Kategori
Uncategorized

Drejtorët e Sigurimit të Shtetit në MPB: 3 u pushkatuan, 2 u bënë bashkëpunëtorë, 4 u burgosën, 2 punuan në SHISH.

Vula e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB në vitin 1957

Nga Kastriot Dervishi

Të dhëna të drejtorëve të drejtorive të Sigurimit të Shtetit në MPB. Po ndaj me publikun një statistikë të përgjithshme të llojit krahasues që lidhet me drejtuesit e lartë të armës famëkeqe politike të Partisë së Punës brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statistika nuk përfshin titullarët e kohës kur sigurimi i udhëheqjes dhe zbulimi politik u bënë nga degë në drejtori. D.m.th. statistika i drejtohet Drejtorisë së Parë, e cila mori këtë emër në vitin 1966, por ka qenë thelbi i veprimtarisë së organeve të Sigurimit. Studimi i takon 16 drejtorëve. Edhe drejtuesit u bënë viktima të regjimit që vetë ngritën me aq pasion e ligësi. Për turpin e këtij shteti, kjo kategori krejt e paaftë dhe e pavlefshme shërben edhe sot në detyra të larta shtetërore. Shihni shifrat shqiptare në lidhje me arsimin dhe pasojat.

-Niveli arsimor: 5 me fillore, 3 të mesme të pambaruar, 5 të mesme, 1 me kurs sigurimi, 2 shkolla e lartë e MPB-së, profili sigurim, 1 i lartë

-Ekzekutuar me vdekje me vendim gjykate: 3

-U bënë bashkëpunëtorë: 2

-U dënuan dhe u burgosën nga vetë regjimi: 4

-U dënua për gjenocid pas vitit 1992: 1

-Punuan në SHISH në vitet 1998-2006: 2

Kategori
Uncategorized

Reagimi i fortë: Arta Marku hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut Edi Rama!

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet se, hetimi i Prokurorisë për Zërin e Amerikës ka nisur me urdhër të kryeministrit Rama. Sipas tij kjo është faqe e zezë e Prokurorisë.

Reagimi i VasilitReagimi i fortë: Arta Marku hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut Edi Rama!

Prokuroria hap hetim per Zerin e Amerikes me urdher te zvarranikut te karriges Edi Rama !!??

Faqe e zeze e prokurorise se kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama.

S’ka te krahasuar as me partine e punes.

Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale edi rames:

1.qe i kerkoi policise te bente fushate elektorale oer partine socialiste,

2.qe mashtroi popullin dhe tha se kish bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ish ministrit te brendeshem,

3.qe i mbylli ceshtjen pasi edi rama kercenoi oficerin emiljano nuhu se tregoi fakte te verteta kundra qeverise.

Kjo prokurori guxon dhe hap hetim per Zerin e Amerikes. Dhe ndaj kujt ???

Ndaj Zerit te Amerikes.

Ky eshte tamam fundi.

Kjo ishte reforma ne drejtesi,ky ishte vetingu,kjo eshte “drejtesia e re”.

Prokurori e vene ne sherbim te nje zvarraniku pushteti si edi rama,ketij me te shplarit e me te peshtirit e zvarranikeve te karriges me merimanga te pushtetit.

Kategori
Uncategorized

Bush-Berisha, Bolton-Rama!

Presidenti amerikan jo vetëm që erdhi në Tiranë, por në krah të Sali Berishës, në qershor të vitit 2007, atëherë kur askush në botë nuk e dinte ende se çfarë do të ndodhte me Kosovën, deklaroi se, 1) Kosova do të bëhej shtet i pavarur dhe 2) Shqipëria do të anëtarësohej në NATO. Pas 9 muajsh, Kosova, shpalli pavarësinë nën drejtimin e ShBA-ve, dhe Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO!

