Kategori
Uncategorized

Gazeta gjermane: Pas 30 vitesh në Shqipëri vlerësohet Enveri, jo viktimat e tij.

Gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ ka sjellë një raportazh nga Shqipëria, përpiqet të eksplorojë të shkuarën komuniste

 “Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet,” shkruan gazeta.

Gazetari ka vizituar edhe Kampin e Tepelenës, duke theksuar se nuk ka një memorial për viktimat, por muzeu i qytetit vlerëson Enver Hoxhën

Nga Bernhard Schulz, Tagesspiegel

Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar, Tirana, tani është i rezervuar për këmbësorët. Sipërfaqja e gjerë është e mbuluar me gurë natyralë nga të gjitha pjesët e vendit. Në skaj është një xhami nga koha e sundimit otoman, ajo është restauruar nga fonde turke. Paratë, thuhet se vijnë nga arka e Erdoganit.

Diagonal me të është ndërtesa e madhe e Muzeut Kombëtar. Fasadën e zbukuron një mozaik me shumë figura, me një grua energjike me kostum kombëtar dhe pushkën e ngritur në qendër, një luftëtar me flamurin kombëtar në krah, me një shqiponjë dykrenare të vendosur në një sfond të kuq si gjaku. Të tjera figura mishërojnë epoka të tjera të historisë së vendit, mes tyre edhe një banor të shekullit të 19-të. Po punëtorët? Përfaqësuesit e klasës, që gjoja ishin në pushtet për gjysmë shekulli?

Me klasën punëtore, Partia Komuniste nën udhëheqjen e Enver Hoxhës e mori pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti deri në kalimin e thatë në demokraci në vitin 1991. Për ironi, ai nuk kishte nevojë për dashurinë e tyre. Pothuajse ajo nuk ekzistonte. Me të luhej. Ashtu siç luhej me termat demokraci apo pushtet popullor. Në fakt kishte vetëm një sundimtar, fotozhenikun e ri Hoxha, që me zgjuarsi që në moshë të re në vitin 1944, i shërbeu vetes dhe shokëve të partisë nga falimentimi i kolonizatorëve fashisto-italianë. Hoxha mori pushtetin dhe herët a vonë, kundërshtarët dhe bashkëluftëtarët e tij u zhdukën në birucat e Sigurimit- shërbimit të frikshëm të sigurisë kombëtare, ose përfunduan përpara togave të pushkatimit.

Maja e një ajsbergu të përgjakshëm

Turneu informativ, i organizuar çdo vit nga Fondacioni Federal për Përpunimin e Dikaturës, këtë herë i kushtohej Shqipërisë. Ata merren me studimin e trashëgimisë historike në vendet e kontrolluara nga komunizmi deri në fund të viteve 1989/1991. Një javë e mbushur me vizita në vendet përkujtimore dhe me biseda me viktimat dhe zyrtarët- por ajo që mbetet është ndjesia se kjo është vetëm maja e një ajsbergu të përgjakshëm.

Në Shqipëri kishte shumë kampe, në fakt i gjithë vendi ishte një kamp i madh, ku kishte urdhër për të qëlluar këdo në kufi. Terrori nuk ishte diçka sekrete. Gazetarët e asaj kohe, të vendosura në Muzeun Kombëtar, tregojnë shfaqje gjyqesh të mbajtura në kinema të mbushura plot me njerëz, ku njerëzit duartrokisnin për vendime të marra që në fillim, përpara se njerëzit të dërgoheshin në fusha ku ekzekutoheshin nga afër. Pastaj fitimtarët, duke tymosur cigare, qëndronin pranë kufomave. Ndoshta dyshonin se do vinte edhe dita e tyre dikur.

Në Shqipërinë e Hoxhës mbizotëronte stalinizmi deri në fund, edhe në vitin 1991 ishte i dhunshëm. Hoxha admironte Stalinin dhe e imitoi që nga kulti i personit e deri tek gulagët. Në vitin 1961, kur Shqipëria u tërhoq nga Bashkimi Sovjetik i destalinizuar, e ktheu vëmendjen nga Republika Popullore e Kinës, aparati i terrorit vazhdoi të funksionojë. Kur Kina nuk e përmbushi pritshmërinë ideologjike të Hoxhës, vendi plotësisht i izoluar deri në fund të viteve ’70. Shqipëria ishte jashtë vëmendjes së publikut botëror për një dekadë.

Vetëm se aty brenda ishte e tmerrshme. Poshtë disa pjesëve të sheshit Skënderbej ka një sistem bunkerësh të Ministrisë së Brendshme dhe qendra e kontrollit të territorit. Këto dhoma pa jetë janë pjesë e një ekspozite tjetër për terrorin e regjimit komunist, të quajtur Bunk-Art 2. Asnjë torturë nuk ishte e keqe mjaftueshëm sa për të mos u përdorur. Ekziston një provë e rëndësishme, një listë me shkrim dore, e torturave që nga ato me elektroshok e deri tek uria.

Italia ishte afër, por mbeti e paarritshme

Jo larg nga sheshi Skënderbej ndodhet një ndërtesë, e cila shërbente dikur si klinikë private. Më pas aty u vendos Sigurimi. Kjo njihet si Shtëpia e Gjetheve, pasi këtyre janë mbajtur skedarë të panumërt të shërbimeve sekrete. Shtëpia është e mbushur me teknologji, nga këndvështrimi i sotëm të vjetra, por shumë të efektshme në atë kohë.

Në qendër të Tiranës ka shumë ndërtesa të kohës së sundimit kolonialist italian. Ato duken të ngurta dhe komunistët e Hoxhës i përdorën pa hezitim. Vetë Italia mbeti e paarritshme për gjysmë shekull, duke qenë vetëm në anën tjetër të Adriatikut.

 

Të përndjekurve nuk u lejohej që të afroheshin pranë brigjeve, sepse regjimi praktikonte bashkimin e fiseve për të gjitha brezat. Kishte kampe për gra e për fëmijë. Në Tepelenë, në jug të vendit, 600 të burgosur ishin të paketuar në pesë kazerma të mëdha. Të paktën 300 fëmijë vdiqën me kalimin e kohës nga kequshqyerja apo sëmundjet e patrajtuara.

Simon Mirakaj mbërriti në Tepelenë në vitin 1945 si foshnje- ai mbeti në mënyrë të paimagjinueshme për 46 vite në përndjekje për shkak të një pjesëtari të familjes. Në kazerma gjenden vetëm muret e jashtme, nuk ka një memorial. Në muzeun vendor ruhen modele të tipareve heroike të heronjve komuniste- dhe shkrimet e Enver Hoxhës, diktatorit që ndoqi dhe shkroi për shembullin e Stalinit. Vendlindja e Hoxhës është këtu afër, në jug të vendit, dhe shumë janë akoma krenarë për të.

Në një kodër në periferitë e Tiranës është edhe Nëna Shqipëri. Monumenti është konceptuar si një model i Mëmëdheut, diçka që ekzistonte në Bashkimin Sovjetik nga Volgogradi deri në Kiev. Përpara saj shtrihen varret e partizanëve që ranë në luftën kundër fashistëve italianë. Çdo regjim ka nevojë për heronjtë e tij. Pllakat e varreve janë të çara, duket sikur ajo nuk është e mirëmbajtur.

Në veriun malor gjendet kampi i burgut të Spaçit. Godinat janë të vendosura guximshëm në shpatet e pjerrëta. Këtu jetuan të burgosurit që duhet të bënin punë të detyruar në minierën e bakrit. Ngjitur qëndroni rojet e sigurimit. Ndonjëherë të afërmit lejoheshin të vizitonin të burgosurit, dhjetë minuta nën mbikëqyrje speciale. Për këtë, ata duhej të bënin në këmbë shtatë kilometra me rrugë të pashtruar.

Kishat dhe xhamitë u shkatërruan

Në kamp janë mbledhur ish të burgosur dhe përfaqësues të shoqatës së viktimave për të festuar përvjetorin e kryengritjes së të burgosurve në vitin 1973. Ishte një akt heroik, por pa rezultat. Mbahen fjalime, të gjithë njerëzit pinë duhan, ndërsa qielli nis të rëndohet prej reve. Lart në shpat mund të shihen ekskavatorët. Qeveria shqiptare ia ka dhënë të drejtën për të shfrytëzuar minierat një kompanie turke. Miniera origjinale rrezikon të zhduket. Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet.

Në Shkodër, vizitorët gjermanë marrin pjesë në përurimin e një monumenti për viktimat e regjimit komunist. Në bashkinë e qytetit mbahen fjalime emocionuese në një sallë të mbushur plot. Se ky mbaron shërbimi përkujtimor dhe ku fillon politika aktuale, vizitori nuk mund ta vendosë. Mund të jetosh në të tashmen, por si gjithmonë dhe kudo, e kaluara është një barrë.

Muzeu i dioqezës është estetik dhe tregon historinë e persekutimit të Kishës Katolike, e cila dominon në veri të vendit. Në vitin 1967, Hoxha e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë dhe shkatërroi kisha e xhamia në mbarë vendin. Katedralja e Shkdorës u kthye në sallë sportive, në fasadë u vendoën portrete zyrtarësh. Tani sundon klasa punëtore përmes partisë së saj, thuhej në mesazh.

Ndërkohë katedralja është restauruar me kujdes. Këmbënat bien herë pas here, kurse nga minarja fqinje tingëllon zëri i imamit. Ata kanë bashkëjetuar për shekuj dhe vazhdojnë ta bëjnë sërish. Shqipëria nuk është një strehë e fanatizmit. Përkundrazi, ata shpresojnë të pranohen në BE. Vite më parë, Shqipëria ishte shumë e korruptuar, na thotë një diplomat që shoqëron procesin e rishikimit të drejtësisë, duke shtuar: tani është vetëm e korruptuar.

Nga rruga, vizitorët nuk shohin bregdetin. Bregderi duhet të jetë i bukur. E kaluara e errët shtrihet në brendësi. Duhet ta kërkosh, e megjithatë ajo është gjithmonë e pranishme.

Kategori
Uncategorized

Shenjat që ju tregojnë se do të vdisni nga një Atak në Zemër.

Mosha është thjesht një numër! Kardiologu 109-vjeçar ndan sekretet e jetëgjatësisë dhe jetës së shëndetshme

Dr. George Martin doli në pension nga karriera e tij në kardiologji kur ishte 70 vjeç. Sidoqoftë, profesori dhe shpikësi i njohur britanik ende ndihet i ri, fizikisht dhe me shpirt. Në 39 vitet e fundit, Dr. Martin ka jetuar me pensionin e tij. Ai është 109 vjeç, por duket dhe ndihet sikur është 60 vjeç.

Dr. Martin e shpjegon këtë sekreti i jetëgjatësisë qëndron në enët e gjakut . Nëse ata janë të pastra dhe të shëndetshme, mund të jetoni me lehtësi deri në 120 vjet dhe madje edhe më gjatë, dhe të qëndroni plotësisht të shëndetshëm. Ish-kardiologu është një shembull i gjallë i besimit të tij.

Korrespondenti ynë u takua me një njëqindvjeçar për intervistë. Dr Martin u tregua mjaft i mirë që ndau metodën e tij të pastrimit të enëve dhe zgjatjen e jetës.

Në ditëlindjen e 109-të, Dr. Martin mori një kartë urimi për ditëlindjen nga të famshëm. Vendi i punës i Dr. Martin.

– Dr. Martin, ju keni argumentuar në mënyrë të përsëritur që enët e pastra janë baza e shëndetit. Pse mendon keshtu?

– Është e thjeshtë. Funksionimi i të gjitha organeve dhe sistemeve të brendshme varet nga cilësia e furnizimit me gjak. Në fund të fundit, gjaku shpërndan oksigjen dhe lëndë ushqyese në organet e brendshme dhe ndihmon në eliminimin e dioksidit të karbonit e produkteve metabolike. Kur jeni i ri, ju lëvizni shumë, dhe enët tuaja janë fleksibile dhe të pastra, duke siguruar sasinë maksimale të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese për organet. Megjithatë, me kalimin e viteve, niveli i aktivitetit fizik bie dhe fillojnë të krijohen shtresa në enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë ato të dëmshme (p.sh., pirja e duhanit, dietë jo e shëndetshme, ajri i ndotur, stili i dobët i jetës) si dhe ato mjaft të natyrshme (siç është depozitimi i lipideve, që ndodh tek të gjithë).

