Kategori
Uncategorized

Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Rrugë pa rrugë në Shqipëri, Benza, k*rva , vijnë e shkojnë.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

Poeti i njohur Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku bën në mënyrë humoristike dhe me ironi të thëllë bilancin e aktualiteteit ku ndodhen shqiptarët. Me poshtë po japim të plotë krijimin e tij:

O SHQIPTARË…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

 

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

 

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

 

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

 

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

 

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

 

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

 

vend ku vritet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

 

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

 

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

 

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

 

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

 

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

 

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

 

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

 

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

 

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

 

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

 

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

 

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

 

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil, moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

 

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

 

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

 

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

 

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

 

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

 

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

 

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

 

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

 

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

 

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!…

Nga Agim Doçi

Kategori
Uncategorized

Hila gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia.

Maks Velo i ashpër ndaj Edi Hilës: Gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia

Piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri të emisionit “Provokacija”. Velo u ndal të fliste për disidentët shqiptarë, të cilët njihen si të tillë edhe pse nuk kanë qenë. Në mënyrë specifike, artisti u ndal tek piktori Edi Hila. Sipas Velos, Hila nuk ka bërë burg politik. Ai tregoi një shkrim të Robert Elsie, ku shfaqej edhe Edi Hila si disident.

“Këtu është darka te kështjella e Varshavës në mbrëmje. Ajo zonja aty ishte përkthyesja nga italishtja. Në këtë moment kjo më thotë mua “Maksi, Edi Hila ka qenë me ju në burg”? Thashë unë “ç’ne, Edi hila nuk ka bërë burg”. Më tha “Maksi e ke gabim”. “Si e kam gabim, i thashë”. “Ja ku është Visari, ja ku jam unë”. Edi Hila nuk ka bërë burg. 

Edi Hila ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia, por Edi Hila burg politik nuk ka bërë. Kjo më tha e ke gabim se e kam të shkruajtur. Sepse ekspozitën e tij në Varshavë ia bëmë jo për punët, por sepse ishte i burgosur politik. Këtu është ajo ku dua të dal unë. 

Edi Hila deri në Tetor të ‘88-s ka qenë shefi i piktorëve te Piramida e Enverit. Në vjeshtë Tetor-Nëntor të ‘90-s vjen tek unë në shtëpi Robert Elsie me Perikli Jorgonin. Unë e takoja për herë të parë Robertin, ia dhashë dokumentet, vendimet e gjyqit, i dhashë edhe një dhuratë. Ikën Roberti dhe vjen në ‘91-shin dhe më sjell një valixhe me rroba dhe më lë mbi tavolinë këtë.

 Ky është një botim i Oklahomës, në pranverë të 91-shit ku është një artikull i Robert Elsies. Ky është i pari që merr në analizë të gjithë disidencën artistike në Shqipëri. Artikulli është i gjatë, çuditërisht fut pleniumin edhe thotë, “artistë dhe piktorë si Maks Velo, Edison Gjergji, Edi Hila u denoncuan në sesionin e plenumit të katërt dhe u dërguan në burg dhe në kampet e përqendrimit dhe në minierat e famshme të Spaçit për agjitacion dhe propagandë”. Kjo është marrë nga akuza ime. 

E shihni, Edi Hila. Ai e mashtroi. Roberti nuk ka shënuar asnjë gjë pa i thënë. Janë dyqind emra. Unë jam i bindur se ai ka vajtur, e ka gjetur dhe ia ka thënë. Edi Hila e kishte për detyrë t’i shkronte një letër, atij “zotëri, unë nuk kam qenë i burgosur politik, nuk kam qenë disident”. Nuk është e para kjo gënjeshtër”, tha Velo.

Sipas Velos, Hila ka gënjyer Robert Elsien. Rasti është i rëndë pasi Elsie ishte shumë i besueshëm për botën anglosaksone, sipas arkitektit.

“Prandaj zuri vend kjo gënjeshtër, kjo poshtërsi e Edi Hilës. Edi Hila ka qenë i Partisë së Punës, ka qenë i realizmit socialist, ka qenë shef në Piramidë. Edi Hila ka dalë 3 herë jashtë shtetit. U çua me bursë në RAI. Të gjithë të dhënat e tij janë pro partisë. 

Nuk ka bërë as sot një deklaratë, as një rresht kundër realizmit socialist, kundër PP dhe është ai që tani i merr të gjitha të mirat”, tha Velo, i cili shtoi se tani ka ikur me një bursë njëvjeçare në Berlin si disident.

“Këtu është një skenar i një regjisori Serxhio Gixhardi, belg, i cili më dërgon katër letra që nga 2001-2004 dhe sinopsin e një dokumentari që donte të bënte për Maks Velon. 

Dokumentari u bë dhe ku shkoi thoni ju, Edi Hila, Edi Rama. U shfaq dokumentari në Paris, dokumentar dedikuar Edi Hilës dhe Edi Ramës me paret që u dhanë për Maks Velon”, shtoi më tej Velo.

Velo tha se nuk kishte pranuar të merrte pjesë në dokumentar pasi regjisori kishte kërkuar që të merrte në intervistë Edi Ramën. Sipas Velos, Rama nuk kishte lidhje me dokumentarin dhe kishte sugjeruar që dokumentari të bëhej për të dhe Edi Hilën.

“E shikon se çfarë bëjnë. Mua më dogjën 250 punë. 10 vjet burg. Babai më vdiq, motra pësoi tronditje u dërgua në psikiatri, vëllain e hoqën nga puna. Si s’kanë mëshirë këta njerëz. Si nuk mendon ai njeri”, tha Velo.

Kategori
Uncategorized

Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën.

Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën, meqë nuk ka ujë, edhe pastaj thotë edhe ndonjë llaf të keq për qenin e sulmit, fikun e Tërpanit.

E thotë ndonjë llaf të keq ashtu sa për të kaluar, sepse në fakt zgjidhjen e pret nga udhëheqësi.

Por ky udhëheqësi, njëlloj i ka lënë pa ujë për nja yhaa vjet, që prej vitit të largët shumë 1998, kur Berisha dha dorëheqjen e dytë nga pushteti, pasi mori edhe kryeministrinë.

Kështu që megjithë zhulin e plazhit në shpinë, (me atë lëkurën e zezë si graso që e fërkojnë nëpër kafe ndërsa flasin, edhe e nxjerrin si tul buke e zezë nga ato që ushqenim zogjtë e inkubatorit që dilnin gjithmonë gjela!) shqiptari im, më thotë sapo ulem: çfarë bëhet nga Teatri.

Nga Rudi Erebara

Rasputitsa*

Kam disa javë që pres të çohen të munduarit, turmat e skllevërve anembanë, sepse nuk kanë ujë në shtëpi. Ujë qe e paguajnë më shtrenjtë se në çdo vend ballkanik po e po, por edhe më shumë se në Europë apo Amerikë. Një familje shqiptare në Tiranë, paguan mesatarisht 20 mijë lek të vjetra në muaj për ujin e rrjetit, edhe ble ujin e pijshëm. Ose me “Erdhiselita” thurrje megafon, ose me bidon.

Pas kaq javësh jemi në momentin vari bidonat. Në kuptimin që i ka dhënë folklori popullor, për një diçka dëshpëruese që nuk ecën më. Një lloj dorëzimi, besoj, sepse në fakt sado që jam përpjekur ta lidh, ta materializoj shprehjen vari bidonat, nuk e kam gjetur. Është e thënë për bidonat e qumështit që nuk e pinin vetë dhe ua merrte koperativa me kuaj, pasi sapo e kishin mjelë, mundet, nuk e di. Por mundet të jetë për bidonat e uji që normalisht i kanë varur plastikë pas 1990 e ca e ca, ndoshta 2000 e ca e ca.

Sepse mbaj mend që bidona ne diktaturë kishte llamarine e plastikë për vajgurin. Kishte edhe një tip i bardhë, apo bojë pana me të sotmen, që mbante 2 a 3 litra, me një derdhje tip imitim kanistre. Ky tip bidoni kishte një vegje për dorën, edhe nuk varej kërkund se thyhej nga pesha e vet, kështu që ndoshta, kam dyshuar, se mos vjen shprehja vari bidonat në qafë, meqë mbaheshin në sup. Të mbysësh njeri, nuk e bën dot me bidon me ujë. Pa ujë po. E mbyt.

Edhe e gjitha kjo na nxjerr në të thatë.

Na nxjerr në të thatën politike. Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën, meqë nuk ka ujë, edhe pastaj thotë edhe ndonjë llaf të keq për qenin e sulmit, fikun e Tërpanit. E thotë ndonjë llaf të keq ashtu sa për të kaluar, sepse në fakt zgjidhjen e pret nga udhëheqësi. Por ky udhëheqësi, njëlloj i ka lënë pa ujë për nja yhaa vjet, që prej vitit të largët shumë 1998, kur Berisha dha dorëheqjen e dytë nga pushteti, pasi mori edhe kryeministrinë. Kështu që megjithë zhulin e plazhit në shpinë, (me atë lëkurën e zezë si graso që e fërkojnë nëpër kafe ndërsa flasin, edhe e nxjerrin si tul buke e zezë nga ato që ushqenim zogjtë e inkubatorit që dilnin gjithmonë gjela!) shqiptari im, më thotë sapo ulem: çfarë bëhet nga Teatri.

Teatri u them është në këmbë, po jepen shfaqje. Ata që po e mbrojnë janë heronj të vërtetë. Si në Stalingrad, si në Moskë. Por të gjithë prej gushtit prisnin të vijë ngrica. (plot politikanë në këtë të gjithë). Të vijë ngrica që do nxjerrë popullin nga qejfi i plazhit në realitet. Por ja që realiteti ishte shumë më shpejt. Ankohen se ata të Astirit u bllokojnë rrugën sepse po mbrojnë shtëpitë e tyre, por nuk i shoh të ankohen pse u ça rruga e sapo shtruar, Rruga e Elbasanit. Sigurisht që doli njëri që tha se ambasada amerikane po bën një tunel shpëtimi për në Lanë. Edhe Ambasada Amerikane ka bërë plane SHPËTIMI!!!

Çfarë bëhet nga Teatri? Do ta shembë ai (Rama) se e ka ndarë mendjen (udhëheqësi)! Po juve bravo! U lumtë atyre heronjve që po e mbrojnë 24 orë u them unë. Por ama Basha ka nënshkruar një pakt me qytetarët. Teatri nuk shembet edhe prej kësaj. Sepse ishim rreth 75 vete përnatë, deri kur erdhi Basha edhe nënshkroi paktin. Tani janë disa qindra përnatë. Edhe përpara se të nënshkruhej pakti me opozitën, në shesh ishin shumica demokratë me Partinë Demokratike, por shumë syresh prej tyre, e donin Bashën si kryetar, por ama shpreheshin hapur se nuk bën Luli. Të ishte një tjetër kishte rënë Rama me kohë. Ky tjetri, sado kam ngulmuar, nuk më del as në hije. Kurrë. Disa syresh, përmendin Kol Olldashin tonë të dashur, me të njëjtën shpresë për shpëtim, siç e kishin kur meritonte të votohej për kryetar, atëherë përpara se të na linte.

Çfarë bëhet nga teatri? Ja u them unë që nuk ka as ujë as drita. Ato që shihni si drita janë me gjenerator. Paguhen nga xhepi i këtyre që ia kanë varur bidonin e benzinës vetes në qafë edhe mbajnë ndezur dritën. Çfarë bëhet andej nga teatri? Andej nuk janë bërë disa kulla që sot do të ishin duke u suvatuar. Andej bëhet që nuk është një gropë e madhe me beton ku nuk do të ngrihej teatri i ri. Andej, shkojnë me ujë me vete. Përdorin banjat e lokaleve të pedonales që nuk do të ishte më shëtitore ku ju rrini sot e pini birra, të palarë, me zhulin e plazhit në lëkurë, edhe mendimet, se bravo u qoftë këtyre që po e mbrojnë, por Rama udhëheqësi e ka ndarë mendjen. Se në fund të fundit nuk është kor udhëheqës ai, një gjë e di.

Tani çfarë bëhet vërtet? Unë di të them se Rama, është i pari e luftoj të jetë i fundit, që bëri krimin bisnes të padënueshëm. Askush mëparë nuk e kishte bërë këtë, përveç Enver Hoxhës, si udhëheqës shteti. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në Shqipëri diçka e tillë. Nëse doni ta shihni si diktaturë jeni krejt të lirë ta shihni. Por ama brenda ditaturës së Ramës, Teatrot Kombëtare janë në këmbë, prej rreth 75 vetëve që dalin në protestë. Edhe po, shumica e tyre, janë demokratë të Pds së 1990. Me të njëjtat pakënaqësi. Nuk kanë marrë pronën. Ose e kanë marrë me aq halle sa nuk ia ka vlejtur barra qiranë. Vari bidonat. Çfarë bëhet me teatrin? Aty kanë qenë edhe janë të gjithë si opozitë. Koço Kokëdhima vetë vinte me 50 vetë përditë vjet. Sivjet jo. Jo sepse vari bidonat, nuk ka besim askush te Koço, as te Ilir Meta. Por ama aty ata. Ia varën bidonat. Meta e çoi në gjykatë kushtetuese si president, çështjen e teatrit. E rrëzoi dy herë me dekret. Por edhe kjo vari bidonat. Libra, ka njerëz aty që rrinë përditë. Të mos them që edhe vetë Sorosi zi ka njerëz që numërohen protestues edhe në qofshin spiunë. Por edhe kësaj i varim bidonat.

