
R A B I N D R A N A T T A G O R A (7 maj 1861 – 7 gusht 1941)
“Artist aristokrat” e kanë quajtur personalitete, studiues, biografë dhe opinioniste bashkëkohes dhe bashkekombas poetin e madh te Indise Rabindranat Tagora. Kjo mbart të vertetën se ai vinte nga një familje aristokrate dhe tregëtare nga gjyshi, që zotëronte prona në toka, pallate, koleksione sendesh të vyera që perbënin thesar. Para së gjithash, ai ishte i tillë se, si poet i madh, mbeti estet dhe individualist në vrullin e luftës çlirimtare mbarë popullore të cilën gjithmonë e simpatizoi. Ai bëri një jetë të tendosur, të ngjeshur me interesa të gjithanshme, por edhe me sakrifica dhe privacione të mëdha. Ai thoshte: “Mendimet në trurin tim më sillen rrotull si vargu i patave në qiell. Degjoj ferferimën, në fakt është zhurma e përplasjes së krahëve të tyre.”
Nuk kishte shok si estet Tagora.
Askush nuk mundi të lidhë mrekullisht fatin, historinë personale me atë të përgjithshme, tregimin e dashurisë së shkuar ta sjellë në kujtime me dhimbje të madhe, me pershkrimin e jetës së përditëshme të popullit punonjës.
Vërehet një ngjashmëri midis dy të mëdhenjve, kontë, në Rusi dhe Indi. Zamindari pasardhes i Tolstoit, cifligari i Bengalit Rabindranat Tagora, kaloi vendosmërisht në anën e të shtypurve, të të varfërve dhe të atyre që kishin fare pak pasuri. Mendërisht ai u shndërrua në një fshatar të thjeshtë, i angazhuar me punën e tij që jetonte larg, në fshat me të dashurën. Si Tolstoi, profetizonte jodhunën dhe mallkonte pasojat e qyteterimit.
Rabindranati e dashuronte atdheun e vet. Ai vuante kur ndjente rënkimet e Industanit, por nuk arriti ta shohë Indinë sa nje kontinenet, pa le më sa një planet të tërë. Të ardhmen e Indisë ai e shihte sikur po vinte duke lundruar mbi lumen Gang.
Besoj, shumë nga ju, të dashur lexues, e mbajne mend romanin e tij te famshëm “Stuhi ne Gang”. Gjithashtu, ju kujtohet, besoj, përmbledhja e famshme me lirika “Kopshtari”, zbukuruar kopertinën me portretin e tij në pleqëri të thellë! Nga ky vellim kam ngulitur konceptin e poezisë lirike.
Ne vitin 1913, për permbledhjen poetike “Gitanxhali” (Kenget e vuajtjeve) që e pati përkthyer vetë në anglisht, meritoi çmimin Nobel. E meritoi kur veprat e tij më të mira nuk ishin shkruar. Një histori e tillë kishte ndodhur edhe më parë me Tomas Mann.
Shkelqimi i këtij poeti në perëndim u konsiderua si zbulim i ri i Indise. Ai dhe bashkëkohesit e tij përbënin një konstelacion figurash: Tagora – Ghandi – Vivekhanandi . Në ndryshim nga ekuivalentet e tij, Tagora ishte edhe shkrimtar. U bë poeti më i madh me të cilin India u prezantua para botës ndër shekuj. Ai u bë trashëgimtari i ligjshem i vlerave të poezisë klasike, i traditave te saj
Per poezine e Tagores kane thene: “Ngjyrat e ketij kopshti kurre nuk zbehen, kurre nuk derdhen, kurre nuk vyshken.”
Rabindranat Tagora gjate jetes se tij shkroi, pothuaj, dyzet vellime me poezi qe pasqyrojne nje game te jashtezakonshme tematikash e problemesh. Po kaq te larmishme jane dhe teknikat e poetizimit.
Eshte romantik, pastoral, realist. Eshte mbeshtetur ne krijimtarine gojore popullore te Indise. Eshte shume e pasur krijimtaria e tij ne proze me tregime, novela, romane, drama, memuare, studime e traktate.
Shijoni dhe gjykoni një poezi nga Rabindranat Tagora.
N E L I R I
Përplasin derën, shohin në dritare.
…….. Shtrembërojnë gojën keq.
Kalon një vajzë poshtë e s’ka marre,
…….. Kjo botë u bë për dreq!
O ju familje që rrotull më jeni,
…….. Kjo vajzë ç’e do nderë?
Në turli leckash ku nuk rri as qeni
…….. S’e ka për gjë të flerë!
Më të përndershmit që qyteti ka
…….. “Turp, i thonë, e pafytyrë!”
