Era dhe shiu i rrëmbyer na detyroj të futeshim në kafe pa e këthyer kokën për të parë ndonjë të njohur apo qytetarët e tjere atje brenda.
Sapo isha takuar me dy miqtë e mij që më prisnin, ish drejtuesin e lidhjes së shoqatave shqiptare në greqi Rudin Mezinin dhe profesorin Astritin Memia.
Ende pa ju drejtuar tavolinës bosh në cep të lokalit, një zë i njohur më thërret në emër.
Hej Urim….ku je mor burr i dheut.
Këthej kokën dhe mbas shpatullave të mija mes tavolinave të mbushura me qytetarë, shoh një burrë fisnik, i cili ishte çuar në këmbë duke ardhur drej meje dhe duke më thirrirur në emër….
Vërtet të jetë ai????
Shumë vite pa e parë.
Drejtor Ismaili (Ismail Elezi) ju përgjigja duke ngritur zërin dhe duke u këthyer drejt tij.
U përqafuam me mall si dy miq të vjetër, më pyeti për veten, familjen.
Jam interesuar më thotë, më kish marrë malli, ja shyqyr u takuam dhe gëzohem që je mirë, do rrimë të kuvendojmë, të çmallemi.
Kishe të drejtë Urim…….
Sytë mu mbushën me lot, lot pashë dhe në sytë e tij.
Miku im Ismail Elezi, drejtuesi i parë i policisë së shtetit, Drejtori i kufirit në kohën kur unë isha doganier në Kapshicë.
Kujtimet po më vinin rrotull, nuk po më linin rehat.
Vërtet unë kisha kujtime të hidhura me doganën, dhe drejtuesit e mij, por ja që nuk ishte ashtu, ndoshta dhe kisha “harruar” por miqtë e mij, kuadër i lartë i policisë së shtetit, nuk më kishin harruar.
Unë kisha dhe shumë kujtime të çmuara me qytetarë të nderuar, kolegë apo kuadër drejtues të lartë të policisë së shtetit të përkushtuar me detyrën dhe ligjin, në punën tonë në ndihmë të komunitetit në pikat kufitare, sidomos atij të emigracionit.
Ismail Elezi.
Drejtuesi i policisë që arriti dhe i ndryshoj fytyrën policisë dhe pikave kufitare, kufirit të gjelbër dhe më gjërë.
Ushtaraku që vuri rregull, por njëkohosisht vuri në vënd dinjitetin e policisë kufitare.
Qytetari që solli qytetarinë në komunikimin drejtues-vartes dhe polici-qytetarë.
Drejtori i kufirit të juglindjes, që su bë kurrë palë, dhe pse i vetëm (dhe gurë nën rrota) edhe pse me vështirësi me aq sa mundi i sfidoj dhe i çoj para drejtësisë abuzuesit me ligjin dhe kondrabandistët kushdoqofshin ata.
Nuk mund ta harroj.
Ishte prag krishtlindjesh, temperaturat disa gradë nën zero, acar.
Dëbora po arrinte 30-40 cantim, radhët e veturave me emigrantë arrinin deri matanë fshatit të parë grek, policija dhe dogana shqiptare punonte me të gjitha sportelet, përsëri radha jo vetëm nuk zvogëlohej por po shtohej.
Familjarë, nëna me fëmijë të vegjël që dridheshin në mes të deborës, qytetarë që kërkonin ndihmë.
Nata po afrohej.
Me ftohtësinë dhe akullsinë e saj në grykën e Kapshticës dhe Kristalopigisë, mes nesh edhe kameramani hero Tonini që raportonte çdo minutë për gjëndjen dhe problemet e emigranteve ne kufi.
Të gjithë kishim harruar detyrën, polici doganë ishim vënë në shërbim vetëm për të kaluar sa më parë veturat me fëmijë të vegjël dhe gra të cilët ishin me orë të tera në radhe ne teritorin grek.
Mbas shumë oresh kur po mendonim se fuqite po na linin, dhe nuk po arrinim dot të shpëtonim nga thonjtë e ngricës qytetarët tanë, arrin nga Tirana ku ishte në nje takim vetë Drejtori i kufirit, Ismaili.
I shoqëruar nga zëvëndësit e tij më therret ne emer.
Urim ajde me mua, drejt dhe ne doganen greke,
Në tokën neutrale një fëmijë i vogël i pret rrugën drejtorit ( O xhaxhi polic ju lutemi mos na lini të ngrimë këtu) Në sytë e Ismailit pash lot, merr fëmijën krah dhe pyet nga je?
Nga Burreli thotë, vimë nga Kreta po shkojmë tek shpia tek gjyshi ai na pret, (dy ditë udhëtim)
Po i thotë Ismaili tani, ja tani vetëm për pak dhe ti do ikësh, fëmija i lumturuar u nis me vrap drejt veturës ku kishte prinderit….
Ej ba, o baaaa, tani, tani do ikim merre gjyshin….ja ky xhaxhi, ky xhaxhi polici tani më tha që do ikim pa problem, nuk do na lene te fleme këtu natën në dëborë.
Takim i menjehershem me drejtorin e policise kufitare greke.
Brenda dy orëve radhët përfunduan.
Rruga rreth 30 kl, Kapshticë-Korçë i ngjante një bulevardi të bukur, ajo ishte mbushur me qindra e qindra vetura emigrantësh që na uronin me shpirt, ndërkohë policija e qarkut ishte vënë e gjitha në shërbim të emigrantëve.
I gjithë ky episod më kaloj ndër mendje kur u ritakova përsëri me Ismailin.
Ky ishte drejtuesi i parë në policinë e shtetit, miku im dhe i të gjithëve. Drejtori i policisë kufitare, dhe më vonë drejtor i i krimit ekonomik të vëndit Ismail Elezi.
E vërtet.
Këta njerës humanë, këta qytetarë, këta ushtarakë zbatues me rigorozitet të ligjit, këta drejtues i duhen sot policisë së shtetit, jo narkotrafikantët me dhe pa uniformë, që kanë zaptuar dhe marrë peng policinë e shtetit.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për të tillë kuadër dinjitozë, të pa korruptuar që mbrojnë dhe zbatojnë ligjin.
Shqipëria sot ka nevojë.
Përndryshe bandat vrastare te narko trafikut të lidhura me parlamentarët, bashkiakët dhe qeveritarët e sotëm jo vetëm nuk do eleminohen, por ato do marrin më dorë dhe do ti shkatërrojnë njëherë e përgjithmonë të ardhmen dhe fatet e vëndit.
Bota perëndimore e di të vërtetën.
Prandaj dhe na le si jargamanë apo zvarranikë jashtë portave të saj.
Veç surreli me kompaninë e tij famoze dhe delet rilindase të infektuara, bëjnë sikur nuk ka ndodhur dhe as ndodh gje, nderkohë që bandat e lidhura ngushte me pushtetin janë kethyer një katasrtofë, tmerr dhe panik per qytetaret e atij vendi.
Vendi kërkon mdryshim.
Jo vetëm politik.
Jo vetëm në administratën “rilindase” të infektuar dhe korruptuar.
Por edhe në policinë e shtetit,të kethyer në një karrotrec të bandave kriminale brenda dhe jashtë shqipërisë.
Veting.
Jo vetem në drejtësi, jo vetëm në politikë, jo vetëm në administratën e lartë.
Vetingu i parë duhet në policinë e shtetit.
Veting.
Nese duam të bëhemi shtet, dhe të futemi në europë me dinjitet.
Përndryshe shtrengoni thesin e mjellit, bolet e deputeteve dhe kryetareve te partive sa here vine dhe ikin nga pushteti.