Tani ti shqiptari im qytetar, dem baba dem, lopë baba lop, apo dhi baba dhi, dele baba dele, ti që kruan zhulin e palarë të plazhit me 3000 lek krikon e vogël të birrës, aty te pedonalja apo te blloku, te xhomlliku, apo te medreseja, te pazari i ri, apo te rruga e kavajës, rruga e durrsit, apo kombinati, te univeristeti apo te shpia e Azemit, ti që nuk ke ujë, ku i var bidonat? Kujt po ia var ti bidonat Lulit, mua, heronjve të teatrit? Nuk i mbajmë ne. Kemi ujë. Edhe po nuk patëm, do ta zgjidhim hallin ja si ti me ate erdhiiiiselitaaa, stereo. Por ti pse me pyet? Më pyet se do shpëtim. Njëlloj jemi. Shumë mirë. Për ty nuk bën Luli se nuk e rrëzon dot Ramën. Se është bashkë me Ramën. E ku di unë nga këto. Po ti vetë, me cilin, cilën, cilët, cilat je ti? Ti që nuk ke ujin, që nuk ta solli Luli, as Berisha, as Meksi, ti që e di që nuk kishim ujë ne as në kohë të Ramizit, bile edhe në kohë të Enverit, ti po na var bidonat ne?

Ti nuk del dot edhe kundër Lulit në rradhë të parë meqë nuk ta rrëzon Ramën, edhe na qenka bashkë me Ramën, ti nuk del dot për ujë? Nuk të prek sado pak që ata njerëz heronj të demokracisë që do ti, po janë pa ujë 24 orë te teatri? Po janë edhe pa drita. Po janë edhe pa punë prej një viti e gjysmë. Edhe do të mbeten të tillë derisa të jetë rama edhe veliaj në qeveri.

Por pse ti nuk del për ujin që nuk e ke në rrubinet, ashtu me fekale, të lahesh? Nuk del sepse ia ke varur bidonat vetes. Ia ke varur vetes sepse pret të shpëtosh nga diku. Ikën ngado, Amerike, Gjermani, Europë, Botë. Ikën edhe rri gjithë ditën në FaceBook, se mos të ikën lajmi i shpëtimit. Se mos u bë deti kos edhe ja të mungon luga. Ti çfarë bën? Kërkon llogari ku?

Tek ne të teatrit? Pse vërtet ty të duhet jetike teatri i ri? Kaq të rëndësishme e ke ti teatrin e ri? Ti që ke bërë shtëpinë pa leje, që ke blerë diplomën, që i ke marrë prindit 20 mije lekëshin e fundit të paguash provimin apo të japësh votën për partinë? Ti nga e pret shpëtimin? Ja Saliu e bëri fajin vari bidonat, edhe e hapi europën me viza. Ja shkove e pe. Ja punë ka atje. Çfarë të ka bërë ty Luli aktualisht? Po Berisha? T’i kanë bërë ato që numëron?

Shumë mirë. Shko lahu te bashkia e lali erit se aty ka gjetur ujë Ahmet Zogu edhe Enver Hoxha. Edhe po nuk gjete, vazhdo fërko zhulin e plazhit edhe bëje ndonjë produkt që nuk e kanë në asnjë vend të botës.

Ti ke Ramën model edhe nuk e kupton. Ti mendon se krimi është bisnes. Këtu vari bidonat ke të drejtë. Po. Ky vendi ynë është i mbushur me njerëz që e dinë se meritojnë miliona, edhe pse nuk dinë të ruajnë një bibë. Edhe këtë e kemi të thënë nga e ëma e ministreshës së bujqësisë së qeverisë së Enver Hoxhës.

Ti, lexon si unë sot në mënyrë romantike dhe heroike se si ishte lufta e dytë botërore. Një prej akteve më të urryera të qenies njerëzore, edhe bën politike. U vranë 28 mije partizanë? Jo nuk. Nuk jane vrarë fare. Po ti e thua. PO sikur ja te jene vrarë 2000 apo 200 a quhen po aq heronj sa këta heronj që mbrojnë teatrin? Sigurisht që po. Por ti lexon fejsbukin. Fejsbukën e përditshme na jep o Mark. Edhe ëndërron atë që në fakt ta ka ushqyer me dhunë sistemi që prej 1944. T’ia marrësh tjetrit. Ai peshku i qelqit mbbi televizor, të jetë për të gjithë njëlloj.

Unë di të them se e kam paguar gjithmonë detyrimin tim. Kështu kanë bërë prindërit e mi që ma mësuan. Unë nuk i mbaj bidonat. Ti po deshe mbaji. Teatri nuk ka për të shpëtuar njeri në këtë vend përpos të shpëtuarve. Edhe nëse ti me Ramën e shemb, ne luftën e kemi të fituar.

Jo, Luli, nuk ka për të sjellë ujin në shtëpi. Ka 7 vjet Edvin Rama kryeministër, ka 4 vjet Erjon Veliaj kryetar bashkie. Shko shtrydh palmat te lash zhulin e plazhit.

Trupat hitleriane ngecën ne baltë edhe nuk e morën Moskën. Por ujë nuk kishin.

Kategori
Uncategorized

NGA TUFA ME KRIMINEL, GJENERAL E KOLONEL…

Agim Jazaj/

Me rekorde kriminale,

I zgjodhën për deputet,

Vetëm nga tuf’e “Rilindjes”,

Numërohen shtatë a tetë!

Të dënuar për krim e drogë,

Përzgjidhen kryebashkiak,

I zgjedh “Kupola” me dorë,

Pesë a gjashtë, janë pakë!

Një taborr kryebashkiak,

Me rekorde kriminale,

“Rilindja” i bëri bashkë,

Shqipërinë e kthyen në hale!

Të përjashtur si deputet,

Për fshehje të pasurisë,

Nga kopeja e “Rilindjes”,

Dhe “Rilindjen” e bënë pis!

Në parti-administratë,

Nga kjo tufë, thuhet treqindë,

Përzgjedhur nga ky rasat,

Po, liderin nuk e bind!

Me kriminel në parlament,

Në parti e qeveri,

U vë syn lideri vet,

Vendi po “bën prokopi”!

Të verbërit u shkojnë pas,

Mjeranët prapa të marrit,

Sikur s’kanë një pikë gjak,

Nga venat e shqiptarit!

“Rastësisht” i shket dora,

Nga këto monstëra gjen,

Me pushtet gradon horra,

Ligësinë e kanë në gen?!

Nga kopeja me hajdut,

Dhe tufa me kriminel,

Janë ngritur me katapultë,

Gjeneral e kolonel!….

.

Kategori
Uncategorized

Karma/ U Festonin Para Syve Me Tre Gishta, Ekipi Shqiptar Në Suedi Ka Hakmarrje Të Hidhur.

Pas një viti, do të ishte FC Iliria që do e kthente me të njëjtën monedhë, madje edhe më hidhur. Fitorja do të vinte 4-1, festa e futbollistëve do të ishte me shqiponjë, pas humbjes së pësuar ekipi kundërshtar ka përfunduar në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga liga, ndërsa trajneri grek u shkarkua menjëherë nga detyra. Pastaj pyesin, a ekziston “Karma”…

Ndonjëherë futbolli rezulton shumë i hidhur me emocionet negative që të dhuron pas një humbje, por sigurisht që ndjenja e kënaqësisë së një fitore të aq shumë dëshiruar, nuk ka çmim dhe mbetet e pakrahasueshme.

Këtë përjetuan edhe lojtarët e FC Iliria Stockholm në atë fitore të pastër 1-4 ndaj Sv-Palestinska, atje ku fshihet edhe një histori e veçantë. Por përpara se të flasim për të, çfarë është FC Iliria? E drejtuar nga trajneri Salih Shala, flasim për ekipin shqiptar që është krijuar në Suedi para 4 viteve. Teksa e nisën nga divizioni më i ulët në këtë shtet, nga i 8-i, tashmë ndodhen në divizionin e 5 të Suedisë.

Pra thuajse nga 1 divizion i ngritur në vit. Teksa ndodhen në javën e 17 të kampionatit, vendi i parë është në duart e tyre dhe ka nisur shkëputja për një tjetër ngjitje. Por çfarë ka ndodhur ndaj Sv-Palestinska? Në këtë kundërshtar gjenden shumë lojtarë serb, ndërsa trajneri i tyre ishte grek.

Përpara një viti në finalen e fituar ndaj Ilirisë, do të realizonin 4 gola në 10 minutat e para. Rezultati do të mbyllej 4-1, por sikur të mos mjaftonte humbja për ekipin shqiptar, duhej t’i bënte ballë edhe fyerjeve me simbolet me 3 gishta në festën para syve apo edhe shumë sjellje të tjera jo korrekte.

Pas një viti, do të ishte FC Iliria që do e kthente me të njëjtën monedhë, madje edhe më hidhur. Fitorja do të vinte 4-1, festa e futbollistëve do të ishte me shqiponjë, pas humbjes së pësuar ekipi kundërshtar ka përfunduar në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga liga, ndërsa trajneri grek u shkarkua menjëherë nga detyra. Pastaj pyesin, a ekziston “Karma”…

Kategori
Uncategorized

Mirënjohje dhe respekt për ata që e ndihmuan luftën…

Mirënjohje dhe respekt për ata që e ndihmuan luftën…

Shkruan: 

Major, Nazif RAMABAJA

(Komandant i njësive operative të Lugut të Baranit)

Në organizimin dhe ndihmesën e ushtrisë së rregullt, gjegjësisht njësiteve operative të  UCK-së në Lugun e Baranit dhe  formimin e sektorëve: Informativ, sigurisë, kartografik dhe logjistikë si dhe përkrahje dhe angazhim në luftë defenzivo-ofenzive dhe frontale kontribut të veçantë dhanë këta persona:

Rrok Berisha dhe vëllau i tij Mëhilli dhanë kontribitin e tyre moralisht, materialisht dhe fizikisht. Në kuadër të brigades 131 Rroku ishte kryeshef i sektorit për informim, i autorizuar së bashku me të ndjerin Asim Lokajn, njoftuan dhe mbajtën kontakte të pandërprera me mjetet informative publike të vendit dhe ndërkombëtare. Pastaj si deputet i zgjedhur nga vota e popullit të fshatrave të Lugit të baranit, ka organizuar intelektual të të gjitha fushave që ti dalin në ndihmë ushtrisë së rregullt të UÇK-së, të cilët përmes tri komunikatave, të nënshkruara edhe nga krahu ushtarak e në veqanti ndihmoj popullatën  gjatë grumbullimit në Isniq dhe tërheqjen e sajë pa pasoja për në Rugovë.

Kanë mbështetur, ndihmuar dhe përkrahur vijën dhe institucionet e Republikës së Kosovës pa rezervë. Shtëpia e Mëhillit dhe Rrokut qe shëndrruar në shtab për eprorët e Brigadës 131, e cila pikërisht për këtë qëllim edhe u dogj e u shkatërrua nga forcat barbare serbe, ndërsa Mëhill Berisha shqyhet si bëmirës dhe kontribuesi më i dalluar në grumbullimin, organizimin dhe shpërndarjen e njeteve materiale dhe ndihmë financiare për luftë..

Asim Lokaj si kartograf dhe shef për vëzhgim në brigadën 131, me profesionalizmin dhe dëshirën që kishtë për të shërbyer në njësitet operative të Uck-ë të komanduara nga epror profesionist dhe me përvoj të ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Kosovës bëri një punë jashtëzakonisht të madhe dhe ishte i shkëlqyeshëm në vëzhgime dhe përpilimin e hartave me pozicione të armikut të cilat na ndihmuan shumë në realizimin e detyrave ushtarake dhe luftarake.

Nikë Krasniqi dha kontribut të pamohueshëm në ndihmë ushtrisë dhe popullit e në veqanti brigadës 131, përkundër pengesave të herpashershme që i bëheshin. Nika shquhet për informimin e vijës institucionale me rrjedhat dhe rrethanat e zhvillimit të luftës në Lugun e Baranit dhe ishte kordinator në mes subjekteve politike dhe njësive operative të UÇK-së.

Rrustem Shala dhe vëllau i tij Xhema ishin figurat më markante në fshatrat e Lugut të Baranit, të cilët nuk kursyen asgjë, ata u morën me logjistikën e brigadës duke mos i lën në asnji moment ushtarët të uritur, organizuan ndërtimin e furrës së bukës që kishte kapacitet për të ushqyer me bukë jo vetëm ushtrinë por edhe banorët e fshatrave përreth Baranit. Ndihmoi popullatën në qaste më të vështira gjatë strehimit në fabrikën e kodradiqit , e cila ishte renovuar me vetëkontributin e popullatës së kësaj rrethine, dhe ishte shëndrruar në kazerm-repart të tipit modern për njësitet operative të UÇK-së. Kontribut të veqant dhanë edhe Gjon Balaj dhe Nimani.

Kontribut të veqant dhanë po ashtu edhe Zymer Faku, vozitës dhe përcjellës gjatë tër kohës së zhvillimit të operacioneve së bashku me Sinan Shalën nga Duboviku i cili ishte edhe pjesëmarrës në luftën e Loxhës dhe ishte plagosur, pastaj Burimi-përcjellës siguri, Hasani, Riza dhe Demë Gashi e Sadri Selca-shef për siguri nga Barani, Naimi, Maxhuni e Nimoni nga Kodradiqi Naim, Agim, Cufë e Xhevdet Krasniqi nga Vranoci, Adem Zeka nga Raushiqi, eprori Skender Rexhahmetaj, Sylë Bruqi, Xhevdet Sinani e Mahmut Mulaj nga Isniqi ku shtëpija e Mahmut Mulajt ishte lëshuar për strehim të të ikurve dhe një kohë edhe të shtabit të brigadës në raste urgjente siq ishin ( dehidrimi i trupit ) dhe shërimin e komandantit të brigadës 131 nëpërmes marrjes së infuzioneve, Shemsije Shala nga Loxha krenare, Eprori Gani Gjukaj nga Strelci i ulët, Agim Zeneli nga Këpuzi, Nezir Gashi nga Graboci dhe të gjithë komandantët e shtabeve të fshatrave: Rashiq, Kryshec, Turjakë Kodradiq, Raushiq, Loxhë, Graboc, Lugmir, Baran i Epërm, Baran, Qallopek, Kosuriq, Llugagji, Buqan, Kamenicë, Gllogjan, Nepole, këpuz,Qeskovë dhe Bokshiq. 