Me veshjen pluhur shkon, për gjë s’e ka,
…….. Mes njerzve si lëtyrë.
Kush e vështron s’i bën zemra të thotë
…….. “Ç’e fresket luleshtrydhje!”
Po të kam shpirt, o zemër, në k’të botë
…….. Ti ec pa patur ndrydhje!
Te dy u gjendëm rastësisht kaq’ pranë
…….. Në rrugën që prej jete.
K’të poç që mjaltin brenda po e mban
…….. Ku vajte dhe e gjete?
E shoh, ti ardhe por, nuk bej çudi,
…….. Nga ndjenjat s’ gjej derman.
Nuk dua çmim të enës me flori,
…….. Por doçkën që e mban!
Të byzylykeve s’dua tringëllimin
…….. Se s’kam ndërmënd për valle.
E buta ëndërr sot po bën kalimin
…….. Në zemrën plot me halle.
Nuk ke stoli? Aspak nuk të prish punë,
…….. Shkëlqimi bosh ka vlerë?
Kjo bukuri nuk mundet, s’ fshihet dot
…….. Sado pluhur t’i bjerë.
Të ndjekin qentë e stanit gjurmës pas,
…….. Të ndjekin kush me parë.
Pranë kalit ndodhesh, këmbkat i përplas
…….. Dhe hop! shalon samarë.
Të hidhesh përtej lumit nuk ke frikë
…….. Në rrugën për gjëkundi.
Kullojnë çorapkat barit pikë-pikë
…….. Dhe breçkat pak përfundi.
Kaushkat me piper i numëroje,
…….. I shisje në pazar.
Në anë të rrugës kalin s’e harroje,
…….. I jepje pakëz bar.
Kur shirat zinin endeshe në fusha,
……. Këmbkat baltë trazonin.
Kapele mbaje, por të lagej gusha,
…….. Çurkat ta qarkonin.
E në të pjeksha, në një rastesi,
…….. Sapo të dalç nga porta,
Të më takosh aspak droje mos ki,
…….. Mos ki qeder nga bota.
Ndonjë familje vëngër do të shohë.
…….. Edhe po pa, e ç’farë?
O zemër, shpirt, jetimja ti e vogël,
……… Ti ke lirinë të parë!
E perktheu Ligor S. Prifti
Nikollaj Rubcov (1936 – 1971)
Rruges kur dal nga shtepia…….
Në botë veç erës s’dua tjeter gjë.
Dhimbshëm si qan, rënkon dëgjoj atë!
Prej dhimbjes si të qajë bëj çudi.
Të mbrohet nga mundimi s’do a s’di?
Erë, erë! Në vesh më ulërrin!
Si shpërthen e nxjerr çfar’ shpirtin ma grin!
Cfarë s’mundim vetë ndihmë na jep era.
Për t’i thënë botës ca nga tonat vlera.
Mirnjohje erë, ta degjoj renkimin,
Pasi të mundon,të jep lehtësimin.
Të falem erë! Brengës i lektisur!
Si ti, dhe unë strehzën kam braktisur.
Dhe shpirti, si ti, mundet të rënkojë.
A mundet më pas vetë të shpëtojë?
Pa shpresë vazhdon rrugën që ka nisur.
Rënkon e s’pushon jetën rokullisur…
E perktheu Ligor S. Prifti
KOSTANDIN SIMONOV (1915 – 1979)
* * *
Të nëndetses tonë mbi të zezën shpinë,
Venera del, një yll që të mahnit.
Me mall për gratë që na dogjën gjinë
I themi: “Hyrë brenda e na ndrit!”
Ajo, si ti, po ngrihet me ngadalë
Dhe vrapin prish të trupave qiellorë,
Të tjerë yj e ndjekin gjith më pranë
Sa frikë kam se të kapin me dorë!
Ata ndriçojnë të frikur, e të druar.
Një nga ata të jem nuk jam i prirur;
Aty në qiell ndenjshin më të afruar
Se unë në tokë prej teje i shpërfillur!
Unë nuk i shmang rreziqet e ksaj bote,
Nuk mund të dridhem si ata, i mpakur.
Ti bëju yll të biesh ktu në tokë
E të të pres lëshohu duart zgjatur!..
Në qiell gratë i duan nga mërzia,
Prandaj i lenë të zbresin midis nesh…
Ti rënç në tokë drejt në krah’t e mia,
Dhe pse s’jam yll leshohu se të pres.
