Kategori
Uncategorized

1976. Nacionalistëve të arratisur,sigurimi ja u dinte edhe shtëpitë.Telegrami kërcënues në Suedi.

Telegrami kërcënues ndaj nacionalistëve në Suedi nga Sigurimi shqiptar.

Ç’ka ndodhi në Stockholm në vitin 1976.

Nga Adil Biçaku.

Ato ditë kish ardhur dhe do jepte një koncert në Stockholm asambli Shqiptar.

Ne nacionalistët shqiptarë të arratisur nga vendi, ishim organizuar dhe do protestonim paqësisht duke shpërndarë një Manifest, kundër instalimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Ne ishim pregatitur dhe do protestonim kundër krimeve komuniste ndaj familjeve tona dhe gjithë familjeve atdhetare antikomuniste.

Ne do protestonim kundër dhunës, arrestimeve, burgosjes, pushkatimeve të familjarëve, dhe gjith bashk_kombèsve tanë të detyruar të largohen nga mëmēdheu, për ti shpëtuar hakmarrjes së diktaturës staliniste.

Familjet nacionaliste, dhe  atdhetare diktatura po i këthente dhe përdorte në një eksperiment çnjerëzor, nga më tē tmerrshëmit që mund të arrijë të llogjikojë mendja e një njeriu nga ajo kaste të çmendurish sllavo komunistë.

Ne e dinim se mbas këtij tubimi antikomunist, sigurimi do bënte gjithshka çnjerëzore mbi familjarët dhe familjet tona të mbetura atje, në mëshirë të fatit dhe duart e gjakatarëve, por ideali i jonë për një Shqipëri të lirë e të pa mvarme, për një shqipëri perëndimore, ishte më i fortë se vujtjtjet dhe hakmarrjen sllavo komuniste.

 “Ja çfarë shkruan për incidentin Medi Bushati”.

 http://balkanweb.com/site/rrefimi-i-mehdi-bushatit-si-u-zhduken-tre-futbollistet-vlonjate-para-ndeshjes-me-barcelonen/

Ky tekst i u dha vllait tim pasi e kishin thirrur në sigurim.

Posta nuk pranonte ta dërgonte, por sigurimi i kishte telefonuar postes në Belësh që ta nisnin urgjent.

Të shkruheshin emnat të nanës, Mevlutit (vllai), dhe xhaxhai Hakiu, ky ishte urdhëri tjetër i sigurimit.

I mbaj mend të gjithë pjesëmarrësit , ca nuk jetojnë ma, . Mendimin që të shpërndanim manisfestin që shkrova dhe e bana shumë kopie e dhamë të gjithë.

Ne thamë organizatoreve te koncertit që nuk do provokojmë por do hedhim vetëm parrulla kundër Enver Hoxhës.

Pa fillu koncerti nji kilian komunist, na quajti fashista , atëhere krisi fesati.

Nji shkodran Selim Kuci (Jahusi) i njifte ca  artista dhe u foli në emër atëhere kiliani shau.

Selimi rahmet pastë i shkoe e kapi për fyti.

Kështu filloi dhe koncerti u prish.

Përplasja filloj midis nesh dhe kilianëve komunista dhe u sulmue skena me nji shishe.

Mediu foli me Irfan Bushatin ma përpara.

Kjo do kohë të tregohet.

Unë e di sepse qesh inisiatori që e pregatita disa ditë ma para.

Dhe vec mua më erdhi telegrami kërcënues i sigurimit.

Unë isha familje armik populli dhe ma vonë kulak me 7 të burgosur dhe babën e zhdukur në burgjet e diktaturës.

Lini një koment