Komandanti i njësiteve operative të UÇK-ës në Lugun e Baranit

Majori: Nazif Ramabaja 

.   .   .

Bartësit e mirënjohjeve

Personat të cilëve iu ndanë mirënjohje nga komandanti i njësiteve operative në Lugun e Baranit, major Nazif Ramabaja janë: Kolonel Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Mëhill Berisha, Rrok Berisha, Smajl Hajdaraj, Rrustem Shala, Xhemë Shala, Sinan Shala, Nikë Krasniqi, Asim Lokaj, Ramiz Muriqi, Skender Rexhahmetaj, Rrustem Bruçi, Sylë Bruçi, Lumni Surdulli, Enver Alaj, Faruk Xhemajli, Hasan Zemaj, Rexhë Osaj, Skender Çeku, Gani Gjukaj, Bota sot Zvicër, Bota sot Prishtinë, Bota sot New York, Xhemë Berisha, Fehmi Berisha, Ramiz Berisha, Dritan Gashi, Imer Ahmetaj, Hajdar Bajraktari, Rrustem Geci, Qaush Shala, Mustafë Krasniqi, Esat Ademaj, Astrit Ademaj, Fak Sefaj, Zymer Sefaj, Sadri Vishaj, Farush Thaçi, Gjon Krasniqi, Hysen Krasniqi, Agim Krasniqi, Resmije Ademaj, Shehrije Sadrijaj, Bashkim Bala, Burim Gashi, Idriz Osdautaj, Faton Krasniqi, Agim Zeneli, Nezir Gashim, Sebahate Tolaj, Fadil Haderxhonaj, Sadri Selca, Ibrahim Gashi, Musa Gjakova, Musa Dtragaj, Shaban Dragaj, Naim Krasniqi, Magjun Hysenaj, Lah Zhuti, Bajram Stojkaj, Besim Gashi, Demë Gashi, Esat Berisha, Naim Hysenaj, Isuf Haklaj, Sadik Muriçi, Ismet Çeku, Petrit Lokaj, Azem Gashi, Shemsije Shala, Xhavit Thaçi, Bekim Kastrati, Bajrami, Agim Jonuzaj, Cufë Kurtalaj, Rasim Bojku, Haxhi Gashi, Lulzim Gashi, Besim Gërvalla, Sadik Berisha, Bekim Kadrijaj, Xhevdet Imeraj, Bashkim Ahmetaj, Shpetim Bali, Reshat Beqiraj, Milaim Berisha, Zenun Lulaj,  Lokaj, Imer Elezaj, Halit Shala, Bekim Berisha, Fatmir Zekaj, Bekim Ahmetaj, Atdhe Bekaj, Sheremet Bujari, Valdet Dukaj, Safet Bytyçi, Bekim Hasani, Rrahim Beka, Zymer Kryeziu, Skender Ahmetaj, Shpetim Bobi, Ramë Berisha, Muharrem Gashi, Muhamet Vishaj, Izet Beqiraj, Bajram Ahmeti, Ahmet Kukalaj, Agim Gagica, Abedin Rrustemaj, Valon Gashi, Agush Gjoci, Cufë Krasniqi, Tahir Malushaj, Shpend krasniqi, Shefqet Gjoci, Qazim Gashi, Mujë Dervishaj, Gjelil Krasniqi, Gazmend Gjoci, Elmi Krasniqi, Arsim Hysenaj, Arianit Krasniqi, Ahmet Isufi, Ahmet Thaçi, Shyqeri Spahiu, Armend Agolli, Agron Salihaj, Albert Hyseni, Bekim Krasniqi, Gani Morina, Gjemë Dervishaj, Imer Gashi, Halil Margataj, Mujë Berisha, Nazmi Gashi, Ragip Kastrati, Ramadan Gashi, Sadik Krasniqi, Tal Ibrahim Krasniqi, Osman Jasiqi, Halil Rexhahmetaj, Enver  Cakolli, Bejtush Maliqi, Shtabi lokal ”Iliria” Sverkë, Binak Rexha, Ryve Loshaj, Naser Vllasi dhe Shoqata Nënë Tereza Prishtinë.

Me mirënjohje u nderuan edhe anëtarët e brigadës “Mërgimi” dhe pjesëmarrësit në homazhe dhe në Akademinë përkujtimore për kolonel Tahir Zemajn, mbajtur në Prishtinë më 4 janar 2004: Muhamet Sadikaj, Valdet Sinanaj, Enver Kurtulaj, Hamit Binakaj, Bashkim Tahiraj, Arben Shala, Vëllaznim Nitaj, Mustafë Shala, Elez Bacaj, Astrit Zemaj, Ardian Baraj, Bekim Rabushaj, Sanush Hylaj, Nebih Binakaj, Demë Shala, Bekim Berisha, Mehdi Berisha, Riad Shala, Islam Tetaj, Sadik Berisha, Petrit Bajraj, Sami Berisha, Valdet Dukaj, Enver Kapitaj, Fatmir Hasanmetaj, Rasim Bojkaj, Astrit Shabanhaxhaj, Cufë Kurtulaj, Muahmet Bruçi, Zenun Lulaj, Besnik Çekaj, Shpend Kurmehaj, ismet Gërvalla, Imer Elezaj, Sajmir Idrizaj, Selman Gecaj, Avdyl Bruçi, Brahim Berisha, Ahmet Kapitaj, Agim Bajramaj, Elbasan Ukaj, Halit Shala, Gon Ukaj, Fehmi Shala, Azem Ukaj, Reshat Beqiraj dhe Fatmir Zekaj.

Kategori
Uncategorized

Intervista me Nënë Terezën që nuk u transmetua kurrë

 

Entela Resuli – DITA

Me një zë kumbues, të pangatërrueshëm, artikulim të qartë dhe çdo fjalie i jep peshën e duhur. Tefta Radi, zonja me flokë të bardha sot nuk është më spikerja kryesore e edicionit informativ në TVSh, por nuk është larguar nga ky institucion, ku vazhdon të punojë në fushën e dokumentarëve.

Sot, 65-vjeçarja, e cila nuk e ka problem ta përmendë moshën, pasi për të është fisnikëri dhe çdo moshë ka bukurinë e vet, është një gjyshe e lumtur.

E kujdesshme për pamjen, e thjeshtë në komunikim të jep përshtypjen e një gruaje zonjë, ashtu siç shumë e kanë njohur nëpërmjet ekranit.

Në këto ditë, kur e gjithë bota ka folur për Nënë Terezën, edhe Tefta Radi ka një moment të rëndësishëm për të kujtuar në marrëdhënie me të.

Në gushtin e vitit 1989 kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë për herë të parë, Radi u caktua gazetarja që do i bënte intervistën, gruas që në ato momente, njihej si bamirëse dhe kishte marrë çmimin Nobel për paqe në botë, por që deri atëherë kishte patur një marrëdhënie të komplikuar me Tiranën zyrtare, thënë ndryshe shtetin e parë atetist në botë.

Gazetarja ikonë e Televizionit Shqiptar më kënaqësi pranon ftesën e Dita-s për të rrëfyer për ne vizitën e Nënë Terezës në vendin tonë dhe intervistën që realizoi me të, një intervistë që nuk u transmetua kurrë.

 

-Zonja Radi, këto ditë Nënë Tereza është shpallur e shenjtë, dhe ky lajm ka pushtuar botën, por dua të kthehem 27 vite pas, kur Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Ju atëherë keni qenë gazetare e rëndësishme e Televizionit Shqiptar, na tregoni, si e pritët këtë lajm dhe çfarë thuhej në korridoret e televizionit?

Në kohën e diktaturës nuk ishte e lehtë që gjërat të fliteshin apo përfliteshin korridoreve. Edhe muret kanë vesh – thotë populli. Aq me tepër për një figurë si Nënë Tereza, sot Shën Tereza, që na ka bërë ne shqiptarëve të ndihemi krenarë për misionin e saj të madh, të përbotshëm, postulatet e arta sërish të saj, prej të cilave kemi vend të tërë për të mësuar e vepruar në dobi të paqes e të dashurisë njerëzore. Në veçanti ne shqiptarët, edhe pse patëm fatin t’i japim globit një figurë kaq të madhe bamirësie. Ndoshta shkollimi i saj jashtë trojeve tona, zemra e saj e çelur deri në infinit ndaj dhembjes dhe skamjes, jetëve njerëzore i dha Nënë Terezës përmasat e shenjtit, përmasat e gruas më në zë në botë.

-E mbani mend atë ditë, mund të na e përshkruani?

Natyrisht që po, më shumë emocion dhe pse historia e vizitës së nobelistes, Shën Terezës në vitet e diktaturës, gjatë këtyre viteve është anashkaluar për arsye nga më të ndryshmet. Ishe mesgushti i 1989-s. Data 15, një ditë e nxehtë vere. Një mbrëmje më parë na thirrën në drejtori, ne gazetarët e operatorët që do të mbulonim vizitën e saj. Si operatorë u caktuan Gazmir Shtino e Bujar Kore. Për herë të parë ne gazetarët morëm informacion për bamirësen e madhe. Ishte një vizitë 7 ditore, një vizitë krejt private e Nënë Terezës për të kujtuar e për të vënë përmallshëm një buqetë me lule në varrin e nënës dhe motrës së saj të dashur, për të folur me to e për t’u thënë atyre ato që nuk mundi t’ua thoshte dot kur ishin gjallë. Dhe jo për faj të saj, por të regjimit. Ka dhe nga ata që sot dalin heronj, por të mos harrojmë se çdo gjë është e dokumentuar në foto e imazh televiziv. Mandej dhe në një sërë ekspozitash muzeale apo albume kushtuar shenjtores, me aq sa unë kam parë, çuditërisht asnjë nga ato foto nuk figuron. Me sa duket dhe në 26 vjet demokraci kemi frikë dhe historinë e shohim bardh e zi. Ky është misioni i gazetarisë. E kam pohuar dhe herë të tjera, por sërish e vërteta e vizitës së Shën Terezës në diktaturë vazhdon të mos e gjejë pasqyrimin e vërtetë.

 

Tefta Radi. (Foto nga Fadil Berisha)

-E kujtoni konkretisht apo në vija të përgjithshme se çfarë ka thënë Nënë Tereza në atë mini-intervistë?

27 vjet mbrapa unë nuk mund të pretendoj të mbaj mend çdo fjalë të cituar prej saj në intervistë. Në vija të përgjithshme në anglisht Nënë Tereza falënderonte Zotin që ëndrrën e saj për të vizituar Shqipërinë tashmë e kishte bërë realitet. Bamirësja e madhe ndihej e gëzuar që vizitonte këtë vend të paqtë e të bukur, vendin ku jetuan familjarët e saj. Ajo ju lut Zotit që popullit të saj, popullit shqiptar, t’i dhuronte mirësi e begati.

-Ju çfarë dinit deri në ato momente për Nënë Terezën?

Natyrisht në një Shqipëri të mbyllur e me një media të fortkontrolluar ne nuk dinim asgjë. Të paktë ishin prej nesh ata që shfletonin ndonjëherë atë që quhej “buletin i verdhë”.

-Fakti që pushteti i asaj kohe nuk e kishte pranuar atë, sa ndikoi te ju, për t’u treguar më e përmbajtur? Sa në siklet ishit dhe sa frikë kishit?

Këto janë fakte që dolën në kohën e demokracisë. Në diktaturën komuniste nuk kishte media të hapur ku të publikoheshin të tilla informacione, pra kërkesat e bëra nga Nënë Tereza për të vizituar Shqipërinë, apo përgjigjet e qeverisë ndaj këtyre kërkesave. Nuk kishim frikë, përkundrazi u ndjemë të privilegjuar që do të bëheshim pjesë e pasqyrimit të këtij aktiviteti.

-Si u caktuat ju gazetarja që do të priste dhe intervistonte Nënë Terezën? Sa keni qëndruar me të dhe çfarë biseduat?

Tefta Radi duke intervistuar Nënë Terezën në Vilën 31. Intervista nuk u transmetua kurrë

Unë nuk isha e vetmja gazetare që do të mbuloja vizitën e Nënë Terezës. Pjesa ime ishte intervista e cila u realizua në një nga mjediset e vilës 31 në Tiranë, me kamerën e mjeshtrit Gazmir Shtino, për të cilin shfrytëzoj rastin t’i përcjell përshëndetje në Amerikën e largët ku ai jeton për mbi 2 dekada. Ishin momente vërtet emocionuese. Përballë thjeshtësisë së saj, u ndjeva e penduar për veshjen e asaj dite. Një fustan krem, me ngjyrë rozë në lejla të lehtë, një fustan luks për kohën e që e jepja borxh për këdo nga shoqet e mia që mund të kishin ndonjë eveniment. Ndoshta edhe me grimin e kisha tepruar pak. Diçka kjo jashtë natyrës sime si gazetare terreni. Ajo shoqërohej nga motër Maria dhe shkrimtarja australiane Xheni, e cila e shoqëronte në çdo aktivitet e vizitë të saj kudo në botë, pasi shkruante biografinë e Shën Terezës, shqiptares së madhe. Ajo qëndroi në krahun tim të majtë. Duken në foto çanta e vendosur në tokë dhe pjesë e fustanit të saj. Ishte ajo që fliste dhe jepte informacion për misionarët, motrat e nënë Terezës dhe punën e tyre me të vobektit, të sëmurët me lebrozë në Kalkutë të Indisë e më gjerë. Ishte një intervistë e shkurtër. Jo më shumë se 4-5 fjali. Shën Tereza foli në anglisht duke iu falur Zotit që ja mundësoi më në fund vizitën në Shqipëri. Sërish iu lut Zotit për mirëqenie të popullit shqiptar. Duke qenë se gjatë gjithë fjalës së saj shenjtorja i drejtohej Zotit, intervista nuk u transmetua. Ne ishim shtet laik. Diktatura prishi kisha e xhamia e masakroi krerët e besimeve fetare. Në këto kushte dhe pse ishte fundi i sistemit, qeveritarët tanë, nuk patën guximin ta transmetonin atë. U bë një përpjekje për ta hequr fjalën Zot, por ishte e pamundur, pasi u përdor shpesh prej njeriut të Zotit, e fjalia nuk qëndronte. E kam vuajtur shumë mostransmetimin e intervistës dhe jam ndjerë në faj.

