
Poezi Trishtimi per Femijen e Humbur .
Larg duart e pista, nga loti im.
Nuk qaj nga torturat, që më bën ti.
Por më qanë shpirti, për fëminë.
Ti kriminel…
Oh njeri pa gjak e shpirtë, ku e çove fëminë tim.
Boll kërkon të më qetësosh, me mashtrimet e tua.
Po ta them dhe njëherë.
Këto janë lotët për fëminë tim.
Dhe ti njeriu i pështirë, mos ma prek lotin tim.
Jam e fortë unë.
Oh skizofren.
Lotët bojë do i bej.
Në muret e burgut do shkruaj.
Ti kriminel i shekullit te zi, më more fëminë.
Rrobat qe ti mi gris.
Nga nervi jot i peshtirë, do i bej pikturë.
Ty do të pikturoj, me dhëmbët si vampirë.
Ti xhelati kësaj kohe të zezë.
Kurrë mbi lotin tim, s’do shkruash dot.
Akt akuzën tende, një ditë do e bëj pikturë.
Për në muzeun e krimeve të komunizmit.
Jo, kurrë loti im s’do të kënaq.
Loti im, eshte forca dhe frika jote.
E di unë… por e di edhe ti.
Ne të dy ja lexojmë karakterin njeri-tjetrit.
Tani u bëmë kundershtarë të vjetër.
Nuk ka më, të më njohësh dhe të njoh.
Ndryshimi jonë eshte se unë t’i them ne sy, se çfarë je ti.
Ti ke hurin dhe gërbacin.
Nuk di gjë tjetër, vetem të torturosh njerëzit dhe të bësh akt akuza me gënjeshtra.
E di mirë edhe qe jam kulake, sa dëshirë do kishe të lepihesha ty.
Të kërkoja falje, per ato që nuk i kam bërë kurrë.
Dhe kjo ty të çmend, qe unë kulakja jam me e fortë se ty.
Ndaj vazhdo…
Shkruaj të gjitha të zezat.
Mua nuk më tremb më, as burgu.
Mos u mundo të më korruptosh, se unë kam shpirtë oqeani.
Jo, si shpirti jot.
Ndaj, mos vështro mbi lotin tim.
Mos mendo, se më frikëson.
Nuk eshte lot nga frika jote, por eshte lotë dhimbje për ata njerëz që do arrestosh.
Dhe kerkon nga mua, të bëhem spiunia jote.
Jo kurrë.
Ke harruar, bija e kujt jam unë.
I atij qe jeten e çoj ne burg, por partinë tënde se deshi kurrë.
Ti kriminel, mendon se ma bere jeten me zhurmë e pa shpresë.
Por gabon…
Një ditë nuk do më akuzosh dot, se Zoti nga padrejtësitë do i jap nje rrugëzgjidhje.
Të të qërroj, nga kjo botë.
Këto sy që vajtuan kaq shumë, do ndriçojnë si yjet ne qiell.
Dhe shpirti do gëzoj e do lumturohet, si fëmija në krahët e nënës.
Edhe ju që më patë duke qarë.
Dikush fërkoj duart.
Dikush bëri sikur qau.
Dikush foli me gojën e tij të pistë, se kulakët e meritojnë të vuajnë.
Por, mos u kënaqi shumë, se loti është vesë e një shpirti që dhemb.
Sot qava unë, neser do qash ti.
Unë nuk gëzojë, ashtu si gezuat ju.
Por, nuk do rri pa ju thënë:
Qaj, se e qara ju bën mirë.
Të kujtoni, se sa shpirt zinjë jeni.
Kur nuk do ju harroj.
Të gjithëve ju, që hodhët gurë në rrugën time.
Jo, jo nuk ju kam inat.
Nëna me ka thënë:
” Injorantëve zemërohu aq sa të kuptojnë “.
Por dua te ju them, se loti qe rrodhi nga padrejtesitë tuaja, nuk do te thahet kurrë.
Por me nje ndryshim…
Se loti edhe qesh.
Loti eshte dhe poezi.
Loti eshte dhe roman.
Për një gjë më vjen keq.
Se loti im, do bej shumë lexues të qajnë.
| Barije Karabollaj |