Kategori
Uncategorized

Pse të protestohet kundër Vuçiq dhe Dodik, kur përgjegjës për ndarjen e Kosovës janë Rama, Thaçi dhe Baton Stanishiqi?!

Ndonëse Vuçiq është ideatori i ndarjes së Kosovës, këtë projekt antishqiptar ai deshi dhe do të dojë ta implementojë me shqiptarët – antishqiptarë me emrat Hashim Thaçi, Edi Rama, Baton Haxhi Stanishiqi dhe Gent Cakaj. Nëse këta shqiptarë – antishqiptarë nuk trazohen në veprimtarinë e tyre kundër tërësisë territoriale të Kosovës, pse u dashka të kundërshtohet presidenti i Serbisë?!

Nga Enver Bytyçi –

Pasnesër mblidhen në Tiranë të gjithë protagonistët e ndarjes së Kosovës. Zyrtarisht mikpritës do të jetë presidenti i Republikës, sepse ai ka bërë ftesat për mbledhjen në kuadët të iniciativës Brçko.

Por jozyrtarisht do të ketë takime informale në grup ose veç e veç midis protagonistëve të iniciativës së krijimit të Serbisë së Madhe, përkatësisht Edi Ramës si nikoqir, Hashim Thaçit si pretendent i autorësisë së ndarjes së Kosovës, Aleksandër Vuçiq si ideator dhe sponsor i projektit kundër integritetit territorial të Kosovës, ndoshta kreut të presidencës Boshnjake, Dodik dhe të rekrutuarës në këtë projekt antishqiptar, zonjës Frederica Mogherini. Nuk do të mungojnë gjithashtu të gjithëditurit, enciklopedistët dhe eruditët e mëdhenj, Baton Haxhiu e pionieri Gent Cakaj.

Të gjithë këta janë rreshtuar prej kohësh në korin e korbave të ndarjes së territorit të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Të gjithë këta jo vetëm do të argëtohen së bashku në Tiranë, por do të përpiqen gjithashtu të gjejnë mënyra e mjete për ta rikthyer në tavolinën e bisedimeve idenë e ndarjes së Kosovës përmes të ashtuquajturës korrigjim i kufijve.

Por cilët prej tyre janë përgjegjës kryesorë për këtë? Disa kanë shpallur se do të protestojnë kundër ardhjes në Tiranë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryetarit të Presidencës boshnjake, Milorad Dodik.

Në analizën time ky veprim është i gabuar. Eshtë i gabuar se Vuçiq shkon vazhdimisht për vizitë në Kosovë dhe nuk ka arsye kur shkon në Kosovë, të mos vijë në Shqipëri. Ndërkaq organizatorët e kësaj proteste asnjëherë nuk janë angazhuar në një protestë kundër tij në Kosovë.

Së dyti, ndonëse Vuçiq është ideatori i ndarjes së Kosovës, këtë projekt antishqiptar ai deshi dhe do të dojë ta implementojë me shqiptarët – antishqiptarë me emrat Hashim Thaçi, Edi Rama, Baton Haxhi Stanishiqi dhe Gent Cakaj. Nëse këta shqiptarë – antishqiptarë nuk trazohen në veprimtarinë e tyre kundër tërësisë territoriale të Kosovës, pse u dashka të kundërshtohet presidenti i Serbisë?!

Sa i përket Milorad Dodik duhet thënë se ai është një ndër aktorët që ka ndikuar në Perendim e posaçërisht në Europë që të dështojë plani për ndarjen e Kosovës. Dodik gjatë gjithë kohës së këtij debati deklaroi se nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë, atëherë edhe Republika Srpska do të bashkohet me Serbinë. Ato që ne kundërshtarët e shkëmbimit të kufijve i artikuluam vazhdimisht i përçoi me mesazhet e veta te Fuqitë e Mëdha vetë kreu u serbëve boshnjakë. Ishte kjo një ndihmë për ne. Dodik së paku nuk u mor me intrigat e Thaçit, Ramës dhe Baton Stanishiqit, nuk u përpoq të fshehë qëllimet e tij as para popullit serb, as para opinionit ndërkombëtar! Madje thuhet se Batoni ishte ankuar në Beograd te Vuçiq se Dodik po i bën dëm projektit të ndarjes së Kosovës!

Atëherë pse u dashka të protestohet kundër kreut të presidencës boshnjake?! Ata që desh e realizuan projektin serb të ndarjes së Kosovës ishin shqiptarët – proserbë të Kosovës e të Shqipërisë. Mjetet që ata përdorën ishin tipike ortodokse, mashtruese, me intrigime dhe çvendosje permanente drej qëllimit të Beogradit. Ishin kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Kosovës dhe lakejtë e tyre, spiunë të Beogradit.