. . . . . . . . . . E perktheu Ligor S. Prifti
Aleksander Sergejeviç Pushkin(1799 – 1837)
……..Talismani im
Ti bëmu mbrojtës, talisman,
Në ditët kur do jem përndjekur,
Te dhimbja, brenga peng i mbetur,
Ke ditë në trishtim më mban.
Me pezm kur fryn mbi oqean,
Kur rreth vijnë valët inatçore,
Dhe retë dyndin aq mizore –
Ti bëmu mbrojtës, talisman.
Visesh të huaj të paanë
Në gji të brengës vetmitare,
Në kulm të luftrave vrastare –
Mu bëj ti mbrojtës , talisman.
Mashtrimi i shenjtë që libri mban,
Ky yll magjik që shpirt ka ndritur
Ndëroi qimen për tu shitur
Më mbro nga ky, o talisman.
,
Ky shekull – që zemra më qan-
Kujtimet mos na i plagosë,
Dëshira, shpresa mos na sosë,
Më mbro nga ky, o talisman…
……… * * *
Aq shumë ju kam dashur sa dhe sot
Kjo dashuri në shpirt më rri kleitur;
Ajo s’ do doja t’ju mërziste kot
S’do doja t’ju trishtoj, t’ju shoh venitur.
Në heshtje ju kam dashur, dhe pa shpresë,
Prej xhelozisë e drojtjes lodhur tepër;
Me shpirt ju doja, me delikatesë,
Kështu, o Zot! u dashurofsh nga tjetër.
………..Përgjërim…………..
Në është vërtet se në mesnatë,
Kur prehja poshtë bjer njerinë,
Kur hëna rrezet hedh nga lart
Mbi rasa varresh të lëpijnë,
Në atë kohë, nëse vërtet,
Gjith varret bosh mbeten, të shkretë
I them kur hije shoh Lejlanë:
Këtu më ke, më eja pranë!
Mu shfaq, o hije, bëmu dritë
Si dhe dikur, kur s’qemë ndarë,
Ti ditë dimri me okitë,
Nga brenga e fundme plagët marë.
Si yll i largët, i paanë
Si zë i lehtë a si fllad,,
Si një fantazmë a lugat,
Pa droje eja, më ke pranë!
Po të thërres për jo gjë tjetër,
Por të qortosh ti ligësinë
Që mikut tim m’i mori jetën,
Jo te rrefesh në varre ç’rrinë
Dhe as sepse, ngandonjëherë
Më bren dyshimi, shumë më breu!
Të dua si dikur… at’herë…
E të bësh ç’mos, te unë kthehu!
I përktheu Ligor S. Prifti
ADOLF P. SHVEDCIKOV
——-Poet rusoamerikan. Inxhiner kimist por dhe krijues ne poezi, perkthyes i saj nga gjuhet e huaja ne ate ruse. Eshte antar i forumeve nderkombetare te poezise. Eshte mbeshtetes i poezise te lloit klasik me meter dhe rime. Dallohet per mjeshteri dhe finese.
Lexoni e shijoni pese lirika nga ky autor bashkekohor.
——————- 1 —————–
O fryme e bukurise, kudo pikon,
Une nuk te shoh ku nis, ku ke mbarim:
Ne arin e drenushes qe verbon,
Mbi barin kur e shkel me ledhatim,
Ne spektrin e ylberit fill ne vere,
Mbi bohcet qe frymojne sapo gdhin,
Te me besosh, pa ty, jo, asnjehere
Ne bote nuk do kish, pervec renim.
—————–2——————–
Me duken nsyte e tu … sa ligjeronjes!
Kur ti veshtron s’me lipset asnje fjale,
Te qeshur jane, te trembur, dhe trishtonjes,
Gjithshka e gjen ne ta, pusin edhe male.
Te gjitha ndjenjat qe te ngrehin shqote
Une i lecit pa zor ne syte e tua,
Ma nxjerrin qarte shpirtin tend ne dore,
Nje buzeqeshje flatra eshte per mua..
Me ngjajne kadife k’ta sy, te bute,
Por nje elmaz ronitin neper lot…
Jane oqean k’ta sy, te thelle pa fund,
I bruzti qiell dhe nata fle ne to.
—————–3——————–
Era shpaten nxorri, griu rete
Edhe nxorri diellin nda rrethimi.
Kaltersia shpejt u derdh ne kreshte
Te na kthehet shpresa dhe besimi.
Shpejt, ne cast, cdo gje u be e bruzet,
Por dhe syte e tu me blu u bene.
Zbathur shkelje barin, supeve me bluze,
Kaq te lumtur kurre s’kishim qene.
—————-4———————–
Prita gjate dericka te trokiste
E te qante dhimbshem me renkim,
Por kermilli kohe mezi reshqiste –
Pikerisht per kete ndjeja gezim.
