, 28 kuaj dhe vranë të gjithë barinjtë, që mundën të zënë. Në Spas dogjën 10 shtëpi dhe i bënë rrëmujë të gjitha. Morën gjithë gjënë e gjallë, që u ndodhën në fshat e ndër kullota, si: 150 krerë të leshit, 13 krerë me brirë dhe 4 kuaj. Në Kllobçishtë plaçkitën gjithë fshatin e dogjën 30 shtëpi dhe 19 kasolle. Vranë ndër sy të fshatit:Adil Bilalin, Ahmet Abazin, Mustafa Myrtezanë, Xheladin Destanin dhe të vëllanë-Musanë, Hajredin Maksutin, Lutfi Fejzullahun, Reshit Myrtesanë dhe të birin-Fetahun etj., si dhe grabitën 15 buaj, 150 dhi e dele e 1 gomar. Në Pulxhishtë herën e parë morën 103 dele, 15 lopë, 14 kuaj, 7 gomarë, 65 lira turke dhe herën e dytë grabitën 5 lopë, 10 dele dhe 1 kalë. Në Obok plaçkitën gjithë fshatin dhe vranë: Ramadan Bajramin dhe dy herë grabitën 145 dele, 2 gomarë e 2 lopë. Në Pesjakë plaçkitën gjithë fshatin, dogjën 7 shtëpi dhe 7 kasolle dhe vranë me bajonetë: Jahja Ismailin, Malik Maksutin, Sejfulla Abazin dhe Vehbi Sulejmanin, si dhe grabitën 14 lopë, 50 berra dhe 1 gomar. Në Erebarë plaçkitën fshatin dhe vranë: Ibrahim Osmanin, Jonuz Kurtishin, Xhafer Demirin dhe Destan Isakun, si dhe rrëmbyen 3 kuaj, 1 gomar, 8 berra dhe në kullotën afër fshatit morën 150 dele të Shukri Beut. Në Vojnikë plaçkitën e dogjën të gjithë fshatin (51 shtëpi) dhe vranë me bajonetë:Sinan Ibrahimin, Nazif Nimanin, Ali Selimin dhe Idriz Shabanin, si dhe therën në sy të fëmijës së saj një grua: Shamen. Ndërkohë, rrëmbyen 200 dele, 8 buaj e 9 kuaj. Në Allajbegi plaçkitën e dogjën 65 shtëpi dhe vranë: Ibrahim Alinë, Mustafa Ibrahimin, Bexhet Ibrahimin, Zenel Dalipin, Sali Ahmetin, Ali Selimin, Hajdar Muçën, Hajdar Shabanin dhe të vëllanë-Hajredinin, Ali Osmanin, Niman Elmazin, Fazli Abazin, Sejfedin Selimin, Zenel Shaipin, Sali Sulejmanin dhe gratë: Shamen, Qamilen, Alien, Nimetallahin, Hiden, Zaiden, Fatimen dhe një vajzë 5-vjeçe. E gjithë gjëja e gjallë e fshatit u rrëmbye prej tyre në kullota. Në Dovolan dogjën 4 shtëpi e vranë: Ismail Ismailin. Grabitën 90 berra, 6 kuaj e 1 gomar. Në Çakë plaçkitën 9 shtëpi dhe vranë me bajonetë: Beshir Rustemin, Hysen Aba-zin, Shahin Numanin dhe Zejnullahun dhe 13 kafshë briri. Në Kovashicë u plaçkit gjithë fshati dhe u dogjën 32 shtëpi. U vranë Bajram Isakun me të vëllanë, të cilët i therën në prag të derës, si dhe rrëmbyen 80 dele, 2 dhi dhe 25 lopë. Në Majtarë plaçkitën gjithë fshatin, dogjën 20 shtëpi e vranë: Iljaz Dautin, Nuredin Nurçen, Sali Osmanin dhe Zenel Trozën. Gjithashtu, rrëmbyen 20 lopë, 30 dele e 9 kuaj. Në Bllatë të Epërme plaçkitën e dogjën 18 shtëpi dhe vranë Abdyl Azizin dhe Abdurrahmanin, si dhe grabitën 42 berra dhe 2 kuaj. Në Bllatë të Poshtme u dhanë zjarrin 25 shtëpive dhe vranë në sy të fëmijës Ali Bllatën. Rrëmbyen 30 berra, 4 lopë e 3 kuaj. Në Reshan dogjën 3 shtëpi, rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë, që ishte në kullotë. Në Trepçë u plaçkit fshati dhe Zejnullah Ahmeti u mbyt mizorisht faqe njerë-zve të shtëpisë së tij. Në Trenë u dogjën 5 shtëpi dhe u mbyt poshtërsisht Zejnel Ahmeti. Në Potgorcë serbët morën në herën e parë 103 dele, 15 qe, 14 kuaj, 7 gomarë e 65 lira dhe herën e dytë morën 5 dele, 10 qe e 1 kalë.