-A gjendet intervista sot në arkivat e TVSH, a është ruajtur si material?

Nga kërkimet që kam bërë unë, nuk është. Ndoshta është e paskeduar, në ato materialet që nuk transmetoheshin. Në to, është gati e pamundur të gjendet.

-Më shumë se sa fjalë, çfarë ndjesie morët nga qëndrimi me të dhe biseda?

Sikurse e shihni edhe në fotografi, jam befasuar prej portretit të qetë që shprehte veç mirësi me buzëqeshjen që nuk iu nda gjatë gjithë kohës që ne realizuam intervistën apo bisedës paraprake. Me thjeshtësinë e saj, shtatin e mpakët e këmbët e zbathura në sandalet tipike të motrave, këmbë që nuk u lodhën kurrë gjatë tërë jetës së saj e që shpërfillën makinat luksoze. Dora e saj vendosur së fundmi mbi ballin tona përcolli bekim, një dorë e lehtë, e ngrohtë. Jam e lumtur që kam qëndruar aq pranë saj e që në kujtim kam këtë foto të mrekullueshme.

-E mbani mend itinerarin e asaj vizite, çfarë bëri Nënë Tereza, ku shkoi?

Mbërritja e Nënë Terezës në aeroportin e Rinasit u përcoll nga kameramani i mirënjohur Bujar Kore. Për ta pritur kishin dalë e ndjera artiste Marie Kraja, personaliteti i mjekësisë në fushën e onkologjisë dr. Adelina Mazreku, Natasha Haznedari si përkthyese dhe i ati i saj, mos gaboj prokuror në atë kohë. Po ashtu nga përkthyesja tjetër Diana Kristo, kryetari i marrëdhënieve me jashtë në KQ të partisë, emrin e të cilit s’e kujtoj e ndonjë tjetër. Shoqërohej nga motër Maria, një tjetër motër kosovare dhe shkrimtarja Xheni. Gjatë qëndrimit në Shqipëri me sa kujtoj nga transmetimi lajmeve, si folëse që isha, u prit nga kryetarja e Frontit Demokratik, Nexhmije Hoxha dhe e bija, Pranvera, në vilën e tyre. Shkoi në shtëpinë ku jetuan nëna dhe motra. Vizitoi dhe vendosi buqeta me lule veç varrezave ku preheshin njerëzit e saj në Sharrë, edhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e diktatorit Hoxha. Vizitoi një kopsht fëmije, ku drejtoreshë ishte znj. Gambeta, vizitoi spitalin onkologjik, ku drejtoreshë ishte dr. Adelina Mazreku, sanatoriumin, një shtëpi fëmijësh, një azil pleqsh, sot shtëpi e të moshuarve. Por gjithsesi nga kjo vizitë ajo nuk mundi të marrë atë që edhe e kërkoi në një farë mënyre, ngritjen e një misioni të motrave të saj. Gjithsesi ekziston dokumentacioni i kohës për të qenë ju më të saktë. Nënë Tereza u akomodua në vilën përballë godinës së informatikës atëherë.

-Gjëja që të ka lënë më shumë mbresa nga ajo ditë?

Portreti dhe qetësia e saj e jashtëzakonshme. Dëgjonte dhe fliste pak, por buzëqeshja e saj fliste më shumë se sa fjalët.

-Sa i rëndësishëm ka qenë për ju ai moment në karrierën tuaj?

Nuk e kam matur asnjëherë karrierën time me intervistat e realizuara me shumë personalitete, por me faktin se sa kam arritur me punën time, të krijoj individualitetin tim të besueshëm si gazetare e folëse njëherazi, përballë teleshikuesve, sa e vërtetë kam qenë në atë që kam transmetuar.

-Meqë ju kemi në këtë bisedë, zonja Tefta, me çfarë po merreni tani? Ju mungon televizioni?

Aspak nuk më mungon. Jam atje pothuajse çdo ditë. Punoj me dokumentarin. Tashmë kam në proces dy njëherazi, kushtuar kritikut të mirënjohur Prof. Adratik Kallulli si dhe një tjetër kushtuar intelektualëve të viteve 1930, cilësuar edhe si periudhë e artë e intelektualëve shqiptarë.

Nënë Tereza në aeroportin e Rinasit

-Teksa shihni tani spikeret e reja, çfarë mendoni?

Çdo kohë ka prurjet e veta. Ndryshojnë rrethanat historike, ndryshojnë kohët, mentalitetet e brezave, teknologjitë e bashkë me to si në çdo fushë edhe në gazetari ka risi. Ka edhe sot gazetarë shumë të zotë e po ashtu edhe folëse.

-Sa e vështirë ka qenë puna atëherë duke e krahasuar më këtë tani?

Ka qenë më e lodhshme. Çdo ditë përpara televizionit uturinin zhurmat e motorëve e të makinave që niseshin me grupet e xhirimit në të gjithë Shqipërinë. Sot vërtitet pjesa më e madhe e informacionit vetëm brenda unazës së Kryeqytetit. Por gjithsesi informacioni nuk mungon, pasi teknologjia e zgjidh problemin tashmë në kohë e në hapësirë.

-Ruani miqësi me kolegët apo koleget tuaja të atëhershme?

Natyrisht, dhe është një miqësi e fortë, e vlerësuar edhe nga të rinjtë e sotëm. Shumë herë ata nuk ngurrojnë të na e vënë në dukje këtë fakt.

-E ndjeni dashurinë e njerëzve, kur ecni rrugës, në aktivitet, udhëtime?

Tefta Radi duke dhënë edicionin informativ në TVSH

Me modesti do të thosha po, mandej dhe nga të rinjtë që ndoshta nuk më kanë arritur, por kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

-Ju jeni nënë apo jo, zonja Tefta, dhe mesa di jeni edhe gjyshe, na tregoni pak më shumë për këtë ndjesi? Si i kaloni ditët?

Ditët e mia janë të ngjeshura me punë. Punoj jo vetëm me dokumentarin, por edhe administratore në një aktivitet. Veç kësaj jam një gjyshe e lumtur me mbesë e nip që flasin shqip edhe pse jetojnë në Gjermani. I marr çdo verë në Tiranë, e së bashku me bashkëshortin, Françeskun, rrethuar prej dashurisë së tyre e marrëzisë sonë, i shëtisim në plazhet e vendet më të bukura. Ata e adhurojnë Tiranën e mezi presin pushimet që të vijnë.

Kategori
Uncategorized

Korbat.

Nga Agron Tufa/

Prej nji kodër-dheu të freskët ngrihet torsi i nji burri me mustaqe, me zgavra të daluna, golle, prej të cilave ende kullojnë rruvaja të holla gjaku. Burri lëviz me tahmin vetëm dorën e djathtë, ashu si bajnë t’verbuemit. Tjetrën e ka të kallun në dhé. Na sheh drejt, me zgavrat e ngrana. Ngjishem mbas Gacit. Zbrapsemi të dy. Kadalë.

Vërtitet një tufë e madhe korbash. Mbi vorret e Rrmajit… Asht mëngjes i irrun e i lagësht maji i vjetit 1945. Korbat ngrihen me “krra-krra” të potershme, shkapeten n’ajri e mandej ulen prapë. Si me komandë. Në të njajtin vend.

– Hajde Lec, – më thotë Gaci, – shkojmë me pa, ça po ban vaki njatjé.

Jam i vogël. Ndjej frikë. Po Gaci më tërhjek me përdhunë.

– Ish, ish! – i tremb Gaci korbat, si me kenë pula.

Ato janë t’pabindun. Mezi zhvendosen pak metra me krrokama therëse, të pakënaquna. Pamja që na zbulohet para sysh më shtang.

Prej nji kodër-dheu të freskët ngrihet torsi i nji burri me mustaqe, me zgavra të daluna, golle, prej të cilave ende kullojnë rruvaja të holla gjaku. Burri lëviz me tahmin vetëm dorën e djathtë, ashu si bajnë t’verbuemit. Tjetrën e ka të kallun në dhé. Na sheh drejt, me zgavrat e ngrana. Ngjishem mbas Gacit. Zbrapsemi të dy. Kadalë.

– Kenka oficer i ushtrisë Komtare të Mbretnisë, – më thotë Gaci në vesh, tue më kallëzue me gisht xhaketën e uniformës së zbulueme prej dheut, deri në xhepat e epërm.

E ndalëm frymën në zyrën e Kryetarit të Këshillit të lagjes. Na priti i veshur partizançe.

– Asht bash njaj oficeri, qi pushkatume padje, – u thotë dy të tjerëve në zyrë, gjithashtu të veshun partizançe. – Shkojmë, – u thotë, Dhe duelën jashtë të tre.

I hipën xhipit ushtarak, ndërsa unë e Gaci ia premë shkurt për te vorret e Rrmajit.

Kur u shfaq pamja, ata kishin mbërri para nesh. Korbat qenë ngritë hava. Krrokama e tyne inatçore përhapej gjithkah.

Madej fill buçitën tre krisma revolje.

– Dreqin…! – shau napër dhambë Gaci. – Na nuk i thirrëm me…, – i ra kofshës me shuplakë ai.

Dëgjohej gjithë e ma e dobët, gjithë e ma largët krrokama e korbave n’largim…

@agron tufa, 2016

Kategori
Uncategorized

At Zef Pllumi, frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

Nga Lulzim Basha/

28 gushti i sivjetëm është përvjetori i 95-të i lindjes së françeskanit të madh, shkrimtarit të pazakontë dhe prijësit shpirtëror që aq shumë iu desh shqiptarëve At Zef Pllumit. Në 45 vitet e diktaturës si rojtari i kujtesës, dhe pas vitit 1990, si kleriku këmbëngulës ai bashkë me kolegët e tjerë mbijetues kreu rimëkëmbjen madhështore të Kishës, dhe si mësuesi i mirë ndihmoi qindra të rinj të gjenin rrugën e tyre drejt dijes në ato vite të trazuara, kur rruga dhe keqbërja ishin një joshje fatale e tranzicionit.

At Zef Pllumi mori nga plejada e shquar e patriotëve klerikë që në vitin 1945 u ndeshën me diktaturën e egër orientale, antikatolike e antikombëtare, amanetin për të qëndruar, për të jetuar e për të dëshmuar epopenë e qëndresës dhe të ringjalljes. Nxënësi i Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Gjon Shllakut e Martin Gjokës e mori këtë detyrë, shumë herët, së bashku me shugurimin e tij meshtar, në atë kohë të zezë, kur shumëkush largohej nga Kisha për të mos u shndërruar shënjestër e diktaturës.

Duke marrë në sy çmimin e gjakut e të martirizimit, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t’i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes. Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Për të kanë rrëfyer bashkëkohës e dëshmitarë të vuajtjeve në gulagët e diktaturës. Por puna dhe aktiviteti i At Zef Pllumit në liri, pas ’90, ishte frymëzues dhe i pashoq.

Kontributi për ringritjen e Kishës, rinxjerrja e Hyllit të Dritës, si një rojtare e kulturës kombëtare, e denjë për historinë që trashëgonte para 1944-s, por edhe prijëse në hullitë e vështira të tranzicionit, ndihma ndaj qindra të rinjve për të marrë rrugën e dijes, duke i dërguar veçanërisht në universitetet më të mira të Italisë e Austrisë, si dhe kontributi personal për publikimin e gjithë korpusit të veprave të françeskanëve të mëdhenj, janë shembulli si një klerik i sapodalë nga burgjet komuniste tregon rrugën si duhet të jetë një patriot i mirë, një qytetar i angazhuar dhe një mësues i devotshëm.

Kurora e kontributit frymëzues të At Zef Pllumit në tranzicionin shqiptar janë kujtimet e tij, të përmbledhura në veprën “Rrno vetëm për me tregue”. Si të gjitha punët e padër Zefit, edhe këtu ai eci në një rrugë të pashkelur, pa shembuj e pa sprova të regjistruara, duke na lënë një kryevepër të dëshmisë, të shkrimit, të gjuhës, të historisë e të moralit.

Nuk shtoj diçka të re, kur përsëris se në çdo shkollë të mesme duhet lexuar vepra e padër Zefit. Ajo rizgjoi nevojën ulëritëse të shoqërisë tonë për të reflektuar, për t’u penduar e për të bërë drejtësi.

Ato dëshmi të guximshme na dhanë shembullin se e keqja duhet nxjerrë nga institucionet e shtetit, nga politika, drejtësia e shkollat, pasi bashkëjetesa me të vetëm na pengon në rrugën tonë, e shndërron demokracinë tonë në një monstër që s’ka as drejtësi e as moral.

Këtë leksion s’e kemi nxënë mirë, politika sidomos s’e ka nxënë, sepse ajo për 30 vjet, u end mes marrëveshjeve që kanë sjellë një qeverisje korruptive, rritje të varfërisë dhe rikthim në linjën e parë të politikës, ekonomisë e të njerëzve të suksesshëm të hajdutit, dallkaukut, të paaftit dhe këto vitet e fundit edhe në një emulacion të kriminelit, si një njeri i zoti e që vetëm ai bën hajër në këtë vend.