Atëherë vijmë te konkluzioni se protestat duhen drejtuar kundër këtyre, përkatësisht kundër Edi Ramës në Tiranë dhe Hashim Thaçit në Prishtinë. Nëse me datën tetë maj organizohet ndonjë protestë, ajo duhet ti drejtohet kryeministrit Rama, për ti kërkuar atij llogari për tradhtinë që tentoi tia bëjë Kosovës. Po kështu i duhet kërkuar hesap Hashim Thaçit.

Nëse nuk ndodh kjo dhe devijohet një protestë e tillë, atëherë do të kemi të bejmë me një protestë politike, por jo kombëtare dhe patriotike. Politike, sepse organizatorët besojnë se fitojnë më shumë votues kur protestojnë kundë Vuçiq apo Dodik, sesa nëse do të protestonin kundër Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.

E ritheksoj se pas qershorit 1999 shqiptarët nuk kanë e nuk do të kenë me ndonjë rrezik të jashtëm. Këtë ma ka përforcuar anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 2009-ën. Nëse shqiptarët nuk përparojnë, nuk ndjehen të sigurt, nuk ushtrojnë sovranitetin e tyre në të gjithë territorin e tyre, kjo vjen për shkak të politikave të mbrapshta të lidershipit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ose Mal të Zi e Luginën e Preshevës. Në rastin konkret duhet të ndëshkohet ajo pjesë e lidershipit shqiptar që u investua në projektin e Serbisë së Madhe përmes ndarjes së Kosovës.

Kategori
Uncategorized

Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. 

Nikollë Lesi, ‘Edi Rama ka rënë dakord të japë dorëheqjen, burime serioze tregojnë se….’

Një javë para protestës masive kombëtare të 11 Majit, tashmë mediat kanë nisur të japin dhe skenaret e asaj që do të ndodhë.

Në gazetën Koha Jonë, të gazetarit Nikoll Lesi ka qenë sot si lajm kryesor, ai që kryeministri Rama nuk e do destabilizimin e vendit, por që sondazhet e nxjerrin humbëse PS-në dhe kjo bën që ai të kërkojë shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

‘’Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. 

Shkrimi i plotë në Koha Jonë:

Edi Rama nuk është ai që portretizojnë opozita dhe mediat shumë kritike ndaj tij. Edi Rama nuk e do destabilitetin e vendit më 30 qershor, pasi ai më shumë se të gjithë rrezikon gjithçka.

Edi Rama do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe mundësisht të jenë në një ditë dhe ato vendore. Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. Bile edhe më tej kryeministri Rama u ka përmenduar Ruçit dhe Ballës se nuk do që të përfundojë si Berisha pas 26 majit 1996, kur dihet se si shkuan punët. Ai ka përmenduar se nuk do të bjerë në humnerë si Fatos Nano në vitin 2005, kur gjatë vitit 2004 opozita e dërmoi me protesta dhe demonstrata, pavarësisht se përdori policinë dhe grupet kriminale.

Edi Rama i di të gjitha, ai nuk është për përplasje civile. Ai e do Atdheun, e do edhe veten e tij!

Por për dreq, ai ka sondazhet mbi tavolinë nga disa linja, të tijat dhe të huaja, ku sondazhet e nxjerrin humbës PS-në. Ai e di se përveç Vlorës dhe Beratit e deri diku Gjirokastrës, në asnjë qark nuk është parti e parë. PS-ja rrezikon edhe Tiranën. Të mos jetë Erion Veliaj, krejt qarku Tiranës ikën në duart e opozitës. Nëse fitohet Bashkia e Tiranës, me zgjedhje konkuruese korrekte, mbetet meritë krejt personale e Erion Veliajt, sepse kuotat politike të PS-së janë në rënie. Duke mos harruar se kolpot bashkia e kryeqytetit i merr nga keqqeverisja qendrore si dhe nga grupi Sajmir Tahirit, i cili lufton kundër punës së Veliajt.

Pra Edi Rama nuk do sherrnajë më 30 qershor, nuk do që protestuesit të marrin mbi 100 mijë veta rrugën për në Surrel që të vizitojnë ograjat kryeministrore.

Por Rama ka shqetësim se nuk fiton zgjedhjet dhe ky është problem i madh.

Ndaj po mendohet Edi Rama! Mos e sikletosni edhe ca ditë, ai nuk do luftë civile. Ai nuk është diktator, sepse e di mirë fundin e diktatorëve.