Me ne fund ti erdhe dhe ndryshoi,
Tu renqeth mendafshi neper shtat,
I pafund nje gaz me gjalleroi,
Permbi re e gdhiva naten, lart.
S’te harroj askurre se me tjeter
Kaq me fat te isha s’kish se si,
Ma ndryshove krejt jeten e vjeter,
Tani jam ne paqe, lumturi.
—————5—————
O bije ujrash te magjishme,
O e hatashmja ti Najada,
Se fundmi erdhi rradha ime –
I dashurise fat qe pata.
Prej zemre kenge me kendo
Tek loz me valen ledhatare,
Une tendi jam, me thirr, ne do
Se jo-ja eshte vdekja tinzare.
Me ler te prehem permbi gjire,
Te trupi i derdhur te rri cikur
Edhe te tretem, s’ka me mire,
Sa flaka ende s’me eshte fikur.
I perktheu Ligor S. Prifti
Dy lirika nga nje anglez i madh – John Donne (1572 – 1631)
1. Magji me portretin
C’po shoh keshtu? Ne syte e tu
Ne zjarr portreti im ka rene e zhytet;
Me poshte, pas faqes ne nje lot aty
Fytyra ime mbytet.
Mos ke ndonje mendim,
Te vrasesh do portretin tim
Dhe une te ik andej nga nuk ka kthim?
Mi jep per leng t’i pi k’ta lot,
Qe frika shpirtin dot mos ma trazoje.
Ta mbart me vete k’te djegie te forte,
Portret per te mos egzistoje.
Ore asgje! Vec nje i shkrete:
Ate ne gji e ke perjete,
Kjo s’eshte magji, kjo eshte e vertete.
2. Psheretima e fundit
Kete te hidhur puthje e nderpri
Qe qas dy shpirtra e s’i mban dot prane.
T’ia mbathim! S’ka pa ndarje dashuri,
Ta gjejme lumturine sikush menjane.
Ti mos iu tremb humneres me vertik
Se vdekja s’eshte me e rende nga fjala ik.
Ti ik! Kjo fjale ne s’eshte plumb qe vret
Me thuaj ik dhe une kam per t’ia mbathur.
Ne se kjo vret – mbi mua befte efekt
Veprofte me ndershmeri, pa u luhatur.
Nisma plumbin ik vone sa pa qene
Dy here te vdes – qe ik dhe i perzene.
I perktheu Ligor S. Prifti
MARINA CVJETAJEVA (1892 -1941)
. . . . Që në rini bëri profecinë se poezia e saj do iu binte në dorë
njerzve si një “verë e vjetër” dhe nuk gaboi, vecse u realizua
ca von, pas vdekjes. Si bija e një profesori në universitetin
e Moskës dhe e një pjanisteje të njohur e shkollës
së Artur Rubinshtejn, Marina ishte paisur me kulturë të gjerë
por dhe me maniera prej kokete dhe me pas edhe me prirje liberale.
Gjatë viteve të gjimnazit bëri shumë udhetime në mjaft vende
të Europës perëndimore. Dalngadalë kornizat e jetës filluan t’i rrinin
ngushtë gjersa i shpertheu si gjeni rebel.
Niagara e pasjoneve të saj, e dalë në liri, i shpërtheu
barjerat e klasicizmit dhe kështu u formua treshja e novatorve
të poezisë ruse – Majakovski, Pasternaku, Cvjetajeva.
Ndërsa Majakovski edhe qeshte me shpoti në lidhje me Pushkinin,
ajo, Cvjetajeva, bënte be për koken e tij dhe e quante
të dashurin e saj të fshehtë. Poezinë e Marinës e quanin
me muskuj prej hedhës çekiçi, ndërsa ndjeshmërinë filigram.
Në se Ahmatovën e quajten mbretëresha e poezisè ruse,
Cvjetajeva qèlloi tè jetè princesha e saj. Pasi u këndoi të bardhëve
në librin “Stani i mjelmave”, ajo emigroi bashke me të shoqin;
aty, në emigrim u duk se nuk ishte aq “e bardhë”, iu desh
të jetonte në varfëri e të kërkonte fustan hua në raste promovimesh.
U kthye në Rusi jo për nostalgji, por nga dëshpërimi. Atë as e vranë,
as e arestuan, asaj i krijuan një jetë tepër të mundimshme –
filluan t’i arestojnë të afermit, të dashurit e saj.- burrin,
vajzën, motren. Krijimtaria nuk i botohej. Pasternaku. kur e përcolli
në evakuim, i dha një copë litar të lidhte valixhen.
