Kategori
Uncategorized

Une e dua dhe pse e dua sic e doni dhe Ju?!

Une e dua dhe pse e dua sic e doni dhe Ju?!

Anila Rezhda/

Qe nga agimi i njerezimit dhe ne c’do lloj shoqerie, njerezit kane krijuar Njeriun prej Bore. Kjo per arsye feste, gezimi, argetimi akoma dhe per arsye te mbrojtjes se pasurise se tyre pasi nje Njeri Bore ne oborr tregon se ketu ka jete.

Ai krijohet pa asnje lloj aftesie artizanale nga kushdo dhe rezultati eshte gjithmone magjik~ qeshje dhe gezim.

Krijimi i tij ne thellesi te viteve krijonte nje mundesi gazmore per te perballuar ftohtesine vdekese dhe te padurueshme te Dimrit.

Ne perputhje me: “The History of the Snowman” ( 2007) shkruar nga Bob Eckstein ekziston piktura e pare si kopertine e librit te tij botuar ne vitin 1380 ne Mesjete qe sot gjendet ne nje bibloteke te Hollandes.

Ne kete liber kopertibna simbolizon koken e Kines Cifute mbi nje zjarr qe djeg dhe qe tregon per pergjegjesine e popullit karshi kryqezimit te Krishtit.

Njerezit argetoheshin shume ne ate kohe me krijimin e Njeriu prej Bore dhe ne 1511 ne Bruksel, njerezit krijuan ne nje event popullor 100 te tille duke mbetur ne histori si: “Mrekullia e 1511”.

Ne ate periudhe njerezit mes krijimit te Njeriut prej Bore shprehnin deshperimin e tyre me sitemin politik ndaj do e krijonin si figure te keqe, djall ose njeri me vese shume te keqija si ngacmimi sexual etj.

Nga shekulli i 16-te na vijne fotografi te krijuara enkas per urrejtjen karshi oligarkeve dhe njgjarjeve politike te asaj epoke.

Figura e Njeriut pres Bore si i pandare nga Agjio Vasili perkufizohet per here te pare ne periudhen Para Viktoriane, ne Evropen Veriore atehere kur Princi Albert filloi te promovoje traditat Gjermane ne periudhe festash popullore~ Krishtlindje/Viti i Ri.

Ne vitin 1861 nga morali i perralles “Njeriu prej Bore” e shkruar nga Andersen del qe Njeriu prej Bore dashuron marrezisht nje sobe, ngrohtesine e saj. Ne nje paragraf te saj thuhet:

“Eshte deshira ime me e madhe. Do ishte padrejtesi te mos me realizohej. Duhet, duhet te hy brenda dhe te endem rreth sobes. Duhet te hy edhe sikur te me duhet te thyej nje xham”.

Njeriu prej Bore simbolizon nje njeri te qete, stoik, i qeshur qe qendron ne mes te bores dhe sfidon te ftohtin. Kjo karakteritiek imagjinare gezon gjithe njerezit. Krijimi i tij eshte aq u zhveshur nga simbolet fetare saqe i sherben popujve te gjithe botes pamvartesisht besimit fetar qe kane.

Ne kohen tone eshte bere me shume nje Hero i vockel i femijeve. I thjeshte ne kompozim fare pa asgje te tepruar.

Ne 3 dekadat e fundit ne qytetin Japonez Saporo zhvillohet: ” Sapporo Snow Festival” ku krijohen me shume se 12.000 Njerez prej Bore.

Ndersa ne Gjermani kemi ndertimin e Njeriut Gjigand prej bore.

Titulli per Njeriun e Bores gjigand jepet ne vitin 2008 per banoret e Mein te cilet krijuan nje 40 metra te larte.Vetem qerpiket e tij ishin rreth dy metra te gjata😍

Shkaterimi i Njeriut prej Bore simbolizon fundin e Dimrit.

Njerezit hakerrehen kunder tij duke e shkaterruar dhe shkrehin dufin e tyre dhe ky lloj shkarkim nervozizmi simbolizon faktin qe inatin e nxjerrim pa i bere kurre keq askujt!!!

Shkrirja e Njeriut prej Bore simbolizon ardhjen e Pranveres pra sa te gjata i ka tashme kembet?😍😍 I jane shkurtuar shume…po celin lulet!

Njeriu prej Bore na ben te gjitheve te gezohemi dhe te qeshim.

E c’fare eshte?

Nje figure e akullt e qeshur me hunde-karrote, me pak komca “qe mberthjene” fratin e tij, dy sy me arra, nje shall te kuq, nje fshese ne dore.

Njerezit i afrohen pa frike, dialogojne me te , fotografohen, qeshin natyrshme te medhenj e te vegjel.

Besoj se ky eshte dhe mesazhi i jetes qe na jep Njeriu prej Bore…njerez me te cilet nuk jane komponent i jetes tone, pra jane te larget me ne si dhe ketu ne Fb-e, mund te na falin gezim, qeshje, clirim shpirteror nga merzia.

Larg dhe afer, ftohte dhe me shkelqim Dielli behen pjese e jetes tone njerez nga distanca “te ftohta”.

Ketu dua te rri une, tek ky mesazh, nuk me intereson ana tregetare e Njeriut prej Bore.

Kam brenda vetes si te gjithe Ju nje NilaR te vockel qe nuk rritet kurre konform me vitet dhe pamjen.

Ne keto dite te qeta dhe plot embelsira qe na i ben edhe gojen mjalte me urime, gjithmone kam dashur perralla te bukura.

Dikur i degjoja me hunde te shtypur ne radio ora 7 pa cerek me zerin e brilante te teta Vera Zhejit qe e doja me shpirt se kishim marredhenie.

Sot e perktheva dhe e pershtata filozofikisht enkas per Ju!

Mund te me imagjinoni si “Zonjen prej Bore” qe hyri ne shtepite Tuaja per te shkrire ne perqafimin Tuaj😍❤️😘🥰 NilaR

Lini një koment