Çfarë dua të them me enë gjaku të bllokuara pjesërisht? Imagjinoni një tub të mbushur me ndryshk. Çfarë ndodh me ujin në këtë rast? Presioni i ujit rritet, dhe cilësia bie. E njëjta gjë ndodh me enët e gjakut. Kur krijohet kolesterol dhe substanca të tjera në enët e gjakut, tensioni rritet. Shtresat në enët e gjakut janë shkaku kryesor i hipertensionit! Përveç kësaj, vetë gjaku merr papastërti. Furnizimi me gjak ndalon së funksionuari në mënyrën e duhur. Për rrjedhojë, të gjitha organet dhe sistemet vuajnë, duke prekur shëndetin tuaj në mënyrë dramatike. Edhe lëkura është një organ, ju e dini.

Përfundimisht, trupi juaj fillon të plaket. Nëse ju “pastroni” enët tuaja duke hequr në kohë shtresën e krijuar, ju do të jeni në gjendje të jetoni deri në 120 vjet. Të gjitha organet, kyçet dhe madje truri juaj do të qëndrojnë të shëndetshme dhe normalisht do të funksionojnë. Kjo nënkupton që, duke i mbajtur enët e gjakut të pastra, ju mund ta zgjasni jetën dhe shëndetin tuaj në mënyrë të ndjeshme. Ka shumë shembuj për të provuar këtë. Këtë ua rekomandova pacientëve të mi dhe tani ata i ndjekin udhëzimet vetë. Njerëzit që e kanë dëgjuar këshillën time kanë jetuar më tepër se bashkëmoshatarët e tyre.

Kjo është mënyra se si bllokohen enët e gjakut me kalimin e viteve. Nëse nuk i keni pastruar kurrë enët tuaja të gjakut dhe jeni mbi 40 vjeç/e, ato kanë krijuar shtresa. Së shpejti, kjo do të ndikojë në shëndetin tuaj, nëse nuk keni e ndierë ende.

– Cilat janë patologjitë e shkaktuara nga krijimi i shtresave në enët tuaja?

– Siç thashë, i gjithë trupi vuan nga kjo. Natyrisht, gjendja ndikon kryesisht në organet dhe sistemet që lidhen drejtpërdrejt me qarkullimin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular.

Krijimi i shtresave në enët e gjakut shkakton një sërë sëmundjesh:

1 Sëmundje aterosklerotike vaskulare. Enët tuaja pushojnë së funksionuari në tërësi: enët më të vogla bllokohen tërësisht, dhe në enët e mëdha krijohen shtresa kolesteroli.

2 Sëmundje koronare të zemrës. Kjo ndodh kur arteriet koronare kanë shtresa dhe nuk sigurojnë gjak të mjaftueshëm në zemër.

3 Goditja në tru. Në rast të një humbjeje të vazhdueshme të furnizimit me gjak në indet e trurit, fundet nervore fillojnë të vdesin, gjë që çon në humbjen e disa funksioneve të trurit.

4 Hipertensioni. Kur enët e gjakut ngushtohen shumë, tensioni i gjakut rritet.

5 Venat varikozë. Venat varikozë mund të zhvillohen në këmbë (të cilat shpesh shqetësojnë gratë) dhe pjesë të tjera të trupit. Hemorroidet janë një nga pasojat e venave varikozë.

6 Tromboza venoze dhe arteriale. Nëse nuk trajtohet, enët e gjakut në fund mund të zhvillojnë mpiksje, duke çuar në atrofi vaskulare dhe vdekjen e qelizave në një organ të caktuar. Nëse një mpiksje shkrihet në rrjedhën e gjakut, ajo mund të çojë në bllokimin e enëve të gjakut në zemër, duke çuar në atak zemre, e cila përfundon me vdekje në 70% të rasteve.

Më lejoni të ju tregoj disa imazhe që ilustrojnë rreziqet e krijimit të shtresave në enët e gjakut. Shihni se sa dramatikisht kjo mund të ndikojë shëndetin tuaj dhe përfundimisht të shkurtojë jetën tuaj.

Zemra e një gruaje pas një infarkti fatal miokardial

Goditja në tru tek një burrë 53-vjeçar. Goditja në tru GJITHMONË çon në paaftësi – njerëzit nuk mund të jetojnë më pa ndihmë. Goditja në tru shkaktohet nga bllokimi i enëve të gjakut.

Venat varikozë, që prekin shumë gra, janë rezultat i drejtpërdrejtë i krijimit të shtresave në enët e gjakut.

Kjo ndodh te kaq shumë njerëz! Sëmundjet kardiovaskulare vrasin katër herë më shumë njerëz sesa të gjitha shkaqet e tjera të kombinuara. Mjekët e dinë këtë. Ata e dinë se të gjithë duhet të pastrojnë enët e tyre të gjakut, por për arsye të caktuara, ato nuk japin recetë për trajtim të përshtatshëm në vend. Shumë mjekë u japin medikamente për tensionin e gjakut pacientëve të tyre që vuajnë nga hipertensioni. Megjithatë, këto medikamente sigurojnë një mjekim të përkohshëm dhe jo trajtim të problemit. Ajo që ju nevojitet është pastrimi i enëve të gjakut. Meqë ra fjala, mjekësia në vendet Lindore e dinë rëndësinë e kësaj. Njerëzit mbi 35 vjeç i pastrojnë enët e tyre të gjakut rregullisht. Të gjithë atje veprojnë kështu. Pse e lëmë të patrajtuar shqetësimin në këtë vend? Është një pyetje e madhe.

– A ka ndonjë simptomë të veçantë që tregon krijimin e shtresave?

– Po sigurisht. Simptomat kryesore përfshijnë:

1 Migrenë

2 Përkeqësimin e kujtesës

3 Lodhje kronike

4 Pagjumësi

5 Çrregullime erektile

6 Përkeqësimi i vizionit dhe dëgjimit

7 Tensioni i lartë i gjakut

8 Shkurtesa e frymëmarrjes dhe angina

9 Lëkura e zbehtë në këmbë

10 Dhimbje në muskujt dhe nyjet

Megjithatë, edhe nëse nuk keni ndonjë nga këto simptoma, duhet të pastroni enët e pllakave të paktën çdo 5 vjet pas 30 vjetëve. Kjo do t’ju lejojë të qëndroni të shëndetshëm.

Në fakt, pllakat e enëve krijohen shumë shpejt, sidomos tek njerëzit e moshuar. Ju nuk keni nevojë të hani burgers dhe patate të skuqura tri herë në ditë për të zhvilluar pllaka.Kur hani një sallam ose vezë të fërguara, një sasi kolesteroli depozitohet në enët e gjakut. Me kalimin e kohës, kolesteroli grumbullohet.

– A mund të ndani sekretin tuaj për të mbajtur enët uaja të pastra?

– Deri kohët e fundit, i gjithë procesi i pastrimit të enëve të gjakut do të më merrte disa muaj. Mblidhja vetë bimët e nevojshme. Ndonjëherë, i bleva në tregun lokal ose i porositja ato në internet, dhe pastaj përgatitja infuzione. Unë nuk e bëj këtë më sepse kolegët e mi nga Instituti i Kardiologjisë kanë krijuar një produkt shumë efektiv dhe të përballueshëm për pastrimin e enëve. Ai quhet Recardio. Ajo ka për qëllim normalizimin e tensionit të gjakut dhe trajtimin e hipertensionit, por kjo normalizim ndodh si pasojë e mbajtjes së enëve të gjakut të pastër. Kjo është arsyeja që i shërben qëllimit tonë në mënyrë të përsosur.

SENZACIONAL PRODUKT I RI

2018

Recardio është një produkt i shkëlqyeshëm që ju lejon të pastroni enët tuaja nga krijimi i shtresave në vetëm 1-2 javë të përdorimit të rregullt.

Më lejoni gjithashtu të theksoj se ky produkt përmban zero kimikate. Ajo përbëhet vetëm nga ekstrakte shumë të koncentruara të bimëve që promovojnë pastrimin efektiv të enëve. Kjo është një formulë e dobishme që paraqet zero rreziqe shëndetësore.

Disa nga pacientët e mi ende vijnë tek unë për këshilla. Ky medikament është e vetmja gjë që unë u rekomandoj atyre. Ndihmon të gjithë dhe është shumë efektive.

Faqja e internetit e Institutit të Kërkimeve të Kardiologjisë ka publikuar statistikat zyrtare të marra nga studimet klinike. Në total, studimet përfshinin rreth 2,000 pacientë. Të gjithë ata morën një kurs të Recardio.

Statistikat:

1 Presioni i gjakut u normalizua pas 1-2 ditëve të përdorimit – 99% të subjekteve studimore

2 Ritmi i zemrës u normalizua – 97% e lëndëve studimore

3 Enët e gjakut u pastruan plotësisht nga ndërtimi i pllakave – 99% e lëndëve studimore

4 Efektiviteti i trajtimit të sëmundjeve kronike është rritur – 99% e lëndëve studimore

5 Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi – 100% e lëndëve studimore

6 Asnjë efekt anësor nuk është vërejtur – 100% e lëndëve studimore

– Sa kushton Recardio dhe ku ta blini?

– Ju ndoshta e dini se unë tani jam në pension dhe shumë ilaçe janë tepër të shtrenjta për mua. Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk do të rekomandojë një produkt të shtrenjtë. Recardio është plotësisht e përballueshme, sidomos tani. Është SHITUR ME NJË ZBRITJE PREJ 50% DERI NË ?????

Ilaçi është produkti kryesor në luftën kundër hipertensionit. Ekziston një program i qeverisë që i lejon këdo ta përfitojë atë me një zbritje prej 50%.

Disa fjalë të procesit të porositjes dhe të transportit.

Nëse dëshironi të porositni Recardio, veproni si vijon:

1 Plotësoni formularin e porosisë në faqen zyrtare të internetit.

2 Pas kësaj, do të kontaktohet nga një operator i cili do të konfirmojë detajet e transportit me ju

3 Transporti zgjat 4-7 ditë. Pas kësaj, mund të vini në zyrën postare dhe të merrni Recardio tuaj.

Për të mbajtur enët tuaja të pastra dhe të shëndetshme, unë rekomandoj që të merrni një kurs trajtimi një herë në çdo 1 ose 2 vjet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit e moshuar. Ju do të jeni në gjendje të përmirësoni ndjeshëm shëndetin tuaj dhe të vononi procesin e plakjes. Enët e gjakut të pastër janë çelësi i një jete të gjatë dhe të shëndetshme.

– Faleminderit për një intervistë të tillë interesante.

Më vonë, gjatë një bisede personale me ne, Dr. Martin pranoi se ai ende kujdeset për kopshtin e tij dhe madje ndihmon edhe fëmijët e tij të cilët janë gjithashtu në pension.Gruaja e tij Rose është 99 vjeç. Ata të dy pastrojnë enët e tyre nga ngritja e pllakave çdo vit. Sipas Dr. Martin, ata do të kishin vdekur kohë më parë si shokët e tyre nëse nuk do ta bënin këtë.

Kategori
Uncategorized

E rëndë, Rama kthen administratën në shtëpi publike, burg kush filmon ministrat dhe drejtorët me dashnore

Banda e Rilindjes frikë nga publikimi i filmimeve me dashnore në hotelin e Balilit dhe zyrat e shtetit, vendos dënimin me burg kush publikon pamjet intime të shukrinjve të tjerë, atentat ndaj lirisë së mediave

Edi Rama, përmes ushtarëve të tij në Komisionin e Ligjeve, ka vendosur të kthejë në shtëpi publike administratën shtetërore, në të cilën janë strehuar dhe paguhen me paratë e shqiptarëve dashnoret e ministrave, deputetëve dhe drejtorëve, familjarët e pushtetarëve dhe lukunia e militantëve që mbledhin vota.