Në Dibër të Poshtme:
Në Rabdishtë u plaçkit fund e krye i gjithë fshati, u dogjën 38 shtëpi, 40 kasolle dhe u vranë me bajonetë 65 veta: Hajdar Ramadani, Mylaim Osmani, Agush Ismaili, Ali Hasani, Bajram Nuredini, Et’hem Sulejmani, Xhafer Hasani, Hasan Neziri, Nezir Beqiri, Aziz Hasani, Haxhi Hazizi, Jusuf Zeqiri, Belul Kadria, Ibrahim Zenuni, Qazim Beluli, Gafur Fida, Kamber Hyseni, Musa Hyseni, Rexhep Abdullahu, Ibrahim Farruku dhe i vëllai-Mehmeti, Ahmet Veliu, Osman Hasani, Musa Sulejmani, Rushan Myslimi dhe i vëllai-Zeneli, Emin Hakiu dhe vëlle-zërit-Shaqiri e Sulejmani,Ismail Veseli, Shaban Hasani, Hatib Bajrami, Nuredin Ibra-himi dhe i ati-Ibrahimi, Hamit Kasemi, Dervish Aliu dhe i vëllai-Shemsedini, Ymer Xhaferi, Fejzullah Hasani, Ymer Hyseni dhe një djalë 6-vjeç, që u hodh gjallë në zjarr. U grabitën 400 dele, 150 dhi, 60 lopë, 22 kuaj dhe përmbi 20 lira turke. Në Zimur u plaçkitën dhe u dogjën 7 shtëpi, vranë 5 veta, si: Ahmet Shabanin, Vesel Rizanë, Mylaim Elmazin, Sali Shabanin dhe Sulejman Zeqirin. Në Staravec bënë rrëmujë të gjithë fshatin dhe dogjën 24 shtëpi. Në këtë fshat, të vranë nga ushtria serbe janë: Hysen Musa, Reshit Rahmani dhe një grua-Zobeida. Këtu, serbët rrëmbyen 300 dele, 30 dhi dhe 4 kuaj. Në Bahutaj therën Ramadan Mehmetin dhe një shok të tij, pas i detyruan të rregullojnë rrugën, si dhe rrëmbyen 10 kuaj. Në Tomin u plaçkit i gjithë fshati dhe u dogjën 2 shtëpi, 1 teqe dhe 1 xhami. U vranë me bajonetë Mazllum Jusufi dhe një djalë 10-vjeç. Nga ky fshat rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë, që u ndodh në atë kohë aty. Në Dohoshisht u dogjën 55 shtëpi pas plaçkitjes së gjithë fshatit. Ndër të vrarët janë: Malik Bajrami, Ymer Sadiku, Ramadan Ahmeti, Musa Bajrami, Shaban Halili, Zenulla Hasani, si dhe u grabitën 400 dele e 200 dhi. Në Zagrad dogjën 8 shtëpi dhe morën 3 kuaj Në Bellovë bënë rrëmujë të gjithë fshatin. Në Grazhdan plaçkitën 22 shtëpi dhe vranë në sytë e fëmijëve : Aziz Shemsedinin, Elez Hasanin, Hasan Zeqirin, Emrullah Demirin, Bexhet Nurinë dhe të shoqen, Xhafer Jusufin, Sinan Xhaferin, Emrullah Mahmutin, Aziz Kurtishin, Ismail Xhelilin dhe vëllanë-Iljazin, Tefik Beqirin, Maksut Nimanin, Hasan Durmishin, Ferhatin dhe rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë. Në Muhurr bënë rrëmujë të gjithë fshatin dhe vranë: Abedin Osmanin, Shahin Mehmetin, Sali Kadrinë dhe rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë-25 kuaj. Në Ushtelenxë dogjën 15 shtëpi dhe hodhën të gjallë në