Lëreni t’i thërrasë arsyes!

https://www.kohajone.com/2019/05/06/edi-rama-gati-per-doreheqje-nuk-do-destabilitet-por-nuk-e-lejojne/

Kategori
Uncategorized

Sot eshte 614 Vjetori i lindjes te Heroit Kombetar Mbretit tone (6 Maj të vitit 1405), Mbreti I krejt Shqiptaris, Mbreti ynë, Nderi yne, Gjergj Kastrioti i Madhi, Skëndërbe.

Virtyti nuk është një iluzion! Çfarëdo që të ndodhë, unë do jem mik i virtytit dhe jo fatit!”

Gjergj Kastrioti, Skëndërbeu

Gëzuar 6 Maj për të gjithë Motra e Vellezer , Miq dhe Shoke Shqiptarë, të gjithë pa përjashtim!!! Sot eshte 614 Vjetori i lindjes te Heroit Kombetar Mbretit tone (6 Maj të vitit 1405), Mbreti I krejt Shqiptaris, Mbreti ynë, Nderi yne, Gjergj Kastrioti i Madhi, Skëndërbeu Heroit të Pavdekshëm!!! E Bekuar dita që linde, o Gjergj Kastrioti i Madhi, Skëndërbeu !!! Sot eshte dita e madhe per Shqiptaret kudo qe jane!!! Sot edhe të 6 Maj Shën Gjergj, sipas Kalendarit Julian dhe Ritit Ortodoks (23 Prill Shën Gjergj, sipas Kalendarit Gregorian), ta gezojme te gjithe kete dite te Bekuar, shëndet e gjithë te mirat në jetë!!!! Urime!!!

I Feste e cila eshte trasheguar nder shekuj brez pas brezi, se harroj kurr ta perkujtoj qdo vit nder shekuj diten e lindjes se te madhit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Eshte nderi yn!!! Eshte historia jone!!! Mos tu harroft kurr emri i madhi Gjergj Kastrioti Skëndërbeu!!! Mbreti i gjith Shqiptari, ky nuk vdes kurr Respekt!!! Urime, Krenaria e jone!!! Gezuar!!!

Është koha e Pajtimit, Pashkimit, prioritetit që na Bashkon jo na ndan, ndoshta kemi lindur në atdhe ose në vende të tjera, por në venat tona rrjedh gjaku kuq e zi, jemi të gjitha Vëllezër Gjaku, kemi të njëjtën histori, gjuhë, origjinë të Lavdishme, Heronj dhe Martirë të njëjtë, Flamur dhe Kombin tonë të Shenjtë!!!

Shqiptarët në Tokën Mëmë dhe kudo në Diasporë duhet të jenë grusht Bashkuar si në Epokën e Lavdishme të Kryeheroit Arbëror – Shqiptar Skëndërbeu!!! Kosova, Ilirida, Çamëria, Malëcia, Presheva, Lugina, Sanxhaku janë Shqipëri:

Bashkimi Kombëtar do të bëhet patjetër!!! Së Bashku nuk do të humbasim kurrë!!!

Bashkimi i Kombit nuk është dëshirë, por detyrim për të gjithë ata që i thonë vetes Shqiptar!!! Vetëm Bashkimi i Popullit dhe i Kombit do të na shpëtojë nga copëtimi dhe asimilimi i mëtejshëm!!!

Të gjithë Shqiptarë Mysliman, Bektashian, Agnostik, Ateist dhe të Krishterë, Vëllezërit e mi të Gjakut: Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Rrofte Ribashkimi i Shqiperise!!!Lavdi gjithë Heronjëve, Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të të gjitha kohrave dhe të të gjitha trojeve Arbërore, dhe gjithë atyrëve që vuajtën, u munduan e sakrifikuan në çfarëdo llojë a mëyre për të realizuar ëndrën shumë shekullore për çlirim e Bashkim Kombëtarë!!!

Lavdi, përjetësisht Lavdi!!! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Lirisë dhe të gjitha kohëve që flijuan jetët e tyre për Lirinë!!! Me Shqipet si ju Kombi do të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit, amaneti i të parëve tanë!!! Lavdi e përjetshme të gjithë figurave të ndritura të Kombit tonë me në krye Gjergj Kastriot Skëndërbeu!!! Skëndërbeu do te jeto deri sa ka njerez mbi toke qe luftojne per Liri!!! Lavdi Heroit tone Kombetar e fisnik qe e ngriti emrin e Shqiptareve ne te gjithe boten!!!

Kryeheroi Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, gjithmonë i gjallë në gjdo zemër Shqiptare!!! Zoti ju Bekofte!!! Zoti ju Bekoft Kombin Tonë!!! Gjaku yne qe nuk shuhet, Shqiptar për gjithmonë!!! Të gjitha unë të Bekoj, kam përqafuar të gjithë sinqerisht, dhe të bëjnë jetën tonë një Heroike, qaj dhe të pamposhtur: Rroft Kombi Shqiptare!!! Rrnoft Populli Shqiptar në një Shqipëri të pandarë!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!!

