Pse nuk bera urime per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
Mona Rusi/
Shqiptarka dhe shqiptarushe te dashura….
Po kjo dreq Ollg’e Thanasit nga m’u faneps dhe mi tollovit mendimet.
He, u kujtova,
Tani qe e mbaruat edhe kaposhin e Vitit te Ri cfare do beni o miq e mikesha?
Do dilni ne ruge per protesta, apo do prisni caze deri sa te ngrohet moti ?
Mbase u bije ne mend dites se veres… pas ngrenies se bollokumeve . Se na u be edhe feste kombetare nga ai i uruari Nano, qe i hengshim gruret.
E po mire. Me demek i bie te ngrihemi diku nga Prilli a Maji…
Keshtu ehe ajo shprehja e qemotshme erotike do i lere vendit bemave te reja e njerzit do thone:
“Ne Prill a Maj – protestes mos ju ndaj! 
Le te dalin studentet e te vazhdojne protesten e porositur duke mos e lejuar ate te shnderrohet ne proteste politike, por duke e mbajtur thjeshte ne tonet e protestes komike poligrafike…
Nuk behet fjale te vazhdoje protesta e emigranteve, se ajo aq e pati. Si i thone fjales si flaka e kashtes, pra as per te ngrohur duart.
Sikur tu thonim rumuneve te protestojne nje dite ne jave per ne shqipot, base do ishte nje fare zgjidhje.
Po ate Ballist Morinen mo, a ma keni pare gje ? Se ai coc i bente ca gjera me dron…
Po c’them dhe une protesta, protesta… Marrezi fund e krye.
Kunder kust te protestosh:
Rames qe e dhjeu shtetin, ministrave dallkauke qe vjedhin aq harbutce sa qe e detyrojne te madhin Shalsi te hyje ne Qeveri per te ndare eksperienca ne fushen e vjedhjeve me pakice e shumice…
Te protestojme ndaj shoqes Arta qe e ka shnderruar Prokurorin e Shtetit ne shoqate dhe i ben fresk ramovikeve…
Apo te protestosh kunder Rames, kryeengjellit me cizmet e Mones ?!
Apo te nxjerresh ne balle te protestave Altinin- kuadrovikun e Sorrosit qe eshte kamufluar si anti Bashe !
Ehhh sa gjera jane kokolepsur kes sa nuk me lane kohe per te bere urie as per Krishtlindje e as per Vitin e Ri….
Rama e ka zgjidhur “hallin” e miliona Eurove e ka zgjidhur duke u dhene “drejtimin e duhur”, ndersa per tenderat pret puna. Do gjej te tjere Gjikhure ne vend te Gjiknures, do e shikoni, se asgje nuk keni pare.
Ja keshtu o miq e mikesha nuk arrita as tu bej nje urim te thjeshte per Krishtlindje, madje as per Vitin e Ri .