1. RIPAVARËSIA E SHQIPËRISË
2. EPOKA NË EKZIL (Agron Tufa)
3. TRIUMVRATI I KUQ

Lirim ALIA
Erdhën komunisët dhe…mbi 50 vjet duke thënë: ne do kishim përparuar, por Turqia na ka shkaktuar shumë dëme. Pastaj erdhën neokomunistët, dhe për t’u justifikuar nga politikat e tyre dështuese, e përsëritën të njejtin refren, pra ne do kishim bërë më shumë, por për fajin e Greqisë dhe Serbisë kemi ngecur. Ndërsa tash, edhe brezi më i ri vazhdon me të njëjtin avaz.
Kjo është e tmerrshme.
Është e vërtetë se popullin tonë e kanë dërrmuar invadorë të ndryshëm, por e njejta gjë u ka ndodhur edhe shumë popujve tjerë në botë, mirëpo ata nuk janë ndalur të qajnë (duke thënë: çka na bëri ky e çka na bëri ai), ata janë përveshur punës. Mjafton ta kujtojmë Japoninë e pas luftës.
Vetëm ne shqiptarët nuk ndalemi së ankuari. Interesant se kështu nuk kanë menduar Rilindësit tanë, përkundrazi, ato pushtime ata i kanë bërë më të fortë dhe më të bashkuar, mbi të gjitha, më punëtorë.
Gjërat kanë filluar të lulëzojnë në çdo aspekt.
Ata, mbi të gjitha bënë një pjesë të Shqipërisë të pavarur. Edhe pse sipas ecurisë historike, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë e pavarur. Sepse ajo u çlirua nga armiqtë e jashtëm, por u zaptuar nga ato të brendshëm. Mjafton t’i kujtojmë trysnitë që i shkaktonin Ismail Qemalit dhe qeverive tjera me radhë, pastaj injorimin e Kongresit të Lushnjës, linçimin e shumë Figurave patriotike.
Pastaj erdhi komunizimi…që rrënoi gjithçka, e që burimin të gjithë e dimë se nga e kishte.
Sa keq që ende nuk e kemi kuptuar (të paktën të rinjtë) se e kaluara nuk duhet të jetë vetëm frymëzim për të shkruar elegji dhe vaje, por edhe mësim dhe motivim për ta ndërtuar ardhmërinë e kombit.
Ka njerëz që thonë: T’i lëmë perandoritë pushtuese siç ishin: sllavët, gjermanët, turqit, ostrogotët, romakët…dhe t’i rrekemi punës me tamam, por duke filluar me qërim hesapesh nga mercenarët tanë neokumunistë; uk mjaftojnë vetëm mallkimet dhe qarjet, sepse kemi shumë punë tjera për të bërë.
Në rregull, por si t’i përmbahemi këtij imperativi..?
Kjo duhet të fillojë nga shteti Ëmë, që të mund të shkatërrohet triumvirati i kuq Rama-Thaçi-Ahmeti, përndryshe nuk do kemi mbarësi kurrë.
Këtë, para disa vitesh, shumë mirë e filloi profesori Agron Tufa. Bile atëherë krijova bindjen se sapo kishte filluar një epokë e re; një epokë që do bënte harrjen dhe çrrënjosjen e florës dëmtuese. 
Ai bukur mirë iu përvesh punës, edhe pse kishte shumë angazhime tjera. Mirëpo, nuk kaluan as dy vjet, atij iu vërsulen egërsirat komuniste që janë në pushtet dhe duke përdorur të gjitha mekanizmat, e detyruan që bashkë me familjen e tij të marrë arratinë. Ai me siguri nuk do ta bënte këtë, por mbeti shumë i vetmuar. Kjo u vërtetua sepse, u bënë dy muaj e ca dhe askush nuk i shqetësua, vetëm rrallë ndonjë mik i tij.
Unë i kuptoj hienat e pushtetit, por habitem me popullin që vazhdon me letargjinë e tij shekullore.
A nuk e ka kuptuar populli se dëbimi i Agron Tufës është tronditja më e madhe që është shkaktuar ndonjëherë në Shqipëri…?!
Ose ende vazhdon ajo filozofia pezulluese e ekzistencialistëve francezë (Sartre, Kmus..), të revoltuar, por pa bërë revolucion.
Unë mendoj se asgjë tjetër nuk e shpëton Shqipërinë (e tërësishme) pos një revolucioni gjithëpërfshirës për rimëkëmbje.
Që…
-të shpallet Ripavarësia e Shqipërisë
-të shkatërrohet triumvirati i kuq, dhe
-të kthehen Epokat e mbara në atdhe.