Në 95-vjetorin e Padër Zefit e ndjej me vend të përsëris se nuk do të heshtim dhe nuk do të pranojmë kurrfarë kompromisi me të keqen. E keqja po e shkatërron shoqërinë dhe ne nuk do të reshtim duke e kundërshtuar atë.

Duke analizuar dallimet mes komunizmit dhe katolicizmit, Padër Zefi shkruan: “Janë dy doktrina krejtësisht të kundërta komunizmi dhe katolicizmi. Ne nuk pranojmë dhunë, baza asht dashunija. Gjithçka me e ba me dashuni, me vullnet, me të mbushun mendjet, me ndërgjegje, ndërsa baza e komunizmit asht dhuna, lufta e klasave dhe tanë marrinat”.

Është pikërisht kjo mendësi e marrëzive, e luftës së klasave ndaj punëtorit, ndaj të ndershmit dhe ndaj të drejtit, që po ringjallet sot më shumë se kurrë dhe po rrënon të gjitha arritjet e 30 viteve tranzicion.

Ky regjim që dekoron torturuesin e Padër Zefit, nuk e quan për gjë të nxjerrë nga zyrat shtetërore edhe të fundit përfaqësues të shtresës së të përndjekurve politikë, të inkurajojë mësymjen drejt pushtetit të bijve të etërve xhelatë si dhe të vjedhë vullnetin e shqiptarëve, në mënyrë që të vrasë rotacionin dhe demokracinë.

Këtë mësymje antidemokratike nuk kemi për ta pranuar kurrë. Beteja në mbrojtje të aspiratave shqiptare për demokraci dhe integrim në Europë prej dekadash ka dëshmorët e saj, por ka tek Padër Zef Pllumi apostullin e vet.

Është një betejë që ka vetëm një përfundim, fitoren. Është një betejë që duhet fituar, që fëmijët tanë, të rinjtë tanë të mos e braktisin vendin, por të rrinë këtu, për të treguar triumfin mbi një të keqe që i pat zënë pritë Shqipërisë në stacionin final të tranzicionit.

Çdo 28 gusht duhet të jetë një ditë që shqiptarët të ndalin e të mendojnë a kanë bërë sa duhet për të nderuar dëshminë dhe kontributin e Padër Zef Pllumit. Nëse gjenden keq, le të lexojnë “Rrno vetëm për me tregue”. Më pas, do të jetë më i thjeshtë orientimi, e keqja do të duket sheshit dhe ushtria e së mirës do të ketë në anën e vet edhe kontributin e një tjetër shqiptari të mirë.

Kategori
Uncategorized

1954/Arratisja nga Kampi nr.4 dhe pushkatimi i katër të dënuarve.

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim Isuf Agolli, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo, Besim Latifi, Nasuf Gjilaj. Dënimet e dhëna:

Kastriot Dervishi…

Fotografia e hyrjes së tunelit

Nga Kastriot Dervishi

Kampi numër 4 ishte një ndër repartet e vuajtjes së dënimit të burgosurve.

Shumë apartamente në qytetin e Tiranës, u ndërtuan pikërisht nga ky kamp.

Jeta e kampit ka filluar në shtator 1953 dhe është mbyllur në vitin 1967 kur ishte në Rubik duke pasur numrin 307. Në Tiranë, qendra e kampit ishte vendosur afër pallateve “Agimi” në Tiranë.

Kampi ishte rrethuar në tela me gjemba. Të burgosuri flinin në baraka të ngulura drejt e në tokë. Të burgosurit ordinerë e politikë ishin të ndarë nga njëri – tjetri. Duke përfituar nga fakti se vendi ku flinin të dënuarit ishte drejtpërdrejt në tokë dhe afërsia e lumit “Lana” me kampin, i dënuari Isuf Velçani mendoi të hapnin një kanal prej rreth 8 metrash i cili do mundësonte arratisjen nga kampi. Kishte ndikuar në këtë kohë si ngjarje pozitive një arratisje që kishte ndodhur në kampin nr.1 në Rinas.

Më 30 tetor 1953, të burgosurit Abaz Korçari, Ago Çela, Shefqet Islami dhe Nexhip Dauti, mundën të arratisen nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm 11 metra të gjatë. Duke u nisur nga banja ata kanë kapërcyer telat dhe janë diktuar nga roja kur ishin 50 metra larg. Kjo arratisje e suksesshme kishte alarmuar regjimin si dhe kishte nxitur të burgosurit e kampeve të tjera të ndërmerrnin veprime të ngjashme për të fituar lirinë.

Besohet se rasti i kampit nr.4 të ketë lidhje e frymëzim pikërisht këtë ngjarje. Të burgosurit e kishin quajtur “tuneli i lirisë”. Sipas të dhënave edhe kontradiktore, puna për hapjen e kampit ka filluar në muajin maj 1954. Duke u nisur nga mbarimi i kohës së shirave dhe afrimi i verës, ideatori i tunelit Isuf Velçani kishte zgjedhur këtë kohë pasi dhe gërmohej lehtë e transporti bëhej më i mirë.

Isufi së bashku me Haki Zeqirin kishin nisur punën për hapjen e tunelit që do zgjaste 8 metra. Niko Malo kishte qenë roje në fillimin e punimeve. Pas Isufit, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, kishin qenë ndër mbështetësit kryesore të hapjes së kanalit. Në kampin nr.4 ishte grumbulluar një element i fortë antikomunist që vinte kryesisht nga dënimet e organizatave antikomuniste si Mark Zef Pali, persona që kishin dashur të arratiseshin, etj.

Kampi ishte shumë afër vendit ku banonte udhëheqja e lartë komuniste, gjë e cila nuk ka ndikuar edhe aq në ruajtjen e fortë të tij.

Për të hapur tunelin ishte zgjedhur vendi poshtë krevatit të një të dënuari. Sa herë mbaronte puna, ky vend mbulohej dhe nuk krijonte asnjë dyshim për çarjen e tij. Tuneli ndihmohej edhe nga një dritë elektrike e sajuar nga të burgosurit e shkolluar që sigurisht ishin shumë më lart se niveli i komandës. 

Isuf Agolli pranonte se kishte qenë ai organizatori i hapjes së tunelit.

Ai pohonte se puna në tunel kishte zgjatur rreth 40 ditë. Punohej me shumë kujdes natën ose nga të burgosur që bëheshin sikur ishin të sëmurë. Për një kohë të shkurtër u hap rreth 8 metra e ca. Pritej vetëm dita kur të dënuarit do iknin prej andej. Pikërisht këtë ditë kampi i zbulua. Pak kohë para se të kryhej arratisja e kur praktikisht kishte mbaruar hapja e tunelit, një grup prej disa të dënuarish zhvendosen në kampin nr.1 të Bulqizës që ishte hapur në mars 1954.

Besohet se një prej të dënuarve me karakter të lëkundshëm për të fituar lehtësi dënimi ka çuar fjalë për gjendjen e hapjes së tunelit. Mirëpo për të mos u kuptuar e për të krijuar çoroditje, disa ditë përpara arrestimeve masive, u arrestuan Mark Zef Pali, Kolë Pepa dhe Zyhdi Mancaku u arrestuan kohë përpara se të zbulohej tuneli. Mundet që lajmi i ardhur nga Bulqiza të kishte pasur shoqëri apo të ketë dëgjuar diçka nga këto tre të dënuar. Më 23 qershor 1954 kanali i hapur ka qenë gati. Arrestimet e tjera u bënë më 24 qershor 1954. Komanda rrethoi gjithë kampin e filloi një kontroll të imtë. Ky kontroll dështoi pasi kampi tuneli ishte maskuar mirë. Atëherë u bë një kontroll nga ana e jashtme dhe tuneli u zbulua. Interesant është rasti i Mark Zef Palit. I njohur si antikomunist i vendosur, ai nuk ka pranuar asnjë akuzë të bërë ndaj tij duke bërë të paditurin për gjithçka.  

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim Isuf Agolli, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo, Besim Latifi, Nasuf Gjilaj. Dënimet e dhëna:

-Me vdekje: Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali, Besim Latifi, Niko Malo, Nasuf Gjilaj

-Me 25 vjet burgim: Emin Bakalli, Xhemal Limani, Haziz Xhika, Abdyl Kërluku

-Me 20 vjet burgim: Qani Mulita, Ali Çollaku, Xhemal Suta, Haki Kaso, Kolë Pepa

-Me 15 vjet: Stefan Gjora

-Me 17 vjet: Haki Ismaili

-Me 8 vjet: Feim Imeri

Vendimi me vdekje u zbatua vetëm për të dënuarit Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali. Të tjerëve iu kthyer me burgim.

Kategori
Uncategorized

LUFTA E FSHATARSISË VLONJATE DHE E DUSHKARAKUT PËR ÇLIRIMINE VLORËS, MË 1920

Agim B Jazaj

***

Edhe pas “Traktatit të Londrës” trupat fashisto- pushtuese nuk pranuan të tërhiqeshin nga rrethet e Vlorës, dhe Tepelenës. Ky qëndrim, ndoshta konvergonte dhe me qëndrimin e tregëtarëvë të mëdhenj, bejlerëve dhe agallarëve, fajdexhinjve, sepse pasuroheshin në kurriz të popullit fukara. Në këto kushte të rënda ekonomike shoqërore dhe politike patrioti Ismail Qemali, ngriti zërin dhe bëri thirrje kundër qëndrimit të ushtrisë pushtuese në Vlorë, duke e parë rrezikun që po kanoset ende për Pavarësinë Kombëtare. Në këto kohë, në krye të djalërisë vlonjate në qytet dhe në fshatrat vlonjate u ngritën më këmbë dhe në krye patriotët e shquar; Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga, etj.

Avni Rustemi së bashku me patriotët e tjerë vlonjat; Halim Xhelo e Jani Minga në vitin 1918 udhëheqin organizatën e “Mbrojtjes Kombëtare” duke organizuar demonstratën e madhe të 28 Nëntorit, të vitit 1919, me rastine 7 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Nga djalëria vlonjatë e qytetit dhe e fshatit, u shënua një moblizim dhe organizim për të luftuar pushtuesin. Demonstruesit hidhnin parrulla: “Vlora është e jona” dhe valvitnin flamujt gjatë zhvillimit të demonstratës.

Në vitin 1919, nën drejtimin e patriotit Halim Xhelo, u formua shoqëria kulturore: “Shtiza e Qytetrimit”, e cila nën hundët e pushtuesit i dha impulse të reja lëvizjes kombëtare dhe detyroi imperialistët të përqëndronin vëmëndjen për të ruajtur zotrimin mbi Vlorën, duke e parë si qëndrën më të rëndësishme, strategjike për të siguruar Adriatikun, duke e quajtur gjirin e Vlorës siatë të Gjiblartarit.

Gjithë këto evenimete të pasuara nga Lëvizje të fuqishme patriotike në Vlorë kishin ndjeshmërinë dhe përfshinte në veprimtaritë patriotike edhe fshatarët e Dushkarakut, qysh nga “Kongresi i Lushnjes”, “Kuvendi i Barçallasë”.

Nga gjithë këto reagime, patriotike; gjeneral Piaçentini, kryekmandant i forcave italiane të Vlorës, më 16 Maj të vitit 1920 shpalli “Gjëndjen e Jashëzakonshme” dhe urdhëroi zbatimin e saj, ndaloi mbledhjet e qytetarëve pa leje, si dhe mbajtjen e dyerëve të shtëpive të hapura, pas orës 22.oo.

Në këto kushte, më 20 maj të vitit 1920, u krijua “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”. Dhe më 3 Qershor 1920 ky komitet lajmëroi dhe zhvilloi mbledhjen e “Beunit”, e shënuar në histori si; “Kuvendi i Beunit”.

Kuvendi vendosi të merrenin pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga një person për çdo familje. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi ultimatumin komandantit të forcave pushtuese italiane:

“Ultimatum te Piaçentini,

E çoi Mehmet Selimi”…

Në ultimatumin formulohej:”Sot populli shqiptar, i bashkuar më shumë se kurrë, duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Evropës, si shpërblim i Italo-Grekëve-Serbëve”.Dhe vendosi të marë armët. Ultimatumi kërkonte përgjigjen, po brenda datës 4 Qershor të vitit 1920.

Në mbarim të kohës së Ultimatumit, më 3 Qershor 1920, trupat vullnetare u ndan sipas planit të Komisionit të Luftës.

Duke u gdhirë e dielë, 5 Qeshor i vitit 1920, nisi lufta e popullite vegjëlisë, lufta e shënjtë patriotoke, kundër qëndrave ushtarake në Kotë, Gjorm, Drashovicë, Llogora, Jonufër.

Si rezultat i këtyre betejave, repartet xheniere dhe postat e karabinierisë, u spastruan në fshatrat; Sevaster, Dushkarak, Vajzë, etj.

Më pastaj u kalua në sulme, në qëndrat e tjera të fortifikuara.

Atë kohë populli e përejtsoi në këngë:

“Andej armë e maqina,

Këtej spata e martina,

Andej rreth e rreth me hekur,

Ha e pi e vish e ngjish,

Këtej kur dhe për të vdekur,

Fshinin gjakun me këmishë”…

Në luftën anti-imperialiste, si gjithë populli i Vlorës edhe ai i Dushkarakut dha një kontribut të dukshëm në këtë epope të skalitur në vargjet e këngës:

“Sevaster e Dushkarak,

Ç’u shkulën si një bajrak,

U hodhën mbi Vlorën Plakë,

E ndezën tym e flakë,

Ik në Romë, këtu s’ke hak,

Se ka zot ky toprak,

Të bëjmë synet me biçak.

Dushkarak e Sevaster,

Tokë me fshatra të tjerë,

Shumë lartë e çuan nderë,

Zaptuesin e hodhën në erë”…

Në këtë epope edhe populli i Dushkarakut ka dhënë kontributin e tij.