Në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të cilat u kthyen mbrapsht nga Presidenti si antikushtetuese, Rama ka futur një nen që dënon me burg këdo që përgjon dhe filmon pushtetarët me dashnoret në zyrat e shtetit apo në çdo ambient tjetër. Me miratimin e këtij neni, ministrat dhe drejtorët do të përdorin pa pasur frikë zyrat e shtetit si motele dhe hotele, duke i argëtuar me mikeshat e tyre, që i mbajnë në punë. Kushto që i filmon ata apo që publikon pamjet filmike e pret burgu. Ndryshimet synojnë të krijojnë një mbrojtje për të gjitha aferat seksuale që konsumohen në zyrat e shtetit.

Ndryshimet në Kodin Penal zgjidhin edhe një makth të ministrave dhe deputetëve, të cilët janë filmuar me dashnore në hotelin e Klemend Balilit në Sarandë. Ky hotel është frekuentuar nga një pjesë e madhe e pushtetarëve. Pamjet filmike të momenteve intime janë shpërndarë në disa duar, por ende nuk janë publikuar. Për të ndaluar publikimin e këtyre pamjeve, Rama ka përdorur Parlamentin për të miratuar një ndryshim në Kodin Penal, që dënon me burg kushdo që publikon pamje të tilla. Pra, me ndryshimet në Kodin Penal, Rama ka zgjidhur një hall të madh të shumë ministrave, deputetëve dhe drejtorëve, të cilët rrinin në ankth për shkak të mundësisë së publikimit të filmimeve në hotelin e Balilit. Por, ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj lirisë së mediave. Ishin pikërisht këto përgjime që fundosën Shukri Xhelilin. Tashmë kushdo të filmon shukrinjtë e tjerë do të dënohet me burg.

Ndryshimi parashikon: “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”./Pamfleti

Kategori
Uncategorized

Lushnje-Gjazë, rruga që nënë Timja përshkoi me vajzën pa jetë në duar

Ngjan si legjendë, por është ndodhi e diktaturës. Pasi merr me vonesë lejen, Afërdita 4 vjeçe mbërrin në spital në gjendje të rëndë dhe pas pak ditësh, ndërron jetë. Nëna e saj përshkon e vetme, me të bijën pa jetë në krahë, rrugën nga spitali në fshatin e internimit. Musa Çapani sjell për kujto.al historinë rrëqethëse që ia ka përcjellë Engjëll Cani, kushëriri i Afërditës

Të internuarve u duhej leje për të gjitha, edhe për të jetuar. Nuk mund të shkonin as te doktori në qytet, pa e konfirmuar dega e Punëve të Brendshme dhe nëse rrezikonin jetën teksa prisnin, nuk do të thoshte që burokratët komunistë do të lëviznin duart më shpejt. Ata ishin armiqtë e popullit ose të afërmit e armiqve dhe, sipas ideologjisë së kohës, meritonin vetëm mundim e ndëshkim, edhe nëse ishin fëmijë. Kjo ndodhi dhe me Afërditën, vajzën 4 vjeçe të Emin Canes, i cili ishte arratisur nga Shqipëria, bashkë me të vëllanë, Lutfiun. Familjet e dy vëllezërve u internuan nga Bilishti në Gjazë të Lushnjes, ku mungesa e ujit, solli përhapjen e epidemive. Afërdita u prek nga dizenteria. Në kamp, nuk kishte qendër shëndetësore. Për të marrë ndihmë mjekësore, duhej shkuar në Lushnje, por të internuarit nuk mund të shkonin askund pa leje nga dega e  Ministrisë së Brendshme. Kur erdhi leja, e vogla digjej nga temperatura. Mirëpo, në sektorin bujqësor “29 Nëntori” të Lushnjes, nuk mungonte vetëm uji dhe mjeku, por edhe zemra e drejtuesve të atij sektori ose, nëse ekzistonte, ishte e mbushur me frikë. Për vogëlushen e sëmurë, nuk siguruan as një lloj mjeti, qoftë edhe një karrocë, ndaj nënë Timja u nis me të voglën në krahë.

Historinë e plotë e tregon Musa Çapani, një ish-i dënuar politik, siç ia ka treguar miku i tij, Engjëll Cani, kushëriri i parë i Afërditës.

Engjëjt ishin të pambrojtur

Nga Musa Çapani

Ajo fundvere, për familjen Cani ,veç dhimbjes së largimit me dhunë nga vendlindja, po përcillte edhe mundimin e një jete plot privime dhe mallkimin e sëmundjeve epidemike që gjenin terren të përshtatshëm, në këtë qoshe të harruar të Myzeqesë që ishte kthyer në një sektor bujqësor “NB 29 Nëntori” dhe në një qendër të re internimi në rrethin e Lushnjes. Sektori kishte një vit që ishte ngritur dhe me përfundimin e ndërtimit të gjashtë godinave përdhese, me katër hyrje secila, filloi të popullohej kryesisht me familje të internuara, të sjella nga zona e Devollit dhe Dibrës. Në fund të vitit 1956, këtu sollën të internuara edhe dy familjet e vëllezërve Lutfi e Emin Cani nga Bilishti, që për t’i shpëtuar arrestimit të planifikuar, zgjodhën rrugën e arratisë. I ndërtuar në mes të fushës, vështirësia më e madhe për sektorin e sapongritur, ishte sigurimi i ujit të pijshëm. Ishin hapur tre puse, por sasia e ujit që ata nxirrnin, ishte e pamjaftueshme për të përballuar nevojat e popullatës. Kështu që, banorën çoheshin herët në mëngjes, kush e kush të mund të mbushte dy kova ujë. Fatlumët që zgjoheshin herët, arrinin të mbushnin, ndërsa ata që nuk arrinin në kohë, detyroheshin të bënin sakrilegj.

Në familjen e porsaardhur kur nuk shkonin në kohë, fati i keq i ra Engjëllit që sapo kishte mbushur tetë vjeç, të cilin e lidhnin me litar, e zbrisnin në fund të pusit dhe ai me një kanaçe, grumbullonte ujin e mbetur, atë ujë që s’arrinte të mbushte kovën e që ishte më tepër llucë sesa ujë.

Konditat e vështira e sidomos mungesa e ujit, bënë që në sektor të shfaqej dizenteria, që nuk kurseu asnjë të moshuar e fëmijë. Në familjen Cani, sëmundja preku gjyshen e moshuar dhe vajzën katërvjeçare të nënë Times. Gjyshja e përballoi me shumë mundim sëmundjen, ndërsa Ditën e vogël sëmundja e mposhti. Në sektorin e sapokrijuar, nuk kishte qendër shëndetësore, kështu që të sëmurën u desh ta nisnin për në Lushnje. Leja nga Dega e P.Brendshme, me telefon, erdhi me vonesë dhe nënë Timja me vajzën që digjej nga ethet, në krahë, u nis drejt Lushnjes me këmbë. Drejtuesit e sektorit, të trembur nga pasojat nëse ndihmonin një të internuar, nuk ofruan ndonjë mjet transporti, qoftë edhe një qerre, për ta çuar deri te Pushimi i Shoferit, një qendër e vogël në rrugën automobilistike Lushnjë-Fier, qendër në të cilën ekzistonte mundësia e gjetjes së ndonjë mjeti.

Pushimi i Shoferit ishte afërsisht në mes të rrugës Gjazë-Lushnje, që ishte rreth 14 km e gjatë. Deri aty, e bëri më këmbë, ndërsa prej aty, deri në Lushnjë, u gjend një karrocier zemërmirë që e ndihmoi. Me të mbërritur në spital, mjekët e konstatuan sëmundjen epidemike dhe e shtruan në repartin infektiv. Në atë repart, nuk lejohej qëndrimi i të afërmve për kujdes dhe mbas paraqitjes në Degë, mori rrugën e kthimit. Ditën e katërt, njoftojnë me telefon nga spitali se e sëmura kishte dhënë jetë. Nënë Timja mori përsëri rrugën për Lushnje dhe u kthye për në Gjazë me trupin e së voglës, të pa jetë, në krahë. Gjithë rrugën e kishte bërë në këmbë. Kur erdhi në shtëpi, lëshoi të bijën në duart e të vjehrrit dhe vetë u përplas përtokë si e vdekur. Të nesërmen, e varrosën në një copë lëndinë, në të hyrë të sektorit. Ishte varri i parë në atë varrezë të re, të cilit mbas një jave, iu shtua edhe varri i gjyshes.

Mbas pesë vjetësh, familjen Cani e trasferuan në kooperativën malore të Kryekuqit. Tani ajo ishte reduktuar. Nënë Timja kishte ngelur vetëm me dy djemtë, ndërsa nënë Ismiani vetëm me katër fëmijët e vegjël dhe vjehrrin. Dy vajzat e mëdha ishin martuar me bashkëvuajtës të tyre, njëra në Plug të Lushnjes e tjetra në “Çlirim” të Fierit.

Ndërsa larg atdheut, dy të arratisurit, Lutfiu dhe Emini, kryefamiljarët e Canëve ishin degdisur, njëri në Kanada e tjetri në Australi. Në vitin 1963, familjen e Lutfiut e transferuan në sektorin Grabjan të Lushnjes, ndërsa familja e nënë Times, me garancinë e të vëllait komunist që mori përsipër gjithë pasojat e mundshme, u kthye në Bilisht dhe filloi jetën normale, por gjithmonë nën mbikqyrjen e Degës. Mbas lirimit nga internimi, familja e Lutfiut, deri në vitin 1983, jetoi në Grabjan, me qëndrim të detyrueshëm, por që ishte e lirë për të lëvizur pa kufizime. Djali i madh i Lutfiut, Engjëlli, edhe pse ishte martuar me një vajzë nga ajo krahinë, edhe pse e lidhte dashuria me vendlindjen dhe djemtë e xhaxhait, e bënte shpesh rrugën për në Bilisht. Gjatë këtyre vizitave, planifikuan së bashku me Idealin, djalin e Eminit, xhaxhait të tij, arratisjen familjarisht që e realizuan në pranverën e vitit 1983, një arratisje që bëri shumë bujë në atë kohë e që e vuri “sigurimin e pathyeshëm shqiptar” në një situatë të vështirë. Kalimi i kufirit i dy familjeve me 10 vetë, më e vogla e të cilëve ishte vetëm 6-muajshe, duke kapërcyer me një palë shkallë prej druri plepi klonin e elektrizuar, ishte një humbje e madhe për “mitin e pathyeshmërisë së kufijve të atdheut” që trumbetohej me aq forcë në atë kohë. Përcjellja e ndodhisë nga televizionet e shtetit grek, intervistat me të arratisurit edhe nga shumë televizione ndërkombëtare e tërboi sigurimin shqiptar dhe udhëheqjen e shtetit. U morën masa nga më drastiket, për pjesën tjetër të familjarëve të ngelur dhe për gjithë familjet e farefisnisë dhe krushqisë së tyre.

Me ardhjen e demokracisë, pjesa e ngelur e familjes Cani u zhvendos për në Kanada e Australi. Mbas tridhjetë e pesë vjet ndarjeje, vëllezërit Cani u bashkuan me gratë dhe me gjithë fëmijët e tyre. Të moshuar, të lodhur nga jeta e të rraskapitur nga malli, arritën që të gëzojnë disa ditë të bardha në gjirin e familjes së tyre. Fëmijët janë sistemuar, kanë ndërtuar mirëqenien e tyre dhe herë pas here malli për vendlindjen e pak të afërm që iu kanë ngelur në Shqipëri, i sjell në atdhe. Në udhëtimin e parë të kthimit në Shqipëri, shkuan në Gjazë të Lushnjes, për të gjetur varret që kishin lënë aty. U kthyen zemërthyer. Në vend të lëndinëzës së planifikuar për varrezë, gjetën një parcelë të mbjellë me luledielli, ku s’kishte ngeluar asnjë gjurmë e varreve të të dashurve të tyre.

Vite më vonë, gjë që u bë dhe shkak i këtyre rreshtave, ishte vizita e Engjëllit, që kishte marrë me vete edhe familjen e vajzës së vogël me të shoqin dhe fëmijët, të cilët kishin shprehur dëshirën për t’u njohur me vendlindjen e prindërve. Kishin vizituar Bilishtin dhe prej aty, kishin dalë nëpërmjet Kapshticës, në tokën greke. Kishin udhëtuar drejt fshatit kufitar, në vendin ku kishin kaluar kufirin dhe kishin pirë një kafe te bujtina mikpritëse e vitit të largët 1983, atje ku fqinjët grekë i kishin pritur dhe ndihmuar. Dhëndri i Engjëllit, jo shqiptar, kur kishte parë vendin se ku kishte kaluar kufirin vjehrri i tij, peripecitë dhe udhëtimin “me qefin në kokë të familjes” dhe së shoqes që atëherë ishte vetëm gjashtë muajshe, ngeli i mahnitur nga kjo sakrificë e sidomos nga guximi dhe heroizmi i vjehrrës, që i ishte futur një aventure me rrezik jete. I emocionuar, kishte këputur një lule trëndafili të egër që kishte gjetur aty, ia kishte dhuruar asaj dhe me veneracion i ishte drejtuar:

– Të falënderoj, zonjë e nderuar, që me sakrificën, kurajon dhe guximin e pashoq, more një iniciativë të tillë, e cila bëri të mundur që unë të jem bashkëshorti i një vajze të mrekullueshme dhe dhëndrri i një vjehrre që me mençurinë e sakrificën e saj, mundësoi këtë fat në jetën time!

Kategori
Uncategorized

Bardhyl Berberi, shkrimtari i njohur që çon më tej lavdinë e qytetit të Pogradecit

Një krijimtari e shumtë që ka kulmuar me disa romane e skenarë të vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare që pasurohet çdo ditë

Me një numër të konsiderueshëm romanesh të botuara në Shqipëri e jashtë vendit, krahas gjinive të tjera, shkrimtari i njohur Bardhyl Berberi, tashmë ka krijuar profilin e tij dhe ka një zë të vetin në letërsinë shqiptare bashkëkohore. Më tepër se sa numri i librave të botuara, në krijimtarinë e tij spikat tematika e trajtuar, arti i të shkruarit, gjë që kanë sjellë jo vetëm interesin e lexuesve, kritikëve vendas, regjisorëve, por dhe atyre të huaj… Portreti i tij si krijues, sillet për lexuesit e “Telegraf” nëpërmjet vlerësimeve të kritikëve vendas e të huaj si dhe intervistës së dhënë nga vetë autori…

ÇMIMIN “MITRUSH KUTELI” PËR ROMANIN ‘NJË VRASJE NË SHËN VALENTIN’

Është vërtet një çast i veçantë dhe unë nuk e kam të lehtë të flas para jush, si njeri i penës dhe i fjalës publike sepse njeriu sado përvojë që të ketë ka çaste në jetë që mbulohet nga emocione të mëdha

Si shkrimtar kam ardhur nga “raca“ e gazetarëve ku janë mbi 30 vite pune si gazetar profesionist … Krijimtaria ime ka qenë një krisje e shpirtit të epur nëpër vite. Në kuptimin metaforik njeriu i ngjan një lisi, rrënjët e të cilit janë e shkuara, trungu e sotmja dhe lastarët e ardhmja. Që në rininë e hershme më ka bujisur shpirti, gjithmonë kam pasur një kujtesë të mbingarkuar shumë subjekte të veçanta me gjithë farë fiksionesh kanë qëndruar në subkoshiencën time që më pas kanë marrë rrugën e veprave time të ardhshme … Pak minuta më parë u tha këtu se çmimin “Mitrush Kuteli” në prozë ‘na e rrëmbeu një Pogradecar’ … Vërtet ndjehem krenar. Unë me Pogradecin jam i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme ..Është një shkrimtar që e kam dobësi, të madhin Balzak, i cili për vendlindjen e tij Turenin, është shprehur: ”Unë e dua vendlindjen, si fëmija djepin, siç duhet një oaz në shkretëtirë..”…  Unë e dua qytetin tim si një artist që do artin ndoshta që pa Pogradecin nuk do të isha sot këtu në këtë podium nderi

Sapo kam mbaruar fakultetin u emërova në një redaksi prestigjioze me të gjitha kushtet e asaj kohe në Tiranë. Dhe kam qëndruar jo pak dhjetëra vjet por e them sot sinqerisht para jush kam qënë këtu në Tiranë vetëm me trup se mëndja ime “gjezdiste“ tek qyteza ime e vendlindjes e vendosur mbi ujërat e syrit të kaltër tek imazhet e dy gjenive të letrave të qytetit tim Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit me perëndimet e vagëlluara, muzgjet si pëlhurë dhe si hije, pasqyrimet e shndritshme të liqenit, dergjet e përgjumura ,vetëtitjen e magjishme me zallin e shkretuar me shkrumbin e natës dhe pritjen metafizike të varkave dhe pyllin e gështenjave … Mbase është i vetmi qytet në botë që liqenin e ka të futur kaq thellë në gji, shëtit buzë rrugëve të qytetit dhe ndien klithjen e pulëbardhave, kërcitjen e peshkut tingujt e lopatave të peshkatarëve, fle natën dhe të duket sikur e ke valën e liqenit nën jastëk si një ninull të bukur hipnotizuese .. Ja pse e dua Pogradecin e djeshëm dhe të sotmin: Pogradecin me shtëpiza të bukura me oborrin të mbushur me lule erëmira, me kroin me shtatë sylynjarë në lagjen e Burimeve. Dhe njëherazi Pogradecin e vilave luksoze e me ndërtesa të larta bashkëkohore … Pogradeci personalisht për mua është një metaforë, është toka është qielli, bari që mbin në pranverë ,strehët që pikojnë në vjeshtë, xixëllonjat në netët verore dhe qirinjtë e akullit në dimër. Të nderuar pjesëmarrës mbase u zgjat pak por vendlindja ime Pogradeci im është djepi im i frymëzimit, arkivi i kujtesës ,pengu i shpresës …Qyteti im ka nxjerrë burra të shquar të penës dhe të pushkës, trima kapedanë këngëtarë e valltarë të rrallë si pjesë e kujtesës sonë kolektive dëshmi e talentit të kësaj treve .

Si bir i këtij qyteti kam bërë për atë sa kam mundur …të tjerët le ta vlerësojnë,jam munduar t`i rris namin dhe lartësoj emrin dhe t`i dal zot në ditë të vështira si shkrimtar dhe gazetar jam përpjekur të mbroj dinjitetin e këtij qyteti me vepra dhe shkrime edhe në kohë te vështira …Natyrshëm lind pyetja pse u zgjata kaq shumë në këtë ceremoni me qytetin tim. Para disa kohësh, në një emision televiziv kombëtar më pyetën se përse nuk iki nga Pogradeci… Unë i recitova këto vargje : Me çfar litarë e zinxhirë më ke lidhur/O qyteti im/ Nuk janë as litarë e as zinxhirë / Por janë ca damarë që e ushqejnë vazhdimisht trupin tim …/…

(Fjala e mbajtur me 2 nëntor 2009 ne ceremoninë e marrjes se çmimit ‘Mitrush Kuteli’ për romanin ‘Vrasje ne Shën Valentin’)

NË SHTËPINË E TYRE KËNDOJNË KUKUVAJKAT”

Romani “Në Shtëpiën e tyre këndoj kukuvajka“, në disa recenca, vlerësohet si një tronditje për shoqërinë shqiptare. Ja më poshtë një vlerësimi tillë nga Qenam Hasani. Gazetar i TV-2 Makedonia:

Romanin më të fundit të kolegut tim gazetar Bardhyl Berberi e hasa në një panair të romanit Ballkanik në Manastir para pak ditësh më i fundit i Bardhyl Berberit ”Në shtëpinë e tyre këndoj kukuvajka“ në shqip dhe në gjermanisht. Romanin e lexova me një frymë dhe ishte një tronditje për shoqërinë shqiptare, tronditje madhore e lartësuar në art. Nëpërmjet digresionit dhe asociacionit ndjen që futesh brenda një bote misterioze që zien jashtë çdo parashikimi. Makthi që të përfshin gjatë leximit të këtij romani është i gjallë dhe real duke të krijuar një tension të brendshëm shpirtëror, ai të ngërthen nga një faqe e romanit tek tjetra. Në këtë aspekt ka një vlerë të veçantë stili i autorit i cili nuk bën thjesht histori, renditje akuzash por bën analizën e fenomenit, kërkon të gjejë shkaqet e deformimit të personalitetit të njeriut. Autori bën përshkrime të jashtëzakonshme që nga një han i shekullit të 16 në qytetin liqenor, ku vjen një zyrtar i lartë turk deri tek skenat makabre të zhvarrimit duke kaluar më pas tek luksi i zi i Manhatenit. Në fakt çdo detaj i këtyre përshkrimeve në roman jep botën e personazheve, gjendjen e tyre psikologjike duke e rritur dramacitetin në roman me një forcë të jshtëzakonshme. Epoka, zakonet sjellja, morali i një qyteti me themele mbi ujë me njerzit e tij të shquar me lagjet me kalldrëm ,kroin me shtatë sylinjarë, virtytet, veset, dashuritë, bëmat e diktaturës që ka patur oaz në këtë qytet ..Edhe tek romanet e tjera të Brdhyl Berberit brumi letrar që gatuhet vepra merret nga realiteti. Ai i trajton personazhet e tij kompleksë me virtyte dhe vese. Në roman ka personazhe dinamikë, viktima të diktaturës komuniste e cila i vetësakrifikon edhe njerzit e saj të besuar edhe pse gjymton shpirtërisht një familje apo një fis të tërë. Këta njerëz fatkeq bien viktima të dëshirave manjake të shefave të nomeglaturës komuniste të cilët bashkë me kariken ku janë ulur shfryjnë edhe pasionet e epshit me vartëset e tyre si manjakë seksualë që kalojnë deri në përdhunime nëpër zyra. Dashuria e Adi Sharrës me Sonja Xhikën dhe pamundësia e bashkimit të tyre është shekspiriane. Zjarri i kësaj dashurie është deri në ekstrem saqë nëna e Adit i thotë atij në roman se ka një proverb nga eksperienca e gjatë e jetës se “dashuritë e mëdha të kësaj bote asnjëherë nuk vishen me fustan të bardhë “bëhet shkak një gjë që të mos shkojnë tek martesa. Kjo profeci e nënës së tij vërtetohet në mënyrën më tragjike. Sonja Xhika për të është një frut i ndaluar i gatuar nga diktatura komuniste që nuk mund të arrihet për vetë rrethanat e zhvillimit të ngjarjes . Shkrimtari Berberi luan bukur me kohën. E djeshmja e ka mbërthyer të sotmen dhe e sotmja vuan të djeshmen në moralin e saj. Autori me një stil të rrjedhshëm rrëfimtari në mënyrë metaforike e zbulon gradualisht dramën e dy personazheve dhe shkaqet që kjo dashuri është një mollë e ndaluar për të. Autori më poshtë nënvizon një ide të madhe se jemi debitorë me të ardhmen ,ngaqë duhet të paguajmë borxhet morale me të shkuarën. Zhvendosja e Sonja Xhikës në Manhattan të SHBA në pritje që të vinte Adi më pas për ta realizuar dashurinë e pamundur në një kontinent tjetër pasi Sonaj gjen “babain“ e saj këtu gjejmë një viktimë tjetër të komunizmit. Ajo gjen babanë e saj që e dinte të vdekur dhe i kishte çuar lule tek një varr fantazmë ku ishte varrosur dikush tjetër për 30 e ca vjet madje edhe lule të “ vjedhura “ nga ato të varrezave të dëshmorëve që asaj i ishin dukur më të bukura por që realisht edhe ky nuk është babai i saj . Sonja është fryt i një përdhunimi që i ka bërë babi i Adi Sharrës nënës së saj në një zyrë të nomeglaturës komuniste .Takimi është një përjetim i jashtëzakonshëm që nuk të le t`a heqësh librin nga dora. Rrëfimi i Petrit Xhikës se si e ka rekrutuar sigurimi i shtetit nga një sekretar partie i një rrethi të punojë si agjent i diktaturës në SHBA i cili i ka shërbyer atij shteti që i shkatërroi familjen dhe atë vetë. Në romanin “Në shtëpinë e tyre këndoj kukuvajka “ drama e jetës dhe vdekjes jepet në lëvizje që shkon lart e poshtë nga e jashtmja tek e brendshmja …Kjo lëvizje në roman është si një dritë iluminishente për të ndriçuar çdo skutë të errët të shpirtit. Është një riciklim i jetës sipas ligjeve natyrore dhe atyre njerëzore. Kënga e kukuvajkës në shtëpinë e tyre është paralajmërimi i një drame të madhe me përmasat e një tragjedie. Ky roman paraqitet si një univers kompleks ku loti, dhimbja, klithmat e shpirtit, dashuria, smira, urtësia e çmenduria fqinjërojnë me njëra tjetrën dhe së bashku realizojnë kuptime të shumëfishta duke na sjellë nga një faqe e romanit befasi të reja njëra pas tjetrës. Në çdo faqe të romanit Berberi e demonstron pikërisht atë që i shqetëson shpirtin nëpërmjet situatave spontane. Nuk është e lehtë të shkruash për disa epoka të ndryshme që nga koha e Turqisë deri në ditët tona në mënyrë kaq konçize duke i shpalosur çdo epoke kolorin dhe sharmin e saj përkatës. Në përfundim desh të theksoi se shkrimtari Bardhyl Berberi e ngre historinë e asaj qyteze të bukur buzë liqenit në art dhe artin e tij e fut në historinë e atij qyteti .Le ti japim kohës të drejtë që të pohojë se bota e trazuar e shpirtrave të vuajtur  në këtë vepër më të fundit artistike është pasuruar cilësisht nga talenti i shkrimtarit Bardhyl Berberi i cili në romanet e mëparshme “ “Tranzicion“ i botuar në Francë ngA, ” Vrasja e shpirtit“ në SHBA ,Burgu I Selanikut në Gjermani dhe Austri pjesëmarrës në panairin e Frankfurtit , ”Vrasje në Shën Valentin “ fitues i çmimit Kuteli në vitin 2008 deri tek dy romanet më të fundit  “Lule të vyshkura në prill“ dhe “ Një natë në Çikago “ të përzgjedhura dhe të botuar të dy romanet të plotë në google në disa gjuhë të botës janë arritje cilësore të autorit .