Tek po punonte si pjatalarse në një klub shkrimtarësh, e lodhur,
e denigruar e shumë në dëshpërim, me këtë copë litar,
në një kthinë u vetëvar: gratë e shkrimtarve e quanin si spiune
të gjermanve.Vendvarrimi me shtatoren e saj sot janë shnderuar
në vend pelegrinazhi.
Per poezine e saj mund të flitet gjatë, por, me shpresë, për herë tjetër.
* * * faqe 276
Sa shumë syresh ranë në ktë humnerë
Që para nesh shpaloset!
Do vijë dita un’ të behem erë ,
Hija të më soset.
Gjithshka do mpihet ç’shkoi këngë e luftë,
Që ndriti dhe u shëmb:
Blerimi i syve, dhe zëri i butë
Dhe floku ar që çmënd.
Sëmbim në gji do sjellë jeta e shkuar
Dhe ditët mallvesitur.
Sikur në qiellin yjeprushëruar
Me ëndrra mos jem ngjitur.
* * *
Unaza tringëllin, e më kërkon,-
T’i jem përjet’ besnike, jo në letër.-
Fytyra e tij e mprehtë të kujton …..?
Veç shpatën, asgjë tjetër.
Të heshtur e ka gojën, cepat pjerrur,
Dhe vetullat magjike për torturë.
N’atë fytyrë tragjikisht perzjere
Gjak pa u holluar kurrë.
I hollë, thua thupër, krejt i brishtë.
Nën krahët e vetullave të ndera
Dy sy të bukur sheh, aspak të trishtë
Thellë në dy humnera.
Do jem e ksaj fytyre kalorsiake.
Gjithkujt që vdiq pa bërë syri tërr,-
Të tillëve – në kohra demoniake –
U thurin stanza – kokën në satër.
* * * faqe 279 (IV)
Dhe zemra gjen, si lule aromë fushe,
Vështrime ka, si zjarr flakëmbuluar…
Dhe gojë gjen me buzë gjarpërushe
Me cepat shkaras, lëng duke lëshuar.
Rastis dhe gra me flokët stil buqetë,
Erashkèn tundin, vdekjen mbajnè pranè.
Janë çupèlina por, vallë, persè,
O shpirt, të kam si kalama spartan?
* * *
Unë ndjehem mirë që s’vuani për mua,
Dhe më pëlqen që dhimbje për ju s’kam,
Që asnjëherë lëmshi i rëndë i dheut
Nga trokthet tona s’do kërkojë derman.
Do më pëlqente t’isha për tu qeshur –
E shthurur, por veç fjalët t’i kurseja,
Mos qaja, dallga shpirtin kur t’ma mbyste,
Gjëkundi duartt dridhshëm kur t’i ndjeja.
Do doja, sinqerisht, përpara meje
Një tjetër të qafoje pa teklif,
Në ngasje mos më shty në zjarr të ferrit
Të bëhem shkrumb se, thjesht, nuk mund t’iu puth. !?
Ju emrin tim të brishtë, vogëlush,
Mos e përmendni kurrë, larg nga buja…
Se asnjëherë në qetësinë e kishës
Për ne s’do thonë fjalën alelluja!
Me shpirt e zemër ju falenderoj
Që ju, – o zot, nuk mund t’i jap shpjegim! –
Kaq shumë më doni: për të natës prehje,
Për pak takime netëve pa kthim,
Për pak shëtitje që s’i bëmë nën hënë,
Për djellin që mbi krye s’e patëm kurrë,
Se ju për mua s’vojtët asnjëherë,
Dhe unë per ju, që s’mundem t’iu kem burrë!
* * *
Kapotat tuaja shkopsitur,
Vela anijesh na kujtonin.
Dhe zilkat, shporat*, i juaji zë
Në qiell ushtonin.
Me sytë e ndritur si brilantë,
Që çanë në zemra monopat –
Qenë ata, të hijshmit frantë**
Të kohëve larg.
Me at’ vullnetin e furishëm
Ju mposhtët zemra dhe shkëmbinj, –
Ju ishit mbretër në fushëbetejë,
Iskra – në vallzim.
Iu mbrojti dora e shenjtë e Zotit
Dhe zemra e nënës si pranverë
Dje ishit çuna çamarokë,
Sot – oficerë..
Për ju nuk kishin maja malet.
Krodhën e thatë hanit naforë,
O ju, djelmosha gjeneralë
Me fat kurorë!
*shporë – paisje metalike anash takës së çizmës te kalorsit,
me të cilat godasin kuajt e i nxisin të vrapojnë më shpejt.
**frant – Nga gjermanishtja Freund (mik) ka hyrë
në trajtën frant në rusisht nëpërmjet polonishtes.
