Krijime të dala nga shpirti i emigrantëve.
Kristina Demiri Dojçe/
MJESHTRI I KOHËRAVE SHQIPTARE
BABAJT TIM TË DASHUR SPIRO DEMIRI (SHTIKA )

Per Lirine e Atdheut duart e tua mbajtën Pushkën, për Jeten për më të Bukren për të gjithë, mbajte Dalten dhe Projektet ,o ARGJITEKT.
Nga Konispoli në Vermosh, nga Delvina ne Dibër, nga Tirana ne Devoll, nga Moglica ne Leskovik, udhët e cdo gur një histori.
Më krenare jemi ne Trashëgimtaret e tu, femijet, niper e mbesa, sterniper, e katraniper.
Kujtimi yt i përjetshm
Gur përmbi gur daltohej me daltë,
mjeshtërisht foli për kohrat shqiptare ,
dhe kënga i pikonte në buzë vec mjaltë ,
këmben kur e përplaste dridhej në valle.
Mjeshtri kohët nuk i kërkoi në lëndina ,
po kur fliste dhe ne dimër celte trendafila ,
djersinte për të dhëne të gjitha bukuritë,
kohrave shqiptare vulosi shqiptarisht
Më te fortë se gurët iu bënë gishtat nga kallot ,
me lisat foli gjuhën e blerimit ,
dhe mori nga kohërat madhështi plot,
tek njerëzit mbolli shpirtin e gëzimit.
Daltoi në cdo vend kohë dhe histori ,
po emrin e shkroi nëpër kohëra shqiptare,
dhe emrin e vërtete askush nuk ia di,
”Mjeshtër” i thërrasin të gjitha veprat kombëtare.
k@dd

NUK KA GJË MË TË BUKUR…
(Sa pak i duhet njeriu për të qënë i gëzuar i lumtur,
Mirënjohja, respekti, dashuria. )
FESTA E NËNËS Selenik, me dha frymëzim.
Nuk ka gjë më të bukur,
se sa dielli në mendime…
gjen rrezet në çdo zemër
dhe kur fshihen ndër agime.
Rreze drite, zjarr magjie,
ngrohtësinë shijon vërtetë,
sjell aromë lulesh dhe kujtime,
Dielli është magjia vetë…
Mendimi nuk ka metër ,
te lumturohesh për një tjetër
ka gëzim të shenjtëruar
edhe shpirtin zbardhëruar…
Mendja hesht në kutin e vet
për disa fjalë qe dot s’u thanë…
Koha si me dorë largon retë
dashuria dhe lumturia aty janë.
Mendimet si ujëvarat rrjedhin,
në vargje muze zjarr pashuar
dritën e diellit rrezet derdhin,
mirësinë e një njeriu të lumturuar.
Nuk ka gjë më të bukur
nuk ka kurrë kufi mirësia,
nga shpirti nuk ka të zhdukur,
besnikëria dhe mirësia.
Besnikëria dhe mirësia,
unike qëndrestare në dashuri,
gjaku ku ushqehet lumturia,
për jetën nuk ka asnjë kufi…
Në këtë jetë parajsa vetë
eshtë veç shpirt i lulëzuar…
mirësia që zbon dhe retë
të çon në shteg të dëshiruar.
k@dd
SELENIK 15 /05 / 2018

DICKA DIELLORE KANË DHE PERËNDITË
Dicka nga Dielli ka dhe syri im ,
Dicka që hap dyer e dritare ,
Me një perde mbyll retë me errësire ,
Djeg pa mundësinë e pritjeve.
i pëlqejnë dhe muzgjet e butë me shi ,
Gjallëria njerëzore në qytet me zhurmë ,
Një flutur e livadheve përmallshëm rri ,
Në ylberin e rrezeve pa gjumë .
Por shpesh errësohet shikimi
kur përpara ka njeriun e lig ,
Me shpirtin e keq nxit gjaksimin ,
Dhe bën të shpërtheje nje digë .
Sa dëshire kam që zjarri i syrit ,
Të djegë dhe të perveloje gjithë ligesitë ,
Të rilindin bashkë me limfen e pyllit ,
Ndjenjat njerëzore që mëkojne dashurinë ,
Dicka nga Dielli ka dhe shpirti im ,
Kur kam përballë njeriun fisnik ,
Ta ndjek në cdo gjurmë pa mbarim ,
Mbi rrënjët e dashurisë të ngrejmë lumturinë .
Dielli që regetin tek syri im ,
Lëshon erën e m’i merr fjalët ,
Ndjesitë e embla përkund pa mbarim ,
Me klorofilë mbysh qelizat kapilarë .
Qe ta gjej me te bukren te nesermen ,
Me merr per krahu muz e bukur,
Nga nxehtesia e saj e tera tretem ,
Te celikte e bej vargun dhe ngre kullen .
Dielli hyn e del pa asnjë pengeeë ,
Në zemër ,shpirtin ma zjarrtëson ,
Me dicka nga ai dua të kem edhe poezinë ,
S’dua të jem poete që me ligësitë vegjëton.
Eshtë Dielli që m’i zbulon të papriturat e jetës ,
M’i vesh me ar rrobat e miresisë ,
Jemi të dy miq të së vertetës ,
Dicka diellore kanë edhe perënditë
.

