Thodhori Miho: Gjik Gjini kapedani furtunë
Gjik Gjini kapedani furtunë
Kush ishte kapedan Gjik Gjini?
Çaush bej Çaush Hormova,
Dhjamë e dyllë të kullova
Dhe në hell që të shkova…
Dot besën s’ta ndërrova
Fillimisht e dinte dhe e kishte të qartë se do ta mernin me të mirë e më të butë pastaj do të përdornin kërbaçin. Dihej mirë praktika dhe dredhitë e hiletë e Aliut, por Gjika ishte pregatitur edhe për një fund sido të ishte ai, ndoshta edhe më zi se Caushi i Hormovës. Tre muaj ndejti Gjika në Janinë duke e turturuar barbarisht deri dhe tej futja në gropën e gëlqeres së pashuar dhe nuk pranoi të ndrronte fenë. Aliu se vrau, por i çuditur me vetmohimin e Gjikës i tha të shkonte, por kjo kokëfortësi do ta merte më qafë Senicën se do ta hanin të gjallë turqit. Lënia lirë nga pashai i Janinës ndikoi dhe zgjuarsia e tij siç tregohet ende në popull. Tregojnë se një ditë prej ditësh i kishin nxjerrë të burgosurit e kalasë burg të Janinës në diell. Në një prej bedenave qëndronte kryeneç ashtu siç njihej Aliu i tmerrshëm. Pasi thithi një herë nargjilenë Aliu u ngrit nga froni apo divani ku e kishin çuar dhe ju drejtua të burgosurëve që beheshin me qindra:
-Hë jezitër, ç’na thoni, mirë ia kaloni këtu, patjetër mirë, më mirë këtu se të vdekur, më mirë këtu se sa në hell, më mirë këtu se në fund të liqenit. Pasi u soll disa herë vërdallë duke i kundruar të burgosurit me radhë ku shumë syresh prej tyre i njihte me emër që në kohë të kaçakllëkut të tij foli:
-Kush m’i zbërthenë këto fjalë do ta lë të lirë, do ti jap pasuri, por edhe me një kiusht kush është i krishterë të ndërri fenë.
Kemi dhjetë nishanë, njëzet dyfeqe, tridhjetë ujqër, dyzet kandarë,
pesëdhjetë dele, gjashtëdhjetë dhelpra, shtatëdhjetë qënë, tetëdhjetë pula, nëntëdhjetë zogj, dhe e mbyllim me njëqind vezë.
Për ca çaste ra një heshtje e thellë, një heshtje varri. Atë heshtje të rëndë e theu zëri burrëror i Gjikë Gjinit të Senicës, i thirrur nga pashai për ndërrimin e fesë dy muaj më parë.
-Pasha i madh, di unë t’i zgjidh fjalët e tua.
-Hë! Tu zgjidh gjuha, mirë, mirë merreni në saraje të m’i shkoqit atje. Aliu iku dhe pas disa orësh pasi u la dhe u ndërrua Gjikën e paraqitën të dërguarit e pashait para të madhërishmit Ali. Pasi u rehatua përballë vezirit Gjika tashmë më i qetë e më me kurajo u përgjigj:
Dhjetë nishanë, nënkuptojmë se fëmija kur mbush dhjetë vjeç merr një një shkop në dorë , e bënë si pushkë, merr nishan e thotë të vrava. Njëzet dyfeqe, atëhere kur djali shkon njëzet vjeç është i zoti i vërtet i pushkës, vete nizam mer hakun e dajos a të xhaxhait. Tridhjetë ujqër me sa kuptoj unë pa s të njëzetave deri në tridhjetë djalimartohet, blen tokë, bagëti me n jë fjalë ka forcën e tridhjet ujqërve. Dyzet kandar, ah aty burri fillon thyerjen dhe nga të anojë kandari pastaj o do bëhet plak e me mjekërr o do na lërë shënden(jeta mesatare atëhere ishte tek të dyzezat). Pesëdhjetë dele , domosdo kur kap të pesdhjetat burri i zbardhet floku më keq se i deleve. Gjashtëdhjetë dhelpra, në moshën gjashtëdhjetvjeçare nga që s’ka forcë më zë e bënë dhelpëritë duke urdhëruar gjithandej si ti nuse shko në arë, ti djalë prashit pemët,ti çupë mil lopët. Shtatëdhjetë qënë, ah në këtë moshë njeriu i gjorë bëhet sherret, grindet dhe me veten e tij si ai qeni në zinxhir. Tetëdhjetë pula, them se në të tetëdhjetat njeriu kruset, bëhet si pulë e lagur. Nëntëdhjetë zogj, nëntëdhjetvjeçari nuk ka takat as të hajë bukë, e ushqejnë si ushqehen zogjtë e detit. Njëqind vezë, kur vete njëqind vjeç bie në shtrat i njori njeri dhe lëvizjet i bënë aq të ngathta si të ketë nëpër duar shportë me vezë. Këto ishin pasha i madhërishëm. Kështu them unë të jetë.
Aliu u ngrit në këmbë duke i thënë:
-Qerrata Gjikë, qenke shumë i zgjuar, ndërroe fenë, bëhu mysliman, e do të shikosh të mirat si do të vijnë, do të japë shumë toka e male e kullota ku të duash ti.
Pasi vuri re një farë simpatie nga pashai për të Gjika i kthehet në fund të fjalës.
-Pasha nuk mund ta bëj këtë këtë gjë, kam lindur Gjikë e Gjikë do të vdes
-Mirë o Gjikë mirë,- i kthehet Aliu, -më hyre në zermër me përgjigjet e tua, por do ta marësh në qafë atë fshat, do të punojnë tokat e turqëve, do të jenë bujq të tyre.
Gjika erdhi në fshat i shoqëruar nga ai që e çoi fillimisht në Janinë Kito Miho dhe me krenarinë e ruajtjes së besimit të të parëve. Nuk rrojti shumë pas kësaj ngjarje të bujshme, mosha e shkuar, vuajtjet, plagët e mara nga ikja para kohe e shtatë djemëve të tij në betejën e Zhulatit kishin lënë gjurmë të thella. Vdiq në Piks dhe në fshat erdhi i vdekur i rrethuar e i përcjellë me nder.
