Kategori
Uncategorized

KU JE O I MADHI ZOT ?!

Sa fëmijë nëpër botë,

i zbardh dita, i ze mbrëmja sypërlotur?!

Sa fëmijë në këtë tokë,

i ze gjumi të braktisur, të pangopur?!

Sa fëmijë lindin e s’rriten?

Vdesin nëpër spitale për një pikë gjak.

Ka fëmijë që në dritë të hënës shtrihen,

pa shtëpi e katandi, pa bukë në bark…

Gjithandej nëpër planet,

vetëm lot fëmijësh kudo shoh.

Gjarpëri i vdekjes këmba-këmbës i ndjek,

gjithë jetën mbulohen me gjak e lot!

Fëmijët në ballë të luftës e të mjerimit,

nuk ka dorë që i përkëdhel kurrë.

Përveç lotëve dhe trishtimit,

që i shoqërojnë të shëndoshë e të sëmurë!

Nën gërmadha shoh sy fëmijësh,

gjymtyrë, shpërndarë kudo nëpër tokë.

Oooo, ku je fshehur oj Perendi!

Që s’i djeg në zjarr, mizoritë nëpër botë!

Ku je o i madhi Zot?!

Që vetëm fëmijë vriten pa mëshirë.

U mbushën lumenj me gjak e lot,

ëndrra engjëjsh ikin përditë, pa lamtumirë!

Ikin engjëj në lulen më të bukur,

pa i çelur ende sytë e jetës po ikin o Zot!

Nga terrorizmi, miliona e miliona të tjerë,

anë e mbanë botës pafajsia vdes sot!

Ku je o i madhi Zot! Ku je?!

Shihi s’e si i mbush xhepat mizoria.

Krejt sistemet i shtrojnë udhët sot, si dje,

me gjak e lot fëmijësh, jeton “mbretëria”!

Shkeputur nga vellimi: “DIMRAT E FATIT” i sapo dalur nga Shtepia Botuese “ADA”! Pershendetje te dashur miq dhe mike! Fundjave te bukur ne familjet tuaja!

Lini një koment