AJO PRET QE NE TE KTHEHEMI
Desha të them dhe diçka për shkollën time,
në mes të qytetit na pret sa herë shkojmë,
muret e saj nuk e gëzojnë më rininë,
por ne si dikur përherë e dashurojmë.
Aty ne nisëm rrugën e dijes,
me germën A dhe deri tek ZH-ja,
padituria u largua me hapin e hijes,
ishte koha kur unë më të mirën të bëja.
Sa herë i dërmuan këmbët te pragu yt,
por ti mbete shkolla më e mirë në botë,
me urtësi nëne na i fale dituritë,
të ishim të nxituar në jetë kurrë nuk doje.
Këmbët tona të njoma pa pushuar vraponin,
varfëria na la shenja në fytyrë,
rruga e jetës s’na linte kufirin ta kalonim,
me intuitë kërkonim diell në errësirë.
Sa herë ne borhorisnim, hidheshim përpjetë,
dhe për më të voglat gjëra bëheshim me fletë;
ti gëzoheshe, lumturoje bashkë me ne,
ishe drita e syrit tonë për këtë atdhe…
Bri teje kalojmë dhe me dorë të prekim,
nostalgjia na bën që përherë të lotojmë,
me ty ne lindëm, u rritëm dhe do vdesim,
shkolla ime, je dhembja që tek unë gjëmon.
Punë dreqi qënka kjo pleqëria jonë,
por ne dhe pse të vjetër nuk vdesim,
se koha me dritë gjithmonë të lumturon,
dituria që na fale, qiej me lumturi prekin.
k@dd

KUSH NË ZEMËR TË HYRI MJALTIN ATY GJETI.
QYTETIT TE LINDJES
Flladi i Moravës në shpirt të sjell freski,
zoti të ka gatuar të ka bërë perri,
drita e shpirtit tënd nuk di cfarë është nata,
kur këndojnë djemtë, për vajzat serenata.
Në bulevardin tënd ka vajza pa masë,
zemra iu flakërin syri u merr ngasje,
djemtë xhetelmen me shpirt ju falin lule
syri i diellit, i tyre, ne zemra vajzash ulet.
Ulet dhe në dimer tek një serenat korcare,
dhe kur fryn erë ftohet s’mbyllet asnjë dritare,
ikin ditët ikin dhe netët s’kan gjumë fare,
se nga dashuria jote malet hedhin valle.
Korcë, moj djep kulture, lule bukurie,
lindur për serenata fllade dashurie,
kush me bukur se ti di ta gëzoj jetën,
në zemër kush të hyri mjaltin aty gjetën.
k@dd
NGA TI ËNDËRR DASHURIE S’DUA TË ZGJOHEM
Futesh në shpirtin tim fshehtas dhe trazon,
Gjaku më ndizet, syri drit më tepër kërkon ,
Dhe botën time nuk e lë të flerë,
Po c’je ti moj,ëndërr, apo zeher?
Ngjitesh gjer në re, me yjet vallzon ,
Në mes pyjesh me zë bilbili këndon,
Endërr që më mban përherë gjallë,
Kur të kam e me iken unë kam mallë
Kur më vjen në gjumë s’dua të zgjohem,
Në shpirtin tim si Diell dua të të mbaj,
Vrapoj pas teje dhe si fëmijë tërbohem ,
Por ti më mbete si lulja më e bukur në Maj,
Caste të ëmbla diku në një mal,
Mes pishave përherë të gjelbëruara ,
Dashuria jonë tek buzët vrapin ndal,
Mjaltin më të ëmbël duke kërkuar.
Gjumin na e morën,ëndrrat flutura,
Nga ti ëndërr dashurie une s’dua të zgjohem,
Në ketë moshe ti më mbete më i cmuari,
Me ty dashuri përherë lartësohem.
Që nga ajo ditë ,që na trazoi dashuria ,
Në shpirt e zemër na mbeti lumturia.
k@ dd
Të dua moj natë vjeshtake
Këtë natë të qetë vjeshte,
kur yjet shkëlqejnë në qiell ,
kur rrezet e argjenta derrdhen në det,
kur hëna është e plotë ,
kur hëna luan me rete,
kur hëna ngjyrën e artë,
të ëmbël dashurie cel,
unë dua gjithë ditën qiellore.
Këtë natë të gjithë ëmbël flenë,
valët e detit vijnë tek unë,
këngët nostalgjike më sjellin,
mallin e largët të dashurisë,
kujtimet e bukra të rinisë
duke më dehur me magjinë,
e natës së bukur vjeshtake,
unë dua zgjimin e mëngjesit
Këtë natë dua, vetëm një herë,
të lë të lirë zemrën time,
të hapë gjithë portën,
të endet zbathur në rrugë,
të vrapoje tek e fshehta, magjia,
të jetë gëzimi, argëtimi,
që ditën nuk e shijoj
unë dua të ndjej lumturinë,
Këtë natë dua të këndoj,
të dehem, të kërcej e pastaj,
e ulur buzë detit, plot ëndërrime,
të flas me yjet, ,hënën,
të përcjell dashurinë
tek zemra,që pret,
ta mbuloj me re të argjenda,
unë dua ta puth, ta përqafoj
Këtë nate dua të them,
jetova mijëra vjet, vetëm në një nat,
ashtu, si jetohet dashuria e përjetshme,
që edhe një natë, të duket një jet,
kur Agimi rrezet e zjarrta lëshon ,
të zgjohen shumë ëndrra,
të dua moj natë vjeshtake
se ditën që zbardh e bën diell,




Shkembi i Kavajes, Durres
Ndajeni këtë me të tjerët: