
Emisioni investigativ “Le Iene”, po përgatit për transmetim historinë e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, i cili prej pesë vitesh ndodhet në Siri.
Ai u rrëmbye nga nëna e tij kur ishte vetëm 6 vjeç dhe u dërgua ne qytetin sirian Al Bab, në afersi të Aleppo, ku i priste bashkëshorti i ardhshem i nënes së Alvinit, një xhihadist shqiptar nga Maqedonia.
Valbona, nëna e vogëlushit, nisi të frekuentonte në internet grupe dhe faqe të islamit radikal, dhe një ditë te dhjetorit 2014, arriti të largohej nga shtëpia bashkë me djalin e vetëm, në kohën që babai i të voglit ishte në punë, ndersa dy vajzat në shkollë.
Të dërguarit e “Le Iene”, kishin provuar edhe para tre vitesh të kërkojnë Alvinin e vogël, duke ndërmarrë një udhëtim drejt Turqisë bashkë me babain e tij Afrim Berisha, por gjurmët e të voglit ishin humbur diku në afërsi të Kobanes në kufirin turko-sirian.
Dhjetë ditë më pare, pas një sinjalizimi për vendndodhjen e fëmijës, tashmë 11 vjeç, “Le Iene” dhe babai i tij janë nisur sërish drejt Sirisë, kësaj radhe me destinacion Al Hol. Në këtë vend ndodhet kampi i grave dhe fëmijëve të ISIS që janë kapur nga forcat e ushtrisë kurde.
Sipas informacioneve qe gazetaret kane arritur te sigurojne, Alvini ishte dërguar aty, në sektorin e femijeve jetime pas vrasjes së nënës dhe njerkut.
Në një bisedë që patëm me një nga autorët e emisionit investigativ, mësohet se pas disa ditësh qëndrimi ne Siri, ata kanë arritur të bien në gjurmet e Alvinit, dhe të pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme i janë drejtuar autoriteteve kurde. Këta të fundit kanë kërkuar që për të marrë fëmijën, krahas babait dhe dokumentave përkatëse, duhej të ishte prezent edhe një përfaqesues, (diplomat) i qeverisë shqiptare.
Më pas “Le Iene” kane nisur të kontaktojnë ambasadorin shqiptar në Turqi, i cili ka shprehur gatishmërinë për të tërhequr fëmijen nga territori sirian.
Gazetari i njohur i ketij emisioni, Luigi Pelazza ka folur disa herë dhe shkembyer mesazhe me ambasadorin i cili ka nxitur trupen e Le Iene te largohet menjehere nga ajo zone si e pasigurte per jetet e tyre duke i siguruar se bëhet fjalë per nje fëmijë shqiptar të cilin do ta dergonte në shtëpi pranë familjes.
Me gjithë kalimin e diteve, ambasadori nuk ka bere asnjë hap të mëtejshëm për të nxjerrë Alvinin nga kampi, dhe në fund ka mbyllur çdo kontakt me gazetarët, duke mohuar çdo premtim të bëre.
Ne kërkuam të kontaktojmë direkt të derguarin e Le Iene Luigi Pelazza, i cili pa dhënë detaje e pohoi një fakt të tillë, duke shtuar se janë regjistrime bisedash telefonike dhe mesazhesh që do të publikohen gjatë javës së ardhshme në historinë e dhimbshme të familjes Berisha.
Mbetet të shohim emisionin për të kuptuar deri ku mbërrin papërgjegjshmëria e një përfaqësuesi të nivelit të lartë në diplomacine shqiptare.
Ekskluzive e SYRI.net