VLERËSIM

Profesor Dr .Johan Lehmann botuesi i romanit në gjermanisht ka deklaruar : “Në shtëpinë e tyre këndoj kukuvajka ‘Është romani i dytë që i botoj këtij autori të talentuar shqiptar. Para disa vitesh i kam botuar romanin ‘Burgu i Selanikut’ dhe kam shkruar në shtypin gjerman që është një autor që të ‘prish gjumin’. Po e fillove romanin e Z Berberi patjetër që duhet që ta përfundosh se nuk të le të fleshë. Është shumë konçiz, vepra e tij nuk ka ujë të tepërt. Shkrimtari Bardhyl Berberi me minimumin e fjalëve sjell në roman maksimumin e ngjarjeve dhe të fenomeneve, unë i uroj z Bardhyl Berberi vepra të tjera dinjitoze dhe natyrisht edhe bashkëpunimin me shtëpinë time botuese. Jam vërtet shumë i kënaqur nga bashkëpunimi me z Berberi”

Intervista me shkrimtarin Berberi:

 “Liqeni i Pogradecit më mbanë lidhur, aty e gjejë magjinë e krijimtarisë”!

 Ju jeni një nga shkrimtaret bashkëkohor. Ç’ mund të na thoni si filloi karriera tuaj letrare? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?

-Rruga ime e mundimshme letrare nisi që nga fëmijëria e hershme. Kjo puna e shkrimtarisë do thosha unë, në fillim është pasion, por më vonë, me arritjen e një pjekurie krijuese bëhet sëmundje. Vetëm kur shkruaj ndjehem rehat dhe i qetë. Shpesh mendoj se si do dukej bota pa artin letrar. Cili do ta shkruante atë që e harron historia. Ku ka gjë më fisnike, më moralizuese se të shkruash për atdheun, për kombin, për mrekullitë natyrore, për misteriozen, për sublimen, për atë që e shikon dhe për atë që e imagjinon fuqia krijuese. Të qenit shkrimtar është një pikësynim për të jetuar pak më shumë me veten, afër zjarrit, afër ujit, afër kataklizmës… Eh, gjithmonë afër lindjeve, vdekjeve, afër dhe larg misteriozes, afër dhe larg miteve…

-Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për t’u bërë shkrimtar?

Në fillim shkruaja poezi dhe kryesisht tekse këngësh me kompozitorin e talentuar Vladimir Kotani por më vonë i provova të gjitha zhanret. Fillova punë tek revista ”Hosteni” si gazetar dhe fillova të merrem me humorin. Shkrova fillimisht skece për estradën profesioniste te qytetit tim dhe më pas disa komedi dhe drama të suksesshme që u vunë në skenë nga trupa profesioniste. Më pas erdhi një libër në prozë me novela “ Tranzicion“. Më pas erdhën dhjetëra romane njëri pas tjetrit si “Vrasja e Shpirtit“, “Në burgun e Selanikut”, “Vrasje në Shën Valentin“, “Lule të vyshkura në prill“, “Një natë në Cikago“, “Në shtëpinë e tyre këndoj kukuvajka“, eç… Këtu pata si kulminacion fitimin e çmimit Kuteli në vitin 2008 me romanin “Vrasje në Shën Valentin “. Ky roman u botua i gjithi me kapituj çdo te shtunë dhe të djelë te gazeta më e madhe e vendit në atë kohë “ Shekulli“. Padyshim pata një kulminacion tjetër me romanin me të fundit “Në shtëpinë e tyre këndoj kukuvajka “ ku botuesi i famshëm gjerman Johan Lehmman u parqet në panairin e romanit në qytetin historik të Manastirit ku lindi alfabeti ynë 106 vjet me parë. Romanin tim në gjuhën gjermane, është i dyti roman që ky botues më boton pasi romani i parë me këtë shtëpi botuese ka qënë “Në burgun e Selanikut“. Botuesi gjerman deklaroi para medieve të huja se “…unë botoj këtë shkrimtar shqiptar bashkëkohor që me prozën e tij moderne të vjedh gjumin …”. …Për t’u bërë krijuese nuk mjafton vetëm dëshira, patjetër që nuk duhet të mungojë dhuntia. Dua të kujtoj sot stërgjyshen time që gjithë Pogradeci e njihte si ‘Nënë Madhja’,  e cila ka jetuar plot 115 vite.  Ajo ishte një thesar, ishte një artiste e madhe dhe me tregonte histori të jashtëzakonshme dhe shumë përralla, që unë, kur i tregonte e ruaja në gojë e dukej sikur i pikonte mjaltë…

-Arti është “mbikqyrës” i vështirë e i rreptë, sepse kërkon përkushtim fizik dhe inteligjencë në gjithçka… Sa qëndron kjo thënie, për ju?

-Për t’u bërë shkrimtar duhet shumë talent, shumë punë, shumë sakrifica dhe shumë mundime për të sfiduar gardhet. Pa përkushtim maksimal, arti nuk do të ishte art. Duhet të lexosh shumë, të krijosh kritere që të dallosh vlerat dhe antivlerat. Unë kur shkruaj vloj përbrenda, “digjem”, bëhem “hi “ dhe çohem përsëri për të marrë pak ajër jete dhe përsëri kthehem aty në studio tek laboratori im ose siç e quaj, strofka ime. Në ato çaste mendoj vetëm për personazhet e mia dhe lëvizjet e tyre.

Tashmë një shkrimtar i afirmuar, autor i dhjetëra librave, fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare… Çfarë mendoni se ka mbetur konstante?

-Mendoj se shkrimtari duhet të ketë identitet letrar. Stili në prozë është shumë i veçantë. Kritikët e romaneve të mia e kanë quajtur prozë që karakterizohet për një proces reformimi në planin e tematizimit. Shkrimtari Visar Zhiti në një kritikë për romanet e mija i cilëson fletët e romaneve si “Pergamente me lëkurë nga ditët tona“ ndërsa esteti dhe diplomati Shaban Murati, në një analizë të gjatë të romaneve të mija në ‘Gazeta Shqiptare’ shkruan ndër të tjera se ‘Bardhyl Berberi është një mjeshtër bashkëkohor në prozës moderne shqiptare’.  Motivet kryesore i gjej nga përditshmëria por shpesh merrem dhe me të kaluarën duke përdorur digresionin merrem  të merrem me të tashmen dhe të ardhmen . Merrem me atë që ndodh sot në gjeografinë tonë shqiptare, por edhe në botë. Nëse mendoni për stilin tim, ai gjithmonë do të mbetet konstant në prozë.

Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Fatmirësisht kam dy shtëpi një në qendër të qyteti dhe një tjetër shtëpinë e vjetër në periferi. Natyrisht, kam dhe një studio ku futem në universin tim, që në ato çaste më përket vetëm mua dhe askujt tjetër. Kështu ju kam thënë dy vajzave të mija si me shaka : “ Kur të vdes mos më kërkoni në varr por ejani në studion time dhe do të më gjeni duke shkruar…”. Për fat të mirë timin dhe të krijimtarisë sime, unë jetoj vetëm me gruan me profesion mjeke, tashmë dy vajzat e mija Suela dhe Lorena me profesion juriste janë të martuar njëra në Tiranë dhe tjetra jeton në Londër së bashku me familjet e tyre prej të cilave kam një mbesë 8 vjeç Krisin dhe Blandin gati 5 vjeçar që i dua me një dritë dashurie pakufi të cilët i kam si qershitë mbi tortë dhe rrahin në zemrën time si një puls. Ambienti im krijues  është i qetë dhe nuk është aspak i zhurmshëm….

Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në krijimtarinë tuaja?

-Temat e krijimtarisë sime është e marrë nga jeta, dashuria, vdekja, misteriozja, lufta, egoizmi njerëzor, njerëzorja dhe çnjerëzorja. Janë shumë. Larmishmëri kryeqytetesh janë përfshirë në romanet e mija si Roma, Parisi, Cikago ,Londra Vjena. Duke zbritur ngjyrash livadhesh, kodrinash, malesh vjeshtë, dimër, verë,pranverë dhe mbi të gjitha syri i kaltër i liqenit që e kam në sy orë e çast dhe konturet e Malit të Thatë ku fluturon një shqiponjë e arratisur. Desha të theksoj se një shkrimtar duhet të udhëtojë shumë nëpër botë dhe fatmirësisht unë e kam patur këtë fat …

Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një prozë, në rastin tuaj të romanit apo tregimit apo novele? Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve, ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

-Romani është zhanri që më lodh më së shumti. Jo se nuk e kam frymëzimin, apo mungon tema, apo fabula… Romani kërkon finesën e ndërtimit, kompozicionin. Romani kërkon ti bësh sytë katër, edhe të shkruash njëkohësisht, edhe t’i ndjekësh lëvizjet e personazheve, t’ua përcjellësh fjalët, t’ua masësh kohën, të ndjekish me kujdes zhvillimin e ngjarjes etj… Kur e shkrova romanin “Vrasja e shpirtit”, fillimisht e hodha fabulën në një kapak paqete cigaresh, disa impresione nga ai varrim i asaj plake fatkeqe që e varrosëm ne komshijtë pasi pikërisht djali i saj i vetëm atë mëngjes kur plaka kishte vdekur ishte nisur me loto në Amerikë me të shoqen e dy fëmijët e tij. Përjetova një tragjedi shekspiriane… Një ditë gruaja ime Vali më tha me plot humor se vetëm muret e studios ku punoj nuk i ke shkruar pasi mbi tavolinën time gjen gjithfarë lloje letra shënimesh. Tek romani shihet pasioni që ka krijuesi për artin. Ai të kënaq, të lodh edhe të stërlodh. Të gjitha personazhet e romaneve të mia janë marr nga jeta…

Kalojmë tek romani i fundit “Dashuri e mallkuar “ një dramë mbinjerëzore që i kalon caqet?