Rroft Shqipria dhe Histotia jone Pellazgo – Ilire dhe Tgjithe deshmoret qe rane per Vatan!!! Kuq e Zi jan ngjyrat tona, ne Flamur jeton Shqiponja, koken lart e shum krenar, i themi botes jemi Shqiptar!!! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi me i bukur ne bote!!! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian nje nga shtetet me te vjetra nket planet dhe askush smund te na hup faren!!!

Ne jete te jeteve, rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!!

Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Zoti e Bekofte Shqipërinët!!! Zoti e Bekofte Gjakun e Paster Shqiptarie!!! Zot Bekoj bite e Shqipes!!! Zoti te Bekoft ty dhe te gjithe Shqiptaret kudo qe jane neper bote!!! Rrofte Shqiperia e Bashkuar!!! Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Lavdi të qoft ty ndër shekuj të shekujve!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj

Imzot +Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjë – Rektori i Institutit i Studimeve të Larta të Historisë “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” -️ Metropolia Orthodhokse e Shqiptarve te Diaspores.

Kategori
Uncategorized

Prokuror PASKALI ne vend te historianit Milo…

Nga Mona Rusi/

Prokuror Paskal Milo qe na eshte mbajtur per historian me se fundi doli ne mejdan duke vervitur shpaten ideologjike te enverizmit, i gatshem per te prere koka “armiqsh e tradhetaresh” inekzistente, por te formatuar ne mendjen e tij te pjerdhur.

Marrezite e mendjeshkrepjet prokuror Paskali i ka renditur ne formen e nje shkrimi te botuar sot ne te perditshmen prestigjoze “Panorama”.

Mbase redaktori perkates nuk e ka lexuar fare shkrimin e shokut Paskal duke u nisur nga korraca e tij si “historian”’ Por ja que paska ene ndryshe puna. Ne vend te historianit Paskal, i cili duhej te ndriconte me fakte historike bemat apo gjemat e se kaluares, shfaqet prokurori Milo i cili i ben pretence nje bicim Instituti Kundër Krimeve të Komunizmit, qe ja paska gervishtur keqazi ca gjera qe nuk duhet ti trazonte per asnje aresye. Sepse cekja e tyre i ngjet kapercimit te ylberit….

Pretenca e Paskalit nuk ka asnje lidhje me historine, ku shoku Milo pretendon se eshte nee nga beresit e saj.

Ja cfare derdellis prokurori Paskal:

“ Ata që morën rolin e hetuesve e të gjykatësve (kuptojme Agroni me te tjere) përcaktuan edhe kriteret e hetimit e të gjykimit, objektin dhe mbi këtë bazë, në mënyrë selektive gërmuan nëpër arkiva për të gjetur lëndë për të ndërtuar pretencën. Pra, u nisën me qëllim dhe e paragjykuan procesin, e dinin që më parë dhe i kishin në kasafortën e kokës së tyre përfundimet e një hulumtimi arkivor.”

Ketu nuk ka astje pre historiani por ne rastin me te mire menage shkrepje prej Nastradini qe thur e shqep fraza boshe.

Paskal prokurori e di mire qe as Agroni dhe as Insituti qe drejton ai nuk kane shkelur per asnje rast mbi “derrase te kalbur. Por ata kane pasur mundesine te evidentojne me prova te sakta te gjitha shemtite qe jane shfaqur nga sllavo-komunistet qe nga paraardhja ne pushtet por edhe gjate ushtrimit te pushtetit diktatorial, te cilat edhe pse jane te njohura boterisht nga shqiptaret, kane qendruar te teresisht ndryshe.

Prandaj Paskal Histeria, ashtu si Korb Xhufi dhe te tjere rrumpall hane e qafethyer qe e kembyen idealin kombetar me idealin e partise i ze lemeria kur shikojne njerezit e ndershem dhe vullnetmire qe ja zbulojne petet lakrorit.

Prandaj Paskal ka dale te luaj Rolin e prokurorit dhe te zevendesoje historianin Milo qe gjithe se si mbetet i nastradinizuar.

“ Të gjithë ata që punojnë ose dhe bashkëpunojnëme këtë Institut (ndjesë për ndonjë zotëri që nuk e ka këtë bindje) janë të lidhur me antikomunizmin dhe ky pozicion politik është e drejta e tyre dhe askush nuk ka përse të ankohet, aq më tepër në një shoqëri demokratike e pluraliste. Dhe po kështu, aty mund të ketë trashëgimtarë biologjikë dhe ideorë të organizatave ose individëve kolaboracioniste të Luftës së Dytë Botërore.”

