
Anëtarët e Grupeve të Bashkuara Vullnetare (AGBV) që po na rikthehet ditët e sotme, pavarësisht se jetojmë në kohë tjetër, bënin pjesë në struktura vullnetare që ndihmonin Drejtorinë e Policisë Popullore.
Ata dalloheshin nga një shirit i kuq që mbanin në krah.
Anëtarët ishin të organizuar në njësite lagjeje e deri në brigada.
Forca kryesore e tyre ishin pensionistët, pavarësisht se në fotografi zyrtare ata shmangeshin. AGBV-të ishin pjesërisht të armatosur.
Ata bënin shërbim të përforcuar në ditë festash, vizita të anëtarëve të Byrosë Politike, ose ngjarje të rëndësishme.
Anëtarët e AGBV-së zgjidheshin nga të plotfuqishmit e lagjeve, me miratim të strukturës së Degës së Punëve të Brendshme. Askush prej tyre nuk paguhej.
Nga Kastriot Dervishi