Çeta e Dushkarakut u inkuadrua në batalionin e Kudhësit, e përbërë me afro 50 luftëtarë, me komanadantin e çetës së tyre; Mehmet Fegë Xhelilaj, luftuan me trimëri të rrallë për shpartallimin e postave të avancuara të pushtuesit si në Dushkarak, Sevaster, Ploçë, Vajzë, Kotë, Mavrovë, Drashovicë, Sherishtë, e deri në Qafën e Koçiut.

Në këto luftime të ashpëra dhe të pa barabarta si nga numri i luftëtarve dhe mjetet, teknika e armatimi, dhanë jetën e gjakun, ranë me heroizmin e pashoq edhe bijtë e fshatit Dushkarak:

1- Zyber Bjeto Bejtaj

2-Deliko Ymer Jaupaj

3-Qerim Mane Manaj

4-Qëndro Fegë Xhelilaj

5-Selim Demir Hamazaraj,

Ndërsa u plagosën në ato beteja bijtë vullnetarë të Dushkarakut:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj

2-Haxhi Ismail Bushaj

3-Musa Ahmet Musaraj

4-Myslym, Merko Merkaj

5-Rustem Vero Veraj

Legjendës së Zyber Bejto (Kudhësioti) për heroizmin e tij, të pa shoq, në Kotë, i cili rrëzoi për tokë 3 të vdekur me shkopin në dorë, kënga e ka skalitur dhe e ruan:

“Zyber Bejto Kudhësioti,

Një shkop kish vetëm në dorë,

I pari i shokëve shkoi,

Tre italian i ka ngordh,

Trimëria jote e pa çmuar,

Një histori për të shkruar”…

Në luftën e Vlorës, dhe për çlirimin e saj dha jetën edhe biri i Dushkarakut, Qëndro Fegë Xhelilaj, i cili ka mbetur i gjallë në vargjet e këngës:

“Qëndro Fega është vrarë,

Sheshtazi duke luftuar,

Gjithë Kudhësi ka qarë,

Për trimin e kulluar”…

Por, edhe trimi Selim Hamzaraj, djalë i ri, bir i Dushkarakut dha jetën heroikisht, duke u hedhur mbi telat me gjëmba në pozicionet armike, i thurur në këngët e popullit:

“Selimi një djalë i ri,

Shkoi në luftë dhe s’u kthye,

Luftoi me trimëri,

Për të shtrënjtin Atdhe”…

Grupet e vogëla të luftëtarëve në operacionet e tyre goditën rajonet e fortifikuara ku ishin dislokuar forcat pushtuese si në Llogora, Ullishten e Vlorës, ku luftëtarët e njohur Selam Musai, Sheme Lepenica, Reshit Birçe nga Sevasteri dhe Mehmet Fega nga Dushkaraku, u përleshën me pushtuesit në Llogora.

Kënga e thurur për oficerin Mehmet Fega ka mbetur në përjetësi:

“Atje te ulliri me dega,

U plagos trimi Mehmet Fega,

Kur pa që u plagos Mehmeti,

U hodh pa rreshtur mbi ta,

Reshit Birçe Sevasteri,

Po dhe ky trim na u vra”….

Në këtë luftë nga bijtë e Dushkarakut, ranë 3 bijë, të vrarë dhe 5 të plagosur.

Viti 1920 i quajtur dhe në në atë kohë si viti i Rilindjes. Nëse Greqia kishte Kretën, Spartën, Shqipëria kishte Vlorën. Labërinë, Kotën, Drashovicën…Për të cilat vargjet e rapsodit mbeten në përjetësi:

“Obobo se ç’qënka Kota,

Bytym Mitroloz e topa,

Më e bukur se Evropa,

U plagos Kanani nga Shkoza,

Vallë cilin pati pranë,

Që i zbërthehu gjerdanë,

Me këmishë i lidhi plagnë,

Pati Ismail Hekuranë”…

Laitmotivi i shqiptarit në shekuj ka qënë: “Më e ëmbël vdekja, kur i huaji vjen, dhe në mes të vatrës, bën si i pëlqen”. Në këto beteja titanike bijtë e Dushkarakut dhanë kontributin, po edhe gjakun, jetën e tyre për vatanin.

Në epopenë e Luftës së Vlorës më 1920, si gjithë popullsia e qarkut të Vlorës edhe bijtë e fshatit të Dushkarakut kanë qënë të organizuar në dy grupe. Njeri merte pjesë në lufë dhe grupi tjetër qëndronte në rezervë dhe do të merte pjesë në luftime vetëm me urdhër të “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”.

Në grupin e parë të bijvë të Dushakarkut, kanë marë pjesë këta bij:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj komandant çete

2-Elmaz Sinan Sinani vullnetar

3-Ismail Hekuran Xhelilaj

4-Mexhit Selfo Gjonaj

5-Alush Sulejmën Veizaj

6-Bino Xhafer Xhaferaj

7-Sadik Laze Tafilaj

8-Haxhi Ismail Bushaj

9-Hasim Mëno Deraj

10-Dan Feta Dëraj

11-Shaskë Rustem Kapaj

12-Selam Ormën Alliraj

13-Qerim Ismail Haxhaj

14-Rrapo Hyso Malaj

15-Tartar Jaup Llanaj

16-Nuredin Elmaz Meçaj

17-Zyber Bejto Bejtaj

18-Selim Demir Hamzaraj

19-Qerim Mane Manaj

20-Qëndro Fegë Xhelilaj

21-Veliko Ymer Jaupaj

22-Ahmet Musa Zeqo

23-Banush Hasan Pashaj

24-Hajri Sulejmën Veizaj

25-Musa Tartar Tartaraj

26-Alem Merko Gjonaj

27-Myslym Merko Merkaj

28-Musa Ahmet Musaraj

29-Rustem Vero Veraj

30-Osmën Malo Malaj

31-Murat Hekuran Xhelilaj

32-Sadedin Selfo Gjonaj

33-Mahmut Selman Gjonaj

34-Muço Fako Pashaj

35-Sheme Hadër Hadëraj

36-Shaban Hysen Bushaj

37-Jemin Jonuz Shanaj

38-Sheme Balil Haxhaj

39-Myftar Abaz Shanaj

40-Rexhep Shako Barjami

41-Lilo Demir Hamzaraj

42-Alush Meço Meçaj

43-Likë Sinan Sinani

44-Mahmut Sadedin Kaçaj

-Materialet burimore: Revista “Për Mbrojtjen e Atdheut” nr 9, viti 1977 fq. 75

Në majin e vitit 1924, u mblodhën në Vlorë përfaqsuses të shumë krahinave, ku Kuvendi lëshoi ultimatumin për Kryengritjen e Armatosur dhe ngriti Komisionin nën drejtimin e Fan Nolit.

Në këtë kryengritje popullore të armatosur u përshinë edhe vullnetar nga gjithë krahina e Kudhësit dhe bashkë më ta edhe vullnetarë nga fshati Dushkarak, nën komandën e patriotëve Rrapo Çelo Beqiraj dhe Mehmet Fegë Xhelilaj, të cilët në atë kohë ishin edhe oficerë fanolistë, me gradën e togerit, të ndjekur nga dushkarakasit e tjerë si:

1-Ismail Hekuran Xhelilaj

2-Musa Tartar Tartaraj

3-Lilo Demir Hamzaraj

4-Hajro Sulejmën Veizaj

5-Rexhep Shako Barjami

luftuan kundër ekspeditave antipopullore.

Pas dështimit të “Revolucionit Demokratiko- Borgjez të Qershorit”.

Qeveria e Zogut nxori urdhër izolimi për gjithë pjesëmarësit në atë revolucion, edhe për ata nga Dushkaraku. Masat e qeverisë, antipopullore ishte ajo për çarmatimin e popullsisë, me synimin për t’u hakëmarrë dhe për t’u nënështruar popullsia, veçanrisht vegjëlia në qëndrat kryesore-kryengritëse të armatosura, të Revolucionit të Qershorit të Vlorës, të vitit 1924.

Ekspeditat dhe bashibozukët u dërguan në gjithë krahinat.

Në Krahinën e Kudhësit u istalua ekspedita nën komandën e Taf Kaziut, agjen i besuar i qeverisë së Zogut! As me këto masa nuk mundën të mposhtënin shpirtin patriotik dhe atdhetar të njerëzve të këtyre anëve dhe të bijve të Dushkarakut!

Urrejtja dhe shpirti patriotik, kishte lindur në shpirtin e njerëzve dhe shpërthente në aksionet e ditve të bijve të Dushkarakut, duke ngritur në revoltë pleq, grat, burrat, të rinjtë dhe të reja.

Nga Libri: “DUSHKARAKU YNË”

Kategori
Uncategorized

Përbindëshat.

Nga Erl Kodra.

Përbindëshat

Çka jemi dhe pse po zhytemi çdo ditë e më shumë në vorbullën e zezë të imoralitetit njerëzor, ku veset e përziera me instinkte dominojnë, ndërsa po shkojmë triumfalisht drejt degradimit?

Çfarë e ktheu një pjesë të shoqërisë në hajdut dhe mashtrues, në trafikant dhe mafioz? Cila është ajo substancë që i tjetërsoi shqiptarët në vrasës të pashpirtë, të paaftë të ndjejnë ndonjë drithërimë ndërgjegjeje, ndërsa marrin jetën e shoshoqit?

Labirinthet e një shoqërie me nivel të ulët zhvillimi nuk përmbajnë shpjegime të arsyeshme sipas përvojave të moralit njerëzor, ato përkthehen lehtë në nevoja parësore të ekzistencës fizike, që nuk ndjejnë keqardhje humane kur krimi kthehet në mënyrë jetese. Shqiptarët nuk kanë patur mundësi që të sigurojnë jetesën me mjete normale, njësoj si shoqëritë e tjera; ata kanë lindur në varfëri ekstreme dhe janë rritur si të tillë. Në kohën e maturimit, pikërisht atëherë kur synon të përmbushësh vetveten dhe qëllimin, kur gjendesh para murit të pamundësisë absolute, gjithkush do kërkojë t’i mbijetojë sfidave të ekzistencës. Këtu duhet kërkuar çelësi që shpjegon në mënyrë të arsyeshme shkaqet e degradimit tonë të thellë.

Ky arsyetim të kthen tek përgjegjshmëria e politikës, si shprehja e vullnetit të një shoqërie për t’u qeverisur. Por çfarë tjetër është politika, përpos përzgjedhjes nëpërmjet një sistemi të gjithpranuar të atyre individëve, që me gjasë kanë ide dhe programe të mira, moral të lartë dhe vullnet për të ushtruar me ndershmëri qeverisjen? A është i njëmendtë ky përcaktim, domethënë, çfarë janë individët që gjenden në krye të punëve, të ngarkuar për të qeverisur me rregulla të qarta procedure, mënyrën tonë të jetesës?

Pyetje të tilla të dekurarojnë dëshirën të vazhdosh më tej me sfidën e mendimit. Sepse, parimisht ne kemi rënë dakort të jetojmë në Shqipëri, e kemi pranuar idenë të kemi një shtet shqiptar, një Kushtetutë dhe një Parlament, ndërsa Qeveria të zgjidhet njëherë në katër vjet, me votë të fshehtë, të lirë dhe të ndershme. Të gjitha këto dakortësi janë thellësisht parimore dhe të gjithpranuara nga të gjithë shqiptarët.

Por përpara se të shohim se çfarë ndodhë realisht me politikën, është e nevojshme të shohim alkiminë e moralit shoqëror; domethënë, të moralit atyre individëve që përkufizojnë, ose që mëtojnë të përkufizojnë rregullat e procedurave sipas të cilave ndahet e mira nga e keqja.

Awdhesh Singh, një shkrimtar bashkëkohorë indian, në librin e tij “Mitet janë reale, realiteti është mit”, thotë:

“Ndërsa burrat e mençur krijojnë ide të ndryshme për një shoqëri ideale, të njëjtat ide degjenerojnë kur njerëzit e “zgjuar” mësojnë se si t’i manipulojnë ato”.

Ne shqiptarët vertetë kemi rënë dakort të kemi një Kushtetutë, një Parlament dhe një Qeveri; kemi rënë dakort të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, një Prokurori të pavarur, institucione të pavarura që mbrojnë sigurinë publike, ekonomi të lirë tregu dhe një Buxhet Shteti nëpërmjet të cilit përfiton e gjithë shoqëria.

Përgjithësisht ne shqiptarët kemi ligje shumë të mira.

Përfundimisht, korpusi ligjor i Republikës së Shqipërisë mund të përkufizohet si një IDE shumë e mirë shtetformuese, por që fatkeqësisht, këto ide kanë degjeneruar, ekzaktësisht siç thotë Awdhesh Singh; nga njerëzit “e zgjuar”.

Aty ku ndahet e mira nga e keqja ndodhet një zonë gri, që mbulon pjesën më të madhe të shoqërisë. Pamja është pak a shumë e tillë; në njërin krah është e keqja e tmerrshme, në mes zona gri dhe në anën tjetër e mira. Nuk është e lehtë të shpjegosh me fjalë një fotografi si kjo, ku e keqja dukshëm dominon mbi të mirën, ndërsa zona gri noton në një lloj indiference cinike, herë herë duke u përzier me pjesën e zezë, por asnjëherë duke mos dalë në anë të së mirës.

Arsyetimi në fakt është më i thjeshtë nga ç’duket, sepse e keqja, domethënë, duke përfshirë hajdutët dhe mashtruesit publik, mafiozët dhe kriminelët kanë pushtuar qeverisjen e vendit. Në këto rrethana të pazakonta për një shoqëri njerëzore, është pothuaj e pamundur të zbatohen rregullat e procedurës, domemthënë Kushtetuta dhe Ligjet. Përbindëshat nuk ndjejnë keqardhje kur gllabërojnë, ata thjesht marrin gjithçka u del përpara.

Shtresat e së keqes kanë zënë njëra tjetrën palë-palë, për të krijuar një mjedis të pashpresë, toksik dhe të pamundur për njerëzit normal, i padeportueshëm me mjete të zakonshme. Ne shesim çdo gjë, përfshirë edhe gjërat më të thjeshta në botë. Gjithçka shkëmbehet, shitet, blihet, jepet me fajde, merret peng, hipotekohet, trafikohet për t’u rihedhur në një treg gjigand pa asnjë fije morali. Me gjasë, ndonjë ditë mund kemi Tregtarët e Ajrit që do të shesin frymën tonë.

Do jetë biznes i fortë, me siguri!

***

Në vend të mbylljes

Në një analizë elementare për numrin e personave në kërkim ndërkombëtar nga Interpol (Red Notices) del se Shqipëria zë vendin e parë në botë në raport me numrin e popullsisë, madje ia kalojmë edhe Kinës! Të dhënat e mëposhtme janë të frikshme, ato janë turpi ynë kombëtar.

Interpol

Numri total i personave në kërkim (Red Notices) 7052

USA 138

UK 15

Gjermani 15

Itali 10

Greqi 15

Franë 28

Serbi 25

Shqipëri 115

Kina 68

Unë do t’u kursej nga komentet e mia mbi këto shifra.

Vijon

Kategori
Uncategorized

Territori i Kosovës është i patjetërsueshëm, individët shkojnë e vijnë, ndësa toka stërgjyshore mbetet e shenjtë për jetë e mot.

Major Nazif Ramabaja

Deklaratat e fundit për këmbim teritoresh, apo ndarjen e Kosovës i konsideroj tendencioze, të pa menduara mirë të cilat kanë dalë nga individë për shkaqe të politikes ditore dhe personale.

Këto deklarata i bëjnë dëm Kosovës dhe rrisin edhe më shumë apetitet e nacional-shovinistëve serb për mitin e shpikur se gjoja: “Kosova është djepi i Serbise”.

Idetë e tilla janë të kahershme të inicuara nga “Babai i kombit serb”, siç e quanin ata vetë, Dobrica Qosiqi, mandee madje janë lansuar edhe nga një ”akademik” i yni Rexhep Qosja i cili pas mbarimit të luftës në Kosovë, në vend që të angazhohet për pavaresinë e saj e cila me mund dhe sakrificë të madhe i realizojë aspiratat e shumë gjeneratave të mëparëshme që të jetë ilirë dhe pjesë e botës demokratike.

Ky ”akademikui ynë” tentoi për ta shti në agjendë të rendit të ditëse  ndarjen e saj në vija etnike,  duke e përvetësuar të njëjten, pra Kosovën, sikure të ishte mall i tijë për ta plasuar në treg tëlirë dhe dhënë çmimin sipas vlerësimit të tij, pasi që  këto ide janë te kahëmotshme dhe te vjetruara, ju ka dalë boja siç thotë një fjalë e urtë popullore, zbatimi i këtyre ideve në kohën e tanishme është i parealizueshëm, tendencioz dhe do të klasifikohet si përpjekje individuale e jo mendim i shoqërisë kosovare.

Tentimi për ta inkorporuar në agjendë te bisedimeve opcionin e ndarjes së Kosovës për shkak te naj “kompromisi te dhimshem” sipas Hashim Thaçit dhe ridefinu statusin saje do të mbetet vetëm tentim dhe një fontanë dëshirash i cili në realitet s´do mund të mirret me mend e asesi të diskutohet një gjë e tillë.

Shkëmbim i territorit  dhënia e 4 komunave në veri-përtej lumit Ibër: Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveqanit dhe komunën veriore të Mitrovicës me sipërfaqe teritoriale 1002 km2 në këmbim me  Luginën e Preshevës me sipërfaqe 434,6 km2, i cili ndryshim ndodhi në v.1956 si plan i shovinistëve serb për ndryshimin e strukturës demogratike dhe për asnjë qëllim tjetër, është dhe do të mbetet mendim dhe ide personale dhe individuale të cilat s’do të kenë mbeshtetje dhe as përkrahje nga shoqëria kosovare, shpresoj edhe nga faktorë relevantë ndërkomëtarë në rend të parë SHBA-së dhe si të tilla do të dështojnë, ndërsa idelansuesve të këtilla ju them, duke ua përkujtuar se:

 Për Kosovë është Legjislativi ai i cili do ta ketë fjalën e fundit për të marrë në shqyrtim dhe vendosur një gjë të tillë si dhe zgjedhur kryenegociatorin i cili do e përfaqësojë vendin dhe negocion në bazë të mandatit, ndërsa sa u përket deklaratave dhe mendimeve individuale të Lutfi Hazirit individit të subjektit politike, janë organet e LDK-së të cilat dalin me propozime dhe marrin vendime konform statusit dhe normave tjera juridike e kushtetuese dhe se deklaratat e tija do mbesin si mendime individuale dhe asgjë tjetër.

Tkurrja e teritorit nën siperfaqen përafërsisht 10 800 km2 sa i kishte Kosova në “ish federatën” dhe e cila kishte të drejtën e vetos sipas kushtetutës së 1974-ës,  është një presedan dhe gabim që s’do t’i falet askujt, pa marë parasysh se kush do të jetë ai, akterët e tillë ”pseudopatriotat” duhet të mendojnë mirë se negociata për organizim të mbrendshëm teritorial, formim të një etnititeti të ri me kompetenca egzekutive do të mallkohen tash nga shoqëria kosovare dhe gjeneratat e ardhshme.

Tentimi i Hashim Thaçit për ta mandatuar vet-veten si kryenegociator, duke e anashkaluar Kuvendin dhe të zgjedhurit e Popullit të cilët duhet t’i japin llogari zgjedhesve te tyre, s`është asgje tjeter vetëm nje tentim si në kohën e luftës së fundit i cili shau e perqau dhe s’la gurë pa lëvizur vetëm e vetëm për ta pamundësuar unifikimin e forcave institucionale për një luftë te përbashkët ku do të faktorizoheshim dhe do rriteshin përojekjet për çlirimin e vendit me forca tona, kuptohet në koordinim, bashkëveprim dhe ndihmë të aleatëve ndërkombëtarë, në rend të parë SHBA-së.

Deklarata e tij, pra e Thaçit “S’do të lë gurë as bjeshkë pa lëvizur, për ta arrijtur një marrëveshje përfundimtare obligative” e cila nënkupton shtruarje në tavolinë të bisedimeve dhe rikthimin e negociatave për statusin e Kosovës është e pa pranueshme,  skandaloze, tendencioze të një kryeneqi dhe si të tilla hudhen poshtë dhe janë të pa pranueshme.

 Hashimi ka vetëm si mbulesë dhe kamufllim thirrjet për bashkangjitjen e opozitës grupit negociator, por që nënkupton thënien: Ejani me mua mundësomani që unë ta luajë rolin e mbretit në tavolinën e bisedimeve, e ju jeni dhe do të mbeteni piuna të mi të cilët do i përdori dhe lëvizi siç më bëhet qejfi dhe sipas dëshirës sime.

Spektri politik në rend të parë pozita, opozita, shoqeria civile, mediat si shtylle e katërt në radhë pas legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit kanë përgjegjësinë historike për ndalimin e Thaçit i cili me veprimet e tija të një të dashuruari në vet-vete, thyen kushtetutën e vendit, pa dhënë llogari, politike, morale dhe as juridike.

Nëse nuk ndalet hovi i “vetëshpallurit kryenegociator” nga instancat e lartëpërmendura është detyrë e opozitës  ta kryejë obligimin e vet duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike që i ka në disponim e në këtë drejtim LDK-ja e cila ka përgjegjësi pranë elektoratit, sepse e kishte instaluar në krye të shtetit me pëlqimin e vet, të tregojë fuqinë e saj në rend të parë politike, si subjekt politik dhe grup parlamentar opozitar më i madhi në kuvend,  ta pamundesojë një gjë të tillë në koordinim me grupet tjera parlamentare dhe pse jo edhe të pakënaqurit në pozitë, në të kundërtën do jetë bashkë- pjesëmarrëse e një të keqeje që i kanoset vendit me pasoja të pa parashikueshme për shoqërinë tonë në veçanti dhe tërë teritorin të Kosovës në përgjithësi.

.

Kategori
Uncategorized

Komunizmi/ Dosja “Shtriga”, gratë e përndjekura nga sigurimi.

Dosja “Shtriga”

Personat e përmendurnë dosjen agjenturore me pseudonimin “Shtriga”zhvillojnë aktivitet tëpërbashkët armiqësor, agjitacion propagandë në formë të organizuar, të cilëtjanë:

Asamble Hatibi, -Kadrie Kadare, -Eqerem Biba, -Islam Petrela, në përpunim aktiv 2/A , si dhe personave të tjerë, në përpunim paraprak, -Durim hatibi, -Marilda Veshi, -Lefter Veshi, -Tomson Baci, -Fatbardha Qorri etj.

Del në dritë dosja e sigurimit të shtetit ku përndiqeshin disa gra nga sigurimi i shtetit. Nga kjo dosje u dënua vetëm objekti kryesor i saj,Asamble Hatibi. Një prej mikeshavetë saj, Kadrie Kadare, e cila po ashtu figuron e përgjuar nga e njëjta agjente e sigurimit të shtetit, shpëtoi nga burgu. Në atë kohë u desh ndërhyrja e vëllait të saj, Ismail Kadare, shkrimtar i njohur,i cili me anë të një letre drejtuar diktatorit, ku edhe e etiketonte motrën “tëçekuilibruar mendërisht” tentoi ta shpëtonte atë nga dënimi.
Sigurimi kishte hapur dosjen për një grup të organizuar, ku ishin emrat e më shumë se 10 personave, por ata shpëtuan nga dënimi. Në vendimin e arkivimit të dosjes thuhet se “dy nga të implikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa të tjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë”.

Në këtë dosje, të hapur në vitin 1978, emri i bashkëpunëtores së sigurimit të shtetit është kodifikuar me emrin “Shigjeta”, por jepen plot të dhëna që mund tëçojnë në identifikimin e saj. “Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit”, thuhet në dosje.
Dosja e cilësuar sekrete u hap tëenjten në Belsh në kuadër të aktiviteteve “Dinjiteti përballë Totalitarizmit”, që iu kushtua grave të dënuara në diktaturë.
Skënder Vrioni, sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH-së, citoi disa pjesë nga kjo dosje, e cila kishte si objekt kryesor Asamble Hatibin, një intelektuale, e cila ishte vënë në shënjestër për shkak se komunistët i kishin vrarë bashkëshortin në vitin 1947.

Dosja “Shtriga”
Personat e përmendurnë dosjen agjenturore me pseudonimin “Shtriga”zhvillojnë aktivitet tëpërbashkët armiqësor, agjitacion propagandë në formë të organizuar, tëcilëtjanë:Asamble Hatibi, Kadrie Kadare, Eqerem Biba, Islam Petrela,në përpunim aktiv 2/A , si dhe personave të tjerë, në përpunim paraprak, Durim hatibi, Marilda Veshi, Lefter Veshi, TomsonBaci, Fatbardha Qorri etj.

Informim pjesor mbi përmbajtjen e kësaj dosjeje:

Dosja ka 72 fletë, ku në listën e dokumenteve përfshihen: lista e P.op. që njihen, vendime, informacione, plan masash, skica e shtrirjes sëveprimtarisëarmiqësore, plan kombinacioni, shënime operative, vije sjellje, raport –agjenturor, shtese plan masash etj.
Me konkretisht në vija të përgjithshme informim përmbajtësor mbi këtë dosje kryesisht për personat që kanë qenë të internuar dhe të burgosur në Kosovë, Belsh:

Më datë 27shtator 1978 , merret vendim, “mbi çeljen e dosjes agjenturiale me pseudonimin Shtriga” miratuar nga Zv.drejtori i P.Brendshme Tiranë (Lahedin Bardhi).
Nëkëtë vendim, mbi bazë e të dhënave të agjentit “Shigjeta”, rezulton se,
1.Asamble Hatibi është marrë në përpunim aktiv 2/A për veprimtari armiqësore nëformën e agjitacionit dhe propagandës, nga ku del se Asambleja është shprehur shumë ashpër për udhëheqësit e partisë.

2.Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë, e cila është marrë në përpunim aktiv 2/A, si element antiparti, lidhje e ngushtë e armikut Todi Lubonja, nëngarkim të saj del dhe një e dhënë, ku bëhet fjalëpër aktivitet tëpërbashkët armiqësor me Asamble Hatibin.

Pak biografi për Asamble Hatibin, e cila ka mbaruar Institutin femëror në Tiranë, dhe gjatë luftës ka ndihmuar dhe përkrahur LëvizjenNacionalçlirimtare. Për këtë arsye është arrestuar nga fashistet italianë. Mbas çlirimit Asambleja ka punuar ne Bashkimin e Grave te Shqipërisë, nëMinistrinë e Bujqësisë, në Institutin e Lartë Bujqësor dhe më vonë pas vitit 1974 nëNdërmarrjen Artistike Migjeni. Asamblejaështë femër e zgjuar, me kulturëzotëron dy gjuhë të huaja frëngjisht dhe italisht dhe ka një rreth të gjerëshoqëror që i bën për vete. Në vitin 1946 është martuar me GalipHatibin,nga Dibra e Madhe, i cili ka studiuar në Itali, ka dalë partizan gjatëluftës, e mbas çlirimit ka punuar në organet e punëve të Brendshme, në vitin 1947 është arrestuar dhe dënuar me pushkatim,për veprimtari armiqësorekundër pushtetit popullor.

Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit.

