Kategori
Uncategorized

Qurret me hormone mbi gishtat drejtuar fermerëve

Nga Vehap Kola

Këta zemërdhembshurit e mijevjecarit të trete, qe u drejtojne gishtin fermerëve per kancerin e miqve e te afermve, por kurrsesi zyrave shteterore qe lejojne dhe madje marrin kapar per kalimin ne dogane dhe aplikimin pa kokecarje te ketyre hormoneve, stimulanteve, aditiveve dhe ngjyruesve helmues, pra keta qe qajne me denese per te keqen qe na vjen nga vellezerit fermere te pashpirt, ku i gjejne gjithe keto qurre?

Se zemren lekuretrashe qe nuk ndjen asnje keqardhje per nje mije zullumet qe u ben cdo dite qeveria shqiptareve e dime se ku e gjejne: e marrin te shpella e parave pa djerse, qe ia kane zhvatur ketij populli sa here u ka rene rruga nga zyrat e shtetit.

Ketu ku medikamentet e kancerit jane fallco, ku grurin nuk e importon fermeri por oligarku, ku zhardhoket e patates OMGJ i sjell nga Hollanda monopolisti, ku orizin plastik kinez e fut pa dogane vellai i ministrit dhe ku fondet e dializes i merr vellai i kryeministrit, ti ngrihesh dhe i ve gishtin fshatarit, fermerit si zullumqari me i madh.

Paç një fund të tmerrshëm: në qurret e tua u mbytsh!

Lini një koment