zjarr një djalë 10-vjeç-Xhafer Bajramin, një djalë tjetër 7-vjeç-Lutfi Mahmutin dhe dy gra: Mahmuden e Safien, si dhe grabitën 50 lopë dhe qe dhe 500 dele. Në Sohodoll dogjën 3 shtëpi dhe vranë me bajonetë: Abdulla Abedinin, Tu-sun Dalipin, Sulejman Baftjarin, Dalip Ismailin, një grua-Belulen dhe të birin e saj 6-vjeç-Mazllumin. Në këtë fshat serbët rrëmbyen 200 krerë bagëti dhe 30 kuaj. Në Borovjan dogjën dy shtëpi dhe vranë Rustem Muharremin, si dhe morën 27 dele, 119 dhi dhe 5 kuaj. Në Rrashnapojë nuk qe e mundur të digjeshin të gjithë shtëpitë, por u plaçkitën dhe u vranë me bajoneta 6 veta nga paria, si dhe u morën 20 qe. Në Cerjan u dogjën shtëpitë dhe u vranë tre burra e një grua, si dhe u vodhën 14 kuaj e 60 desh. Në Pilafe u plaçkitën të gjithë shtëpitë dhe 5 prej tyre u dogjën. Dalip Ramadani u ther me bajonetë. Në Pilafe Mëhallë të gjitha shtëpitë u plaçkitën dhe 22 prej tyre u dogjën. Herën e parë grabitën 200 dhen, 100 dhi, 30 lopë, 15 kuaj dhe përmbi 300 lira turke. Herën e dytë rrëmbyen 10 dele, 10 dhi, 1 kalë dhe vranë me bajonetë: Hajredin Demirin, Sulejman Halilin, Beqir Xhaferin, Ymer Sulejmanin, Mehmet Abazin, Hysen Dervishin, Bajram Dervishin, Islam Demirin, Xhafer Ismailin, Halil Ismailin etj.U vranë me therje me bajonetë: Hasan Fetahi, Salih Jusufi e një foshnje 6 vjeç e quajtur Fatime. U hodhën në flakë të zjarrit një foshnje 5 vjeçe dhe një foshnje 4 vjeçe. U plaçkitën 100 qe, 15 lopë, 200 desh dhe 8 kuaj. Në Blliçe u shkrinë nga zjarri 5 shtëpi dhe u varën tre burra e një grua. U vodhën 250 dele dhe 30 kuaj. Në Limjan u plaçkitë fshati dhe u masakruan me bajonetë: Hasan Shahini, Sejfulla Ibrahimi, Abdyrrahman Fetahu, Qerim Sadiku e Bajram Xhelali. U vodhën 200 desh, 20 lopë e 10 kuaj. Në Çidhën u dogjën 30 shtëpi dhe u vranë me bajoneta tre veta. U vodhën 500 dele, 200 qe e 13 kuaj. Në Luzni bënë rrëmujë të gjithë fshatin dhe dogjën 5 shtëpi, si dhe rrëmbyen të gjithë gjënë e gjallë, d.m.th. 1500 kafshë me lesh dhe 200 kafshe me brirë. Ndërkohë, serbët vranë dhe 45 veta, emrat e të cilëve janë: Zenel Halili, Qazim Sulejmani, Emin Fejzullahu, Sulejman Mahmuti, Ismail Bajrami, Tahir Bajrami, Ibrahim Sulejmani, Junus Lika, Sait Ibrahimi, Fazli Ismaili, Xheladin Sinani, Dalip Fetahu, Vesel Idrizi, Hysen Fetahu, Dalip Sulejmani, Jakup Idrizi, Hasan Bajrami, Sali Tahiri, Jashar Selmani, Nuredin Hasani, Destan Sulejmani, Jashar Xhaferi, Ramadan Dalipi, Muhtar Jusufi, Muharrem Islami, Sejfedin Ibra-himi, Mehmet Veseli, Abas Ibrahimi, Sinan