Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Deklarata e ambasadorit William Wokerit, shefit të misionit verifikues civil të OSBE-së në Kosovë, ditën e nesërme më 16 janar 1999 pas masakrimit dhe ekzekutimit të 45 civilëve shqiptar në fshatin Reçak para gazetarëve: „Nga ajo që pash nuk ngurroj ta përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit !) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“ Masakrën e Reçakut krim kundër njerëzimit, e cilësoi ambasadori Wiliam Woker! Wokerin e dërgoi USA si engjëllin perëndia.
Masakra e Reçakut është një ndër krimet monstruoze të regjimit Milosheviqian, dhe e cila i hapi rrugën bashkësisë ndërkombëtare për një intervenim të mundshëm ushtarak, me qëllim që të shpëtohej popullata civile, e cila ishte cak i forcave policoro-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe. Kjo masakër trokiti në ndërgjegjen e burrështetasve botëror, të cilët s’munden të ndejnë duarkryq dhe të shikojnë prej së largu se si po masakrohet e shfaroset një popull i tërë, vetëm e vetëm se s´pajtohej me politikën shtetërore të kasapit të Ballkanit Milosheviqin, nënshtrimin dhe okupimin klasik, i cili, i përngjante një lloj apartheidit në mes të Evropës Jug-Lindore.
Rasti i Reçakut është rast unik i pa përsëritshëm dhe në vete përmban krimet monstruoze të pa para ndonjëher më parë, e që mund të krahasohen me krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Fillimisht në orët e hershme të mëngjesit kishin filluar granatimet me artileri nga anë të ndryshme siç ishin: Pishat, gështenjat, Rrasa e Çallakut dhe Çesta, pastaj hynë në fshat forcat kriminale policoro ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe të ndihmuar edhe nga serb lokal, të cilët nuk lan asnjë vend në fshat pa e kontrolluar, djegur dhe shkatërruar në aksionin e quajtur ”shfarosje”. Ndarja e burrave nga gratë dhe fëmijët të cilat ishim mbyllur në podrum, ndërsa meshkujt nxjerrur në oborre të shtëpive dhe ishin rrahur e maltretuar brutalisht duke i goditur edhe me kondak pushkësh, zinxhir dhe shqelma në ta, e më vonë edhe u likuiduan, derisa fëmijët dhe gratë e bënin të njëjtën gjë pasi që e ndienin gjëmën dhe piskamën e burrave, duke u rrahur e keqtrajtuar në mënyrën më mizore dhe barbare.
Kjo kishte ndodhur në Reçak, masakër dhe krim kundër njerëzimit.
Ja lista e atyre që u masakruan nga forcat barbare fashiste serbe:
1. Lute ASLLANI, 2. Banush AZEMI, 3. Ragip BAJRAMI, 4. Halim BEQIRI, 5. Rizah BEQIRI, 6. Zenel BEQIRI, 7. Lutfi BILALLI, 8. Ajet EMINI, 9. Bujar HAJRIZI, 10. Myfail HAJRIZI, 11. Skënder HALILI, 12. Haqif HYSENAJ, 13. Hajriz IBRAHIMI, 14. Hakip IMERI, 15. Murtez IMERI, 16. Nazmi IMERI, 17. Mehë ISMAJLI, 18. Muhamet ISMAJI, 19. Ahmet JAKUPI, 20. Eshref JAKUPI, 21. Hajriz JAKUPI, 22. Mehmet JAKUPI, 23. Xhelal JAKUPI, 24. Jashar JASHARI, 25. Raif JASHARI, 26. Shukri JASHARI, 27. Fatmir LIMANI, 28. Nexhat LIMANI, 29. Salif LIMANI, 30. Bajram MEHMETI, 31. Hanumshah MEHMETI, 32.Arif METUSHI, 33. Haki METUSHI, 34. Ahmet MUSTAFA, 35. Asllan MUSTAFA, 36. Muhamet MUSTAFA, 37. Sadik OSMANI, 38. Jashar SALIHU, 39. Shukri SALIHU, 40. Bajrush SHABANI, 41. Ahmet SMAJLAJ, 42. Sheremet SYLA, 43. Shyqëri SYLA, 44. Bajram XHELADINI, 45. Njazi ZYMERI.
Është ende e pa qartë se edhe pas 20 viteve kriminelët, të cilët masakruan një fshat të tërë ende 19 kriminel sa janë identifikuar si kryes së këtyre veprave jo njerëzore shëtisin të lirë dhe ende s´ju ka shqiptuar dënimi i merituar që për ne popullin e Kosovës e sidomos Reçakun është e pa kuptueshme, dhe që mbi të gjitha thyen dinjitetin kombëtar.
Apeloj te organet gjegjëse si ato vendore dhe ndërkombëtare, të cilat deri më tani kanë treguar neglizhencë, që ta marrin me seriozitetin më të madh hetimin e këtyre krimeve, sepse s´do të ketë paqe dhe qetësi në Evropën Jug-Lindore pa u dënuar krimi dhe aktorët e kësaj masakre, e cila u cilësua me emër dhe mbiemër: “krim kundër njerëzimit”- nga ambasadori William Woker.