I veshur shik, sipas modës, në mënyrë kalorsiake.
Eshtë në traditën e poetëve që t’i kushtojnë poezi njëritjetrit,
idhujve të tyre e veçanrisht figurave më të ndritura të poezisë.
Edhe Marina Cvjetajevës një poet i njohur i ka dedikuar
këtë poezi të bukur, krahas shumë të tjerve. Ky poet është
Georgij Adamoviç (1892 – 1972)
. . . Kujtimit të M. C. (Marina Cvjetajeva )
Të flisnim sot do qeshë me fat, Marina!
Në gjallje nuk mu dha. Sot s’rroni më.
Dëgjoj një zë, më vjen një klithmë mjelme,
Për gjëmë a triumf, ç’të jetë ky zë?
Në gjallje nuk mu dha, por nuk kam faj.
Për vargje ftesa na qëlloi ferr.
S’e fsheh, me gaz kur hyra brenda saj
E pashë, të dilje ish edhe më tmerr.
Nuk pata faj. Sa dhimbje ka kjo botë.
T’iu bëj me faj dhe juve unë s’mund.
Gjithshka ish rastësi, gjithshka e kotë.
Të rrosh është mrekulli,
. . . . . . Për ne i zi ky fund.
I përktheu Ligor S. Prifti
Lexoni poemën “Ne jemi shtatë” nga William Wordsworth dhe shqipërimin tim në vijim…..
Folësi e nis poemën me pyetjen se “ç’duhet të dijë rreth vdekjes një fëmijë”. Vajza e vogël në fillim duket sikur kupton shumë pak, dhe duket pothuasjse mohuese ndaj vdekjes së motra-vëllezërve të saj, duke vazhduar të kalojë kohën me ta, madje edhe duke u kënduar. Por, nga fundi i poemës, lexuesi përfton ndjenjën se, me shumë gjasë, vogëlushja kupton më shumë rreth jetës dhe vdekjes sesa vetë burri me të cilin ajo flet. Ajo refuzon brengën dhe nuk i flak të ndjerët jashtë jetës së saj. Përkundrazi ajo pranon se gjërat ndryshojnë, dhe vazhdon të jetojë e lumtur aq sa mundet.
We Are Seven
By William Wordsworth
1770 – 1850
– – – A simple Child,
That lightly draws its breath,
And feels its life in every limb,
What should it know of death?
I met a little cottage Girl:
She was eight years old, she said;
Her hair was thick with many a curl
That clustered round her head.
She had a rustic, woodland air,
And she was wildly clad:
Her eyes were fair, and very fair;
—Her beauty made me glad.
“Sisters and brothers, little Maid,
How many may you be?”
“How many? Seven in all,” she said,
And wondering looked at me.
“And where are they? I pray you tell.”
She answered, “Seven are we;
And two of us at Conway dwell,
And two are gone to sea.
“Two of us in the church-yard lie,
My sister and my brother;
And, in the church-yard cottage, I
Dwell near them with my mother.”
“You say that two at Conway dwell,
And two are gone to sea,
Yet ye are seven! I pray you tell,
Sweet Maid, how this may be.”
Then did the little Maid reply,
“Seven boys and girls are we;
Two of us in the church-yard lie,
Beneath the church-yard tree.”
“You run about, my little Maid,
Your limbs they are alive;
If two are in the church-yard laid,
Then ye are only five.”
“Their graves are green, they may be seen,”
The little Maid replied,
“Twelve steps or more from my mother’s door,
And they are side by side.
“My stockings there I often knit,
My kerchief there I hem;
And there upon the ground I sit,
And sing a song to them.
“And often after sun-set, Sir,
When it is light and fair,
I take my little porringer,
And eat my supper there.
“The first that died was sister Jane;
In bed she moaning lay,
Till God released her of her pain;
And then she went away.
“So in the church-yard she was laid;
And, when the grass was dry,
Together round her grave we played,
My brother John and I.
“And when the ground was white with snow,
And I could run and slide,
My brother John was forced to go,
And he lies by her side.”
“How many are you, then,” said I,
“If they two are in heaven?”
Quick was the little Maid’s reply,
“O Master! we are seven.”
“But they are dead; those two are dead!
Their spirits are in heaven!”
’Twas throwing words away; for still
The little Maid would have her will,
And said, “Nay, we are seven!”
*******
Ne Jemi Shtatë
Nga William Wordsworth
1770 – 1850
– – – Një fëmijë i thjeshtë,
Që lehtësisht qetëson dihatjen,
Edhe ndien jetë në çdo gjymtyrë,
Çfarë i duhet të dijë për vdekjen?
