Analisti dhe gazetari i njohur, drejtori i “Klan Kosova”, Baton Haxhiu ka publikuar një letër që i ka dërguar Presidentit të vendit, Ilir Meta, disa ditë më parë në lidhje me Gent Cakajt, emrin e propozuar nga Rama për minister të Jashtëm.
Meta sot doli me vendimin për të mos e dekretuar Cakajn si minister, ndërsa Baton Haxhiu thotë se “Meta ka bërë një gabim historik”.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karierë. Ai thjeshtë është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njejtën pozitë para tij.
Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.