Sulejmani, Hasan Sulejmani, Sinan Rama, Muhtar Emini, Selman Maksuti, Ismail Bajrami, Ramadan Nimani, Adem Veseli, Xha-fer Osmani, Osman Dalipi, Tahir Sulejmani, Ramadan Maksuti, Selman Veseli, Daut Ibrahimi, Mehmet Destani, Veli Bajrami dhe Hasan Nimani. Në Çetush dogjën 4 shtëpi, rrëmbyen 3 kuaj dhe vranë Hamza Hasanin, Zenel Shabanin dhe Osman Nimanin. Në Brezhdan plaçkitën e dogjën 17 shtëpi, vranë me bajoneta: Hasan Fetahun, Sali Jusufin dhe një çupë 6-vjeçe-Fatimen, Hodhën të gjallë në zjarr një djalë 5-vjeç-Shukriun dhe një 4 vjeç-Hasanin, si dhe rrëmbyen 115 shtazë me brirë, 200 dhen e dhi dhe 8 kuaj. Në Pollozhan u plaçkitën të gjithë shtëpitë dhe u dogjën tri prej tyre. U vranë 11 veta dhe u morën 50 desh, 12 qe e 4 kuaj. Plaçkitën fshatin dhe dogjën 38 shtëpi. Vranë:Hajredin Veshtën dhe të vëllanë-Azizin, Jusuf Ukën, Hajredin Shkurtin, Hysen Zenelin, Hajredin Halilin, Sait Pashën, Emin Shahinin, Elez Nimanin dhe të vëllanë-Osmanin, si dhe rrëmbyen 50 dele, 12 qe dhe 4 kuaj. Në Blliçe dogjën 5 shtëpi dhe therën: Xhafer Rustemin, Destan Hasanin, Xhemal Selimin dhe një grua: Aishen, si dhe rrëmbyen përmbi 250 dhen e 30 kuaj. Në Limjan plaçkitën fshatin dhe vranë kot e pa punë Hasan Shaninin, Sejfulla Ibrahimin, Abdurrahman Fetahun, Qerim Sadikun, Bajram Xhelilin dhe rrëmbyen 200 berra, 20 lopë e 10 kuaj. Në Peshkopi i tërë fshati u plaçkit dhe 57 shtëpi u bënë hi, u vranë Xhelaledin Abazi, Ali Ymeri, Hajredin Shabani, Murat Demiri, Selman Selmani, Hasan Allamani, si dhe rrëmbyen 150 krerë me brirë, 450 dhen, 15 mushka dhe 20 kuaj. Në Trepçë bënë rrëmujë të gjithë fshatin dhe vranë përpara syve të familjes Zejnullah Ahmetin, si dhe rrëmbyen 2 kuaj e 75 berra. Në Çidhën dogjën 30 shtëpi dhe ndër të vrarët janë: Xhetan Kaloshi, Hasan Hani, Asllan Sadiku, si dhe rrëmbyen 500 krerë bagëti, 200 krerë me brirë, 13 kuaj dhe 3 gomarë. Në Panës dogjën 5 shtëpi dhe te pragu i derës therën Zenel Ahmetin, si dhe rrëmbyen 100 dele, 12 lopë, 5 kuaj e gomarë. Në Venisht plaçkitën dhe vranë Beqir Asimin dhe Idriz Tahirin, rrëmbyen 400 berra, 6 kuaj, 4 gomarë e 10 lopë. Në Trojak dogjën 1 shtëpi dhe morën 5 kuaj. Në Dipjakë gjithë fshati u bë plaçkë dhe gjindja për të shpëtuar nga vrasja dhe nga zjarri i pagoi komandantit serb një shumë prej 45 lirash. Serbët vranë në këtë fshat vetëm një njeri-Beqir Sulejmanin dhe morën 10 kuaj, 60 berra e 10 lopë. Në Sllatinë dogjën 30 shtëpi, hodhën të gjallë në zjarr Baftjar Idrizin, si dhe rrëmbyen 1.300 krerë bagëti, 35 lopë, 25 kuaj e 5 gomarë. Në Vleshë, pas plaçkitjes dogjën 40 shtëpi dhe vranë: Zaim Hysenin, Abas Idrizin, Sali Kadrinë dhe rrëmbyen 600 krerë dele e dhi, 35 lopë, 18 kuaj e 5 gomarë. Në Kallë dogjën 30 shtëpi dhe në prag të derës therën Bajram Rustemin dhe dogjën të gjallë një grua-Daveshën. Morën 60 krerë qe e lopë, 500 krerë bagëti, 16 kuaj. Në Sllovë u vunë zjarrin 32 shtëpive. Pasi bënë rrëmujë gjithë fshatin, nuk vranë njeri se gjindja me të mësuar mynxyrat e fshatarëve të tjerë përreth, nuk i zunë besë amnistisë dhe ikën nëpër male. Serbët gjetën në fshat dhe morën 9 gomarë, 10 lopë e 300 berra. Në Dardhë plaçkitën fshatin dhe vranë me bajonetë Nuredin Sulejmanin dhe Ramadan Sinanin, si dhe rrëmbyen 80 lopë e qe dhe 300 dhi. Në Reç morën gjënë e gjallë e sidomos 500 berra dhe 100 lopë e qe. Në Shumbat dogjën 5 shtëpi dhe vranë me bajoneta tri gra: rihapen, Selvien dhe Aishen dhe tre burra: Jusufin, Bajramin dhe Bajramin, si dhe rrëmbyen 730 krerë dhen, 415 krerë dhi e 21 kuaj. Në Palaman dogjën 3 shtëpi dhe rrëmbyen 5 kuaj, 20 lopë dhe 150 bagëti. Në Shulla u plaçkit i gjithë fshati, dogjën 5 shtëpi dhe shkuan në bajonetë gji-thë fshati, shpëtuan vetëm 3 njerëz, sepse u ndodhën jashtë fshatit kur e therën gjindjen dhe kur dëgjuan ulërimat e grave e fëmijëve kuptuan të zezën që i priste, kështu ikën dhe shpëtuan. Në Dode plaçkitën e dogjën një shtëpi. Në Qushtan (Ploshtan) nuk dogjën shtëpi, po bënë rrëmujë fshatin dhe vranë Shaban Qehajanë, Hajdar Qehajanë, Gafur Selimin, Veqil Mulaimin, Shaban Brikën, Rrahman Sulejmanin, Abas Mahmutin, Tefik Sinanin, Daut Veselin, Emin Iljazin, Eram Sufën, Fejzulla Veselin dhe të birin-Rexhepin. Në Ceren plaçkitën gjithçka gjetën, rrëmbyen gjënë e gjallë, si dhe nja 210 krerë bagëti, 127 krerë me brirë, 11 kuaj dhe vranë: Ramadan Ahmetin, Rustem Shehun, Sheh Nezirin, Sheh Kamberin, Vehabin e të vëllanë-Ymerin dhe mikun e tyre-Jusufin, Molla Hysenin dhe të birin-Mustafanë, Hatib Sulejmanin, Murat Halilin, Rexhep Shaqirin, Sheh Elezin dhe vëllanë-Sheh Iljazin, Ymer Sakën, Ismail Abdinë, Nexhip Veselin, Jakup Jasharin, Idris Osmanin, Rrahman Sufën, Daut Shabanin. Në Vasie përveç të plaçkiturit të shtëpive, morën dhe 230 krerë me brirë dhe 130 krerë bagëti. Në Kalis (Lumë) bënë rrëmujë gjithë gjënë, dogjën 40 shtëpi dhe vranë 67 veta gra, burra e kalamaj, si dhe rrëmbyen 500 krerë bagëti, 50 lopë, 10 kuaj, 10 gomarë dhe 4 mushka. Në Lurë, në Vlashe kapën dhe vranë 7veta: Isuf Ajazin, Isuf Bucin, Osman Bucin, Rrahman