Nga Çim Peka –

Dje, në një seancë të ndezur parlamentare, ku Edi Rama dukshëm kishte humbur ekuilibrin psikik, duke përdorur një fjalor dhe retorikë të cilën rëndom e përdor ndaj ministrave dhe vartësve të tij, u krejis i ngazëllyer, se kishte në axhendë një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë.

Siç doli pak orë më vonë, bëhej fjalë për një telefonatë e thirrur nga Këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, i cili pasditen e djeshme bëri shumë të tilla me krerë shtetesh në rajon.

Nuk është ende krejtësisht e qartë, se nga i buron tërë ai makth që shpalosi në parlament gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe sot në mëngjes. Por me gjasë në kushtet kur dyert po i përplasen sistematikisht në fytyrë, nga Roma në Berlin, nga Londra në Ankara, nga Brukseli në Paris, duket qartë se e vetmja fije shpresë që i ka mbetur është lidhja përtej oqeanit me John Bolton. Një lidhje kjo e krijuar së fundmi me ndihmën e Thaçit dhe të Vuçiç, për arsye që po zbardhen me shpejtësi.

Që inferioriteti dhe makthi janë shoqëruesit e vetëm në rrugën që Edi Rama po ecën në marrëdhëniet me Washingtonin, u duk qartë kur vetëm pak ditë pasi Sekretari i Shtetit Pompeo telefonoi Bushatin dhe jo Ramën, për të falenderuar për përzënien e dy diplomatëve iranianë, nxitoi dhe e shkarkoi këtë të fundit!

Për fatkeqësinë e shqiptarëve dhe fatin e mirë të Ramës dhe të Thaçit (tani për tani), një anti-shqiptar dhe një anti-mysliman i egër aktualisht ka okupuar një post kyç të politikës së jashtme të SHBA-ve. Pikërisht me emërimin e tij në Shtëpinë e Bardhë dolën në sipërfaqe, edhe idetë për ndryshime kufijsh.

John Bolton i telefonoi dje Edi Ramës, ashtu siç i telefonoi më herët Haradinajt, e në darkë Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç. Tema e vetme ishte, marrëveshja Kosovë-Serbi dhe ndarja e Kosovës.

Se çfarë “ububu” të jashtëzakonshme kishte simbolika e telefonatës për Ramën, kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s dhe i një vendi faktor kyç në Ballkan, vetëm mendja e tij e sëmurë e di.

Siç duket, Rama nuk e ka harruar akoma zhgënjimin e tij, kur para dy vitesh, John Bolton, vizitoi Tiranën për tu takuar me përfaqësues të MEK dhe Pandeli Majkon, por nuk denjoi as ti hidhte sytë nga Rama. Prandaj gëzon, si ai fëmija kur i flet Goni (simbolikë që përdor vetë) që është më i forti i lagjes.

Nën efektin e substancave, ai arriti deri aty sa ti përmendte Sali Berishës raportet e këtij të fundit me Washingtonin. E kujt, pikërisht Sali Berishës!

Me besimin se Rama është më i kthjellët e më i qetë sot, po i kujtojmë se Sali Berisha kur ishte në vendin që mban tani Rama, solli në Tiranë George W. Bush, President i Shteteve të Bashkuara, së bashku me Stephen J. Hadley, paraardhës i Bolton dhe me gjysmën e stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit.

Presidenti amerikan jo vetëm që erdhi në Tiranë, por në krah të Sali Berishës, në qershor të vitit 2007, atëherë kur askush në botë nuk e dinte ende se çfarë do të ndodhte me Kosovën, deklaroi se, 1) Kosova do të bëhej shtet i pavarur dhe 2) Shqipëria do të anëtarësohej në NATO. Pas 9 muajsh, Kosova, shpalli pavarësinë nën drejtimin e ShBA-ve, dhe Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO!

Ky është dallimi midis Sali Berishës dhe Edi Ramës; të parit i vjen Presidenti i ShBA-ve në shtëpi për të shpallur pavarësinë e Kosovës, të dytin e merr në telefon këshilltari i Presidentit për të ndarë Kosovën!

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized