Në vitin 1967, kur ra tërmeti në Dibër, shteti mibilizoi të gjithë dhe për tre muaj u rindërtuan të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.
Në një nga çadrat që rrinin puntorët që kishin ardhur nga çdo anë e… See More vendit për rindërtimit të shtëpive, mbasi aksionit të rindërtimit i kishte ardhur fundi, një nga komunistët iu drejtohet të pranishmëve:
Ja, e shihni çfarë bëri partia, i ndërtoi të gjitha dhe i bëri të reja të gjitha shtëpitë e prishura. Hë ku është Zoti që besonit deri dje që t’iu vinte në ndihmë?
Të gjithë, kush nga frika, kush nga qefi, pohoi fjalën e tij, vetëm një plak që po dridhte duhan nuk po fliste.
Komunistit i bën përshtypje që ai nuk po fliste dhe i drejtohet:
Xhaxha, çfarë na thua për këtë gjë?
Plaku pa e kthyer kokën fare, vazhdoi duke dredhur duhanin ia ktheu:
Eh mor bir, nuk është se nuk po du me fol, por po u mendojsha se sa sekonta iu desh Perenisë me i hap 3 muj e kusur punë partisë e gjithë Shqipnisë!