
NGA: MAJOR NAZIF RAMABAJA.
Rrëfime nga bisedat me Enverin gjatë luftës në Dukagjin
Heroizmi i Enver Malokut u shfaq edhe në kohërat më të vështira gjatë luftës, dhunës dhe gjenocidit të nacional-shovinizmit serb mbi popullatën e Kosovës. Pata rastin të dëgjohemi nëpërmes lidhjes telefonike nga Zona Operative e Rrafshit të Dukagjinit (ZORRD), ku vepronim me njësitet Operative të UÇK-së, gjatë dërgimit të komunikatave dhe përkrahjes së pa rezervë që gëzonte presidenti dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Atë kohë në mjetet e informimit qarkullonte një debat i nxehtë në mes Fehmi Aganit (ideologut të formimit të grupeve të para mbrojtëse, të cilët kishin shkuar në Shqipëri në v. 1991 për ushtrime luftarake siç ishin: Sali Çekaj-udhëheqës grupi, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj, Sami Tahiraj, Osman Ferizi, Islam Visoka, Hysen Agushi, Shefqet Brajshori dhe shumë e shumë të tjerë, të cilëve ju kërkoj ndjesë në pamundësi për ti përmendur të gjithë pjesëmarrësit e grupeve të para ushtarake në këtë shkrim, në mungesë hapësire), i cili ishte në dijeni të plotë për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës e në kuadër të tyre edhe për njësitet Operative të UÇK-së dhe Adem Demaçit në radion Evropa e Lirë, për simpatinë dhe përkrahjen në terren që gëzonte presidenti Rugova, në njërën anë ishte Fehmi Agani dhe propagandës që e lansonte Adem Demaçi, duke pohuar të kundërtën dhe se presidenti Rugova ishte “president në letër” gjithnjë sipas Adem Demaçit.
Ky debat i nxehtë na shtyri që ti japim përgjigje Demaçit dhe të gjithë atyre që mendonin si ai, nëpërmjet komunikatave të 18 dhe 25 gushtit 1998 (shih arkivin e QIK-ut 18 dhe 25 gusht 1998) me të vetmin qëllim për ta njoftuar opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar me disponimin e popullatës së Lugut të Baranit dhe njësive operative të UÇK-së për ti bërë publike këto opinione nëpërmes Qendrës Informative të Kosovës, e cila ishte e vetmja mënyrë për ta lansuar këtë informatë, dhe e cila qendër mbante gjallë informimin objektiv e profesional përmes kryeshefit të kësaj qendre, atëkohë njeriut që pati guximin, kurajon për një informim korrekt, objektiv, profesional të drejtë dhe gjithëpërfshirës Enver Malokut.
Komunikimin e bëmë nëpërmes gazetarit Zekë Sinanaj më 17 gusht duke shkuar në shtëpinë e tij me shefin e informimit në Brigadën 131 Rrok Berishën dhe unë (major Nazif Ramabaja). Pas shpjegimit që bëmë në lidhje me qëllimin për kontaktimin me Qendrën Informative të Kosovës dhe shefin e sajë Enver Malokun, gazetari Sinanaj muar në telefon dhe filloj që t´ja sqaronte dëshirën dhe qëllimin tonë për çka edhe kishim trokitur në derë të Zekë Sinanajt që të kontaktojmë dhe komunikojmë drejtëpërsëdrejti me Enverin.
Pas shpjegimit të qëllimit tonë Enveri ishte i gatshëm që ti marrë shënimet fjalë për fjalë duke ja lexuat tekstin të cilin në një moment Enver maloku e ndërpreu Sinan Zeken duke i thënë: “Kush është ai komandant i njësiteve Operative në Lugun e Baranit, a bën ta di emrin e tij dhe të dal publikisht”, pas kësaj ndërhyrje të Enver Malokut mora telefonin dhe vazhdova bisedën me të duke i thënë se je duke biseduar drejtpërsëdrejti me komandantin e njësive Operative në Lugun e Baranit komandant Nazif Ramabajen informatë, të cilën e kërkove dhe e bëmë publike për ty personalisht, ndërsa ne ende s’kemi dritë jeshile të dalim në opinion haptas, për arsye të riorganizimit dhe ristrukturimit të njësive të UÇK-së në terren të filluar dhe ende të pa përfunduar, për këtë arsye ende s´mundemi të dalim haptas, por që ti tash e di se kush është komandues dhe udhëheqës i këtyre njësive operative në Lugun e Baranit dhe se informatën si të tillë mundesh ta publikosh sepse është 100 % e saktë.
Pranë tij ishte edhe një personalitet i njohur i krijimtarisë letrare, Rushit Ramabaja dhe Enveri më njoftoi se e ka pranë, e ai (Rushiti) kur e dëgjoi emrin tim, Enveri mi përcolli përshëndetjet e tija dhe duke më thënë se tash e kam të qartë se kush jeni, ndërsa më 25 gusht ishte Rrok Berisha i cili e dërgoi komunikatën drejtpërsëdrejti nëpërmjet lidhjes telefonike tek Enver Maloku.
Pas mbarimit të bisedës pata përshtypjen se Enveri ishte aq i lumtur dhe vërehej gëzimi i papërshkrueshëm i shprehur nëpërmjet lidhjes telefonike duke më thënë: se tash jemi të sigurt se ka kush na mbron, edhe ne kemi forcat tona mbrojtëse.
Me këtë dua të them se sa ishte i përkushtuar të dijë çdo detaj dhe imtësi në organizimin tonë luftarak, ato komunikata i publikoj në QIK më 18 dhe 25 gusht 1998, të cilat patën një jehonë të madhe në opinionin e brendshëm, por edhe në atë ndërkombëtar për faktin se në terren operojnë njësitet operative të UÇK-së dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dalngadal po ristrukturohet dhe institucionalizohet çka ishte parakusht për arritjen e synimeve tona shekullore çlirimin e Kosovës sonë të okupuar dhe robëruar nga nacional-shovinizmi serb më se një shekull. Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut është obligim i institucioneve të mirëfillta vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që dorasit të dalin para gjyqit dhe drejtësia ta thotë fjalën e vet duke ua shqiptuar dënimin e merituar, vetëm në këtë mënyrë do e lajm borxhin ndaj tij duke e kryer obligimin kushtetues dhe zbatuar ligjet në fuqi para shpirtit të tij, familjes dhe shoqërisë së Kosovës.