Kategori
Uncategorized

Krrimbi i arrës, dhe hajdutët e politikës.

Krimbi i arrës shpon një vrimë në lëvozhgën e njomë, hyn brenda dhe fillon ta hajë atë.

Duke ngrënë arrën e njomë, krimbi shton peshë dhe i rritet barku.

Krrimbi përpiqet të dalë, por vrima që kishte bërë tanimë është shumë e vogël.

Krrimbi mundohet të zgjerojë vrimën, por arra e shpuar është tharë dhe forcuar, kështu që është e pamundur që ai të zgjerojë vrimën.

Krimbi ndalon ngrënien dhe “reflekton”:

E vetmja rrugë dhe mënyrë për të dalë jashtë arrës është humbja e peshës.

Duke praktikuar mosngrënien dhe urinë, krrimbi kthehet në formën e mëparëshme dhe në këtë mënyrë një ditë del nga arra.

Veçse kur ai del, stina ka mbaruar, dhe ka ngelur vetëm një krimb i uritur dhe një arrë boshe.

Shumë njerëz të dehur nga dëshira për të vënë pasuri duke vjedhur (sidomos politikanët tanë) i ngjajnë këtij krimbit të arrës që kur që kur kujtohen dhe kërkojnë të ndalojnë së vrapuari për pasuri, atëhere kujtohen se pranverat e verat kanë mbaruar…

Kanë mbetur vetëm vjeshtat dhe dimrat e jetës që ndoshta duhen shumë ilaçe e dieta për t’u mbijetuar.

Perkethyer nga turqishtja.

Ndryshe nga krrimbi i arrës janë pushtetarët tanë…

Kohet kanë treguar se shumica e tyre nuk ngopen, ata nuk ndalojnë së ngreni, dhe së vjedhuri nga gjaku i popullit…hanë e hanë, deri sa të ngordhin atje brenda.

Lini një koment