Kategori
Uncategorized

Tempulli i Gurusë së Gjiknurëve, dy milionë euro drejt Frankfurtit, dyshime se erdhën nga Shqipëria.

Tempulli i Gurusë së Gjiknurëve, dy milionë euro drejt Frankfurtit, dyshime se erdhën nga Shqipëria

Ka përgjime dhe dëshmi, që nxjerrin emra politikanësh e pushtetarësh Tempulli në Frankfurt, miliona dollarë si burime të dyshimta shqiptare. Së paku dy dosje zyrtarësh të lartë, janë intensive në hetimet amerikano-gjermane, dhe janë drejt Prokurorisë Shqiptare. Një tempull në Frankfurt, ndërtuar nga sekti fetaro-shpirtëror i quajtur ‘Bhakti Marga’ udhëhequr nga Paramahamsa Vishëandanda, është adresë dyshimesh për miliona euro me burime nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një shumë prej 2 milion eurosh, të cilat mund të jenë pjesë investimi në këtë tempull, nga ndjekësit shqiptarë të pasur dhe të pushtetshëm. A është hipotezë hetimi dhe gjurmimi i agjencive të zbatimit të ligjit të partnerëve, edhe çifti ministror Gjiknuri në këtë histori? Burime të besueshme të televizionit tonë, thonë se ka përgjime konkrete, dhe kjo ka sjellë domosdoshmërinë e hetimeve në disa vende, dhe për disa persona. Sigurisht dosjes nuk i mungojnë politikane dhe pushtetarë. Mund të jetë së afërmi afera e re korruptive më të dyshuar, me emra.
Seancat e hipnozës dhe bisedave indiano-shqiptare, këtyre rrëfimeve të kontrolluara nga guruaja, kanë deklarime befasuese. Ata mund të shërbejnë si indicia për të zbuluar shumë punë të padeklaruara dhe ngjarje të pathëna nga aktorët e këtyre rrëfimeve, jo të vetëdijshme. Si janë lëvizur paratë, si dhurata, kontribute, investime, pastrime monetare, fshehje të ardhurash! Në harkun e dyshimeve dhe investigimeve, përfshihen shumë anëtarë e ndjekëes shqiptarë të sektit indian. Janë hetues të vendeve partnere, të cilët përveç hetimeve të bëra në USA, Gjermani e vende të tjera, kanë ardhur edhe në Shqipëri, për të kryer veprime hetimore. Ekspertët e investigimit kanë shumë materiale që do t’i konsultojnë me autoritetet shqiptare. A do të jenë gjiknurët, duke përfshirë edhe ministrin, pjesë e këtij hetimi, ku përfshihen dhe dyshimet për lëvizje të mëdha parash?! Pastrim parash është një hipotezë hetimore, që është në fazën e grumbullimit të dëshmive dhe provave konkrete.

Lini një koment