Perfundon pretencen e tij Prokuror Paskal Milo.

Kategori
Uncategorized

SPIUNI I SIGURIMIT KORCË…. “TELEMETRI”.

Veprimtaria e një tregtari grek ne qytetin e Korçës,nen vezhgimin e organeve te sigurimit te shtetit.

Leonidha Kapurani.

Emigrant ne Gjermani, vlleh me pasaporte greke,i ardhur per vizite ne Shqipëri.

Tregtari Kapurani, sipas raportit te firmosur nga kryetari i Degës se Puneve te Brendshme ne Korçe, Qamil Lamaj, kishte ndermarre nje tur vizitash ne qytetet e Durresit, Sarandes, Gjirokastres dhe Korçes.

Në shkresen me numer 443 të dates 29 mars të vitit 1991, behet edhe biografia e Kapuranëve.

Organi i sigurimit Korçe njoftonte Degen e trete te Drejtorise se Pare se vellai i tregetarit, Ilia Kapurani, ishte pushkatuar ne vitin 1964 si agjent i zbulimit grek, por ne Degen e Puneve te Brendeshme Korçe nuk kishte fashikull per tregtarin prandaj dhe kerkohej koordinim veprimesh me Tiranën.

Njëkohesisht ne shkrese permendet raporti i bashkëpunetorit te Sigurimit te Shtetit me pseudonimin “Telemetri”, i cili njoftonte se Leonidha Kapurani, nepermjet nipit te tij, Alekos, grumbullon ikona dhe florinj per t’i trafikuar ne Greqi.

Sigurimi raportonte edhe per vezhgimin e jashtem qe i ishte bere tregtarit, duke permendur lidhjet e tij me shoferin e Parkut të Mallrave, Paulin Leka dhe mjeken e dale në pension Ida Polena.

Kategori
Uncategorized

Detajet e reja/Si Edi Rama kapi drejtësinë përmes Obamës dhe Sorosit.

Nga Brooke Singman, “Fox News”/Administrata e Barack Obamës, i ka dhënë fondet e taksapaguesve amerikanë një grupimi të mbështetur nga miliarderi George Soros, për të financuar aktivitetet e krahut të majtë në Shqipëri, thotë një grupim vëzhgues konservator.

Grupi “Judicial Watch”, mori 32 faqe dokumente nga Departamenti i Drejtësisë këtë javë përmes një padie ligjore të mbështetur në Ligjin për Lirinë e Informacionit të vitit 2017 (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit, dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Dokumentet e reja tregojnë se fondet e USAID-it u dërguan nëpërmjet agjencisë së Projektit të Shoqërisë Civile për të mbështetur “Institutin Lindje-Perëndim të Menaxhimit” një organizatë e krahut të majtë, e mbështetur nga Soros përmes fushatës së USAID “Drejtësi për të gjithë”. USAID-i ofroi 8.8 milionë dollarë vetëm në vitin 2016 për atë fushatë. 

Projekti “Drejtësi për të gjithë”, u hartua për të forcuar efektivitetin dhe transparencën e gjykatave në Shqipëri. Ai synonte të rriste besimin e qytetarëve tek gjyqësori, dhe për një sistem më efikas, sipas USAID-it.

Megjithatë, “Judicial Watch”, tha se paratë u përdorën në mënyrë specifike për t’i dhënë qeverisë socialiste shqiptare një kontroll më të madh të sistemit gjyqësor.

“Administrata e Obamës, kaloi në mënyrë të heshtur të paktën 9 milionë dollarë të tatimpaguesve amerikanë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mbështetjen e miliarderit të krahut të majtë George Soros për qeverinë socialiste në Shqipëri”- tha në një deklaratë të mërkurën presidenti i “Judicial Watch” Tom Fitton.

“Është veçanërisht skandaloz fakti që Departamenti i Shtetit, lejoi operacionin Soros të ndihmonte me fondet e taksapaguesve amerikanë, grupe të tjera jashtë vendit”.

Një zyrtar i USAID-it, i tha Fox News të mërkurën, se agjencia nuk ka dhënë grante për Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Sorosit në Shqipëri.

Por “Judicial Watch”, thotë se të dhënat treguan se Departamenti i Shtetit dha  një “kontribut të drejtpërdrejtë” ndaj  Fondacionit Soros në Shqipëri për rishikimet e veta të financimit të programeve në vend.Një raport i 10 shkurtit 2017 mbi “Angazhimin me Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë”, deklaronte se “si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shqipëri, shpesh përfaqësuesve të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, u kërkohet të marrin pjesë në shqyrtimet teknike të aplikacioneve që bëhen për financime”.

