“Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit

“Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit
Aktualisht është e dukshme që njerëzit në rajon po dalin në rrugë pothuajse kudo.
“Për herë të parë në shumë vite, ka një moment në rajon, ku gjithnjë e më shumë njerëz nuk duan të mbyllin sytë tek makinacionet e klikave në pushtet”, –thotë politologu dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor Vedran Dzihic nga Universiteti i Vjenës për DER SPIEGEL.
Megjithëse konsiderohet si një farë shprese, Bashkimi Europian ka humbur reputacionin e tij në terren, sepse, në sytë e shumë njerëzve, mbështetet shumë tek udhëheqësit autoritarë si partnerë politikë. Edhe politikanët e BE po shkaktojnë zemërim: Pasi partitë e opozitës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri deklaruan një bojkot parlamentar, Brukseli nuk u mendua gjatë dhe e preu shkurt me frazat lapidar se vetëm parlamenti mund të ishte skena e një dialogu politik dhe se opozita duhet të kthehej atje. Bojkoti është i kuptueshëm, thotë shkencëtari politik Dzhiç. “Kultura e informalitetit autoritar zvogëlon parlamentet në skena të demokracive false të rajonit”.
Një diplomat evropian i rangut të lartë në Beograd, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka një qëndrim të ashpër kundër SPIEGEL-it me BE-në: “Ne jemi dëshmitarë të dështimit të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Në Komisionin e Europian në Bruksel koherenca dhe mbikëqyrja duket se kanë dështuar. Protestat masive në rajon thjesht nuk arrihen të kuptohen.
Ndoshta kjo është arsyeja pse demonstratave u mungon plotësisht një simbol që shihej shpesh më parë: flamuri evropian.
