Kategori
Uncategorized

Atë kam ardhur të rrëfehem!

Nga Ismet Drishti/

Një natë kryeministri Edi Rama sheh një ëndërr të keqe dhe çohet nga shtrati qull në djersë. Ëndërra kishte qenë e frikshme!

Shkon ti hudhë një grusht ujë faqeve dhe sheh veten në pasqyrë që ishte zbardhur e bërë meit.

Vendos që të nesërmen që në mëngjes të shkojë e të rrëfehet te një prift megjithëse nuk është besimtar.

Dhe ashtu bën.

Me të dalë nga shtëpia ndalon te kisha e parë që sheh e niset drejt vendit të rrëfimit. Ulet dhe I thotë priftit – Atë kam ardhur të rrëfehem!

– Që kur nuk je rrëfyer biri im – e pyet prifti.

– 30 vjet atë!

Kurioz për këtë njeri prifti kthen kokën ta shohë dhe e njeh menjëherë.

– Mos jeni Edi Rama kryeministri?

– Po atë!

– Ai i Rilindjes?!

– Po atë.

– Më vjen keq bir i perëndisë por unë nuk kam kompetencë t’ju rrëfej. Duhet të shkoni te peshkopi!

Ngrihet Rama dhe niset për te peshkopi. Përsëritet gjithçka. I thotë peshkopit që ka ardhur të rrëfehet.

– Peshkopi e sheh i çuditur dhe e pyet: Mos jeni Edi Rama?

– Po

– Kryeministri i Rilindjes?

– Po po.

– Ai Skënderbeu i Spiropalit?

– Eh po hirësi!

– Më vjen keq bir por nuk kam kompetencë t’ju rrëfej. Duhet të shkoni patjetër në Vatikan!

Tashmë jo veçse i trembur por edhe i çuditur i kërkon menjëherë takim Atit të shenjtë. E pranojnë. Shkon si Papa.

– At i shenjtë kam ardhur të rrëfehem!

– Mos je Edi Rama?

– Po atë!

– Kryeministri i këtij vendit matanë Adriatikut? Ti që ke bërë PPP – të? Ti që ke bërë të ikin nga vendi mbi 500.000 vetë? Ti që ke dalë në foto lakuriq e që shkon në takime me atlete e shallvare?!

– Po atë i shenjtë.

– Më vjen keq bir i perëndisë por unë nuk kam kompetencë t’ju rrëfej. Do zbresësh këtej poshtë e do shkosh deri në fund të tunelit. Aty do i rrëfehesh zotit se prej aty na dëgjon!

Zbret Rama e shkon deri në fund të galerisë. Atje poshtë një kryq i madh dhe Krishti i gozhduar në përmasa reale.

– Zoti im kam ardhur të rrëfehem. Jam…

– Lëre lëre se e di kush je dhe të gjitha çfarë ke bërë e çfarë u ke bërë njerëzve të tu. Të gjithëve u caktoj se sa herë duhet të thonë “Falëmi Mëri” kurse ti duhet tu thuash 1000 herë faleminderit Izraelitëve!

– Izraelitëve zoti im?! Nuk po kuptoj?!

– Izraelitëve që më kanë gozhduar këtu, se të mundja, do kisha zbritur e do të të kisha q…. piiiiiippppppp

Lini një koment