Kategori
Uncategorized

Çuditërisht, Edi Rama nuk flet kurrë për shtëpinë e tij në Durrës,

Pse Edi Rama e hoqi shatërvanin e qendrës historike të Durrësit

Kastriot Myftaraj/

Nuk është e vështirë që të kuptohet se heqja e shtatërvanit historik të Durrësit, të ndërtuar që në vitin 1928, nuk është një bëmë e kryetarit të sotëm të Bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dakos, por e Kryeministrit Edi Rama, i cili është kryetari i partisë me të cilën është zgjedhur Dako në krye të Bashkisë së Durrësit. Dakos as që do t’ i shkonte në mendje që të bënte një gjë të tillë pa urdhrin e Edi Ramës. Përse duhet ta bënte Kryeministri një gjë të tillë, do të pyesë shumëkush me të drejtë.

Durrësi mund të quhet si qyteti i origjinës së Edi Ramës.

Në këtë qytet, në Lagjen Kala, ka jetuar familja e Edi Ramës për tre breza, që nga stërgjyshi i Edi Ramës Grigor Rama, djali i tij Kristaqi i parë, më pas djali i këtij Vlashi, dhe i fundit djali i Vlashit, Kristaqi i dytë, babai i Edi Ramës. Çuditërisht, ose ndoshta jo, Edi Rama nuk flet kurrë për shtëpinë e tij në Durrës, e as është shqetësuar ndonjëherë për restaurimin e saj. As studiuesit dhe kërkuesit e oborrit kryeministror Artan Shkreli, Artan Lame, Auron Tare, nuk janë interesuar kurrë për këtë gjë. Me sa duket nuk kanë pasur nxitjen e Edi Ramës për ta bërë këtë gjë.

Duket se interesi i vetëm i Edi Ramës sa i përket origjinës durrsake të tij ishte që të zhdukte gjurmët e turpit familjar të tij, që kishte lidhje pikërisht me shatërvanin. Pas martesës së bujshme për kohën në Durrës të gjyshit të Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, që ishte shoferi personal i Presidentit dhe më pas i Mbretit Zog, me kamerieren e Pallatit të Zogut, Veronika Maria Kolombi, e njohur si dashnorja e Ahmet Zogut, gjyshit të Edi Ramës i ndodhi një incident që ka të bëjë pikërisht me këtë shatërvan.

Një mbrëmje vere, disa të rinj durrsakë, e kapën Vlashin dhe e hodhën në shatërvan duke i thënë që të lante atje turpin që kishte pranuar të martohej me dashnoren e Ahmet Zogut, madje të pranonte si të vetët edhe dy fëmijët e lindur nga kjo martesë. Ngjarja u bë shkak për krijimin e shumë barcoletave në Durrës.

I pari që u përpoq ta hiqte shatërvanin ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi, i cili kishte arsye të forta për ta bërë këtë gjë. Atë natë që babain e tij Vlashin e hodhën në shatërvan, ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga një festim me disa miq të tij- servilë zogistë, të cilët e kishin ftuar për darkë pas lindjes së djalit të tij të parë, që ishte pikërisht Kristaqi, për të cilin thuhej se ishte djali i Zogut.

Kristaqi i cili ishte skulptori i oborrit enverian, u përpoq që ta largonte shatërvanin me djallëzi, duke bërë projektin e një monumenti për Kryengritjen e Haxhi Qamilit, që do të vendosej në qendrën historike të Durrësit. Kulmi i suksesit të këtij rebelimi islamik, të cilin Enver Hoxha e shikonte si një lëvizje shoqërore progresive, kishte qenë pushtimi i Durrësit, kryeqytetit të Shqipërisë së kohës.

Prandaj, arsyetonte Kristaqi, Enver Hoxha do të pranonte me kënaqësi idenë e tij. Kështu zhdukej shatërvani i urryer. Por as Enver Hoxha nuk shkoi kaq larg, kështu që shatërvani shpëtoi paq. Atë e hoqi djali i Kristaqit, Edi, kur u bë Kryeministër.

Tani është thënë se shatërvani do të restaurohet dhe do të zhvendoset në një pjesë tjetër të qytetit. Por, siç e di mirë Kryeministri Rama, objektet e qendrës historike të një qyteti, nuk mund të zhvendosen kështu, duke deformuar urbanistikën historike të qytetit.

A nuk ishte vetë Rama që dikur, në nisje të karrierës së tij politike, si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ia filloi ndërtimit të kultit të tij personal me projektin e famshëm “Kthim në identitet” për qendrën e Tiranës?

Përse për qendrën e Durrësit duhet vepruar ndryshe? Merret vesh, për këtë ka vetëm një arsye, që të harrohen turpet e familjes Rama.

/Kastriot Myftaraj

Lini një koment