Kategori
Uncategorized

A ESHTE LLESHI FAJTOR NE KRIM ? Dialog me ish deputeten socialiste Ledi Shamku

A ESHTE LLESHI FAJTOR NE KRIM ?

Dialog me ish deputeten socialiste Ledi Shamku

Nga Mona Rusi/

Vajza u masakrua barbarisht në sy të nënës së saj dhe fëmijës së vogël edhe pse për mbrojtjen e saj ekzistonte në letër një Urdhër Mbrojtje.

Nuk flet për këtë fakt të rëndesishëm shoqja Ledi po hidhet degë më degë ?!

Se te thuash qe nuk je e vemendëshme dhe te shpëtoi ky fakt kaq zor ta besojë njeri që të njeh.

Anashkalimi pa një pa dy lidhet me miqësin dhe mbështtjen e familjes suaj për fajtorin kryesor – baronin e drogës, që edhe në këtë ndodhi ka “hisen e tij”. E mira do ishte të thoje dicka të pranueshme por dhe të vlefshme për ato që lexojnë postimin e bërë nga ish deputetja socialiste shoqja Ledi Shamku.

Se ti nuk je e një niveli me atë Albana Hoxhën gazetaxhien e Top-ti që dreqi e di ku i “nxjerr” lajmet.

Ti shoqja Ledi shkruan:

“Vëllai i burrit që s’është hyn në shtëpi, aty ku gruaja po ha darkën vetmitare me t’ëmën dhe vajzën e vogël, dhe e vret. Jo, më falni, nuk e vret, e vdes në dru me një shkop bejsbolli. Në dru e vdes deri sa ajo vdes se burri që s’është, ai i miellit, po vdiste nga dyshimet…

Ah moj Ledi, Ledi…leri specialistët të merren me veglat e ekzekutorit.

Publiku pret tjera gjera nga ju, nga unë apo të tjeraë njerëz që mund të hedhin dritë sa ta bëjnë tabllonë të lexueshme. Për këtë arsye duhet vënë gishti në plagë dhe jo të flasim si na e do mideja, a më keq si dëshiron iksi apo ypsiloni.

Le të flasim me thjeshtësi, por me përgjegjësi si njerëz që nuk u mungon as vetëdija dhe as kurajoja qytetare. Të flasim për fajtorin apo fajtorët e vërtetë.

Nga anët e burrit tuaj thuhet:

“Më i zi është gërgasi se dorasi”

Prandaj le të ndalojmë te gërgasi, te ai që me indiferencën apo moszbatimin e ligjit I jep mundësi dorasit kokë pa larë të kryej krimin.

Te Lleshua që duhet të zbatonte atë të flamosur Urdhër Mbrojtje. Se ajo cope letër duhet të ishte garancia e jetës së gruas që sot thirret “viktimë” .

Ledi, lëshon “ahe” e “uhe” përmes fjalive të gjata dhe rreket ta bëjë sa më të figurshëm përshkrimin e dhëmbjes njerzore. Por në fund nuk harron të na prezantojë shkakun e vërtetë që nxiti krimin.

“ Ajo kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.”

Lodhet Ledi deri edhe te detajet vrastare, si shkopi i bejsbollit apo thika e kriminelit, por vetëm atë të shkretë fletë ku shkruhet Urdhëri i Mbrojtjes nuk e gjen dot. …

Eh moj shoqja Ledi,

Ra ky mort vetëm se ai Urdhër Mbrojtje mbeti vetëm i shkruar në atë letër.

Një letër pa vlerë për Llesh Kimikun që i dërgon policët kudo ku ka nevojë mafia e drogës dhe jo ku kanë nevojë shtetasit shqiptar me taksat e të cilëve e trash qafën dhe zullumin ky lburracak injorant që nuk e mbrojti dot gruan e re, por e braktisi, ndërsa i dha mundësi kriminelit kokë pa larë të kryej aktin makabër.

Për mua vrasësi i vërtetë është Llesh Kimiku dhe Baroni i Drogës, ndërsa ekzekutori i krimit humbamenoja kokë pa larë.

Shoqja Ledi, nuk mund të them se ju mungojnë ndijesitë mëmësore në shkrimin tuaj. E kuptoj që ju vjen keq dhe ndjeheni ligsht nga kjo tragjedi.

Por sërish ka një ndryshim të madh mes nesh. Ajo qëndron në faktin se ju e anashkaloni fajtorin e vërtetë, ndërsa unë pikërisht aty e drejtoj gishtin.

Lini një koment