Te nderuar miq,

Pavaresisht se zhvillimet aktuale diktojne venien e gishtit mbi Kryeministrin e vendit si arkitektin e vetem te deshtimit te fatit te Shqiperise per te qene ne gjirin e familjes europiane, ka edhe nje personazh tjeter qe ka kohe pa na “nderuar” me prezencen e tij mediatike.
Eshte fjala per Ministrin e Brendshem Sander Lleshaj qe pas asaj dridhjeje te zerit me termet ne sfond, nuk dihet se perse nuk del qe te sqaroje publikun per ndodhite Brenda Ministrise se Brendshme qe nga zhdukja e pjeseve te kembimit te makianve te parkut e deri tek pajisjet e kompjuterave qe magazinohen po ne dikasterin qe drejton.
Ka edhe me, moszbatimi I ligjit mbi shperblimin ushqimor te policeve per te cilet thote se mendon aq shume si dhe cfare eshte shume uleritese, vrasjet e fundit qe kane ndodhur nen “vezhgimin” e rrepte te gjeneralit te policise Viktimen e fundit.ia kishin hedhur si dhurate ne treven nga ka origjinen e tij.
Jam I sigurte se edhe ate ish efektivin e policise qe e ekzekutuan se fundmi autore qe nuk u kapen kurre, Sandri e ka ne ndergjegjen e tij, perderisa mekanizmat qe ai I drejton shume mire kundrejt demonstruesve te opozites, per arsye te panjohura e kishin lene te lire Santiagon qe duket se ka qene I perfshire ne shume zullume qe Ministri do thoshte se nuk I kishte degjuar kurre.
Po z. Minister I Brendshem dilni e sqarojuni shqiptareve si e keni ndaluar drogen, si e keni permiresuar sigurine e qytetareve, si e drejtoni dikasterin ku per te disaten here “fluturojne” pjese kembimi apo ku ta dish cfare. Dilni pa ndroje se ne fund te fundit gjithe mediat I keni dashamirese e te kapura e nuk do u godasin fort.
Por dilni e na “iluminoni” sa I agfte jeni Ju dhe policia qe Ju thoni se duam e qe ne fakt as nuk e duam dhe as eshte per t’u dashur…