Shoh qindra mijëra shqiptarë të varfër deri në lemeri, që ashtu siç kuptuan francezët gjatë revolucionit të tyre, se mbreti i tyre ‘hyjnor’ kishte njësoj si ata; një fytyrë ku mund ti hidhnin të përgërat që binin erë të tmerrshme nga ushqimi i keq dhe një qafë si e tyrja, që pritej po aq kollaj. Pra shoh diçka që PREKET fare lehtë dhe brenda një sekonde, katandiset kështu.
Çfarë bëhet kështu, na fëlliqët fytyrën më keq se e kemi pasur, na e nxitë fare, nuk hapim dot gazetat në kafenenë e përditshme; Drogë pa fund që vjen prej aty, ministër i Brendshëm i futur kokë e këmbë në sahanin e trafikantëve, kryeministër me atlete që nuk pranon asgjë dhe po na turpëron, duke bërë si dandy…

Jo shumë kohë më parë, rreth dy vite bëhen tani, një mik nga ata të lexuarit prej vërteti, i cili ka braktisur këtë vend të ngrohtë për të ngritur jetën e tij dhe të fëmijëve në një vend të zymtë dhe të akullt të Europës Qendrore, më shkruante i alarmuar dhe i dëshpëruar në inbox.
Çfarë bëhet kështu, na fëlliqët fytyrën më keq se e kemi pasur, na e nxitë fare, nuk hapim dot gazetat në kafenenë e përditshme; Drogë pa fund që vjen prej aty, ministër i Brendshëm i futur kokë e këmbë në sahanin e trafikantëve, kryeministër me atlete që nuk pranon asgjë dhe po na turpëron, duke bërë si dandy…
Këto dhe një përrua më i madh mllefi dhe zemërimi, që më kishte lëshuar miku të cilit nuk ja debatoja dot atë situatë ku ndihej i fëlliqur nga vendi i tij, edhe nga andej larg, i gjendur për herë të parë në jetë keq dhe pishman, se përse ishte shqiptar, mu kujtuan kur pashë fytyrën e përlyer të Edi Ramës në parlament.
Pastaj parakaluan në kujtesë, kokët e ulura dhe fytyrat e skuqura nga turpi, të atyre qindra mijë shqiptarëve kur mësuan se ky që u kishte premtuar ‘Shqipërinë Borëbardhë’, e kishte mbushur parlamentin dhe kishte përzgjedhur me dorën e vetë si kryetar bashkish; trafikantë, vrasës, hajdutë, e madje edhe përdhunues ordiner. Nga ata që as Dante Aligeri nuk denjoi, tu japë një vend në honet e Ferrit.
E shihja ashtu me fytyrë të nxirë e gojën si zezonë dhe nuk kuptoja, në më vinte keq apo pështirë. Prita të ngrihej siç bën kushdo që i ndodh një incident; të shkonte në tualetet e Kuvendit dhe të pastronte të paktën formalisht fytyrën, por qëndroi duke nxjerr nga ajo vrima e zezë ku duhej të ishte goja me dhëmbët e bërë xixë në New Jork, klithma; plehra, plehra, plehra…
Ndoshta bëri mirë që qëndroi, sepse pamë live shembullin, kur një goxha burrë që mund të ishte burrë shteti, nëse humbet dinjitetin- njerëzor në radhë të parë-shndërrohet në një ligavec, që kapet pas çdo gjësendi të fortë-karrigia kryeministrore-në këtë rast. Pamë një gojështhurur, që cinizmin e egër dhe talljen ndaj të pamundurit që nuk ka asgjë në dorë, e quan ‘oratori të lartë’.
Shumëkush pa në atë fytyrë të spërkatur me bojë të zezë, thjesht luftën politike e pa skrupuj, mes atyre që ikin e vijnë në pushtet. Unë personalisht, jo.
Nuk e shoh këtë fytyrë të përlyer përgjithmonë tashmë, as si një veprim politik të opozitës dhe as, si një hakmarrje të Edi (th-th-th) Palokës. E shoh si fundin e një imazhi TË PAPREKSHËM; shoh aty qindra e mijëra socialistë, që i flakin në fytyrë teserat e PS që nuk ekziston më; shoh gjellën pa mish që një burrë ja hedh gruas në fytyrë, sepse ‘harron’ që nuk ka çuar paratë në shtëpi që ajo, ta bëjë më të mirë; shoh një biznesmen të vogël apo të mesëm, që i hedh në fytyrë çelësat të ashtuquajturit dyqan; shoh një shqiptarë që duke ikur nëpër botë, shprehjen, ‘ja kam bërë mutin këtij vendi’, e kthen në realitet, d.m.th, vendi-fytyra e Ramës dhe muti-po mut.
Shoh gjithashtu në atë fytyrë, bojën e stilografit, me të cilin ka firmosur miliarda për një grusht klientësh që i quan ‘biznesmenë strategjikë’. Dhe të tillë janë në fakt, sepse vetëm kështu vihet në veprim strategjia për të thithur me shiringë çdo lëng jete e ushqimi, që i ka mbetur trupit të këtij vendi.
Shoh aty hartën e qindra mijë hektarëve tokë në bregdet, e kudo ku kanë vlerë, të cilat i ka dhënë për 99 vite shfrytëzim për ata që bëjnë si miliarderë duke grabitur pa mëshirë, jetesën normale të shumicës. Por mbi të gjitha shoh të vizatuar, hartën e gjymtuar të Kosovës.
Shoh qindra mijëra shqiptarë të varfër deri në lemeri, që ashtu siç kuptuan francezët gjatë revolucionit të tyre, se mbreti i tyre ‘hyjnor’ kishte njësoj si ata; një fytyrë ku mund ti hidhnin të përgërat që binin erë të tmerrshme nga ushqimi i keq dhe një qafë si e tyrja, që pritej po aq kollaj. Pra shoh diçka që PREKET fare lehtë dhe brenda një sekonde, katandiset kështu.
Dhe jam i bindur që këtë që shoh unë (padyshim, edhe shumica), e sheh edhe vetë ai dhe hajdutët e pashpirt që e rrethojnë. Prandaj ndërkohë që mllefi popullor po bëhet gati që të vërshojë përpara zyrës së tij, ka thirrur anti-protestë në Vlorë.
Erdhi në pushtet duke firmos me Ilir Metën në Shkodër e duke mashtruar ‘1 milion shuplaka’, por po ikën nga Vlora duke lypur ndihmë që të shpëtojë lëkurët që rropi në 6 vite, nga Vermoshi në Konispol!
Prandaj jam i sigurt që shumica e shqiptarëve, të majtë e te djathtë, gri, kosovarë e emigrantë…në atë shfaqje në parlament panë vetëm një gjë; se si fytyra e Ramës u bë njësh me mendjen dhe shpirtin e tij! 