Peticion
Drejtuar Ambasadës Gjermane në Tiranë
Dhe gjithë ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë
Objekti: Ti hiqet nështetësia gjermane Edmond Cajës dhe të përballet me krimet e kryera në burgun e Qafë Barit në vitet 184-1991.
Unë, Tom Ndoja, nipi i Tom Ndojës, djaloshit antikomunist i dënuar politik në burgun e Qafë-Barit, i pushkatuar për organizimin e revoltës së të burgosurve më 22 Maj 1984, kërkoj nga ambasada gjermane që të kërkojë në institucionet përgjegjëse në shtetin gjerman t’i hiqet nënshtetësia gjermane Edmond Cajës.
Ky kriminel me uniformë dhe fuqi ushtarake ka qenë një xhelat vrasës në kohën e komunizmit në Shqipëri.
Ky ushtarak i lartë ka kryer krime të rënda, ka dhunuar persekutuar dhe vrarë në burgun politik te Qafë Barit,njerëz të pa mbrojtur brenda telave me gjemba.
Ky njeri ka qenë komandant i policisë së burgut të Qafë Barit, i kthyer në një kamp pune çnjerëzore ku të dënuarit e ndergjegjies që kërkonin një shqipëri demokratike kanë provuar mbi shpinen e tyre tortura cnjerezore veç punës së detyruar.
Edmond Caja së bashku me zevendesin e tij Ludovik Calin kanë ushtruar dhunë ç’njerëzore mbi të burgosurit politikë në këtë burg.
Ata mizorisht dhe me ndergjegjie të plotë kriminale, i kanë trajtuar të burgosurit politikë si skllevër në punën e detyruar dhe super te rëndë në minierë.
Veç punës së detyruar, dhe kushteve tmerresisht të veshtira, dhuna e pashembullt që ata ushtronin çdo ditë mbi trupat gjysem te vdekur të të dënuarve politikë, ishte arsyeja që të burgosurit u ngritën në revoltë më 22 Maj 1984.
Kjo revoltë u shtyp me dhunë dhe armë dhe gjak nga vetë këta dhe pushteti i kohës dhe si pasojë u dënuan me pushkatim si organizatorë xhaxhai im Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli.
Po ashtu i burgosuri tjetër Sandër Sokoli vdiq në duart e Edmond Cajës dhe Ludovik Calin në torturat e tyre ç’njerëzore.
Ne pasardhësit e heronjve që u përballën me regjimin e egër komunist dhe vdiqën pa asnjë faj kërkojmë drejtësi dhe dinjitet.
Ne kërkojmë që të dënohen krimet ndaj tyre, kërkojmë që krimineli që sot është gjallë dhe bën karshillëk me viktimat e tij, të dalë para gjykatës, t’i hiqet nënshtetësia gjermane dhe të përballet me krimet e së kaluarës së tij.
Ne kërkojmë dinjitet dhe drejtësi pasi sot në pushtet janë akoma njerëzit që jo vetēm i kanë shërbyer atij sistemi famëkeq, por ka qënë xhelatë mbi viktimat e tyre që nga deputeti socialist Spartak Braho, një gjyqtar që ka dënuar edhe fëmijë me akuza politike gjatë regjimit.
Në një vend nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa larë hesapet me të shkuarën e tij dhe e shkuara e Shqipërisë komuniste është e errët, e pazbardhur dhe kriminelët që e bënë komunizmin janë të pandëshkuar.