Ndoshta dikujt mund ti duket miopi, dikujt edhe e pa besueshme, por Shqipëria është apo ndodhet në prag të juntës ushtarake.
Mbas emërimit të dyshimtë të një gjenerali ushtrie në krye të ministrisë së rendit, sot vjen hapi i dytë i një puçi ushtarak.
Gjenerali Lleshi ka bërë dhe propozuar një projektligj famëkeq jo vetëm për pocinë e shtetit, por dhe demokracinë shqiptare, kjo me një shtet dhe qeveri narkotrafiku, me një kryeminister arrogant edhe me një mazhorancë homogjene.
Gjenerali i ushtrisë, sot ministër ka propozuar Nenin 40/1 për zëvendësimin e oficereve të lartë të policisë së shtetit me kuadro ushtrie.
E nëse kjo ndodh, atëhere është sa skandaloze aq edhe e frikshme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Ky vërtet është një akt i papreçedentë ku përfshirja e elementve me begraund ushtarak bie në kundërshtim me themelin e ligjit për Policinë e Shtetit, mënyrën e funksionimit të saj në terren në raporte me komunitetin.
Këta oficerë ushtrie që simbas ligjit që kërkon të fusi në parlament Gjenerali i ushtrisë sot minister rendi cënon integritetin e trupës policore sepse nuk dinë as alfën e misionit policor që është shërbimi ndaj komunitetit .
Policia e Shtetit prej vitit 1999 me ligj nuk është më pjesë e forcave të armatosura.
Policia e shtetit cilësohet pjesë me uniformë e administratës publike.
Zoti Gjeneral, Zotërinj pushtetarë, mazhorancë parlamentare.
Larg duart nga Policia e Shtetit, mos ktheni atë në Juntën Ushtarake në Shqipëri.