Bucin, Llesh Doçin dhe Mark Ndue Kolën. Edhe Golloborda, ky prush i shqiptarizmës, qe në ballë të luftës dhe heroizmit për mbrojtjen e tokave dibrane e shqiptare nga pushtuesit lakmitar serbë, bullgarë, austriakë, grekë, malazez. Gjithashtu, as Golloborda nuk u kursye nga dhuna, barbarizmat dhe masakrat prej ushtrive pushtuese ballkanase. Edhe në Gollobordë fshatrat u bënë shkrumb e hi, njerëzit u shkuan në bajonetë dhe zjarr, gjëja e gjallë u vodh dhe u grabit. Në Okshtun u shkuan në bajonetë: Jakup Atka, Ramë Sefa, vëllezërit Zenel e Ferhat Hoxha, vëllezërit Isak dhe Bajram Stojku, kushërinjtë Hysen e Sulit Gega, Hasan Biba, Llan Zani, Muharrem Hoxha, Ferhat Lika, Ymer Hoxha-hoxha i fshatit dhe Hasan Stojku-bajraktari i fshatit. Në Steblevë mbetën të vrarë nga pushtuesit: Xheladin Bande, Zenel Shapku, Alush Fejza, Mehmet Gaxha, Neslie dhe Adem Shabani, Xhemile e Rabie Abazi. Në Zabzun u vranë: Selman Hasa, Zylyf Teta, Brahim Kaduzja, Ibrahim Tetja, Ismail Qoli dhe motra e tij e vogël Qamile Qoli, Lutfi Lloshi, Shaban e Nezir Lloshi, Hysen Loshja dhe Miftar Hasa. Në Gjinovec u vranë Sali Ereqi dhe Shaqir Shutina. Që të gjithë këta martirë janë shpallur “Dëshmor të Atdheut”. Për 9 vjet luftë me serbët (1912-1921), për sa u takon masakrave dhe gjenocidit shfarosës të popullsisë së pafajshme ndër gra, foshnje e pleq, kemi këto të -: Mënyra e të vrarëve dibranë nga forcat serbe : 1. Të therur me thikë : 263 meshkuj, 69 gra, 75 fëmijë, 407 gjithsej 2.Me plumb: 341 meshkuj, 78 gra, 65 fëmijë, 484 gjithsej 3. Të djegur në zjarr: 109 meshkuj, 256 gra,138 fëmijë, 503 gjithsej. 4. Shuma: 713 meshkuj, 403 gra, 278 fëmijë, 1394 gjithsej. Statistika pasqyron barbarinë e shovinistëve serb dhe gjenocidin e pashembullt të tyre në Evropë, ku nuk kursehen nga thika edhe gra e fëmijë. Për masakrën serbe, në një raport të Ministrisë së Brendshme, jepen të dhënat e mëposhtme:

Shuma e të mërguarve nga Dibër 55.068 persona
Gratë të mërguara prej luftës 23.348 “ Prej këtyre fëmijë të moshës 1-10 vjeç 10.844 “ Të vdekur nga plagët në moshën 1-10 vjeç 192 Të vdekur nga sëmundjet 589 “ Gra të vdekura nga plagët 363 “ Gra të vdekura prej sëmundjeve 1.245 “ Burra të vdekur në luftë 4.855 “

Statistikë e dëmeve në popullsi të shkaktuara nga ushtria serbe në periudhën 1912-1920:
-Shtëpi të djegura 2.657 -Misër e grurë kg. 9.535.880 -Dyqane 95 -Mullinj 83 -Xhami 25 -Teqe 5 Bagëti të marra forcërisht 54.880 -kuaj 1.327 -qe e lopë 4.546 -dhen e dhi 49.007 Fatos DACI

Lini një koment