Ky raport vuri në dukje se sektori i çështjeve publike të Ambasadës së SHBA në Tiranë “nuk ka marrë asnjë kërkese për fonde nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, për të mbështetur ndonjë projekt apo aktivitet” dhe se seksioni i punëve publike “nuk ka ofruar asnjë fond për këtë fondacion në mbështetje të projekteve apo aktiviteteve të tij”.

“Për dekada me radhë, në Uashington ka pasur një marrëveshje të gjerë dypartiake, mbi nevojën për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut jashtë vendit. Kohët e fundit ka pasur një përpjekje fatkeqe dhe të gabuar për ta politizuar këtë proces”- tha një zëdhënës i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në një deklaratë për Fox News.

“Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe qeveria e SHBA, ndajnë interesin e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të ngjashme, për të kaluar nga komunizmi në demokraci, si dhe në promovimin e një gjyqësori të pavarur”.

Por një memorandum tjetër i marrë nga “Judicial Watch” prillit i vitit 2016, tregon se Ambasada e SHBA në Tiranë “sponsorizoi” një sondazh së bashku me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Sorosit për të matur “njohurinë, mbështetjen dhe pritshmëritë për reformën në drejtësi në Shqipëri”.

Sondazhi, sipas “Judical Watch”, nuk ka specifikuar llojin e reformës që synonte Soros, por sondazhi raportoi se 91 për qind e të anketuarve e “mbështesnin plotësisht” ose “disi” nevojën për reforma gjyqësore në Shqipëri. Regjistrat e shkurtit 2017, tregojnë se Departamenti i Shtetit ka përdorur fondet e tatimpaguesve amerikanë, për të sponsorizuar një sondazh të dytë me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur.

“Seksioni për Çështjet Publike në Ambasadë, së bashku me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, i siguruan fonde një organizate lokale për të kryer një sondazh të opinionit publik mbi qëndrimet ndaj përpjekjeve për reformimin e gjyqësorit”- thuhet në raportin e muajit shkurt, i shqyrtuar nga Fox News.

“George Soros është një miliarder, dhe ai nuk duhet të përdorë mbështetjen e tatimpaguesve amerikanë për të avancuar agjendën e tij të së majtës radikale, për të minuar lirinë këtu në SHBA brenda dhe jashtë vendit”- tha Fitton. 

Vitin e kaluar, në marsin e vitit 2017, një grup prej 6 senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatori i Utah Mike Lee, i dërguan një letër ish-sekretarit të shtetit Rex Tillerson duke kërkuar hetimin e akuzave se qeveria amerikane po përdorte fonde të tatimpaguesve për të ndihmuar fondacionin e Sorosit në Shqipëri.

“Senatori Lee nuk ishte i kënaqur me përgjigjen e Departamentit të Shtetit ndaj letrës së tij për financimin e USAID-it ndaj institucioneve ndërkombëtare progresive, që përhapnin idetë e majta me shpenzimet e taksapaguesve amerikanë”-tha një zëdhënës i Lee për Fox News në një e-mail të mërkurën.

“Ai shpreson se sekretari i ardhshëm i shtetit, do t’i japë fund këtyre lloj pagesave”. “Judical Watch” është gjithashtu duke kërkuar informacione në lidhje me aktivitetet e Sorosit në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Kategori
Uncategorized

Historia e rrallë e një “vajze haremi” në… Backë të Skraparit!

Zylyftar Hoxha –

Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, që nga koha e Lace Backës, Sali Butkës e deri në formimin e batalionit partizan “Riza Cerova” gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishin lënë në një ditë të vetme, më 22 qershor.

Darkën, si gjithnjë, e kalova te miku im i paharruar, Jake Backa. Por atë ditë mua s’më duhej Jakja, atë e kisha “në dorë”, më duhej një njeri tjetër, për të cilin kisha dëgjuar histori interesante dhe mua, çuditërisht, më ishte shkrepur për ta takuar se s’bën.

Ishte vëllai i Jakes, i dënuar që në kohën e Koçi Xoxes. Kishte qenë një nga kuadrot kryesorë në Ministrinë e Brendshme në vitet e para pas çlirimit dhe me pas kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës.

Pas burgut e sollën në fshat, në Backë, ku gjeti një mënyrë të vetën kundërshtimi e karshillëku ndaj regjimit, u vetëngujua si një eremit dhe s’e kaloi kurrë portën e oborrit të shtëpisë deri sa vdiq. Ishte kjo një sfidë ndaj asaj pune sfilitëse dhe pa rendiment që bënin burra dhe gra në shpatet me bokërrima të Backës e të Staraveckës, ku, po të mos kishte gjetur atë mënyrë të jetuari, do t’i kishte rënë bretku.

Gjysmë fshehurazi, shkoj te Kamberi. Gjëja e parë që më bëri përshtypje në atë dhomë të thjeshtë fshati, ishte portreti me përmasa të mëdha (mundet 50×60) i një vajze të bukur, varur në murin përballë, në krah të portretit të Skënderbeut, vizatuar në xham me linja naive, që e gjeje rëndom në atë kohë në shtëpitë e fshatarëve.

Kamberi, si e pa që s’po ia ndaja sytë portretit të vajzës, më tregoi historinë e mëposhtme, që mua mu duk si një përrallë orientale: “Ka një histori të çuditshme nga prapa ky portret, ndaj e mbaj aty si një nga gjërat më të rralla e më të veçanta që kam. E ka sjellë babai nga Turqia. Na thoshte se e kishte blerë shtrenjtë, dy muaj e ca punë, por qejfi, ndonjë herë, s’paguhet. Sipas llogarisë që bëj unë tani, ky portret duhet të jetë nga fundi i shekullit të 19-të, kur kish dalë edhe fotografia.

Në një fushatë në Thesali, krahina ende nënë sundimin turk edhe pas Revolucionit Grek, në një fushatë pushtuese një vezir i shquar, komandant i ushtrisë perandorake u kthye në Stamboll me fitore. I gëzuar dhe i fryrë nga krenaria, ai i paraqiti sulltanit xhephanen (plaçkën e luftës), armë, florinj, gurë të çmuar dhe, pasi mbaroi, i tha sulltanit: ”Padishah i madh dhe i përndritshëm! Këto që ke këtu përpara janë hiç para një gjëje tjetër që do ta paraqes tani. Është një vajzë, besoj se më të bukur se ajo perandoria jonë s’do të ketë tjetër. Do të ndriçojë e gëzojë haremin. E paç hallall”!

Pasi e prunë vajzën të shoqëruar nga një togë ushtarësh, e lanë disa minuta para sulltanit, pastaj e nxorën para se ai të merrte vendimin.

Të gjithë prisnin me padurim vendimin e të madhit. Më i paduruari, por edhe i sigurt në vetvete se sulltani s’do ta linte këtë xhevahir të rrallë jashtë haremit, ishte veziri. Shenja e miratimit ishte që sulltani, siç rrinte këmbëkryq nën tendë, do të shtrinte këmbën e djathtë, gjë, që për çudinë e të gjithëve, nuk e bëri. Pra vajza nuk u pranua në harem.

“Të dija të mençur, o vezir, por qenke budalla!- i thotë sulltani vezirit. Që ta marrësh vesh ti, po të fusja atë në harem, do të prishja haremin dhe mendjen bashkë, por mua më duhet edhe haremi edhe mendja. Ajo vërtet ia vlen dhe duhet të bëjmë diçka me të. Nxirreni në syrret dhe shpërndajani miletit në pazar ta shijojë e të kënaqet me bukurinë e saj dhe ta kenë këtë kujtim nga unë”, porositi sulltani.

Që nga ajo ditë portreti i vajzës shitej në rrugët dhe dyqanet e Stambollit. Nuk jam i sigurt, por siç na thoshte plaku, thoshin se sulltani nuk e shpërdoroi figurën e kësaj vajze, të cilën e ktheu në fenë islame dhe emri iu shënua në sheriat si shenjtore”, përfundoi tregimin Kamberi.

Iu luta Kamberit ta fotografoja portretin. Nuk më kundërshtoi, përkundrazi më ndihmoi ta hiqnim nga muri e ta nxirrnim jashtë në avlli, ku kishte më shumë dritë.

Kategori
Uncategorized

Suela Zhegu,Komisionerja e Vetingut, 8 vjet pa paguar dritat 3 mln lekë borxh OSHEE-së

Komisionerja e Vetingut, Suela Zhegu, rezulton se është borxhlie me mbi 3 milionë lekë të vjetra energji elektrike, të papaguara pranë OSHEE-së për periudhën 2011-2019, në një prej katër apartamenteve në pronësi të saj.

Zhegu, ish-zyrtare në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i shpëtoi shkarkimit nga detyra në vitin 2015, kur nisi fushata e largimeve nga administrata të punonjësve, të cilët rezultonin debitorë nga Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Përkundrazi, juristja Zhegu u promovua fuqishëm kur, në vitin 2017, u zgjodh një prej 12 Komisionerëve që kryejnë aktualisht vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

“Boldnews.al” ka siguruar një faturë të energjisë elektrike të muajit Shkurt 2019, të një apartamenti të regjistruar në emrin e Idi Zhegu, bashkëshort dhe bashkëpronar me 50% të kësaj pasurie të paluajtshme me Suela Zhegun, komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë faturë, rezulton se Idi Zhegu (dhe Suela Zhegu) kanë një detyrim në vlerë 312 mijë lekë të reja (mbi 3 milionë lekë të vjetra).

