
Veprimtaria e një tregtari grek ne qytetin e Korçës,nen vezhgimin e organeve te sigurimit te shtetit.
Leonidha Kapurani.
Emigrant ne Gjermani, vlleh me pasaporte greke,i ardhur per vizite ne Shqipëri.
Tregtari Kapurani, sipas raportit te firmosur nga kryetari i Degës se Puneve te Brendshme ne Korçe, Qamil Lamaj, kishte ndermarre nje tur vizitash ne qytetet e Durresit, Sarandes, Gjirokastres dhe Korçes.
Në shkresen me numer 443 të dates 29 mars të vitit 1991, behet edhe biografia e Kapuranëve.
Organi i sigurimit Korçe njoftonte Degen e trete te Drejtorise se Pare se vellai i tregetarit, Ilia Kapurani, ishte pushkatuar ne vitin 1964 si agjent i zbulimit grek, por ne Degen e Puneve te Brendeshme Korçe nuk kishte fashikull per tregtarin prandaj dhe kerkohej koordinim veprimesh me Tiranën.
Njëkohesisht ne shkrese permendet raporti i bashkëpunetorit te Sigurimit te Shtetit me pseudonimin “Telemetri”, i cili njoftonte se Leonidha Kapurani, nepermjet nipit te tij, Alekos, grumbullon ikona dhe florinj per t’i trafikuar ne Greqi.
Sigurimi raportonte edhe per vezhgimin e jashtem qe i ishte bere tregtarit, duke permendur lidhjet e tij me shoferin e Parkut të Mallrave, Paulin Leka dhe mjeken e dale në pension Ida Polena.