-Po është një histori dashurie që këlthet, një dashuri që shpërfill të gjitha ligjet e shkencës biologjike që ndër kallet në placentën e një lufte botërore e cila ndërkohë që vret dhe shkatërron, gjallon jetë njerëzore. Në këtë afresk monumental dritë-hije intimo social qëndron dashuria e 17 vjeçares Sofia Prendi me oficerin gjerman Hans Shnajder që i ka vrarë babin gjatë një dueli në luftë e dytë botërore dhe ajo dashurohet dhe më pas vjen pas 65 vjetësh në fshatin e saj me dy djemtë Albanin dhe Jurgenin …

Në një intervistë televizive mësuam se jeni duke shkruar nje skenar filmi pikërisht për këtë roman, “Dashuri e Mallkuar“..?

-Po jam në fund të skenarit i cili do të titullohet “Dashuria nuk njeh armik“. Fillimisht regjisori Spartak Pecani erdhi disa herë në Pogradec dhe pasi shkrova një suzhe të skenarit ai e coj në Zvicër tek një producent i njohur dhe ka marrë ‘okej’ prej andej. Por njëherazi edhe Sofia Shnajder, gruaja që unë i kushtoj romanin, po kujeset në Gjermani me regjisoren dhe producenten e njohur Ana Hofman (organizatorja e Festivalit Europian te filmit në Berlin) dhe është e interesuar. Rëndësi ka që unë unë po mbaroj skenarin në fund të këtij muaji dhe do të shohim realizimin. Pa dyshim që desha që në fund të intervistës tju theksoj se një mirënjohje të veçantë për të ndjerin Dhimitër Xhuvani të cilin e kam pasur redaktor të disa romaneve të mija të para që ka bërë edhe parathëniet dhe më pas bashkëpunimin me Luan Starovën shkrimtarin e shquar shqiptar që banon në Shkup me të cilin vazhdojmë bashkëpunimin. Ai është njeriu i parë me të cilin diskutoj konturet dhe fabulat e romaneve të ardhshëm të cilat marrin jetë më pas ….

BOTIME TË BERBERIT

 Botime të autorit Bardhyl Berberi

 “Në shtigjet e lirisë” dramë 1983

“Ndodhi në mobilieri” komedi 1984

“Telegrame nga Pogradeci” komedi 1985

“Jo kështu” komedi 1990

“Tranzicion” novelë dhe komedi 1999

“Vrasja e shpirtit” roman 2000

“Në burgu e Selanikut” roman 2003

“Hakmarrje ballkanike” skenar filmi me regjisorin francez Fushe 2004

“Vrasje në Shën Valentin” roman 2007, fitues i çmimit “Kuteli”

“Lule të vyshkura në prill” roman 2009

“Një natë në Çikago” roman 2010

“Në shtëpinë e tyre këndoi kukuvajka” roman 2012

“Dashuri e mallkuar” roman 2014

Kategori
Uncategorized

Pogradeci është qyteti që më ka humbur

Shkrimtari Bardhyl Berberi na çon përmes kujtimeve të tij në Poradecin që qe. Ai përshkuan qytetin ku u rrit dhe përkundi ëndrrat duke reflektuar dhimbjen për shndërrimin “monstruoz” që i është bërë prej betonizimit dhe pemëve të masakruara

Bardhyl Berberi

Pogradeci është qyteti që e ka liqenin në gjirin e tij. Ecën bulevardit kryesor dhe ndjen klithjen e pulëbardhave, tingujt e lopatave të peshkatarëve, kërcitjen e peshkut. Fle natën dhe të duket sikur e ke valën e liqenit aty nën jastëk si një ninullë të bukur hipnotizuese. Pogradeci është qyteti i preferuar i shkrimtarëve, poetëve, piktorëve, fotografëve. Është qyteti i preferuar i të sapomartuarve që vijnë dhe bëjnë muajin e mjaltit. Nuk do të flas as për arkitekturën e shëmtuar që ka shpërfytyruar Pogradecin, as për zhvillimet kaotike demografike që e tjetërsuan qytetin tonë të fëmijërisë, por për atë qytet që më ka humbur, në vegimet e mija… Nëpër disa fragmente brenda meje dhe i rastis herë pas here me mall, në kujtesën time që mundohet t’ja u tregoj herë pas here dy vajzave të mija tashmë të rritura të cilat janë bërë vetë nëna. Para dy ditësh u takova me dy shokët e mi të fëmijërisë piktorin e merituar Anastas Kostandini dhe arkitektin Gjergji Ilo. Duke biseduar filluam të sjellim në memorien tonë atë Pogradecin e vogël dhe intim pa kaosin e tanishëm urbanistik. E kujtonim ashtu me shtëpitë e bukura, me barcat me mollë, me kalanë plot me vreshta  që me kalimin e viteve u shpërfytyrua… Pogradeci për mua ka qenë një metaforë, ka qenë bari që mbinte në pranverë, xixëllonjat në netët e verës, ullukët e shiut  në vjeshtë dhe qirinjtë e akullit në dimër. Pogradeci është ai qytet siç thotë Lasgush Poradeci “Lum kush vjen në Pogradec dhe mjerë ai që nuk kthehet dot më”. Në qytetin tim dimri ka ajër të ftohtë kur frynte kriveci nga liqeni (veriu) me ajër të pastër. Sapo futeshe në shtëpitë e pogradecarëve vendalinj me barca me mollë të vinte era e mirë e starkingave dhe e ftonjve që ngopte me aromën e tyre të gjithë shtëpinë. Dimri kish  aromën festive  të bredhit të Vitit të Ri, që vendosej në mes të qytetit. Ajo aromë sikur ish vetë festa! Ngjiteshim sipër mbi kodra dhe secili prej nesh prite nga një bredh  dhe e zbukuronte me pambuk dhe ndonjë lodër të sajuar me fletë punëdore. Më kujtohet kur në vjeshtë vilnim rrushin nga kalaja e qytetit, ku ishin vreshtat e pogradecarëve dhe shtypnim rrushin me këmbë dhe e shtinim nëpër bute dhe e bënin verë. Pastërmaja, kollofacet, të gjitha këto ishin shoqëruese të verës që e pinin edhe fëmijët. Mbaj mend tek shtëpia e gjyshit që ishte merakli vere dhe një  nga mjeshtrit e saj, në qilarë mbante disa bute, ku ne të vegjlit futeshim me shkallë brenda dhe masandej brenda butit dhe i lanim ata para se te mbusheshin me lëngun e ri të rrushit. Aroma e kollofaceve në prush dhe tavat me belushka dhe koranit, pastërmaja, mafisheve, që nëna  i piqte me gazetë tek soba me dru dhe ngazëllimin e gjithë procesit të bërjes së tyre. Kam edhe një ndjesi që nuk kam ditur kurrë ta përshkruaj, një si gjendje dehjeje, turbullire: Kujtoj kur shkonim zinim radhë për të blerë vajguri për fërnellën e vendosur në banjë, ku të gatuhej apo zjeheshin rrobat ! Pastaj vinte pranvera me nektarë, aromë lulesh dhe trëndafilash. Trëndafilash të vegjël dhe të mëdhenj,  jargavanët e shumtë që rriteshin në oborr mbi dyert e shtëpive përdhese dhe kishin një aromë që “parfumonte” gjithë rrugën. Me aromën karakteristike të domateve dhe kastravecëve bio, që kur ngriheshim nga gjumi pasdites këputnim në barcë  nga një domate dhe kastravec dhe një copë djathë e një fetë buke dhe më pas  shkonim luanin me shokët. Më kujtohet kur mblidhnim manaferra dhe ndiqnim natën xixëllonjat. Me stinën e verës vinte karroca e akulloreve 5-lekëshe me atë shijen dhe aromën me qumësht lope, që nuk na hiqej nga mëndja. Një mesoburrë me akullore në karrocë  thërriste “hajde akullore të mira dhe të lira”. E quanin  Cane. Ne blinim akullore me kaush tek ai apo mollët e sheqerosura të Xhelos. Haranxhata e famshme që prodhonte ndërmarrja ushqimore gjithë gaz dhe aromë të këndëshme… Era karakteristike e furrës së tavave tek Kicua i Fillonës apo tek furra e Gliqiries, apo e Kopi Matos, i cili pasi i vdiq bashkëshortja shkonte çdo të diel dhe hante drekën pranë varrit të saj. Aty tek këta mjeshtra piqeshin  tavat e dheut me zarzavate dhe mish dashi dhe lakrorët e amvisave. Po aroma e kafesë që piqej me qebap në ballkon dhe “t’i vdisje” ta bluaje me ata mullinjtë e kafesë, që të linin nëpër duar erën e hekurit dhe ta bënin dorën flluska. Në verë që nga viti 1965 ishte ngritur blloku i vilave ku pushonte udhëheqja komuniste, sidomos Enver Hoxha që vinte çdo verë dhe qëndronte nga tre muaj në Pogradec, deri sa vdiq në vitin 1985. Pogradecarët e merrnin vesh kur vinte diktatori se ngriheshin antenat dhe në TV te “Iliria” bardhë e zi  na dilnin stacionet italiane. Ndërsa ditën që ai largohej ato uleshin dhe ne e kuptonim që ai kishte ikur në Tiranë .Qyteti përgatitej çdo verë para se të vinte udhëheqësi komunist .Plantacione lulesh përgjatë gjithë bregut të liqenit. Madje mbaj mend që mbi disa fuçi ishte vendosur një parullë e madhe me drita në liqen në thellësi rreth 100m larg bregut: “Parti – Enver”.

Sponsored by Revcontent

LAJMET MË TË LEXUAR NË TIRANA

Mål Svensk grammatik på arabiska

– Adlibris

Natën shfaqeshin prozhektorë të fuqishëm që ruanin bregun e liqenit dhe liqenin, deri në thellësi nga persona që donin të shpëtonin nga diktatura. Dhe shumë qytetarë i bënë sfidë diktaturës komunsite, duke u arratisur, madje ndonjëri edhe humbi jetën në ujërat e liqenit. Mandej më kujtohet lagjja karakteristike e Pogradecit, ku banonte Lasgush Poradeci. Ai zbriste nga lagjja e tij tek Qafa e Pazarit dhe dilte buzë liqenit. Ai bariste çdo përverë qetësisht me çap të ngadaltë. Vinte në Pogradec në shtëpinë e tij kur çelte bajamja e parë në Kalanë e qytetit dhe ikte nga Pogradeci në Tiranë kur binte dëbora e parë. Mbaj mend kinemanë e vjetër të qytetit  me lozhat e saja. Xhelali i kinemasë që kur dëgjonte dikë që pëshpëriste, apo bënte zhurmë gjatë shfaqjes së filmit thërriste në errësirë: “Radha gjashtë korrikja tetë, kujdes se do të nxjerr jashtë”. Asokohe të kishe një biçikletë dhe një radio “Iliria” me bateri ishte luks. Po turizmi i vjetër me jargavanët rrotull lulishtes, atje ku  mjeshtërisht, vëllezërit Darova luanin pjesë që edhe personalitete të larta të shteteve të huaj që vinin në Pogradec magjepseshin nga kjo orkestër famoze, që më vonë pushtetarët komunistë  shpërndanë nga Rrësheni në Krujë dhe Gjirokastër. Çdo të diel vinin autobusë dhe skoda me turi të mbushura me korçarë që vinin bënin plazh në Pogradec. Mbasdite, kur iknin korçarët, rëra e plazhit ishte e mbushur plot me mbeturina. I ngjante një fushëbeteje me kore shalqini dhe gazeta, me lloj-lloj mbeturinash, kocka dhe skelete pulash që  ngopnin qentë rrugaçë.    Ndodhte kështu pasi korçarët merrnin ushqime me vete në plazh dhe kur iknin linin aty në rërë mbeturina nga më të ndryshmet. Natën shikonim drita që llamburitnin në shtetin fqinjë përballë nesh, që asnjëherë nuk i pamë të fiken, kurse tek ne një erë të frynte shuheshin dritat dhe na duhej të prisnim orë dhe ditë që të rregulloheshin.

