Dikur etrit e këtyre nxorrën tanket,ushtrinë, sigurimin, për të mbajtur një pushtet diktatorial. Nuk munden dot të ndalonin apo shuanin lëvizjen popullore.
Sot bijtë e tyre trafikantë, të lidhur dhe pjesë e krimit ne pushtet kërcënojnë përsëri me kafka të thyera studentët, rininë, demokratët, popullin që do i marri si uragan përpara dhe do i gremisë ashtu si eterit e tyre dikur.

Thirrja e sindikatave të pavarura më 19 shkurt 1991, për protestë masive nëse nuk plotësoheshin kushtete e studentëve të Universitetit të Tiranës, (28 vjet më vonë – historia duket sikur përsërit veteveten) do shënonte fillimin e demostrimeve më të mëdha antikomuniste në Shqipëri.


Një ditë më vonë kryeqyteti do të kthehej në një shesh beteje dhe në rrugë dolën tanket. Por kjo nuk i ndaloi protestuesit, të bënin atë që shumica as që e mendonte:
rrëzuan bustin e diktatorit në Sheshin Skënderbej.



Shembja e simbolit të komunizmit shqiptar, u parapri nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e diktatorit dhe njëkohësisht shënoi fundin e diktaturës në Shqipëri.

Niste një epoke të re, ajo e demokracisë, ndërkohë që historia e protestave, ndonëse jo me atë fuqi, përsëritet shpesh.