Nga të dhënat e bashkëpunëtores ‘Shigjeta’, të pasqyruara këto nënjë raport, tëdatës 26 Tetor1981, “Përgjithësim mbi ndjekjen, zbulimin dhe Goditjen e Grupit Armiqësor me pseudonimin, “Shtriga”, Asamble Hatibi e zhvillon aktivitetin e vet armiqësor në këto drejtime kryesore:

1. Në drejtim tëudhëheqësit kryesor të Partisë,

“Udhëheqësin kryesor të Partisë e cilësonvrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet qëjanë bërë nëShqipëri, Sipas Asamblesë ai zhduk dhe vret tëgjithë ata që dinë sekrete për të, njëkohësisht ajo bën analogji dhe e quan udhëheqësin kryesor pede….si Hitleri dhe si njëkryeministër polak që vrisnin personat me tëcilët kishin marrëdhëniepër të mos u hapur fjalë”.Ismail Kadare diti t’ia hedhëudhëheqësit kryesor dhe ia gjeti pikën e tij tëdobët. (atij udhëheqësit kryesor i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodhi me kapitullin e qëndrimit te tij nëMoskë, në romanin “Dimri i Madh”, ku në roman autori paraqet tërëmizerjen e jetëssone. Vaniteti(kotësia) e tij(udhëheqësit kryesor) arrin deri aty sa të mos i bëjëpërshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori është i madh se bën Armen e Sigurimit zhele…”

2. Në lidhje me jetën e Rinisë

Sipas saj rinia nëvendin tonëështë edukuar keq, është pa karakter, spiunojnë njëri-tjetrin,dhe kjo vjen nga që jeta e tyre është plot vuajtje, ndryshe edukohet rinia në vendet e tjera, ajo ështëme personalitet,e afte për të jetuar nëmënyrë të pavarur,e lirë në zgjedhjen e profesionit,e të aspiratave të saj etj.Lidhur me shthurjen e liberalizimin, Asambleja thotë: unë nuk i them shthurje atyre qëmbajnëflokë të gjata apo pantallona të gjata, ajo ështëgusto e njeriut. Shthurje i them të spiunosh prindërit qëshikojnë televizor tek Italia.

Këto ishin disa nga pikëpamjet armiqësore jo vetëm tëAsamblesë, por dhe tegrupi që ajo ndikonte dhe drejtonte.

Më 19 tetor 1978 me miratim të Prokurorit tëPërgjithshëmështë arrestuar Asamble Hatibi, për krimin e agjitacion propagandës në drejtim tëudhëheqjes sëPartisë.

Më datë 22 tetor 1978, miratohet planimasash, hetimor agjenturor për tëpandehurën Asamble Hatibi, i cili u zbatua nga një grup operativ hetimor prej 7 punonjësve të strukturave të ish-sigurimit të shtetit.

Mjaft nga personat e implikuar u konsumua si dëshmitare dhe pyetja e tyre si dëshmitare ishte e domosdoshme sepse Asamble Hatibi ishte arrestuar vetëm në bazëtë T.O. dhe pa asnjë provë legale.

Dy nga tëimplikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret nga sektori operativ, ku njëri prej tyre i tërhequr nëbashkëpunim me material shtrëngues pasi u la i lirë vrau veten.

Përfundimisht e pandehura Asamble Hatibi e marrë në përpunim aktiv 2/A nga T.O dilte se kishte mendime shumë të mprehta armiqësore kundërudhëheqjes së Partisë dhe vijës politike të saj, dhe nëkëtë kontekst ajo ju dërgua gjyqit për krimin e parashikuar nga neni 55/1k.p dhe u dënua me 8 vjet heqje lirie.

Vlen të theksohet se në gjyqin e zhvilluar kundërAsamblesë dhe tëtjerëve u bënjë demaskim i forte i këtyrepikëpamjeve me dëshmitarë, me personalitete serioze dhe nga pjesëtarët e qendrave të punës të këtyre të pandehurve.

Më Datë 31 Tetor 1981 merret vendim përarshivimin e dosjes agjenturore me pseudonimin “Shtriga”, për arsye se veprimtaria armiqësore e këtij grupi nëpërgjithësi u vërtetua dhe u dokumentua plotësisht dhe përçdo person u muarën masat konkrete, dy nga tëimplikuarit u tërhoqën nëbashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa tëtjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë.

Kategori
Uncategorized

Intervista për median italiane, Berisha: Shqipëria është shndërruar në narko-shtet

Nga Francesco Giubilei/

Babai i fisshëm i politikës shqiptare, Sali Berisha, President i Republikës nga viti 1992-1997 dhe Kryeministër nga 2005 deri në 2013-ën, na mirëpret në zyrën e tij në një ndërtesë të lartë prej xhami, të ndërtuar së fundmi në qendër të Tiranës. Në të njëjtën ndërtesë, dy kate janë zënë nga delegacioni i Bashkimit Europian. Nga zyra e tij mund të admirohet lehtësisht panorama e qytetit që po ndryshon vitet e fundit, me rrokaqiejve të rinj dhe apartamenteve luksoze. Vetëm disa metra larg ndërtesës në të cilën gjendemi, qendron stadiumi i ri i lidhur me një rrokaqiell me zyra dhe apartamente ekskluzive.

Dekori klasik i zyrës së Berishës bie ndesh me modernitetin e ndërtesës. Pas tryezës së tij- ku së bashku me një grumbull letrash dhe dokumentesh është një libër nga Seneca-pikaset edhe një flamur i Shqipërisë dhe i NATO-s. Falë Berishës, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe atij iu dha një rol qendror në procesin e pavarësisë së Kosovës. Dhe, kontributi i tij përmendet këndshëm në një relike që mbart të vijëzuar kufijtë kosovarë e që është pozicionuar mjaft mirë në bibliotekë.

Çfarë mendoni për vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht se dekreti i Presidentit Ilir Meta konsistonte në shtyrjen e tyre në muajin tetor?

Zgjedhja e Presidentit Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga parardhësit e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, Kryeministri ka hedhur poshtë dekretin, dhe ky mund të quhet ‘një grusht shteti i vërtetë’.

Një grusht shteti? Është një deklaratë shumë e rëndë…

Kështu është! Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe kushtetutës, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontimi që ekzistonte. Zgjedhjet u mbajtën në qershor me një ngjyrë të vetme dhe sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, nuk mund të cilësohen aspak si demokratike. Në 57% të bashkive, u prezantua vetëm një kandidat nga Partia Socialiste e Ramës, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare. Shqipëria është shndërruar në një vend diktatorial që bazohet në trafikun e drogës; është me të vërtetë një narko-shtet.

Këto janë akuza të një shkalle të lartë…

Që nga viti 2016, Shqipëria është kultivuar e tëra në Kanabis. Shumë sipërmarrës të paguar nga trafikantë kanë mbyllur bizneset e tyre për të liruar tokën e për t’i lënë terren krimit të organizuar, dhe punëtorët e tyre kanë filluar të punojnë në plantacione të mbrojtura nga roje të armatosura.

Padyshim që është një situatë shqetësuese, por çfarë lidhje ka politika me gjithë këtë?

Nomenklatura e Partisë Socialiste, të cilën unë e përkufizoj si “Parti Kanabiste”, administron dhe qeveris territoret individuale dhe në vend që të monitorojë dhe të luftojë ilegalitetin, nuk bën asgjë. Në Shqipëri lind çdo vit një fond prej miliarda dollarësh, për të ricikluar paratë e drogës, kjo edhe falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata droge të eksportuara në Itali dhe Evropë, mendoni thjesht se si për antimafian italiane trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzivitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës.

Në çfarë mënyre ka ardhur ky lloj bashkëpunimi që po përmendni?

Do t’ju jap disa shembuj. Qeveria ime kishte realizuar një masë për të ndaluar kontrabandistët nga Shqipëria në Itali, duke ndaluar lundrimin me varkat e tyre në detin Adriatik. Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e la dekretin e moratoriumit të skadonte, pa e përtërirë atë. Një nga rastet më të habitshme është ai i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama deri në vitin 2017. Emri i tij doli gjatë hetimeve të Guardia di Finanza, pasi u arrestuan gjatë një operacioni një grup trafikantësh shqiptarë, përfshirë kushëririn e tij Moisi Habilaj. Parlamenti ndaloi urdhërin e prokurorisë, duke mos lejuar arrestimin, ndërkohë Tahiri jep në atë kohë dorëheqjen si ministër. Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge për shtatë vjet, zë vendin e tij dhe për shkak të një skandali të ri, edhe ky ministër detyrohet të japë dorëheqjen, duke i lënë kështu rrugën ish-gjeneralit Sandër Lleshaj.

A nuk rrezikojnë këto skandale kompromentimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Pa dyshim që po! Por, Bashkimi Evropian nuk përjashtohet nga gabimet. Në raportin evropian të vitit 2016 për Shqipërinë, nuk u përmend asnjë nevojë urgjente për të luftuar drogën. Dukej si të ish shkruar në zyrën e Kryeministrit. Për më tepër, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj zyrtar në rezidencën luksoze Rolling Hills. Vila e saj kushtoi 1.6 milionë euro, 4.700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e tregut luhaten midis 1000 dhe 2000 euro për metër katro. Kjo ishte një blerje e dyshimtë që solli një hetim të brendshëm të Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në BE.

Në çfarë pike janë negociatat për anëtarësim, në këto momente që po flasim?

Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuara për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësohet në BE, sepse është i vetëdijshëm se nëse kjo gjë ndodh sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik.

Çfarë mendoni për politikat e imigracionit të zbatuara nga Salvini në Itali?

Projekti për të destabilizuar shoqërinë evropiane përmes imigracionit është i papranueshëm. Emigracioni i organizuar nga vendet më të varfëra është një krim kryesisht ndaj njerëzve që përdoren për qëllime politike. Ne duhet t’i ndalojmë kontrabandistët për të shmangur në të ardhmen atë çka ndodhi vite më parë në kanalin e Otrantos. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që organizata si “Shoqëria e Hapur e Soros” të mos ndërhyjnë duke u përpjekur të ndikojnë në politikat shtetërore. Unë nuk e njoh Salvinin personalisht. Politikani italian me të cilin kam kontaktuar në çdo rast është miku im Silvio Berlusconi. /Burimi: Ilgiornale.it/

 

Kategori
Uncategorized

ATA ERDHEN DHE DO TE IKIN…

Zoti kryeminister taksen rrugore merre, Burrat e Kosovës s’ ka problem e paguajnë, ama me këtë takse rregullo kanalizimet e gjerat tjera, që sa here të vijnë Kosovaret të pushojnë të qetë aty ku vendosen , më ato mundesitë e tyre qe kanë, e mos ti vije era m….Shqiperise, qe aq shumë e duan dhe se ndrrojne me asgjë.

.Nga Lejla Hoti/

Shqiperia është si nje enderr e bukur….

Kosova është pjesë e kësaj endrre, sepse Zoti kështu e bëri, Kështu deshi Ai, por gabimisht , solli edhe shumë çelbesira, pos mrekullive qe solli në këtë vend, dhe fatkeqesisht nuk mund t:i gëzohemi , nuk munde ta përjetojmë bukur këte mrekulli që quhet:Kosovë+Shqipëri..

.

Zoti kryeminister taksen rrugore merre, Burrat e Kosovës s’ ka problem e paguajnë, ama me këtë takse rregullo kanalizimet e gjerat tjera, që sa here të vijnë Kosovaret të pushojnë të qetë aty ku vendosen , më ato mundesitë e tyre qe kanë, e mos ti vije era m….Shqiperise, qe aq shumë e duan dhe se ndrrojne me asgjë.

Mos t’u krijohet dhembja e kokës, por të vijnë për t’u relaksuar e kënaqë me familjet e tyre. Beje kete të mirë edhe për qytetaret e tu qe balafaqohen çdo ditë me kete aroëe të keqe qe krijon ankth e tmerr..

.

KOSOVARET le të konsiderohen të njejtë me popullaten tënde, mos të zhgenjehen, mos të konsiderohen si budallenjë sepse nuk janë budallenjë që të zhgenjehen çdo çast, e t’ ua hedhni në çdo çmim,qofte edhe tri domate kur i blejnë…Edhe djemt e Kosoves kanë ndjenja duan dhe e dallojnë të miren…Nuk jane budallenje besojeni kete

ani pse ata nuk duan qe djersa e tyre të thithet pameshire nga të huajt .

..Le të derdhet kjo djersë për të mirën e Shqipërisë… Ne vend te ferrit të gjithë se bashku ta bejmë parajsen, kjo do të ishte e mirë për ju dhe ne….është e vertetë se nese zhgenjehen burrat e Kosoves si erdhen edhe do të ikin , do të ikin të deshpëruar nga zhgenjimi

Ata nese do ikin, s do të jetë faji i tyre….

Budallenjet kanë vdeke..

Dashuria kthehet vetem me dashuri..

Ata e ndjejnë dhe e dallojne nënçmimin…

Ata dinë të duan, dinë të respektojnë, te respektuarin, por s do ta shkelin as veten e tyre nëse kështu vazhdojnë trajtimet….

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i tmerrshëm/ Agron Tufa: Si ia dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para syve të inxhinierit në diktaturë

I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës.

Fuqitë po më lenë.

Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim.

A e mban mend natën e Sigurimit?

Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti.

Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë.

Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve.

Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur.

Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

Agron Tufa, foto ilustruese

Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka publikuar dje një ngjarje të tmerrshme të ndodhur në vitin 1974.

Kjo histori e vërtetë lidhet me krimet makabre që janë bërë në komunizëm, fushë kjo të cilën Tufa e ka për objekt studimi në Institutin që ai drejton aktualisht.

NJË RRËFIM I TMERRSHËM I VËRTETË:

Agron Canaj, një inxhinier elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të …  Bashkëshortja 42-vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë”. Pranon të bëjë kompromisin…

Pasojat janë të menjëhershme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë.

Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza ‘ndodheshin në qiell’.

E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mend natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.