Takova një vajzë t’vogël shtëpize:
Më tha se ishte pothuajse tetë;
Kish flokë të dendur degë drize
Mbledhur rrethkokës së kaçureltë.
Kishte aromë fshati e pylli,
Dhe ishte veshur me hijeshi:
Kish sy të bukur, më t’bukur se ylli;
– Më mbushi me plot gjallëri.
“Vashë e vogël, vëllezër e motra,
Sa mund të jeni bashkë me ty?”
“Shtatë, tha jemi gjithsej shtatë kokrra,”
Dhe me çudi m’vështroi në sy.
“Ku janë ata? t’lutem ma thuaj.”
Ajo u gjegj, “jemi shtatë vërtet;
Dhe dy nga ne në qztezën Konuej,
Dhe dy kanë ikur në det.
Dy nga ne shtrirë n’oborrin e kishës,
Janë vëllai dhe motra ime;
Dhe në shtëpizën e oborrit të kishës,
Banoj pranë tyre me nënën time.”
“Ju thoni dy në qytezën Konuej,
Edhe dy kanë shkuar në det,
Si jeni shtatë! Të lutem ma thuaj,
E ëmbla vashë, ma thuaj si mundet.”
Përgjigje e Vashës m’erdhi në vesh,
“Jemi plot shtatë vajza dhe djem;
N’oborr të kishës rrinë dy prej nesh,
Nën oborr të kishës ku ka një pemë.”
“Vrapon përreth, o Vogëlushe,
Gjymtyrët e tua janë gjallë për besë;
Nëse dy shtrihen në oborrin e kishës,
Ju atëherë jeni veç pesë.”
“Ja varret shihen janë në blerim,”
Seç m’u përgjigj e mitura Vashë,
“Dymbëdhjetë hapa nga pragu im,
Dhe rrinë pranë ashtu siç thashë.
“Aty çorapet shpesh i kam thurur,
Edhe shaminë e zbukuroj;
Aty përdhe unë rri e ulur,
Edhe një këngë u këndoj.
“Dhe shpesh sa dielli perëndon,
Kur është dritë dhe bukuri,
Në tas të vogël me supën tonë,
Aty ha darkën jo në vetmi.
“Dhe vdiq e para motër Xhenia;
Rrinte në shtrat duke lënguar,
Derisa Zoti e lehtësoi nga dhimbja;
Dhe shkoi përtej për t’u amshuar.
“N’oborr të kishës e shtrinë aty;
Edhe kur bari na u tha,
Rreth varrit tok loznim të dy,
Unë edhe Xhoni im vëlla.
“Edhe kur toka me borë zbardhonte,
Kur mund të vrapoja për të rrëshqitur,
Vëlla Xhoni u detyrua të shkonte,
U shtri dhe pranë asaj rri ngjitur.”
“Sa jeni ju atëherë,” e pyes,
“Nëse të dy janë n’Perëndi?”
Vasha e vogël u gjegj serbes,
“Zotëri! jemi shtatë përsëri.”
“Por janë larguar, të dy të vdekur!
Shpirtrat janë lart në Perëndi!”
Po flakja fjalët; më kot vërtet
Vasha e vogël kish amanet,
Dhe tha, “Jo, shtatë jemi përsëri!”
*******
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 24 prill 2017
EFIM BERSHIN (1951)
……Poet, publicist, kritik letrar dhe prozator.
Vëllimet poetike më të përmendura të tij janë “Dëborë mbi Peçora”,
“Ishujt”, “Ashkla”, si dhe librat në prozë “Fusha e egër”, “Të lindurit e jashtëligjshëm”. Krijimtaria e tij është më e gjërë se kaq.
* * *
Nje farmaci, kanal dhe… natë.
Te ura e gurtë një pazar.
Rudha e ngrirë në kanal te akullt
që mbyt shtëpinë
ngjet me litar.
Një qen
rrëmon si në kuti votimi;
të shtrembëra si thika banditesh,
rruget kudo i zvarrit mundimi
natën e zezë të lindjes së Krishtit.
E di, mik?
Eja mihim poezi,
si qeni me putrat mih në dëborë.
Dhe, sakën se flet!
Vetëm ulërri,
ta ngrehim lart
te gremisurin,
Shekullin e gjorë.
* * *
Me që dëbora zbardhi korbin,
kur ish mbi kryq mbi ajodhimë,
boshlleku u mblodh dhe brenda rodhi
Si nëpërmjet të hinkës brimë.
Mbuluar sytë me kanavacë
Nga kto re bore ku s’ka tërfil,
Në fushë zbardhnin dy krevatë,
Një palë opinga e një kandil.