“Dhuratat” që sillte liqeni

Pogradecarët dilnin herët në mëngjes dhe prisnin “gjërat” që liqeni sillte nga pjesa tjetër e  shtetit fqinj. Dallga nxirrte shishe kokakole bosh që banorët i mbushnin me ujë dhe i vendosnin në frigoriferë, apo të ndonjë pije tjetër që njerëzit i rrëmbenin dhe i vendosnin si zbukurime nëpër ato faqet e murit të famshme që ishin bërë standarde. Mbaj mend që një vajzë e re nga Tirana kishte gjetur në breg të liqenit  një sandale shumë të bukur që përkonte me numrin e këmbës së saj. E shkreta vajzë, dilte çdo mëngjes herët dhe ecte përgjatë gjithë bregut se mos gjente sandalen tjetër. Një ditë një burrë kishte gjetur një top futbolli  olimpik me pulla të bardha dhe të zeza. I thanë se duhet ta dorëzonte në polici. Servilët ja bënë dhuratë djalit të Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv. Por atë ditë fillonte kampionati dhe ai e solli në stadium, që me të të luhej takimi çelës i sezonit futbollistik. Pogradeci atë vit luante në kategorinë e parë. Për hir të së vërtetës nga fëmijëria  jonë do të veçoja Kampionatin e pionierëve, që luanim mes lagjeve të qytetit. Organizohej nga Shtëpia e Pionierit dhe atëherë kishte drejtoreshë Vizhdan Qeskën   Skuadrat e lagjeve kishin nga një emër. “Ne, thotë Gjergji, e kishim ‘Dragonj’, ndërsa ju ‘Ylli’”.  Pastaj vinin skuadrat e tjera, “Drita”, “Shigjeta”, “Burimat”, “Fertuna”, “Fortesat”, “Kalaj”etj. Zhvilloheshin ndeshje gjatë një muaji dhe në fund shpalleshin kampionët e qytetit. Aty tek këto skuadra kemi dalë dhe ne, apo lojtarët e tjerë; Pandi, Gjergji, Genci, Parua etj. Por, pastaj vinte vjeshta, e me të vinte shkolla. Pa vinte era e rrobave të lara me sapun dhe të hekurosura me hekur të nxehtë dhe rrobat tona mbanin një erë karakteristike të hekurosjes. Unë nuk do të harroj mësuesen e klasës sime të parë, Tefta Pojanin. Një mësuese e jashtëzakonshme, që nuk na linte të shkonim në shtëpi pa e kuptuar mësimin që në klasë, madje na mbante aty dhe një orë tjetër, që të bënim detyrat e shtëpisë nën vëzhgimin e saj. Dhe natyrisht një mirënjohje edhe për  mësuese e letërsisë Ana Jovani (Luka ). Nëse unë zgjodha të shkruaja i jam borxhli zonjushë Anës, e cila  më nxiste për ta ndjekur këtë rrugë. Në vjeshtë  vinin misrat e pjekur në rezistencën me bukë balte, që nuk do t’i garojë asnjë misër në botë për njomështe. Po edhe gështenjat e Zdërvaskës dhe Stropckës gjithë tul e shije. Të ëmbla mjaltë! Është qyteti që më ka humbur, bashkë me lojërat e fëmijërisë. Ky është qyteti që nuk do ta gjej më kurrë, por që jeton ende në kujtimet e mija dhe të shokëve të mij…

Ju rrëfej denatyralizimin misterioz të qytetit ku përkunda ëndrrat e mia

Sot Pogradeci  është i rrethuar nga pallate me dhjetëra kate që ja kanë zënë sytë liqenit. Midis këtyre ndërtesave luksoze gjenden dy gërmadha që janë gati për t’u shembur nga amortizimi: “Turizmi i Vjetër” dhe “Oktapodi”. Qyteti me një urbanistikë kaotike, ku mbi 60 përqind e ndërtimeve janë pa leje dhe vazhdojnë të legalizohen. Por në qytet ka ndërtesa të papërfunduara që janë ndërtuar në vitet e demokracisë dhe kanë ngelur si kafaze pëllumbash. Një zot e di se kur  do të përfundojnë ndonjë ditë! Dikur qyteti me 10 mijë banorë kishte pesë banja publike, sot qyteti me 55 mijë banorë nuk ka një banjë publike, pasi ato janë kthyer në klube. Qytetit, edhe pse quhet turistik i është prishur edhe imazhi si qytet piktoresk, tani sapo u ndërtua një unazë. Në vitin 1930 kishte traget me Ohrin, por sot, edhe pse është bërë përurimi spektakolar, tragetet nuk duken në horizont. Qyteti gëlon nga një pafundësi kafenesh të mbushur plot të rinj të papunë që bëjnë muhabete me një kafe apo me pije energjike se si mund të bëjnë ndonjë  pasurim të shpejtë  me ndonjë punë të pandershme. Makina luksoze, jahte, femra me fytyra të stukuara që bëjnë ‘selfie’ me celularë të shtrenjtë. Djem të rinj me sy të çapëluar nën efektin e cigareve me hashash… Një denatyralizim misterioz i qytetit të ish- luleve, tashmë qytet i kërnackave dhe birrave. Dikur qyteti kishte një park me pemë dekorative, sot aty kërcet sopata nga punonjësit e Bashkisë në emër të zëvendësimit të pemëve të vjetra, duke shkatërruar kështu parkun. I gjithë plazhi është kthyer privat. Pogradecarët e varfër nuk dinë ku të lahen, se duhet të paguash 5 mijë lekë shezlonin. Do të doja të kthehesha sërish fëmijë në qytetin tim të lindjes. Gjunjët e vrara në fëmijëri nëpër kalldrëmet e këtij  qyteti  dhembin më pak se një zemër e thyer, kur e shikon vendlindjen…, atë djep ku ke përkundur kujtimet më të bukura të jetës, sot  krejt të masakruar.

Kategori
Uncategorized

1989/Përpjekje për arratisje me tub ajrimi

I pandehuri gjatë eksperimentit hetimor të hetuesisë

Nga Kastriot Dervishi

Në 7 korrikun 1989 një shtetas është përgatitur me një mënyrë origjinale për t’u arratisur nga liqeni i Ohrit. Quhej Flori Adem Gjona, i vitlindjes 1964, nga Floqi i Korçës.

Përpjekja e tij ngeli në tentativë për shkak të lëvizjeve të rakorduara mirë gjatë fazës së përgatitjes.

Ka përgatitur kamerdare dhe një tub ajrimi, të cilët i ka futur në çantë. Kështu ka shkuar në Pogradec në zonën ku rrinin pushuesit. Veprimet e tij, sidomos çanta, ka rënë në sy të punonjësve të policisë, Thoma Vako dhe Agron Hoxha, të cilët i kanë kërkuar të kontrollojnë çantën.

Është arrestuar këtë datë. Gjykata e Rrethit Pogradec me vendimin nr.91, datë 24.7.1989 e deklaroi fajtor kryesisht në bazë të nenit 47/gj të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Në justifikimin e vendimin thuhej se i pandehuri ishte nxitur “nga emisionet e huaja televizive, i ka lindur mendimi kriminal për të bërë veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit”.

Gjykata e lartë me vendimin nr.99, datë 22.8.1989 ia përgjysmoi dënimin në 5 vjet.

Kategori
Uncategorized

Shokë ideali.

Shokët

O shokët e mi të paharruar!

Më dhëmbi shumë që u ndamë

Sa kohë e shkurtër ka kaluar

Tenderat më në fund ju lanë…

DASH-i, o shok, na ndau fare

Keni më mall për Bashkinë?

Kur më prisnit për pazare

Ju thërrisja me një vërshëllimë!

Me mall rrinimin deri vonë

Nuk linim asgjë pas dore,

Rilindja na lidhi me çdo horr

Na vunë dhe katër në fletore!

Dhe vjen një ditë e mallkuar

Qe e hedhim pas historinë

Do bashkohemi prap dor për dore

Bashkë do ta ndajmë qelinë.

Ylli Dylgjeri/.

.

Kategori
Uncategorized

Ka një dënim me gjashtë muaj burg nga drejtësia italiane.

Nga Agim Abdyli/

– Ka një dënim me gjashtë muaj burg nga drejtësia italiane.

– Ka katër diploma të vjedhura/ blera universitetesh europiane.

– Ka në pronësi tre hotele luksoze në zona turistike.

– Ka një dëshmi me katër firma KQZ- istash rilindas për “pastërti ligjore” të tij.

– Ka një histori gati-gati prej “supermeni”, si i punësuar në detyra të rëndësishme shtetërore nga Berisha, Meta e Rama, prej viteve 2004 e deri sot.

– Ka edhe mbështetjen më votë të … 6% të votuesve shkodranë që, nën siglën e Rilindjes së Kryevromës, Kryebanditit dhe Kryegrabitqarit Edi Rama, të bëhet kryebashkiaku i Shkodres 200 mijë banorëshe.

Quhet Valdrin Pjetri!

Kategori
Uncategorized

Udhëtimi i nënës drejt burgut!

“Erdhi nëna. Doli oficeri i rojes e i tha që nuk mund të më takonte. “Merrni ushqimet të paktën”, i tha nëna, por ai nuk pranoi as ushqimet…

Kur po kthehej me çantën e ushqimeve, rrugës kish takuar një nënë tjetër, me një djalë të vogël për dore. E kish pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është në burg”, i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që nuk kishte  asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”

Ka qenë shumë e vështirë të ishe nëna e një 15-vjeçari të dënuar në burgjet komuniste. Nëna i qante birit vuajtjen e ngujimit, vuajtjen e urisë dhe më së shumti, vuajtjen nën turturë. Me mijëra nëna vuajtën dhimbjen për bijtë e tyre nëpër burgjet komuniste, gjatë 50 viteve të regjimit komunist.

Mijëra të tjera i qanë djemtë e tyre të vdekur pa varr. Të tjera u ndanë për jetë me bijtë e tyre, se u detyruan të lënë atdheun për t’i shpëtuar diktaturës. I tillë ishte regjimi komunist, që më së shumti e kanë vuajtur nënat. Por ato nuk u dorëzuan kurrë. Në kushte të vështira dhe nën persekutim të vazhdueshëm, ato i ndoqën bijtë e bijat burg më burg, iu dhanë bukë e kurajë, i mbajtën gjallë me dashuri e përkujdesje aq sa mundeshin, përmes hekurave.

Rrëfim për një udhëtim të dhimbshëm të nënës drejt burgut, vjen nga Reshat Kripa, i cili njohu hekurat e burgut, qysh në moshën 15-vjeçare.

“Erdhi nëna. Ajo nuk e dinte si ishte puna dhe po priste për takim. Doli oficeri i rojes e i tha që isha i dënuar, dhe nuk mund të më takonte.

Nëna i tha: “Merrni ushqimet të paktën!” Dhe ai nuk pranoi as ushqimet. Në atë kohë, të vije deri në Bulqizë, donte dy ditë. Plus që ajo kishte shkuar edhe në Tiranë, se në kohën që unë isha

në Bulqizë, Besniku ishte në kampin e Rinasit. Nga ana tjetër, vajtja te Besniku kishte qenë një tjetër aventurë për të: kur po kthehej nga Besniku, në Tiranë e zuri nata rrugës. Ajo do të shkonte te motra, Drita. Në atë orë, makina nuk kishte në lëvizje, dhe kish mbet në mes të rrugës.

Pati parë një grua që po kalonte bashkë me të birin dhe me një lopë. Kur e pa ashtu vetëm, ajo i qè drejtuar nënës: “Nga të kemi?” i tregoi nëna e gjorë se kishte qenë të vizitonte të birin në burg dhe nuk po gjente një mënyrë të kthehej. Gruaja atëherë i kish thënë: “Hajde nga ne sonte!” Atë natë, nëna pat fjetur atje, pastaj të nesërmen qe nisur për në Bulqizë. Kur i thanë që nuk mund të më takonte iku. Rrugës kishte pas takuar një nënë tjetër, me një djalë të vogël për dore.

Nëna e kishte pas pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është brenda.” i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që gruaja nuk kishte pasur asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”.

Kujto.Al

Kategori
Uncategorized

Mesazhi nga SHBA për Ramën dhe Bashën/ Soros të shpallet nongrata, duhen arrestime majtas dhe djathtas.

Peter Lumaj, avokati i njohur, ish-kandidat për guvernator dhe senator për Republikanët në SHBA, në një intervistë për Shijak tv, thotë se Shqipëria duhet dhe do të bëhet.

Nga boldnews.

Lumaj thekson se Edi Rama duhet të ikë me emergjencë nga posti i kryeministrit ndërsa Lulzim Basha duhet të thellojë reformimin e PD, të forcojë lidhjet me Republikanët amerikanë dhe veçanërisht me diasporën, ku PD është jo fort prezente.

Lumaj thotë se Basha dhe PD duhet të drejtojnë lëvizjen antisocialiste dhe t’i kërkojnë Parlamentit shpalljen non grata të Xhorxh Soros në Shqipëri.

“Reforma në drejtësi duhet të formojë institucionet. SPAK dhe BKH duhet të përbëhen nga njerëz profesionistë, të ndershëm dhe jo nga të emëruar politik, sepse do të dështojnë”, thekson ai.

Sipas tij, ndryshimet në Shqipëri, do të ndodhin shpejt, dhe shumë njerëz që kanë shkelur ligjin, do të ndëshkohen.

Ai pohon se DASH ka informacione të detajuara. Lumaj thotë se ka dëshmi tronditëse për inkriminim të pushtetarëve dhe politikanëve, se si ushtria ruante parcelat e drogës dhe inkriminimin e pushtetarëve dhe zyrtarëve të lartë.

“Duhet dhe do të ketë ndëshkime nga drejtësia, majtas dhe djathtas. Vetëm duke bërë drejtësi e shfrytëzuar potencialet mbarëshqiptare, kudo që të ndodhen, Shqipëria bëhet për gjashtë muaj pjesë e familjes evropiane”, thekson ai.

Ambasadorja e re do të mbërrijë shumë shpejt bën të ditur Lumaj.

Shqiptarët në SHBA kërkojnë dhe po punojnë me miqtë e tyre amerikanë, për të ndryshuar këtë realitet të rëndë aktual.

“Të gjithë të barabartë para ligjit dhe jo më qoka politike nëpër institucione”. Ky është një mesazh i avokatit të njohur që lajmëron se ngjarjet sapo kanë nisur…

Kategori
Uncategorized

Sulltani i Shqiptarëve.

Sulltani i Shqiptareve, prej afro 2 vjetesh pati deklaruar se do ia marr edhe ato pak kala(Bashki) qe i kane mbetur , kundershtarit te tij me banim ne “Shqup” Dhe beteja e 30 Qershorit 2019 e vulosi kete “ profeci” te Sulltan Rames.

Pas dt. 30 Qershor, Tashme Sulltani i mbare Shqiptareve, deklaron, se ka mbetur dhe nje kala pa marre; dhe kjo eshte “Shqupi” qe komandanti i forcomes rebeli Basha, nuk do ta dorezoje.

Por me shpresen e “allahut” edhe “ Shqupin” do e marr, dhe rrebelin e saj do e pjek ne helle. Dhe une , bira e fundit e kavallit, i lutem “Rrebelt” Basha, qe ti shmanget ekzekutimit te Sulltanit, le te ike vete, me qe Sulltani edhe pas 10 kryengritjeve paqesore, nuk iku.

Pra ik Basha, dhe te jesh i sigurte se me largimin tend tashme te afert, pas dorezimit te kalase se Devollit, Kavajes, Kamzes, Shkodres etj.. kala ne Verilindjen Shqiptare; te jeshe i sigurte se Sulltan Rame Erdoganin, do e rrezojne , dhe jo vtem por do e terheqin zvarre te gjalle, e jo si babain e tij shpirtrror, qe e terhoqen zvarre persevdekuri.

Ik Basha, Sulltani tashme ta ka pire lengun. Rama do njohe vetem hundleshin.

Kategori
Uncategorized

Toger Ademi, vrasësi i 17 vjeçarit në Spaç

Që nga ai çast e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998 e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha dhe nuk ishte faji i tij.

“…deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij… e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë….më në fund, nuk u dëgjua më… e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998, e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha…”

Quhej Pal, ishte 17-vjeç,  ende i parritur, i verdhë e shëndetlig. Çdo ditë, hynte e dilte në galeritë e minierës, në ato shpate të thepisura në Spaç.

Në vitin 1968, ishte dënuar me burg politik, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Ishte në burgun e sigurisë së lartë në Spaç, ku ngujoheshin për të vuajtur si skllevër, burra e djem të familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Në kampin e Spaçit, të burgosurit punonin në minierë, ku nxirrnin bakër e pirit. Si gjithë të tjerët, edhe Palit i duhej çdo ditë të realizonte normën e caktuar. Por një ditë u sëmur rëndë dhe e kishte të pamundur të realizonte normën. Ky ishte çasti kur u përball me toger Ademin.

Toger Ademi ishte një ndër drejtuesit më të rreptë të kampit. Toger Ademi ishte në kulmin e karrierës së tij për asgjësimin e  “armikut të klasës”. Ishte ndër qeniet më të frikshme të kampeve të diktaturës, me të cilin patën fatin e keq të përballeshin shumë të rinj, burra e pleq të pafajshëm, nëpër burgjet komuniste. Pali do ta kishte edhe përballjen e fundit, betejën e fundit në këtë botë. Ndërsa toger Ademi do t’i ngjiste shkallët e karrierës, për të vazhduar madje edhe pas rënies së diktaturës komuniste. Në vitin 1998, tetë vite pas rënies së diktaturës, supozohet në demokraci, Toger Ademi ishte sërish zyrtar në ministrinë e Brendshme.

Ditën e fundit të 17-vjeçarit nga Mirdita, por edhe takimin me vrasësin e tij pas shumë vitesh, e ka rrëfyer Reshat Kripa, në librin “Zërat e kujtesës”.

Rrëfim për ditën e fundit

“Aty pamë një djalë nga Mirdita, që nuk ishte më shumë se 17 vjeç, i cili po dridhej se ishte sëmurë. Pal quhej. Erdhi toger Ademi dhe iu drejtua me barbarizëm: “Pse nuk e realizove normën?” “Isha sëmurë, zoti toger!” iu përgjigj Pali. Ai e kapi zvarrë, e hoqi që aty, e futi në një vend izolimi, e urdhëroi që mos t’i çohej fare as ushqim. Një shoku i tij mori atë racionin e ushqimit, gjeti një rast dhe vajti e ia çoi Palit në birucë. Kur po hante, erdhi toger Ademi dhe e zuri me bukë në dorë. E pyeti se kush ia kishte dhënë dhe Pali nuk tregoi. Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998 e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha dhe nuk ishte faji i tij. Mua m’u ngritën nervat, sepse më dilnin parasysh pikërisht këto skena. Kur erdha në vete nga tronditja, toger Ademi ishte zhdukur, kishte ikur. Dhe në kohën kur unë e takova, ky njeri, për çudi, punonte akoma në Ministri të Brendshme, si drejtor Drejtorie”.

Kategori
Uncategorized

Asnjë tiranas autokton’/ Tafaj: Këshilli monopartiak i Veliaj po shfaros identitetin dhe historinë e kryeqytetit

Pas 100 vitesh, Tirana eshte sot ne beteje per jete a vdekje per te mbrojtur gjurmet e fundit te identitetit te saj – te shkaterruar sistematikisht. Fati i qytetit te pare te shqiptareve eshte pas 100 vitesh me ne udhekryq se kurre ndonjehere.

Kreu i shoqatës “Tirona”, Arben Tafaj reagon pas konstituimit të këshillit të ri bashkiak të Tiranës, dalë nga votimet monopartiake të 30 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Tafaj rëndit disa fakte, të cilat sipas tij, nuk e lidhin këtë këshill me historinë dhe traditën e kryeqytetit.

Postimi i plotë i Arben Tafajt:

Tirana si kryeqytet feston sivjet 100 vjetorin e themelimit. Ky pervjetor i rendesishem institucional perkon me disa risi:

1. Ne keshillin bashkiak te Tiranes per here te pare nuk ka asnje perfaqesues autokton te Tiranes historike.

2. Betimin ne krye te bashkise te nje kryetari qe nuk ka lindur ne Tirane e qe vjen ne kete post jo permes zgjedhjesh.

3. Keshilli bashkiak per here te pare nuk ka opozite, por vetem puthadore te kryetarit.

4. Per here te pare ne krye te keshillit bashkiak vendoset nje drejtues klerikal (protestant), udheheqes shpirteror i kryetarit te bashkise dhe alibia morale e tij.

5. Pas 100 vitesh, Tirana eshte sot ne beteje per jete a vdekje per te mbrojtur gjurmet e fundit te identitetit te saj – te shkaterruar sistematikisht. Fati i qytetit te pare te shqiptareve eshte pas 100 vitesh me ne udhekryq se kurre ndonjehere.

Kriza e vlerave, lufta per shfarosjen e identitetit, permbysja e cdo perfaqesimi komunitar, kontrolli totalitar dhe vendosja e sundimit te Njeshit Politik mbi jeten e 800 mije banorve jane mjaftueshem shkaqe per te gjykuar me sy kritik krejt kete shekull ekzitence te Tiranes kryeqytet dhe te sjelljes se banoreve te saj.

Mos valle ne tironsit duhet me cdo kusht te besojme proverbin “bej mire se gjen keq”….?

Kategori
Uncategorized

SHQIPËRIA E PARA!🇦🇱 Me vepra, jo fjalime!

TE MOS KALOJME NE KUNDERKOHE!

Nga Presidenti i Republikes Ilir Meta.

Ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikimi për dështimin tënd të sigurt.

U ndodh shpesh fëmijëve kur kanë përpara provimin e një lënde që nuk i tërheq fare. Nuk e zënë me dorë librin për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë e luajnë duke gënjyer veten se kanë ende kohë para provimit.

Por vjen një moment, kur koha nuk punon më për ty dhe kalon në KundërKohë.

Atëherë fillon e mendon si të justifikosh dështimin tënd në provimin që ti s’mësove kur duhej.

Kuptohet, zakonisht prindërve u thuhet se fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë.

Por fëmijëve u falen sjellje të tilla dhe ato u kthehen në mësim për të ardhmen.

Ndërsa politikanëve jo!

Për më tepër të një vendi që ka shpërdoruar kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi.

Se ku ështē Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikimi i çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t’i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë.

Populli ynë nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar!

Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në KundërKohë!

Nuk na mjaftoi që ishim në KundërKohë me gjithë qytetërimin Perëndimor për 45 vite?

Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët.

Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!

Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje!

Tani!

Në shtator do jetë shumë vonë!

Aq më tepër pas 18 tetorit të sakrifikuar për mungesë përgjegjësie ndaj vendit.

Shqipëria është lodhur me marrëveshje tejet të vonuara, që sakrifikojnë të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanëve të papërgjegjshëm, në emër të gjoja stabilitetit që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprimet e tyre.

SHQIPËRIA E PARA!🇦🇱

Me vepra, jo fjalime!