Kategori
Uncategorized

Ndaji gjërat mik. Për mikun tim Ilir Vrenozi.

Armë ne s’kemi pasur me vete kurrë!

Dhe askush nga ne nuk është përplasur me armë (jo ne me arme)me policinë apo gardën kur shoqëronim Berishën apo në protestat tona nëper rrethe.

E vërteta është që jemi perplasur me kriminelët e veshur me uniformë me trupat tanë jo me armë.

Jemi ndaluar, dhunuar, keqtrajtuar shumë here te pakten une dhe miqte e mij demokratë, por kurrë nuk kemi qëne të armatosur apo kemi shoqeruar me arme ne bres Berishën…… jo mik jo, ndaji gjërat, ose veri kalit fre.

Kam qene edhe une Ilir atje….ku ti e citon na ka ndaluar policija dy here, nje here ne Grabovicë ku ju grupi i Korces nuk ishit, dhe pastaj në kthesa e vjeter e Maliqit ku ju grupi i korces na kishit dale dhe na prisnit,ku ka qene shef me grupet e Tiranes Kosta Naci me duket.

Atje ku banditet me maska goditen dhe nje shokun tone me qyte automatiku duke i carë komplet buzën, por ti nuk ishe atje…..

Gjithsesi Rama duhet te largohet me gjithshka pas dhe ky sistem politik duhet nderruar.

Ndersa fjalla ”O djem rrembeni armet ja vdekje ja liri” jo vetem eshte thjesh simbolikë apo revolte casti….. por armet i kane marre vetem komunistet per te marre pushtetin 1997 kurre te djathtët….

Sepse ne kurre nga Berisha nuk na jane kerkuar armet per revolucion…. jo me tani por as me 1997:98:99:00 e vazhdim….

I kam ne video te dyja keto incidente ku shteti na ndalonte me dhunë te protestonim dhe shoqeronim Berishën.

Ne mbronim insitucionet, ata i digjnin institucionet.

Vaso vërtet nuk jeton, por ka shumë të tjerë gjallë… Fredi Olli, Artur Kreka, Fundo, Ilia Milo Ilir Myftiu, Luan Tollozhina, Valter Malelli, Zini Tollozhina, Berti Çami, Doni, Bazelli, Ilir Juniku, Jorgaq Cyfeku, Astrit Memia, et’hem fezollari, Berti Sadikaj, Olli Bardha, që kanë qënë përkrah Berishës në ato momente të vështira ne ate incident.

Armë ne s’kemi pasur me vete kurrë.

Nese ti e ke mbajtur ate arme…. e ke mbajtur per te mbrojtur fabriken ku ishe i punesuar dhe jo mitingjet, shoqerimet, takimet dhe protestat e Partise Demokratike.

Pra ndaji gjerat mik.

Lini një koment