Po sipas kësaj fature, për apartamentin e ndodhur në rr. ‘Hodo Beg” në Tiranë, detyrimi është i mbartur që prej vitit 2011. Konkretisht, në vitin 2011, detyrimi ka qenë 153 mijë lekë të reja. Deri në Shkurt 2019, këtij detyrimi i janë shtuar edhe 23 mijë lekë të reja konsum energjie elektrike.

Së bashku me kamatë-vonesat, detyrimi i Idi dhe Suela Zhegut arrin në rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në fillim të vitit 2019.

Akulimi i kwsaj shume përkon pikërisht me fushatën agresive të ndjekur nga qeveria e Edi Ramës për detyrimin e debitorëve të shlyenin faturat e dritave.

Në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, mbi 650 punonjës të administratës publike u larguan nga detyrat e tyre, për shkak se rezultonin debitorë të energjisë elektrike.

Të shkarkuarit ishin nga të gjithë degët e institucioneve publike, përfshirë edhe në administratën e lartë shtetërore.

Pjesa më e madhe e të larguarve për mos-pagim të energjisë elektrike ishin punonjës të administratës së burgjeve, tatimore, doganore, të vetë OSHEE-së, në arsim e shëndetësi.

Në bazë të një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave të Dhjetorit 2014, rreth 90 mijë punonjës të administratës u detyruan që të dorëzonin pranë sektorëve të Burimeve Njerëzore librezat e energjisë elektrike.

Në rastet e konstatuara me detyrime të mbartura për energjinë elektrike, titullarët e institucioneve kanë urdhëruar menjëherë ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Avokati i Popullit i asaj kohe, Igli Totozani, në një komunikim zyrtar, konstatonte largimin nga detyra të rreth 650 punonjësve për shkak të debive pranë Operatorit të Energjisë Elektrike. Ndërkohë, kjo shifër ishte edhe më e lartë.

Por, siç rezulton nga të dhënat zyrtare, vala e shkarkimeve nuk e ka prekur komisioneren aktuale të Vetingut, Suela Zhegu.

Në bazë të biografisë profesionale, të publikuar në faqen e Komisionit të Vetingut, Zhegu rezulton se ajo “ka një eksperiencë prej 21 vitesh pa ndërprerje brenda sistemit të drejtësisë”.

Pra, edhe në periudhën 2014-2015, kur nisi fushata qeveritare për largimet nga detyra për shkak të mos-pagimit të faturave të energjisë elektrike, Suela Zhegu ka qenë zyrtare publike.

Në këtë mënyrë, ajo, ashtu si shumë punonjës të tjerë të administratës, duhej të ishte shkarkuar nga detyra për shkak të detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike. Por nuk ka ndodhur kështu me Suela Zhegun.

Ajo, megjithëse vijonte të shtonte detyrimet tek OSHEE, u zgjodh në vitin 2017 si një prej 12 njerëzve që do të pastrojnë sistemin e drejtësisë.

Kategori
Uncategorized

Qurret me hormone mbi gishtat drejtuar fermerëve

Nga Vehap Kola

Këta zemërdhembshurit e mijevjecarit të trete, qe u drejtojne gishtin fermerëve per kancerin e miqve e te afermve, por kurrsesi zyrave shteterore qe lejojne dhe madje marrin kapar per kalimin ne dogane dhe aplikimin pa kokecarje te ketyre hormoneve, stimulanteve, aditiveve dhe ngjyruesve helmues, pra keta qe qajne me denese per te keqen qe na vjen nga vellezerit fermere te pashpirt, ku i gjejne gjithe keto qurre?

Se zemren lekuretrashe qe nuk ndjen asnje keqardhje per nje mije zullumet qe u ben cdo dite qeveria shqiptareve e dime se ku e gjejne: e marrin te shpella e parave pa djerse, qe ia kane zhvatur ketij populli sa here u ka rene rruga nga zyrat e shtetit.

Ketu ku medikamentet e kancerit jane fallco, ku grurin nuk e importon fermeri por oligarku, ku zhardhoket e patates OMGJ i sjell nga Hollanda monopolisti, ku orizin plastik kinez e fut pa dogane vellai i ministrit dhe ku fondet e dializes i merr vellai i kryeministrit, ti ngrihesh dhe i ve gishtin fshatarit, fermerit si zullumqari me i madh.

Paç një fund të tmerrshëm: në qurret e tua u mbytsh!