Mezi ne bredhin e stolisëm.
Gjersa u gdhi debora vuu!
Nga këmbë korbash u sajuan
Ca zhgaravina kuturu.
* * *
Na fton t’ia mbathim nje bori
Brigjesh të largët turavrap..
Unë piramidë plep i thatë
Në breg për vdekje ngulur ri.
Fiksim hapsira. Se ajo
i ndjell me forcë e pasjon
vetem ata që jashtë saj
nga kjo e drejtë i privon.
Medalja gjethe prej zverdhimit
në baltra rrugësh bie atdheut.
Më larg s’i mundet fluturimi ,
gjer në kufi… e i falet dheut!
– – – – – -I përktheu Ligor S. Prifti
Poezi nga PJOTR CAJKOVSKI (7 maj 1840 – 6 nentor 1893)
Eshte kompozitori rus i periudhes se vone romantike. Shume prej veprave te tij jane midis atyre me me shume popullaritet ne bote. Muzika e tij shenon fillimet e ndikimit te muzikes ruse ne ate boterore. Veprat e tij me te njohura jane: Arrthyesit, Liqeni i mjellmave, Uvertura 1812, Romeo dhe Zhuljeta si dhe shume uverturav te tjera, arie te famshme, simfoni dhe kenge. Operat e tij mbajne per libret subjekte nga vepra autoresh shume te njohur si Eugjen Onjegin te Pushkinit dhe Vajza e Orleanit – poema e famshme e Volterit kushtuar Zhan Darkes. Ishte personalitet me culture te larte e me interesa te gjera… Kishte passion letersine dhe ka lene pas nje krijimtari modeste ne sasi ne gjinine e poezise. Lexoni nje lirike te bukur meditative kushtuar pejsazhit pranveror tani, kur dhe tri ditet e plakave kane kaluar dhe pranvera sa vjen dhe perflaket me shume.
Pranveren pres. Papritur magjistarja mbrin.
Savanin pylli flak e tenden ngreh per hije.
Perrenjte rrjedhin, zabelet oshetijn’
Ne fund dhe dita sos me pamje miresie.
K’te shteg e njoh, o pyll,me shpejt ndaj tij te turrem.
Mos valle mu permbushen endrrat vegimtare?
Po, po! Ndaj tokes duarlidhur, me perulje,
Dhuraten ia pranoj pranveres magjistare.
Pejsazh! Perse keshtu e deh veshtrimin tone?
Me ngjyra te pashoqe e me aq stoli
Te tjera lule ka qe feksin e verbojne
Por, s’e kane tenden misteriozen bukuri.
E perktheu Ligor S. Prifti
Poezi nga PJOTR CAJKOVSKI (7 maj 1840 – 6 nentor 1893)
Eshte kompozitori rus i periudhes se vone romantike. Shume prej veprave te tij jane midis atyre me me shume popullaritet ne bote. Muzika e tij shenon fillimet e ndikimit te muzikes ruse ne ate boterore. Veprat e tij me te njohura jane: Arrthyesit, Liqeni i mjellmave, Uvertura 1812, Romeo dhe Zhuljeta si dhe shume uverturav te tjera, arie te famshme, simfoni dhe kenge. Operat e tij mbajne per libret subjekte nga vepra autoresh shume te njohur si Eugjen Onjegin te Pushkinit dhe Vajza e Orleanit – poema e famshme e Volterit kushtuar Zhan Darkes. Ishte personalitet me culture te larte e me interesa te gjera… Kishte passion letersine dhe ka lene pas nje krijimtari modeste ne sasi ne gjinine e poezise. Lexoni nje lirike te bukur meditative kushtuar pejsazhit pranveror tani, kur dhe tri ditet e plakave kane kaluar dhe pranvera sa vjen dhe perflaket me shume.
Pranveren pres. Papritur magjistarja mbrin.
Savanin pylli flak e tenden ngreh per hije.
Perrenjte rrjedhin, zabelet oshetijn’
Ne fund dhe dita sos me pamje miresie.
K’te shteg e njoh, o pyll,me shpejt ndaj tij te turrem.
Mos valle mu permbushen endrrat vegimtare?
Po, po! Ndaj tokes duarlidhur, me perulje,
Dhuraten ia pranoj pranveres magjistare.
Pejsazh! Perse keshtu e deh veshtrimin tone?
Me ngjyra te pashoqe e me aq stoli
Te tjera lule ka qe feksin e verbojne
Por, s’e kane tenden misteriozen bukuri.
E perktheu Ligor S. Prifti
Ndajeni këtë me të tjerët: